
Postuar më parë nga
gimche
Jojo nuk mund të pajtohem 100%
Habitem se si o Adem Gashi, nga shpjegimi që edhe unë kerkova dhe thash se duhet të ishe ti ai që na tregon më së miri për Danimarken, ti vjen e i sulmon tjerët, pavarsisht se për kënd është fjala.
Tema është diçka tjetër nga ajo që e hapi Fatlumi tash në fund, pastaj duhet t'u ikim paragjykimeve për njerëzit, ngase nuk e dijmë se çfarë kanë në zemrat e tyre të tjerët.
Edukata Seksuale është temë në vete, në Danimarkë sa kam njohuri është edhe Edukata Fetare që ketu tek ne po kundershtohet kategorikisht, pra kjo lënë të kuptohet se kemi edhe shumë për të biseduar rreth ketyre çështjeve dhe se ende Ministria jonë e Arsimit nuk ka arritur atë shkallë sa që t'i fus të dyjat (apo njërën) nëpër kurrikulumet e shkollave tona.
Edukata Seksuale mendoj se e ka anën pozitive të saj, si ashtu edhe atë negative p.sh nëse edukata seksuale mësohet në shkollat e mesme kjo do të ishte një gjë e mirë mendoj, mirpo nëse nga klasa e dytë kjo do të ishte indoktrinim i mendjes së femijut që ta shijoj para kohe atë që Zoti, Kombi dhe Mësuesi e tij e mësuan se nuk bën, pra ai do të tentoi ta hanë mollën e ndaluar, si shembull më të mirë po e jap këtë: Fëmijët nga vogjëlia i shohin prindërit (zakonisht babën e tyre) duke pirë cigare dhe nga të tjerët e kuptojnë se është e demshme, mirpo vet fakti se baba i tyre e pin cigaren në prezencë të femijëve (të klases së dytë) atyre në kokë ju ngulitet një ide, që kur ta kem mundësinë e parë do ta provoj edhe pse baba ma ka ndaluar, ngase instriktivisht e terhjeq atë e ndaluara.
E njëjta gjë është edhe me Edukatën Seksuale, fëmijët në atë moshë siç u tha edhe më herët ju shkon mendja se i ka sjellur lejleku, ndërsa ti shpjegohet kondomi dhe të mirren shembuj praktik me banane apo me organe gjenitale të plastikes (siç ndodh në Edukatën seksuale) kjo mendoj se në psiqiken e fëmijut ndikon negativisht, ngase nga aspekti psikologjik atij femijut bota do t'i shëndërrohej në seks dhe ky si njeri i nevojshëm për të dhe kaq pa menduar ma shum. Në klasen e dytë ai thotë tek e mesuam ne kaq heret edukatën seksuale ketu qenka esenca e jetes që tërë jeta të kalohet e tillë, madje ketu do të ndikonte edhe serialet televizive ku femijut 100% do ti krijohej bindja se skemi nevoj për asgjë tjetër vetëm për seks dhe kaq.
Andaj vëllezër të nderuar, çdo gjë e ka vendin e vet, personalisht nuk jam kundër edukates seksuale si edukatë, jam kundër edukates seksuale në shkollat fillore, jam kundër edukates seksuale si indoktrinë, jam kundër edukates seksuale nëse ajo edukatën ndryshon traditat etike dhe morale të ketij kombi që janë mbi të gjitha.
Krijoni Kontakt