Maria nuk lindi pa baba, Maria e kish nje Baba dhe nje Mama. Prinderit e saj e kane emrin Joakim dhe Ana. Ishin dy prinder qe nuk kishin femije, dhe Zoti i bekoi me nje femije, Shen Marine, ne moshe shume te madhe. Pasi femija lindi, duke qene se ishte nje mrekulli qe u lindi ne ate moshe, te dy prinderit ia dedikuan femijen Zotit, duke e shpene qe ne moshe te vogel ne lagjet e virgjereshave prane Tempullit ne Jeruzalem. Ketu Shen Maria u rrit qe femije.Maria lindi sipas mrekullise se Zotit pa baba dhe ne librat e krishtere nuk permendet fare jeta e Saj familjare me Jozefin.
Ai qe "lindi pa baba" nuk eshte Shen Maria por Jisu Krishti. Por edhe pershkrimi kuranor "pa baba" eshte vetem nje e vertete gjysmake. Sic na meson Simboli i Besimit te Krishtere orthodhoks, Jisu Krishti lindi "...nepermjet Shpirtit te Shenjte dhe Virgjeresh Mari". Pra Jisu Krishti nuk eshte "pa baba", Ai nuk ka nje njeri per baba, por ka nje Perendi si baba. Eshte Biri i Vetem i Lindur prej Perendise para gjithe koherave. Eshte Fjala e Perendise me te Cilin Perendia krijoi gjithcka.
Tani ti kerkon te mesosh se perse Dhiata e Re nuk e pershkruan te plote jeten e Shen Marise dhe martesen e saj me Josifin. Arsyeja perse ti ben kete pyetje eshte se per ju myslimanet, Kurani "ka rene nga qielli" pasi Muhamedi qe nuk dinte as shkrim e as kendim nuk kish se si ta kete shkruar me doren e vete. Per ne te Krishteret, Dhiata e Re nuk na ka "rene nga qielli", na qielli na erdhi vete Perendia, Biri i Vetemlindur i Perendise, i cili na mesoi per gjithcka qe duhet te dime per te njohur shpetim e jete te ameshuar ne prani te Perendise. Pra Dhiata e Re eshte rrefimi i frymezuar nga Fryma e Shenjte e deshmise qe vete Apostujt e Krishtit deshmuan me syte e veshet e tyre sa Krishti ishte i gjalle mbi toke e mes nesh. Ungjijte i kane shkruar dishepujt e Krishtit dhe nuk permbajne gjithcka qe Krishti na predikoi e mesoi, por bazat e Lajmit te Mire qe garantojne shpetim. Sic na meson Shen Joani ne Ungjillin e tij, "...nese te gjitha ato qe Krishti na mesoi do te hidheshin ne leter, gjithe bota do te mbulohej me libra...".
Me pak fjale, Shkrimi i Shenjte, qe permban Dhiaten e Re dhe te Vjeter, eshte thelbi i Tradites Kishtare, por nuk do te thote se Shkrimi i Shenjte e perfshin te gjithe Traditen e Shenjte. Shkrimi i Shenjte perben vetem traditen e shkruara te Kishes, dhe kjo tradite e shkruar permban vetem nje pjese te tradites gojore te Kishes.
Po do te mesosh me shume mbi jeten e Shen Marise, duhet t'i referohesh jetes liturgjike te Kishes. Cdo hap i jetes se Shen Marise, qe nga lindja, hyrja ne tempull, ungjillizimi e lartesimi ne qiell jane nder festat me te medha te kalendarit orthodhoks. Ikonen e Shen Marise e gjen ne krahun e majte te dyeve te jodhimes se cdo Kishe orthodhokse ne bote. Dhe lutjet e orthodhokseve per Virgjereshen e Tereshenjte nuk kane rreshtur per 2000 vjet.
Kisha Orthodhokse na meson se Virgjeresha Mari u martua me Josifin me bekimin e Perendise, pas Ungjillizimit te saj. Ungjillizimi i Shen Marise eshte momenti ku Kryeengjelli Gavril i beri te qarte Shen Marise planin e Perendise per lindjen e shpetimtarit prej saj, plan te cilin Shen Maria e pranoi me fjalet "...le te behet Vullneti Yt ne mua". Ashtu si Perendia iu shfaq ne enderr Josifit, qe ishte i madh ne moshe dhe i ve, qe te martohej me Shen Marine. Ky ishte plani i Perendise pasi ne ate kohe, nje vajze e re qe lindte nje femije dhe ishte e pamartuar ndeshkohej dhe shikohej si femer e perdale. Josifi kishte femije me gruan e tij te pare para se te martohej me Shen Marine.
Kisha Orthodhokse gjithashtu na meson se Shen Maria ngeli e virgjer gjate gjithe jetes se saj. Lindja e mistershme e Jisu Krishtit nuk e prishi Virgjerine e saj. Ashtu si martesa me Josifin, asnjehere nuk e prishi virgjerine e saj. Ajo e mbajti deri ne diten e fundit te jetes se saj amanetin e prinderve te saj, dedikimin e jetes se saj Perendise.
Asnje njeri apo i krishtere qe kerkon te njohi Krishtin, nuk e njeh dot Ate pa u njohur me pare me Nenen e Tij, Virgjereshen e Tereshenjte Mari. Kjo eshte arsyeja qe Shen Maria merr nje nderim te vecante nga Kisha dhe gjithe besimtaret e krishtere orthodhokse.
Albo
Krijoni Kontakt