Rregullore e forumit Toleranca Fetare
Qellimi i ketij forumi eshte promovimi i Tolerances Fetare si nje nga vlerat e kombit tone shqiptar.Ky forum nuk ka si qellim debatet se cila fe eshte me e mire. Keto mund te behen tek komunitetet perketese.Qellimi i vetem i ketij forumi duhet te jete pyetja:
Si mundet qe feja ime t'i sherbeje sa me mire popullit tim? Si mund t'i sherbej te afermit tim qe nuk ka fene time?
Duke pasur kete parasysh, rregullat e meposhtme do aplikohen ne kete forum:
1-) Cdo shkrim qe flet per vlerat e nje besimi fetar ne lidhje me kombin shqiptar, pa cenuar vlerat e besimeve te tjera, eshte i mirepritur ketu
2-) Cdo shkrim fyes dhe ofendues ndaj nje anetari te forumit do te fshihet
3-) Cdo shkrim qe ka si synim fyerjet dhe ofendimet ndaj nje komuniteti apo besimi fetar, do te fshihet. Nderkohe qe diskutimet midis besimtaresh te feve te ndryshme ,me gjakftohtesi, jane te mirepritura.
4-) Cdo shkrim qe ka si synim propogandimin se nje besim i caktuar fetar ka si prapavije shkombetarizimin dhe anti-shqiptarizmin, do te fshihet
5-) Shkrimet qe propogandojne nje fe te caktuar pa lidhje me Tolerancen Fetare mes shqiptaresh, duhet te postohen tek komunitet perkatese dhe jo ketu
6-) Keto rregulla fillojne te aplikohen qe sot dhe nuk kane fuqi prapa-vepruese
Le te bashkepunojme te gjithe per te respektuar keto rregulla.
Mirepres cdo sugjerim per rregulla te tjera qe mund t'ju duken te pershtatshme per t'i aplikuar ketu
Krijoni Kontakt