Close
Faqja 27 prej 69 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 686
  1. #261
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin

    "shpirti im madheron Zotin dhe fryma ime ngazellon ne Perendine, sepse Ai e shikoi me PELQIM, PERULESINE e SHERBETORES se tij....sepse i PUSHTETMI me BERI GJERA te MEDHA dhe i Shejnte eshte emri i Tij.."

    .
    Mos e moho tjeter SHKRIMIN por citoje ashtu si është, shkrimi thotë:

    46 Atëherë Maria tha:

    “Shpirti im e madhëron Zotin,

    47 shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

    48 sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvuajtur:

    ja, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

    49 sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm

    ‑ i shenjtë është Emri i tij!


    KJDES sepse Bibla uk është vetem ashtu sikurse sekti i juaj e shpjegon por Bibla është ashtu si Shpirti i Perendisë e shtjellon. Te gjithë rreshta dhe të gjitha fjalet qe janë te shenuara duhet lexuar. Asnjëri nuk është më i rendesishem se sa tjetri.

    Pres pergjigjet tua në gjitha pytje emia dhe shkurt pa e teptuar, pergjigju dhe të pergjigjna per ta deshmuar DRITEN qe është në ne, në mua dhe ty, apo edhe errësiren qe mund të na ketë kapluar dhe ne nuke shohim Mbetet ta deshmojmë para njëri tjeteri, por gjithsesi pa anashkaluar asnjë rresht te Bibles.

    Sigurisht se pres pergjigjet tua
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-04-2010 më 08:13
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #262
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin
    Ju thoni se njeriu nuk eshte i keq, dhe ne asnje vend ne bibel nuk thuhet nje gje e till, pra duket sikur une flas kot. Te mendosh e te thuash se njeriu nuk eshte i KEQ, kjo do te thote se, ju nuk kini arritur ende te njihni thelbin e ungjillit.


    Ju ftoj miqesisht qe te lexoni dhe ti perkushtoheni bibles se Zotit, .
    Kjo sjellje e juaja në këto shkrime ngjasojnë shumë me ata qe I akuzojnë te Krishterët per besimin e tyre mbi Krishtin Zot, ata me shkrimet e tyre peretendojnë ta mbrojnë Perendinë. Identik jeni edhe ju në këto shkrime!!

    Ne nuk kemi qellim as të ulim as të ngritim dikënd tjeter, ne vetem se u permbahemi shkrimeve të shenjta ku ato shpjegojnë se Zoti e krijoj njeriun në perngjasimine vet, Ai u bë njeri, Ai e afroj njeriun te Vetvetja dhe Ai njeriut ia besoj Mbretërinë e Vet. Kjo vetem qoftë largut i pengon.


    Nëse kjo qe lexoj nga ju është doktrina e jua dhe bindjet e juaj mbi te Verteten e Zotit dhe shkrimeve të shenjta, beso se me vjen keq per ju!!

    PSH.

    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ne themi se njeriu është i rënë në mëkat, është i robëruar nga mëkati qe trashigoj në zanafillë, është mëkati ai qe e paraqet – e bënë njeriun të keqe sepse Bibla na shpjegon se njeriu eshte krijesë në përngjasimin e Perendisë:

    Hyji tha: “Le ta bëjmë njeriun në shëmbëlltyrën e në përngjasimin tonë që të jetë zotërues i peshqve të detit, i shpendëve të qiellit, i kafshëve, i mbarë tokës, dhe i çdo zvarraniku që zvarritet mbi tokë”!


    Ju pretendoni se nejriu është I keq dhe krejt I pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se Perendia u bë njeri:

    "Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte në Hyjin, dhe Fjala ishte Hyji
    Fjala u bë njeri dhe banoi ndër ne.”.


    Ju pretendoni se Maria është njeri I keq dhe e pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se ajo është nënë e gjymtyrve të Krishtit:

    “Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus”

    Ajo është nënë e Hyjit – Shelbuesit tonë – Krishti Zot dhe njeri:

    “Dhe, nga e pata fatin të vijë tek unë Nëna e Zotit tim?!”
    “Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi Krishti Zot! Dhe, ja shenja për ta njohur: do të gjeni një foshnjë të mbështjellë me shpërgënj e të vënë në grazhd.”


    Ajo është; “hirplote” dhe ZOTI me të:

    “Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!”

