Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 200
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Botuar: 14 May 2010
    Hoxha: Po bëhet propagandë për Tanushën

    Ish-komandant i UÇK-së, Xhezair Shaqiri – Hoxha ka reaguar ashpër ndaj propagandës së shtuar mediale, e cila po mban nën tension situatën duke e involvuar edhe Tanushën.

    vazhdon


    Ai këto reagime i bëri sot për agjencinë e lajmeve INA, derisa kishte dëgjuar dhe ishte vërshuar nga telefonata të ndryshme se po ndodhte gjoja luftë në këtë fshat malor rrëzë kufirit me Kosovën.

    “Na u kanë lëshuar keq dhe s`po na lënë rehat. A thua vallë këto kanë aq ndikim tek gjithë ato media që duan të krijojnë vetëm propagandë të rrejshme. Është qetësi në Tanushë dhe s`ka asgjë”, rrëfen Shaqiri, duke përgënjeshtruar informacionet e djeshme se mbi Tanushë kishte pasur luftime mes forcave policore dhe grupit të armatosur, që i mveshej atij.

    Ish-komandanti që gjendet në arrati pohon se vazhdimisht ka fluturime të helikopterëve në këtë rajon. “Normalisht se në çdo rrethanë ne do të vetëmbrohemi nga çdo provokim. Por është qetë deri tani”, ka vlerësuar Xhezair Shaqiri. Në anën tjetër të kufirit të Kosovës janë shtuar masat e sigurisë, duke qenë të pranishme edhe forcat ushtarake të KFOR-it amerikan. (24 orë)/V.I./Liria

  2. #122
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Shtrëngohet kufiri

    Harun Aliu, ish-ushtar i UÇK-së, i njohur me nofkën "Komandant Kushtrimi", është personi i katërt i vrarë në priten e policisë maqedonase. Ndërkohë, politikanët në Maqedoni dhe Kosovë thonë se koha e luftës ka mbaruar. Edhe KFOR-i ka shtuar forcat në kufirin Maqedoni-Kosovë.


    Personi i katërt, i vrarë nga policia e Maqedonisë në incidentin e së mërkurës në afërsi të fshatit Radushë, është Harun Aliu, ish-ushtar i UÇK-së, i njohur me nofkën "Komandant Kushtrimi". Harun Aliu nga rrethi i Kumanovës, e me banim në Shkup, së fundi kishte krijuar një parti politike, Alternativën Kombëtare (AK). Nga katër të vrarit në Radushë, edhe dy të tjerët janë nga Maqedonia, ndërsa një nga Kosova.

    Pas këtij incidenti, njësitë për intervenime të shpejta të KFOR-it i janë bashkuar Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it në përpjekje të menaxhimit të brezit kufitar Kosovë - Maqedoni, pas incidenteve të armatosura me bilanc tragjik, që ndodhën ditët e fundit në brendi të kufirit të Maqedonisë, njoftoi RFE.

    Zëdhënësi i KFOR-it, Mihael Kwting, tha se policia kishte raportuar për incidente të armatosura në Maqedoni në afërsi të kufirit me Kosovën. “Ne do të qëndrojmë atje për aq kohë sa do të ketë nevojë për ne”, tha zëdhënësi i KFOR-it, Mihael Këting

    Ndërkaq pas incidentit kanë reaguar forcat politike në Maqedoni dhe Kosovë. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka thënë se Maqedonia duhet të investojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike me qëllim të stabilizimit dhe qetësimit të situatës në vend. “BDI fton shqiptarët që të ruajnë gjakftohtësinë, të mos bien pre e provokimeve të skenarëve që dëmtojnë proceset integruese të vendit dhe rajonit dhe që prishin imazhin e popullit shqiptar në të gjitha trojet.

    Qëllimet e përbashkëta të të gjithë shqiptarëve ku do që jetojnë, mundet të realizohen vetëm nëpërmjet integrimeve të vendeve ku jetojnë ata, në NATO dhe BE”, ka shtuar Ahmeti.Ndërkaq, edhe institucionet dhe partitë politike në Kosovë konsiderojnë se ka përfunduar koha e luftës dhe se ka rrugë të tjera për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Maqedoni, ndërsa fajësojnë faktorin politik shqiptar për mungesë të një platforme të përbashkët për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Të konstituohet kuvendi i shqiptarëve në maqedoni

    --------------------------------------------------------------------------------
    Sheradin Berisha


    Dhuna, terrori dhe persekutimi i shqiptarëve në Maqedoni s’ka të ndalur. Ekzekutimi i fundit (më 12 Maj) i katër shqiptarëve në rrethana ende të panjohura, nga njësitë speciale maqedonase, duket se i ka dhënë fund iluzioneve të kultivuara prej kohësh nga partitë politike shqiptare, se Maqedonia është shtet (është shtëpia jonë) ku mund të realizohen të drejtat kombëtare të shqiptarëve.

    Këto të „drejta“ nuk u realizuan as në kohën kur Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) „bashkëqeveriste“ me VMRO-në e Gruevskit, e as gjatë kësaj periudhe që po „bashkëqeverisë“ Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) me këtë parti antishqiptare, sepse gjatë tërë kohës VMRO-ja ka manipuluar dhe akoma vazhdon të manipuloj me PDSH’në dhe BDI’në për realizimin e qëllimeve të saja maqedonase në kurriz të shqiptarëve.

    Prandaj, për t’ia ndalur turrin kësaj të keqeje ogurzezë, ka ardhur momenti i fundit, kur të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni (pozitë e opozitë - që janë pjesë e parlamentit dhe e institucioneve tjera të Maqedonisë, por edhe ato parti jashtë-institucionale) t’i japin fund hasmërive të tyre politike, në luftën për pushtet për këtë shtet që burgos, persekuton, vret, masakron e ekzekuton për çdo ditë shqiptarë. Të gjitha këto parti duhet që urgjentisht të mblidhen në Shkup apo në Tetovë, për ta themeluar KUVENDIN E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI.

    Ky Kuvend, (në të cilin përfshihen të gjitha partitë politike shqiptare që veprojnë në hapësirën shqiptare), fillimisht duhet ta shpallë si të pa vlerë Marrëveshjen e Ohrit, e cila për gati nëntë vjet ka mbajtur peng zgjidhjen e çështjeve elementare të shqiptarëve në Maqedoni.

    Kjo nismë e pa-dhunshme, legjitime dhe krejtësisht institucionale, përveç që jep dhe sipërfaqëson një alarm të fuqishëm para faktorit relevant ndërkombëtar dhe atij të brendshëm, gjithsesi hap rrugë për zgjidhjen e çështjes shqiptare, në këtë pjesë të etnikumit shqiptar, dhe natyrshëm përgatit terrenin gjeopolitik për realizimin e integrimit të saj brenda familjes së madhe etnike shqiptare (Shqipëri, Kosovë etj.) në një shtet të përbashkët shqiptar, para se t’i bashkohemi familjes së madhe të kombeve - që quhet Bashkimi Evropian.

    E marrun:
    http://www.zhurnal.mk/mk/edi.asp?k=2...10155621&sh=13

  4. #124
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Shtrëngohet kufiri

    Harun Aliu, ish-ushtar i UÇK-së, i njohur me nofkën "Komandant Kushtrimi", është personi i katërt i vrarë në priten e policisë maqedonase. Ndërkohë, politikanët në Maqedoni dhe Kosovë thonë se koha e luftës ka mbaruar. Edhe KFOR-i ka shtuar forcat në kufirin Maqedoni-Kosovë.


    Personi i katërt, i vrarë nga policia e Maqedonisë në incidentin e së mërkurës në afërsi të fshatit Radushë, është Harun Aliu, ish-ushtar i UÇK-së, i njohur me nofkën "Komandant Kushtrimi". Harun Aliu nga rrethi i Kumanovës, e me banim në Shkup, së fundi kishte krijuar një parti politike, Alternativën Kombëtare (AK). Nga katër të vrarit në Radushë, edhe dy të tjerët janë nga Maqedonia, ndërsa një nga Kosova.

    Pas këtij incidenti, njësitë për intervenime të shpejta të KFOR-it i janë bashkuar Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it në përpjekje të menaxhimit të brezit kufitar Kosovë - Maqedoni, pas incidenteve të armatosura me bilanc tragjik, që ndodhën ditët e fundit në brendi të kufirit të Maqedonisë, njoftoi RFE.

    Zëdhënësi i KFOR-it, Mihael Kwting, tha se policia kishte raportuar për incidente të armatosura në Maqedoni në afërsi të kufirit me Kosovën. “Ne do të qëndrojmë atje për aq kohë sa do të ketë nevojë për ne”, tha zëdhënësi i KFOR-it, Mihael Këting

    Ndërkaq pas incidentit kanë reaguar forcat politike në Maqedoni dhe Kosovë. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka thënë se Maqedonia duhet të investojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike me qëllim të stabilizimit dhe qetësimit të situatës në vend. “BDI fton shqiptarët që të ruajnë gjakftohtësinë, të mos bien pre e provokimeve të skenarëve që dëmtojnë proceset integruese të vendit dhe rajonit dhe që prishin imazhin e popullit shqiptar në të gjitha trojet.

    Qëllimet e përbashkëta të të gjithë shqiptarëve ku do që jetojnë, mundet të realizohen vetëm nëpërmjet integrimeve të vendeve ku jetojnë ata, në NATO dhe BE”, ka shtuar Ahmeti.Ndërkaq, edhe institucionet dhe partitë politike në Kosovë konsiderojnë se ka përfunduar koha e luftës dhe se ka rrugë të tjera për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Maqedoni, ndërsa fajësojnë faktorin politik shqiptar për mungesë të një platforme të përbashkët për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Cfar po behet ne shkup?
    A po mblidhen Partite Shqiptare aty me dal me nji qendrim?
    Kush na tregon me holle gjendjen?

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Stentori
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    larg memedheut
    Postime
    148
    Ngushllime familjeve te te reneve , ALLAHU u dhashte force per te perballue kete dhimbje qe ju ka ndodhe familjeve shqiptare.

    Ne kete rast fjalet jan te teperta , por nje gje duhet te mos harrohet , gjaku duhet mare, keshtu e do zakoni dhe tradita ....te renet ALLAHU i shperbleft me xhenet, fazmiljareve kurajo .

    me respekt

    Stentori
    Experience is the best teacher...

  7. #127
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Spo i le Doktori, Brari ... Ishin te dy para dy javesh ne Tirane por Doc-u u tha s'nuk :P

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Hoxha e jo Hogja

    vetem kjo fjale s'mund ti falet asnji shqipfolesi apo shkruesi

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    scion.. fol qarte..

    doktori takoj dhe aliun dhe menduhin..
    por kto qe po i ndjek policia me cilin kan lidhje .. a me ali a me menduh..

    ne se din gja fol gjat..
    ne se nuk din mos fol hic..
    ne se don me fol shkurt.. hic mos fol..

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    nuk di a e pa ddikush RTK debatin live,ku ishin talat xhaferi i bdi-se e rexhepi i kosoves dhe kim mehmeti,e pat se kim mehmeti i tha kti kosovarit-un kam menduar se ti erdhe ne mk te interesohesh per vrasjen e nje shtetasi te kosoves,e ju kishit ardhur per nje vizit te planifikuar me heret,dhe cfar thot rexhepi-ne e pranojm ashtu sic na kan informu zyrtaret maqedon-kan qen te armatosur dhe kan xhuajt policin-turp per kete cfar rexhepi se skish pas dy lidhje me kry ky

    edhe bdi-n e beri per askundi kim mehmeti-dhe ta dini se bdi ka humbur besimin nga shqiptaret e mk-se

    turp duhet te ju vjen nese neser dalin neper mitingje dhe kerkojn vote

    BDI-ja e varosi marveshjen e ohrit-kshtu ju tha kim mehmeti,e talati sdinte cfar te thote me
    Jetë e rëndë.......!!!

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •