fatkeqesisht personi nuk ndikon dot ne ecurine e nje shteti si shqiperia.
nje here e nje kohe, ne kohet e bukura te monarkise absolute egzistonte vetem nje vullnet: ai i mbretit. fjala e tij qe ligj...per aq kohe sa nuk vritej nga populli kur bente ndonje gafe
Gjerat nuk jane me te tilla pasi sot thuajse cdo shtet ne bote eshte res publika, ne kuptimin e pare te fjales: gje publike! NUK kontrollohet me nga nje njeri apo dhe grup njerezish, por eshte nje sistem autonom ku secili vendos pak nga vetja e nuk ndikon shume ne perfundim. Pra, ndryshe nga monarkite e qemotit (jo keto idiotesite e sotme) shtetet bahskekohore jane te pakontrollueshme. Pak a shuem si te kalosh nga pronari i nje ndermrjjeje te vogel, ne CEO i General Motors.
Pra, nuk ka fare rendesi nese kryeminister bejme Sali idiotin, Edi psikopatin, Tos kalamanin apo princin e Uellsit: makineria e shtetit ecen para. Po deshe, shkoi nga pas dhe perpiqu te mos biesh. Po nuk deshe (ose nese nuk je i afte) zbrit vete se perndryshe do te zbresin me pahir.
Nese duam te permiresojem situaten se pari duhet ta bejme gjendjen te KONTOLLUESHME; kjo mund te arrihet vetem duke zvogeluar shtetin. Vende si Lihtenshtajni, Ishujt e kanalit anglez, e te tilla si keto (vendet me te pasura ne bote) jane realisht te kontrollueshme. Aty po qe nje individ i afte dhe i sakte mund te ndihmoje. Por jo ne Shqiperi.
Po u mbajt vendi yne i dashur kaq sa eshte, te mos kemi illuzione te kota: taksat do rriten, korrupsioni do rritet, vjedhja do rritet, krimi do rritet, buxhetet do shperdorohen, borxhi do rritet derisa nje dite te bukur edhe ne do falimentojme si Europa jone e dashur. Nese po i ndodh gjermanise, mos ki dyshim, do na ndodhe edhe neve. Nuk ka ci ben...nese nuk e ben qeverisjen te kontrollueshme, mos prit rezultate te mira e mos i hidh fajin personave te vecante.
Krijoni Kontakt