    Shkrimet na thonë se ajo është bashkpuntore në planin e Perendisë per shpetimin e nejriut - misherimi I ZOTIT:

    “Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë Biri i Hyjit”

    Më ndodhtë siç the ti!”



    Shkrimet na thonë se ajo është nënë e apostujve:

    “Jezusi, kur pa nënën e vet dhe, pranë saj, nxënësin që donte, i tha nënës:
    “Grua, ja, yt bir!” Pastaj i tha nxënësit: “Ja, nëna jote!”



    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ne themi se njeriu është ai qe Perendia ia besoj Veteveten dhe Ai nuk kishte mednimin qe keni ju per njeriun por Zoti ia besoj MBRETËRINË njeriut:

    “Ju jeni ata që, në provat e mia, qëndruat vazhdimisht me mua. Prandaj, unë po jua lë trashëgim Mbretërinë ashtu si ma dha mua im Atë: që të hani e të pini në tryezën time në Mbretërinë time…”(Lk 22; 28-30)


    JU pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se Zoti na besoj perfaqsinë e vet dhe njeriu të perfaqsoj duke bërë nxënës të Tij në boten etë gjithë popujve:

    “Prandaj, shkoni e bëjini nxënës të mi të gjithë popujt”! (Mt 28; 18)

    Ju prendoni se njeriu është I keq dhe krejt I pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se njeriut I besua ZOTI:

    “Paqja me ju! Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.”
    Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha: “Merrni Shpirtin Shenjt!
    Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.” (Gjn 20; 21-23)


    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë dhe duke I quajtur te tjerët errësirë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se njeriut iu besuan qelsat e Mbretërisë së Perendisë:

    “Ti je Pjetër Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj!
    Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit: gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.” (Mat; 16; 18-19)


    Ju pretendoni se nejriu është I keq dhe I pa vlerë, ndersa shkrimet na shpjegojnë se njeriu është shtepi – tempull I Zotit dhe Zoti është zbritë në të:

    “Kur erdhi dita e Rrëshajëve, të gjithë ishin së bashku në të njëjtin vend. Dhe, ja, papritmas, u ndie një ushtimë nga qielli si shungullimë e erës së fortë dhe e mbushi të gjithë shtëpinë, ku ata ishin. …. Të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt…” (Vap 2; 1-4)



    Ju pretendoni se nejriu është I keq dhe I pa vlerë, mirpro shkrimet na thonë se shumë shenja e mrekulli bëheshin prej apostujve-njeri:

    “Unë nuk kam as argjend, as ar, por po të jap çka kam: në Emër të Jezu Krishtit Nazarenas, ec!”

    “ Shumë shenja e mrekulli bëheshin prej apostujve në popull...”

    “Pjetri i tha. “Ene, po të shëron Jezu Krishti! Ngrihu dhe rregulloje vetë shtratin tënd!” Ai aty për aty u ngrit. Të gjithë banorët e Lidës e të Saronit e panë mrekullinë dhe besuan në Zotin (Vap; 9; 32-35)


    “ Pastaj u soll drejt kufomës dhe tha: “Tabitë, çohu!” Ajo hapi sytë, shikoi Pjetrin dhe u ndreq ndenjur. Pjetri i dha dorën dhe e ngriti. Atëherë thirri shenjtërit dhe vejushat e ua tregoi të gjallë. (Vap 9; 39-41)


    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ndersa Jezusi – sipas shkrimeve thotë se të jemi një me Zotin; “bashkë me mua” :

    “Atë, dua që ata, të cilët m’i dhe, të jenë aty ku jam unë, bashkë me mua
    që të gjithë të jenë një. Sikurse ti, Atë, që je në mua dhe unë në ty, ashtu edhe ata të jenë në ne”.


    JU pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ndersa shkrimet na thonë se Krishti identifikohet me Kishen-njeri dhe salvimet qe iu bënin Kishes ishin salvime ndaj Krishtit:

    “Saul, Saul, pse po më salvon?” Ai pyeti: “Kush je ti, Zotëri?” E Ai: “Unë jam Jezusi që ti e salvon!

