Close
Faqja 17 prej 69 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 686
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Toni77
    Ka edhe edhe por unë po ndaloj ketu njëher. Te gjitha këto dhe te gjitha ato qe i kam thënë, edhe vet jeta dhe shpresa ime dhe e te gjithë atyre qe synojnë JETEN dhe te VERTETEN, kan vetem ni emerues dhe te Vetmin, e Ky është vet JEZUS KRISHTI. Pa Krishtin dhe pa bindjen se Krishti dhe Vetem Krishti, gjithçka në botë është vetem errësirë, as bari i fushes nuk gjelbron pa Krishtin. Është Krishti dhe vetem Krishti. Edhe Kisha, edhe shenjtërit, edhe Maria edhe të gjithë, edhe ti edhe unë edhe marcus dhe Matrix, por Krishtit duhet ti perkulen të gjithë, Ai është Alafa dhe Omega. Krishti o vëlla. Nëse don më thuaj "Toni protestant", ndaq thuajem "toni ortodoks", ndaq thuajem katolik, ndaq thuajem i pa fe, ndaq thuajem idiot, unë jam i KRISHTIT dhe per jetë i betuar sepse te gjitha i tjerat i pashë, i shijova dhe kur takova Krishtin te gjitha i braktisa dhe jam krejt i Tij. Te gjitha tjerat janë jo te pa vlera, por janë dorë e dytë apo edhe e tretë, apo disa edhe te pa nevojshme fare.
    Amen! Më vjen keq vëlla qi më duhet me than un Amen se kur ta them unë ti akuzohesh se je filoprotestant. Më fal që për shkakun tem akuzohesh prej të tjerëve.

    Unë shosh Krishtin në ty dhe nuk merrem me diferencat që na ndajnë. Për mue nuk janë problem ato diferenca. Mue më mjafton Krishti qi shoh në ty. Edhe nji herë, më vjen keq se sa herë qi unë të inkurajoj, ty të shtohen vujtjet e akuzave të ndryshme se je filoprotestant.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #162
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Amen! Më vjen keq vëlla qi më duhet me than un Amen se kur ta them unë ti akuzohesh se je filoprotestant. Më fal që për shkakun tem akuzohesh prej të tjerëve.

    Unë shosh Krishtin në ty dhe nuk merrem me diferencat që na ndajnë. Për mue nuk janë problem ato diferenca. Mue më mjafton Krishti qi shoh në ty. Edhe nji herë, më vjen keq se sa herë qi unë të inkurajoj, ty të shtohen vujtjet e akuzave të ndryshme se je filoprotestant.

    Nga nje ane ti Marcus1 deklaron se mesime te caktuara, si keto qe po diskutojme sefundmi, te cilat Toni i beson, jane kryekeput heretike e nga ana tjeter thu se se ke problem ta quash Tonin vella...!!!!

    Je shume sentimental e rrjedhimisht siperfaqesor ne ndjenja.

    Le te qendrojme ne teme., ose ta themi keshtu: le te qenderzohemi ne temen..

  3. #163
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni
    I dashuri Deshmuesi, e barta këtu kete shkrim per asrye se te komuniteti protestant, Peniel na ka perzënë duke na thënë;

    Më vjen keq që je keqkuptuar Toni. Unë nuk kam përzënë asnjë. Nëse ju kërkova të respektoni temën, kjo nuk ka të bëjë me përzënien tuaj. Nuk mund të denegjerohet tema dhe këtë ti duhet ta kuptosh. Nuk më ka shqetësuar kurrë asnjë postim apo temë që ju keni hapur në komunitetin protestant. Kalofsh mirë.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    I dashuri Deshmuesi, e barta këtu kete shkrim per asrye se te komuniteti protestant, Peniel na ka perzënë duke na thënë;


    Prandaj pasi qe ketu mund të diskutojnë te krishterët edhe vendosa qe ta barti këtë shkrim dhe mund të debatojmë sa te duash.




    Maria dhe shenjtërit qe respektohen dhe nderohen në Kishen katolike.



    Kush jane shenjterit?

    Shenjtërit janë ata njerëz qe nepërmjet pagezimit dhe thirrjes per shenjtëri qe mirret në Pagezim, kanë bërë një jetë të bazuar në Ungjillin e Shenjt, të kushtuar ekskluzivisht Zotit dhe të afermit te tyre.

    Thirrja per shenjtëri i përket çdo besimtari. Por qe kjo mvaret nga liria personale, pastaj, a e realizoj kete thirrje apo jo?

    Shenjtërit janë pikerisht ata të pagëzuar qe kanë realizuar këtë thirrje në jetën e tyre.

    Si rrjedhoje, per ne që jemi ne ecjen e fesë, ata nuk na sherbejnë për “adhurime” por para se gjithash, ata na kujtojnë se shenjtëria është e mundshme, jo per meritat tona, por sepse Jezu Krishti, i vdekur dhe i ringjallur për ne na shenjtëron. E jona kerkohet të ketë dhe është vetëm pergjigjja pozitive.

    Pos asajë; shenjtërit – deshmitarët e Krishtit janë edhe ndihmetarët tanë në këtë ecje. Pra, meqe ata vetë e kanë persosur ecjen e tyre dhe gjinden ne Trininë Shenjtë per amshim;“që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne”,(Gjn 17;21) me lutjen e tyre drejtuar kësaj Trinie Hyjnore per ne na nxjerrin hiret e nevojshme per ecjen tonë të fesë, pra per shenjterimin tonë. Nga ketu del se; JO shenjterit na i japin hiret nga vetvetja, por lutja dhe ndermjetesimi i tyre i persorur na i nxjerr keto hire nga Hyji, i cili është i vetmi burim i hireve.

    Puthja dhe nderimi I ikonave dhe truporeve në Kishen katolike:
    Puthja apo lloje tjera nderimi i ikonave dhe i truporeve nuk është ADHURIMI i shenjtërve, por NDERIMI i tyre dhe i meritave te jetës së tyre virtuoze, sikurse puthim të dahurit tonë në jetën e perditshme (të gjallë apo ikona), ne I puthim të afermit por nuk I adhurojmë per hyjni. Unë psh e puthi nënen time por nuk do të thotë qe unë e adhuroj, ajo është shprehje e dashurisë qe kam dhe nderim. Kështu ndodhë edhe me shenjtërit-deshmitarët e Krishtit. Pos asajë edhe at dashuri qe e kemi me ta, e gjithë ajo është në emer të Krishtit dhe nepermes dashurisë që kemi në Jezusin Zotin tonë; këtë dashuri e shprehim edhe në sherbëtorët e Krishtit qe tani kan arritur shenjtërinë. Në anen tjeter; çka nëse Zoti don të bëjë mrekulli "me shkopin e Moisiut" - Shenjt? Nëse Zoti dhuron kështu, kush jemi ne të dalim kunder?! Per ndryshe, në Kishen katolike, asnjë mësim, asnji meshtar apo rregulltar, asnjëher nuk kam ndegjuar, as nuk ke ndigjuar ti qe po lexon, të ketë thënë apo mësuar dikë qe të adhurohet Maria apo shenjtërit si Hyji apo per Hyji. Kushdo qe thotë është duke folur te paverteten.

    Lutjet e besimtarëve:
    Katoliket I luten Zotit. Katoliket I Luten Trinisë dhe lutja është neper Krishtin. Lutja shenjtërve është lutje sikurse unë nëse porositi lutje tek ti qe po lexon apo dikush qe unë besojë se është person I besueshëm qe e dua dhe besoj se mund të porositet per lutje; “lutu Hyjit per mua” kështu edhe kjo porosi u ipet shenjtërve; “O shenjti…. Lutu per mua…. Neper Krishtin….! Ato lutje janë pasi besohet se ata janë sipas Bibles, sipas asajë qe Krishti thotë; “edhe ata të jenë një në ne” te ndermjetesojnë për ne tek Hyji. Nëse i degjoni me vemendje lutjet e dites së ndonjë shenjti gjatë meshes, askund nuk thuhet per shembull: "Shen Antoni, te lutem me bëj të krishterë të persosur", por lutjet e meshës fillojnë gjithmonë me ketë lloje formule apo me te tilla si kjo, por qe kane te njejten permbajtje: "O HYJ, Ate i Shenjtë, ti nepermjet Jezu Krishtit e shpetove boten, bëj qe ME NDERMJETESINE e këtij shenjti ....(emri i shenjtit), te jetojme ne hirin tënd....", etj., etj. Pra, lutjet i drejtohen Hyjit, me NDERMJETESIMIN e shenjtit/shenjtereshes.

    E gjithe kjo bazohet tek FEJA JONË që e shpallim saherë qe recitojme/lusim "Besojmen". Ne "Besojmen" është një formulë qe thotë:"Besoj... ne bashkesine e shenjterve", pra si të pagëzuar ne jetojmë ne bashkësi shpirtërore me çdo të pagëzuar mbi tokë dhe me çdo të pagëzuar qe ecjen e tij e ka persosur e qe tani gjindet i shenjteruar në qiell. Mos te harrojme se Kisha mbi tokë është një kishë në ecje në bashkim me Kishen Qiellore dhe ne drejtim te Kishes Qiellore, ose, e quajtur me një gjuhë biblike dhe të Etërve të Kishes: "Jeruzalemi tokësor ecen me Jeruzalemin Qiellor dhe drejt Tij".

    respekte Deshmuesi
    Toni77 do tju shkruaj me pas, por mendoj se nje diskutim ne paqe ka shume fryt per kedo qe e lxon. Pra nuk mendoj se moderatori do te heqe shkrimet tona, nese verte ato kane kontribute dhe paqe.
    Zoti ju bekofte.

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Kjo që thua ti, për mua do të thotë se Krishti nuk është i mjaftueshëm. Do të thotë, Krisht plus diçka tjetër. Krishti sade nuk mjafton. Mua më mjafton, jo vetëm mua, por çdo njeriu që do donte të merrte nga Ai. Thellësitë e tij janë të mëdhaja dhe të paekplorueshme, jo vetëm për mua dhe ty, por po të mbledhësh të gjithë shenjtorët e të gjitha shekujve.

    Në Të,
    marcus
    Marcus,

    Ty po te duket keshtu, se mua jo . Une Krishtit i lutem, por bashke me Nenen e Tij dhe njekohesisht Nenen time qiellore. E kemi thene vete qe eshte me mire kur jemi shume qe i lutemi Krishtit. Ti e zgjedh nje shenjt tokesor, ende te pakurorezuar, ndersa une e zgjedhe Mbretereshen e Qiellit qe te lutet me mua. E ne fakt kush mund te lutet me mire se Maria bashke me mua? A s'e kam kete te drejte zgjedhjeje? Pastaj, kush e nxiti Jezusin qe te bente mrekulli ne Kane? Nena e Tij, Maria. E njejta Nene, te cilen Jezusi ia la nga kryqi Gjonit, e nepermjet tij te gjithe neve, i lutet bashke me mua Jezusit edhe ma me shume force sot, sa here qe une e therras ne ndihme. Per bese nuk ka ndihme me te madhe!

    Dalim te pyetja jote lidhur me sa here dhe si t'i lutemi shenjterve. Vlen shpjegimi i Seminaristit. Kisha e quan NJE trupin e vet, si ne Qiell ashtu edhe ne Toke. Pra, kur e therrasim dike ne ndihme, ky mund te jete nje shenjt i kurorezuar ose i pakurorezuar. Zgjedhja eshte e jona. Kisha nuk jep asnjehere formula lidhur me kete lutje, apo me ate lutje. Normalisht qe ka lutje te shkruara kur deshiron ta therrasesh ne ndihme kete apo ate shenjt ne lutjen tende, por nuk jane te urdheruara. Eshte mire qe ta perdoresh, pasi asaj lutje nuk i mungon gje ne konceptin fetar, por edhe thjesht 'Shen Mark, lutu per mua!' mjafton. Me rendesi eshte qe lutja te behet me zemer dhe jo per interesa egoiste personale qe e shnderrojne Zotin ne sherbetor te njeriut, por gjithmone per afrimin sa me te madh me Zotin dhe per berjen e vullnetit te Tij në ne.

    Lidhur me lutjen e Rruzares dhe thirrjen ne ndihme te Marise, Nenes tone qiellore, kete cdo besimtar eshte i thirrur qe ta beje cdo dite. Pra, te gjithe jemi te thirrur qe te lutemi ne bashkim me Nenen tone, Mbretereshen e Qiellit, per kryerjen e vullnetit te Atit ne jeten tone, ashtu sic eshte vete deshira e Jezu Krishtit. Nuk ka terbim me te madh per djallin sesa kur ne paraqitemi para Zotit si nje trup i vetem, bashke me Nenen tone qiellore, dhe me te gjithe shenjterit ne qiell e ne toke, neper te vetmin ndermjetesues, Jezu Krishtin Zot.

    Sic e kam cekur edhe ne shkrime te tjera, te gjithe shenjterit, edhe Maria, na drejtojne kah Krishti (te dasma ne Kane eshte ajo qe u thote apostujve mbushni enet me uje e beni cka t'ju thote [Krishti]). Krejt jeta dhe vepra e tyre e kane ne qender vetem Krishtin. Ata jane model i perkryer jete dhe frymezimi per dashurine qe ne duhet te kemi per Jezusin. Keshtu qe edhe kur i therrasim ne ndihme qe te luten me ne, ne fakt ne kerkojme prej tyre qe te na mesojne se si ta lusim Krishtin dhe se si te jetojme me te dhe per te gjate cdo dite, ashtu sic jetuan ata.

    Eshte e vertete qe pershpirteria e madhe mund t'i coje njerezit e painformuar mire ne fe ne nje forme besimi qe mund te shihet me shume si e drejtuar kah shenjterit sesa kah Krishti. Por, mesimi i vetem i Kishes eshte besimi ne Krishtin dhe marrja e shenjterve vetem si shembull i jetesimit te ketij besimi e njekohesisht t'i therrasim ne ndihme per shtimin, forcimin dhe persosjen e besimit tone ne Krishtin. Njesoj sic te kerkoj edhe ty ketu ne toke qe te lutesh per mua qe Zoti te ma shtoje fene, te ma forcoje shpresen e te ma shtoje dashurine .


    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Dielli, e kam shpjeguar një herë. Lutja e përbashkët me shenjtorët e tjerë ka vlera praktike dhe vjen (ose duhet të vijë) si rrjedhojë e dashurisë që kemi (duhet të kemi) për njëri tjetrin.

    Është shprehja e dashurisë në praktikë, në jetën e përditshme. Ti mendon se ne që i lutemi vetëm Zotit, kemi mangësi në besim? Ti mendon se Krishti nuk është i plotë pa lutjen ndaj shënjtorëve?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Marcus,

    Edhe une e kam shpjeguar shume here te kunderten e atyre qe po supozon ti. Shqip kam folur, por nuk e di se si e sa arrij te kuptohem nga ty dhe te tjeret. Me thirrjen e shenjterve ne ndihme, nuk ka mangesi besimi, por ka plotesim besimi. Pse e shikon goten gjysme bosh kur ajo eshte gjysme plot?

    Jo, une nuk e mendoj asnje nga ato pyetje qe i ke bere ti. Nese ti i mendon ato gjera, atehere mos i mendo me, pasi mesimin e Kishes e kam dhene shume te qarte lart, e nuk kam se si te ta sqaroj e te ta qartesoj me mire e me ndryshe .

    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Marcus,

    Edhe une e kam shpjeguar shume here te kunderten e atyre qe po supozon ti. Shqip kam folur, por nuk e di se si e sa arrij te kuptohem nga ty dhe te tjeret. Me thirrjen e shenjterve ne ndihme, nuk ka mangesi besimi, por ka plotesim besimi. Pse e shikon goten gjysme bosh kur ajo eshte gjysme plot?

    Jo, une nuk e mendoj asnje nga ato pyetje qe i ke bere ti. Nese ti i mendon ato gjera, atehere mos i mendo me, pasi mesimin e Kishes e kam dhene shume te qarte lart, e nuk kam se si te ta sqaroj e te ta qartesoj me mire e me ndryshe .

    Te fala ne Krishtin!
    Si ka mundësi pra, që në njërën anë thua se thirrja e shënjtorëve në ndihmë përbën plotësim besimi dhe në të njëjtën kohë nuk e quan të mangët faktin se disa të tjerë nuk i luten atyre?

    Mua më duket kontradiktore kjo gjë. A mund të ma shpjegosh, se nuk i kap kollaj gjërat unë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    E pse duhet te kete kontradikte, Marcus? Ti parapelqen te shkosh i vetem para Krishtit, mua me pelqen qe te shkoj bashke me Marine, nenen e tij dhe nenen time. Cfare ka ketu per kontradikte? A nuk po shkojme drejt te njejtit Jezus?

    QLJK!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    E pse duhet te kete kontradikte, Marcus? Ti parapelqen te shkosh i vetem para Krishtit, mua me pelqen qe te shkoj bashke me Marine, nenen e tij dhe nenen time. Cfare ka ketu per kontradikte? A nuk po shkojme drejt te njejtit Jezus?

    QLJK!
    Nejse, ajo që kuptoj unë është se ti do akuzohesh si filoprotestante me këto që thua.

    Pyte Seminaristin po s'besove!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 17 prej 69 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •