Vasudhaiva Kutumbakam
Pasi lexova tani disa shkrime ketu shoh se shume ngateresa keni bere.
Ne rradhe te pare mos ngateroni shamine me burken dhe nikabin sepse ketu flitet per nje shami te thjeshte dhe jo per mbulimin e fytyres.
Si e dyta per angelinen:
E nderuara angelina, me integrim nenkuptoj ta mesoj gjuhen e vendit ku jetoj, te jem pjese aktive e kesaj shoqerie duke rrespektuar ligjet e vendit, paguar taksat si cdo qytetar tjeter dhe mos i mbes ne qafe askujt. Por asesi nuk jam dakort te heq dore nga identiteti im si shqiptare e besimit musliman sepse sikur ta beja kete, do te asimilohesha si individ. I pershtatem rrethit deri aty ku nuk cenohet personaliteti im dhe ajo qe ndjej ne shpirt.Integrimi kërkon përshtatje me kulturën europiane. Mbulesa natyrisht s'është pjesë e saj.
Une gati tere jeten e kam kaluar ne perendim dhe jam jashtmase e lumtur qe cdohere kam qene e rrethuar nga njerez te cilet pranojne edhe te qenit ndryshe. Ketu femijet shkojne ne shkollat publike ndasht me shamia, e ndasht me turbana (besimtaret sikh) e ndasht me shari (pakistanezet) ndasht me tatoo e floket jeshile, e lloj lloj veshje shoh cdodite.
Ne trojet shqiptare drejtoret dhe ministria arsimit duhet te shqetesohen per mungesen e infrastruktures neper shkolla, kriminalitetin dhe dhunen, suksesin e nxenesve, e jo per nje cope shami qe ka vendos nje 16 vjecare mbi koke e cila jo vetem qe dallohet per miresjellje po edhe per suksesin e shkelqyeshem ne shkolle.
Shkinat e kosoves mbajne shajkaqat, t-shirt me mbishkrimet "Kosova eshte serbi" e s'ju thote njeri MOSNI. Ndersa ketu lexoj se vajzat me shami duhet me shkelma te nxjeren jashte ndertesave shkollore. Skan luftuar Kosovaret qe femijeve te tyre te ju privohet e drejta e shkollimit nga bashkekombasit e tyre.
Kalofshi mire!
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=124113
Merr mësim nga intregrimi e pastaj eja ketu e na flit për të.
Kuptohet që sipas teje kjo nuk është pjesë e integrimit mirpo realisht liria e shprehjes së besimit është kusht për t'u bërë si keto vende.
Ne jemi larg, fatkeqsisht nuk e kemi, normalisht kjo më së shumti i shkon në favor Serbisë e cila e perdorë si shembull edhe para evropianëve por edhe para atyre shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Pershendetje
Edhe pse jam jashte teme, po ju replikoj per kete shkrimin sipra.
Rreth kesaj teme une vec u shpreha diku tjeter, por e perseris edhe ketu. Une jetoj ne Austri ku qe nga klasa e pare ofrohet mesimi i fese si lende zgjedhore. I kam ne shtepi librat per mesimin e fese islame nga klasa 1-4, dhe meqe kam edhe mbesa dhe niper me te medhenje (njeri vec student) di perafersisht materialin edhe te klasave me te larta.
Ketu me pelqen se femijet ne fillore mesojne shume etike, (miresjellje ndaj rrethit, njerezve te besimeve te ndryshme etj) dhe mesimet baze te fese. Ne fillim isha shume skeptike dhe me dy mendje a ta paraqes vajzen per kete lende a jo sepse isha e mendimit qe ajo ta mesoje edukaten fetare ne familje dhe jo ne shkolle. Por pasi pash qe lenden e ligjeron nje mesuese e mrekullueshme, pash materialin mesimor i cili ishte i pershtatshem per moshen femijore, vendosem me bashkeshortin per po. Ne klase me vajzen time ka edhe femije nga martesa te perziera, ata ndjekin psh lenden e fese se te dy prinderve. Femijet organizojne lloj lloj aktivitete, bashkepunojne edhe me klasat e besimeve tjera, bejne exkurzione te ndryshme e keshtu me rradhe.
Une them se duke pare gjendjen ne trojet shqiptare, se sa shpesh femijet rreshqasin psh ne extremizem dhe hyn edhe ne sekte te ndryshme, e shoh me mire kjo lende te ofrohet edhe ne shkolle dhe kjo te mbikqyret nga Ministria e Arsimit ne bashkepunim me Bashkesite Fetare. Jam kunder kjo lende te ligjerohet nga teolog te cileve ju mungon bagazhi pedagogjik. Ketu ata teolog qe deshten te japin mesimin e fese u obliguan te kryejne edhe drejtimin e pedagogjise.
Pastaj nuk flitet ketu qe shkollat publike te shenderohen ne xhamia, behet fjale per 1-2 ore ne jave si lende zgjedhore.
Pershendetje
Nuk e di sa ke njohuri mirpo në atë fshat të Drenicës ende ato femra kanë shamia, ndonëse nuk paguhen, pagesat ky ua ka bërë në shenjë ndihme e asesi për t'a mbajtur fenë, por edhe sikur të jetë e tillë ok rasti në Drenicë qenka unik, mirpo në tërë Kosovën?
Andaj duhet të kemi kujdesë ngase edhe unë edhe ti e dimë fare mirë se shamia ka qenë edhe tek nënat tona dhe tani po pasohet nga disa prej bijave të tyre, nuk na ka penguar atëherë, në asnjë menyrë nuk duhet të na pengoj as sot, aq më pak kur Evropës nuk po i pengon.
I nderuar malsorë, shpresoj që pelegrinazhi i haxhxhit, të jetë i pranuar tek Zoti për babain dhe dajën tënd, gjithashtu uroj që edhe ti në një të afërme të ipet mundësia ta vizitosh.
Duke u bazuar në Kur'an Zoti e don më shumë një njeri i cili gabon dhe pendohet se sa një njeri i cili "nuk" gabon mirpo as nuk pendohet, ngase nuk ka gjasa të mos gaboj.
Vet esenca e jetës është ta adhurojmë Zotin. Ai na tha në Kur'anin famëlartë: "Nuk i krijova njerëzit dhe xhinët për tjetër veq se të më adhurojnë". Andaj njeriu gjatë jetes se tij duhet që ta njohë Zotin qoftë herët apo vonë. Ka njerëz të cilët nuk e njohin Zotin në një periudhë të jetes dhe nuk i zbatojnë urdhërat e Tij dhe nuk ndalohen nga ndalesat e Tij, kjo për faktin se nuk e njohin, andaj edhe bëjnë gabime (mëkate).
Por vjen një periudhë tjetër e kohës kur ata lodhën nga ajo jetë e mundimshme dhe e pakuptimtë dhe pikërisht gjatë asaj kohe gjejnë më së miri strehim tek Zoti dhe e shohin se paskan bërë gabime të medha duke filluar nga mosnjohja e Zotit, mos perfillja e urdherave të Tij dhe mos largimi nga ndalesat e Tij dhe pikërisht në këtë kohë ata kthehen tek Zoti i tyre (apo siç themi ne "udhëzohen").
Ky udhëzim në rrugën e drejtë i shpie ata tek pendimi, gjë të cilën e kerkon edhe vet Zoti dhe dije një gjë i nderuar e them me plot përgjegjësi më fetar është ai që ka bërë gjynahe të mëdha (apo si thotë populli nuk ka lan gja te zezë pa ba) dhe është penduar sinqerisht se sa unë që jam duke bërë namaz dhe jam fetar që 10 vite.
Ajo se çka do të kishe vepruar me ndonjë nxënes/e të takon ty dhe mbetet mendimi yt, mirpo nuk do të thotë se është i qëlluar, ngase këtë do të mund ta realizoje në Kosovë mirpo asesi në shtetet e Evropës, ku brenda 24 orësh do të perjashtoheshe prej punës.
I nderuar Malsor, feja e ka krijuar kombin e jo kombi fenë, me këtë dua të them se feja synon ta formoj një personalitet të shëndoshë të njeriut, pastaj ai të shtrihet në familje - farë e fis - e gjër tek kombi, pra keshtu formohet kombi.
Jo gjithçka që i dhurohet kombit tonë duhet ta pranojmë, nuk është çështja tek fetarët ekstremistë mirpo 4 bashkësitë fetare prezente në Shqipëri (e kam fjalën ato të mëdhatë) janë kundër atij ligji për të cilin po flet.
E the në këtë postim se Evropa e gjun nga një kockë, epo pikërisht për këtë gjë ne duhet t'i analizojmë gjërat dhe të mos e hajmë çdo gjë që na servon Evropa.
Shqiptaria është komb e asesi fe, normal keto fjal poetike nëse mund ta quaj lejohen në Islam ndonëse thotë se feja e shqiptarit është shqiptaria ngase qellimi i fjales është që të punohet për komb dhe për këtë nuk besoj se punon dikush më shumë për komb se sa Muslimanët e them më shumë pergjegjësi.
Përshëndetje!
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Të faleminderit Drita ke dhënë përgjigje shumë të mirë. Në fillim më habite pak kur the replikë, por brendia doli mirë. Në fakt në shkrimin tënd ti vetëm sa e pasurove dhe e qartësove edhe më mirë atë që une kisha thënë më herët.
Te ne e keqja është se nuk kemi materiale të përshatshme për fëmijët tonë nga lëmi i fesë, konkretisht i fesë ku edhe ne bëjmë pjesë.
E keqe tjetër është, besoj të kesh lexuar edhe në forum se sillen këtu disa ajete dhe do shembuj kaq negativë, se edhe muslimanin më të "fortë" e bën të thotë: po heq dorë nga kjo fe agresive e arrogante ku ka vec dhunë e frikë e tmerr.
Unë nuk e kuptoj pse gjithë ky agresivitet, pse gjithë ky imponim dhe pse gjithë kjo dhunë. A të ka rënë ta zëmë ty të dëgjosh në Austri se dikush u therr me thikë, pse pati tjetër mendim a pse bëri humor me fenë. Jo. E, te ne po. Nganjëherë më shkon në mendje kah na erdhi ky lloj myslimallëku. Unë vetë jam mysliman, po ne disi më të butë kemi pas qenë dhe kishte lezet kur vinte ta zëmë ramazani, bajrami e festa të tjera. Dhe mbi të gjitha feja është dicka personale. Vetëm te ne, se askund në botë nuk dëgjon të të pyet dikush a je ngjinueshëm , apo falesh, apo .... Unë kam ndenjur edhe me arabë, por për zotin ata nuk janë kaq agresivë sikur ne, nuk këqyrë me të ra thikë po gabove dicka në lidhje me fenë. Por mos të harrojnë, se është një thënie nga religjioni "Thikë do japësh - thikë do marrësh". Dhe këta agresivët nganjëherë më shkon në mendje mos janë të paguar nga dikush që me sjelljet e tyre t'i ftohin të tjerët nga kjo fe e pastër dhe nuk e dinë se duke i dhënë thikë dikujt po i japin thikë kësaj feje. Nuk është feja jonë ashtu sic na e sjellin disa.
Unë them: Hër për hë nuk jemi të përgatitur për t'u futur kjo fe nëpër shkolla.
Dhe mbi të gjitha, këto punë rregullohen me ligj. Le të aprovohet ligji - pastaj le të zbatohet.
Ti në shkrimin tënde përmende edhe punën e shamive. Unë e kam biseduar këtë punë edhe në Danimarkë, sa kam qenë udhëheqës për mësimin në gjuhën shqipe. Shaminë nuk ta ndalon askush nëse ti e mban pse të pëlqen të kesh shami, por shaminë nuk ta lejon për qëllime tjera.
Edhe te ne, krejt normale është të ketë një vajzë shami, por nëse e mban pse i pëlqen, por jo për qëllime të tjera fanatike e prapanike!
Të përshëndes Drita dhe më vjen mirë që ke dalë jashtë dhe ke mësuar dicka me vlerë dhe di ta vlerësosh të mirën.
Po ta them këtë, sepse më ka rënë të lexoj ndonjë shkrim të ndonjë njeriu që ka jetuar 16 vjet në krubet, në vende të civilizuara dhe ka mbetur ai i pagëdhenduri që ka qenë si moti! AMa asgjë nuk ka parë. Me siguri nuk ka dashur të asimiloh dhe as edhe një ashkël e para 16 vitesh nuk i mungon!
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 26-04-2010 më 19:42
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Po z. gimche, po me rregullore ndalohet edhe veshja religjioze, dhe 'propaganda fetare' ndalohet ne shkolla sa e di une.
Drejtori thirret ne rregullore, sepse nuk deshiron qe urrejtja fetare te futet edhe ne shkolla, ose thjesht e zbaton rregulloren. Ky 'problem' (i krijuar nga fetaret) eshte i njejte si ne Kosove ashtu ne Shqiperi. Ne te dyja vendet jane perjashtuar fetaret nga shkolla, disa jane rikthyer, nje hoxhe madje eshte deportuar dhe eshte shpallur i padeshiruar ne Kosove dhe i eshte ndaluar hyrja.
mesia
Ne ketu në Kosovë po i kemi disa gjëra çka nuk i ka bota.
E them me plot pergjegjësi, kerko në tërë botën keto gjëra që ndodhin të ne nuk ndodhin dikund tjetër ja shembulli, perjashtimi i femrave me shamia, rasti Duka, vidhet stacioni policor, mjeket nuk kanë medikamente, Ombudspersoni dhe Gjykata vendosin në favor të vajzes (së mbuluar), kurse drejtori nuk e përfillë vendimin e gjykatës etj. ku ndodhin keto gjëra?!
Në Shqipëri siç ka qenë edhe një nga postimet e mia, u miratua ligji për lejimin e shamive brenda shkollave dhe këtë as që duhet ta diskutojmë ne, urime atyre sepse një gjë e tillë është edhe në evropë na e konfirmuan edhe disa antarë tjerë mirpo ne ketu në Kosovë?!
Sjem kerkah me Evropën.
I nderuar mesia, po ta them realitetin rreth rregullores që është në Evropë e poashtu edhe në Kosovë, rregullorja thotë se në shkollat laike ndalohen simbolet fetare (Kryqi, Ylli me hënë, ylli i hebrejve etj.), mirpo liria e besimit tek nxënësit garantohet dhe ajo mund të shprehet, ngase shkolla është laike, mirpo nxënësi/a është besimtar dhe shkolla duhet ta ruaj neutralitetin e saj mirpo nxënësi nuk ka nevojë dhe pikërisht kjo është ajo që po diskutojmë, madje edhe vet shokët dhe shoqet e saja ishin përkrahë femres së mbuluar ata treguan haptaz se nuk qendron ajo që mendohet nga disa se po bën diskriminim por perkundrazi ata ndihen krenar që një femer nga mesi i tyre shfaq deshirë për t'u mbuluar (pa i imponuar askush).
Besoj se edhe ti e din, personalisht do të dilja në mbrojtje (por edhe jam) sikur ky rast te ndodhte me ndonjë Katolike, ndoshta për faktin se jam besimtar dhe i kuptoj besimtarët (të çdo besimi), mirpo unë mendoj se e drejta po i shkilet ngase Evropen nuk e kemi larg e po e shohim se çfarë ndodh atje, liria është pjesë themelore e demokracisë, pa të demokraci nuk ka, ne ketu ende nuk e kemi.
Po edhe hiq pa marr shembull evropen ja ku e kemi rastin mëtë mirë Shqipërinë, por edhe vendet tjera fqinje, andaj nuk e di se sa na konvenon kjo ndarje që po bëjmë, kjo mendoj se do të shkoj më së shumti në favor të Vuk Jeremiçit për lobim si tek BE-ja ashtu edhe tek ato shtete që nuk e kanë njohur Kosovën dhe sot kanë mendim të luhatshem.
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Krijoni Kontakt