    E të tjera dhe të tjera të cilat janë shumë dhe as qe mund të pershkruhen ne këtë shkrim. Asnjëher Zoti nuk vepron jasht njeriut per njeriun dhe asnjëher Zoti nuk u nda nga njeriu. Nëse njeriu është i keq, si ka mundesi qe Zoti të bashkohet me tëkeqin. JO. JO, harroje, njeriu është i robëruar dhe pasi qe Zoti ta çliroj nga robëria e mëkatit, njeriu bëhet një me Zotin sepse është i Tij.

    E gjithë këto qe u than kan ni emërues – HYJIN – “UNË JAM”. DMTH; kjo qe thuhet nuk ulë Perendinë por kjo e lavderon Perendinë-Dashurinë-Shenjtërinë e Tij.

    Perendia njeriun nuk e ka lënë në dorë të keqit;“I keq” por Perendia nejriun – në perngjasimine Vet, pasi qe ai u vesh me mëkatet si pasojë e nxitjes nga i keqi (djalli), Perednia e ka çliruar nga i keqi duke e shenjtëruar në Vetveten e Tij. Pra njeriu u krijua i mirë, ai u vesh-robërua nga i keqi. Zoti erdhi në botë dhe Zoti u bë njeri, e veshi njeriun me Krisht duke e çliruar nga kjo rëbëri dhe e kthej në gjendjen te cilen ekishte në krijim - në ZOTIN sepse vetem Atij i takon.

    Problemi është se ju nuk e kuptoni se njeriu nuk është I keq sepse sikurse te ishte I keq Ai as qe do të mirrej me të. PSH: djalli është I keq-i se jo njeriu dhe per djallin Zoti nuk u kryqezua dhe nuk u bë një me të por me njeriun duke e zhveshur nga robëria e të keqit. KUJDES me ato dokrrat e juaja duke menduar se po rmbroni Perendinë ndaj KISHES së TIJ dhe në anen tjeter duke e vlersuar njeriun-KISHEN e KRISHTIT të keq. Njeriu vetem kur nuk e njeh Perendinë dhe shenjtërinë e Tij, ai nuk e njeh as nuk e dallon se kush është i keq!! Kujdes me ato akuzat e juaja ndaj njeriut – perngjasimit të Perendisë - fëmijve të Tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-04-2010 më 10:03
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #263
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nje pyetje kisha une dhe doja pergjigje bazuar ne shkrimet:

    Nqs nuk do ishte nderhyrja e Marise ne dasmen ne Kane te Galilese, a do e kishte bere Jezusi mrekulline e shnderrimit te ujit ne vere?

    (Per mua kjo mrekulli, qe eshte dhe mrekullia e pare e Krishtit, eshte nje parashijim i permbushjes se misionit te Krishtit, qe ka ne thelb kalimin nga vdekja (uji) ne jete(vera e re))
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #264
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Me pas kalojme tek pyetja e dyte:

    Nqs Maria nuk do kishte pranuar misherimin e Perendise ne trupin e saj, a do ishte kryer vepra e shpetimit tone?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Toni
    Ju pretendoni se njeriu është I keq dhe I pa vlerë, ne themi se njeriu është i rënë në mëkat, është i robëruar nga mëkati qe trashigoj në zanafillë, është mëkati ai qe e paraqet – e bënë njeriun të keqe sepse Bibla na shpjegon se njeriu eshte krijesë në përngjasimin e Perendisë:
    O Toni, po të njajtën gja themi o Toni. Pse duhet me ba loj fjalsh? Le të shohim njani tjetrin si vllazën, jo si armiq, e do jetë ma e lehtë me kuptue njani tjetrin.

    Njeriu nuk u krijue i keq, por siq e thue edhe ti, e bani të keq mëkati, e robëroi mëkati qi trashëgoi, siq e thue edhe ti, asht mëkati ai qi e paraqet njeriun të keq. Të njajtën gja besoj edhe unë edhe Dëshmusi. Mos bje pre e njohurive të Seminaristit qi gjoja jena gnostikë e lloj e lloj gjana tjerash. Duke mendue se jena gnostikë, DJ, etj, nuk na sheh ma me sytë e Krishtit, por na sheh si armiq, e sillesh sikur me kenë të tillë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #266
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Me pas kalojme tek pyetja e dyte:

    Nqs Maria nuk do kishte pranuar misherimin e Perendise ne trupin e saj, a do ishte kryer vepra e shpetimit tone?
    Matrix vëlla, pershendetje!

    Shiko se si është puna, ajo qe ka ndodhur në rastin Maria, nuk është parësore vlera e nejriut - por e Perendisë, por. kjo e ngritë Marinë sepse ajo ishte në planin e Zotit qe nepermes krahrorit të sajë të MIsherohet Ai dhe të vij në botë per ta Shelbuar njerëzimin. Pra siq thotë edhe ajo vet; "Punë të nadhe per mua bëri Perendia". Ajo është bashk-puntor-e në planin e Perendisë per Shelbim dhe ky bashk-punim dhe kjo "po" - he e Marisë e ngritë ne shkallen me të lartë e njerëzve. Sikurse Eva qe është bashk-puntor-e në planine djallit qe njeriu të bie në mëkat dhe nga qe ajo ishte shkak neper te cilen erdhi mëkati.

    Plani i Zotit nuk vihet në pikpytje, por Maria ishte në planin e Perendisë (e pati fatin) - Zoti ka dasht qe mos të jetë ni grua tjeter por Maria, prandaj nëse e pranon njeriu Marinë në planine e Zotit ashtu skiurse është dhe qe e ka pranuar vet Zoti, ajo është Eva e re - nëna e të krishterve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-04-2010 më 10:39
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Zhan Gijon

    Gëzim në Persekutime

    Faleminderit për keqardhjen tënde për kohët e vështira në dukje që po kaloj. Perëndia më ka lejuar që ti shoh vetëm si bekime. Unë besoj se ajo që duket se do e shkatërrojë të vërtetën, në fund, do ta ndërtojë. Ata që praktikojnë dhe predikojnë një mardhënje të brendshme dhe të thellë me Krishtin do të vuajnë me të vërtetë shumë persekutim.

    Asgjë nuk ka ndonjë vlerë veç se dashurisë së Perëndisë dhe të bërit vullnetin e Tij. Nuk ka lumturi jashtë Tij. Asnjë njeri nuk mund të ta marrë gëzimin që lind nga dorëzimi total i vetvetes në Të. Dëshira ime e vetme është që ta dorëzoj tërësisht veten time në duart e Perëndisë pa pasur idenë e të kthyerit prapa apo të frikës se çfarë mund të ndodhë me mua.

    Dhe kur jam në vullnetin tënd, O Zot, si mund të mos jemë e kënaqur? Kur dashuria e Perëndisë të bën ty një qytetar të lirë të mbretërisë së Tij, cila është ajo fuqi që mund të të burgosë? Kur Perëndia ta mbush zemrën me Veten e Tij, kjo botë duket me të vërtetë e vogël. Të dua o Zot, jo vetëm si Mbretin e universit, por për Ty Vetë. Dhe të dua Ty dhe të gjithë popullin Tënd, për hirin tënd vetëm.

    Ti je bërë kaq i lidhur me mua sa Ti je Fryma e frymës sime dhe Jeta e jetës sime. Jam ndërthurur kaq shumë në Ty saqë nuk mund ta imagjinoj ekzistencën time pa Ty. Nëse të gjithë më braktisin, Ti, Dashuria Hyjnore, jeton. Dhe unë jetoj në Ty.


    Ky është pusi i thellë ku unë fshihem gjatë kohës së persekutimeve. Sa e mrekullueshme është të humbasësh në Perëndinë! Sa e mrekullueshme të braktisesh vetëm në vullnetin e Tij!

    Sa i lumtur do jesh kur të mos jetosh më nëpërmjet fuqive të tua, por nëpërmjet fuqisë së Perëndisë. Kush mund të të ndajë nga Perëndia? Absolutisht asnjë njeri nuk mund të të shkëpusë nga dora e Atit. Të gjitha gjërat janë mirë kur ti je në një unitet të tillë me Të.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #268
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Pershendetje

    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Me pas kalojme tek pyetja e dyte:

    Nqs Maria nuk do kishte pranuar misherimin e Perendise ne trupin e saj, a do ishte kryer vepra e shpetimit tone?
    Kjo pyetje eshte njesoj sikur se pyetja qe une do te shtroja tani. Nese populli i Izraelit nuk do ti bindej Zotit a do te sillte Perendia permes ketij populli Mesian e premtuar qe u be qe ne kohen e Abrahamit per kete popull dhe I cili do te shpetonte boten?

    Kam pershtypjen se pergjigja eshte ne bibel.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  9. #269
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Nje pyetje kisha une dhe doja pergjigje bazuar ne shkrimet:

    Nqs nuk do ishte nderhyrja e Marise ne dasmen ne Kane te Galilese, a do e kishte bere Jezusi mrekulline e shnderrimit te ujit ne vere?

    (Per mua kjo mrekulli, qe eshte dhe mrekullia e pare e Krishtit, eshte nje parashijim i permbushjes se misionit te Krishtit, qe ka ne thelb kalimin nga vdekja (uji) ne jete(vera e re))
    Ne fakt shikojme MAtrix qe Jezusi u pergjigj dhe i tha Marias : O grua ckerkon nga Une ? Ora ime sak ardhur akoma.
    jezusi nuk e quan o nene dhe i thote se cfare po kerkon prej Tij? DUket pak si sjellje jo e mire ndaj nenes. Por ne fakt edhe maria nuk eshte se ia ktheu me te keq.
    Une do te shtroja pyetjen perse Jezusi iu pergjigj asaj ne kete menyre?


    Gjithashtu do te them edhe dicka qe ne bibel nuk gjejme me asnje rast tjeter ku Maria te nderhynte tek Ai per te bere dicka. Por kemi raste te tjera ku Jezusi thote qe me kerkoni dhe do te gjeni pergjigje. Pershembull une e kam sqaruar tek tema e lutjes.

    Pse Jezusi u tha dishepujve qe te kerkojne ne lutje qe vullneti i Atit qe eshte ne qiell te behet ne toke ?

    Pse jezusi u thote dishepujve qe te kerkojne ne lutje qe Zoti te dergoje punetore ne te korrat?

    A ishte kjo fjala vetem per dishepujt atehere apo edhe per dishepujt sot?

    Kush quhen sot dishepuj?
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #270
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga albani1 Lexo Postimin
    jezusi nuk e quan o nene dhe i thote se cfare po kerkon prej Tij? DUket pak si sjellje jo e mire ndaj nenes. Por ne fakt edhe maria nuk eshte se ia ktheu me te keq.
    Sipas teje dhe bindjeve - shpjegimeve tua, Jezusi na qenka ni "arrogant"!! Jezusi as me armiqë - ata qe e denuan dhe e vranë në trup, Ai nuk u sjell në mënyrë arrogante e lere ma me nënen e vet.

    Ju nga armiqesia qe keni me Marinë - Even e Re - nënen e Kishes, jeni në gjendje ta paraqitni edhe Shkrimin e Shenjt ndryshe nga ajo qe është dhe Jezusin si "person arrognat qe as nënene e vet nuk erespekton", sipas asaj teorie të juaja boshe Krishti na "qenka" ni person qe nuk respekton as njërin nder dhjet urdhërimet e Perendisë; " 4. Ndero prinderit .."!! Mazamakeq.

    O grua ckerkon nga Une
    jezusi nuk e quan o nene .
    .

    U lutem të lexoni nga tema dhe mos i persëritni shkrimet - pytjet. Ja, ne kete temë është pergjigja lidhur me thënjen e Jezusit nënes; "Grua" e jo nënë, LEXOJE:

    Postuar më parë nga Seminaristi

    Perse Jezusi e therret Nenen e Tij, Grua?

    Qe ta kuptojme, mund te pyesim paralelisht, se perse Jezusi i drejtohet vetes me bir i njeriut? Mos valle Ai nuk lindi nga nje prind me emer te caktuar?

    Pergjigja, ne te dyja rastet, eshte e thjeshte: Grua, sikurse termi Bir njeriu, eshte perdorur ne DHV, madje edhe ne Zbulesen 12, per te treguar rolin unik te asaj prej se ciles do te lindte Krishti, ashtu sikurse termi Bir Njeriu, i perdorur ne DHV (Danieli) ishte term Mesianik.

    Fakti qe Jezusi i drejtohet se Emes me termin Grua, tregon qarte, se Maria eshte Gruaja ne fjale dhe se roli i Marise eshte SHUME me teper se sa thjeshte i nje nene qe u perdor si vegel qorre per misherimin e Birit te Perendise, sic e katandisin ungjilloret ne teologjine tyre
    .
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=233
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-04-2010 më 14:32
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 27 prej 69 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •