Po e vertet se permendet emri ketyre ja kete e gjeta te Alsat-m.
Bilanci i aksionit policor në fshatin Radushë mund të jetë gjashtë, e jo katër viktima. Me informacione të këtilla për “Lajm” janë paraqitur eprorë të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), të cilët dëshirojnë të mbeten anonimë. Dyshimet e tyre ata i bazojnë në informacionet kontradiktore që kanë dalë prej policisë menjëherë pas aksionit në Radushë, kur fillimisht u lajmërua se janë vrarë katër persona dhe dy të tjera janë arrestuar.
Burimet në fjalë dyshojnë se në mesin e viktimave mund të jenë edhe Lirim Jakupi-Nacisti, nga Lugina e Preshevës dhe shtetasi shqiptar Fatos Alija.
Ata nuk përjashtojnë mundësinë që Lirim Jakupi dhe Fatos Alija, të jenë kapur të gjallë, e më pas të jenë ekzekutuar nga policia.
“Është e qartë se Jakupi dhe Alija nuk vërehen askund në teren. Vrasja e tyre eventuale nga policia maqedonase mund të mbahet në fshehtësi nga frika prej hakmarrjes ndaj policisë”, thonë për “Lajm” këta ish eprorë të UÇK-së.
Lirim Jakupi dhe Fatos Alija përmendeshin si pjesëmarrës në shumë përleshjet me policinë maqedonase, duke përfshirë edhe aksionin në fshatin Brodec të Tetovës.
Në MPB-në maqedonase kanë demantuar informatat për gjashtë viktima të mundshme.
“Nuk është e saktë se në aksion janë vrarë gjashtë persona. Informacioni i lansuar ditën e parë për katër të vrarë dhe dy të arrestuar nuk është liferuar nga Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi për “Lajm” zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski.
Përve; ish eprorëve të UÇK-së, dyshime ndaj aksionit policor në Radushë kanë hedhur edhe të gjitha subjektet politike shqiptare, me përjashtim të BDI-së në pushtet. Subjektet shqiptare thonë se bëhet fjalë për aksione të inskenuara të policisë me qëllim për komprometim të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë rajonin.
Hoxha: Ky është fillimi, Gruevski nuk ndalet me kaq
Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha ka kritikuar qëndrimin e Kosovës dhe Shqipërisë ndaj ngjarjeve të fundit në Maqedoni.
“Po befasohemi nga politika e Kosovës dhe Shqipërisë që me ose pa qëllim po e ndihmojnë Gruevskin në ofensivat e tyre kundër shqiptarëve në Maqedoni. Në vend që ti bëjnë presion atij direkt , ose nëpërmjet faktorit ndërkombëtarë që ti ndërpres proceset e montime dhe ta implementoj marrëveshjen e Ohrit, se Ahmeti e Thaçi na morën në qafë dhe janë plotësisht nën ndikim të Gruevskit. Po ju paralajmëroj se Gruevski nuk ndalet me kaq”, deklaroi Hoxha për “Lajm”.
Hoxha u bën apel ish ushtarëve të UÇK-së që të kenë kujdes nga proceset e montuara të cilat më të madhe po përgatiten nga policia maqedonase. “Edhe rasti i Harun Aliut është i montuar. Ai me siguri është ekzekutuar më herët”, thekson Hoxha, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar ti bëj presion Gruevskit që ta ndalë këtë ofensivë ndaj shqiptarëve.
Krijoni Kontakt