Sinqerisht ju them, kam punuar me femije me te meta fizike dhe psiqike, kam pare me syte e mi vuajtjet e tyre dhe te prinderve tyre, kam qene prane ti ngushelloj prindet kur kishin dite te renda dhe ASNJE PRIND nga ata qe kam pas nderin te bashkepunoj nuk me ka thene ndonjehere se pendohet qe ka ate femije!
Kur i kam pyet, sikur te kishin mundesi te zgjedhnin mundesine e abortit a do ta benin, cdohere merrja pergjegjen JO. E dini pse? Sepse edhe pse kan sjell psh nje femije me te meta ne jete, ata perseri jan djegur nga dashuria per te, perseri kan ndare edhe caste te kendshme me ata, perseri kan qene te lumtur qe nje engjell i tille ju ka sjell sado pak gezim ne jete, qofte me nje buzqeshje falenderuese apo perqafim.
Ketu ku jetoj une cdo nene ka te drejte deri ne lindje te abortoje nese diagnostifikohet ndonje difekt me te cilin nuk munden prindet te jetojne.
Une gjate shtatzanise se dyte mjeket me thonin se incizimet e ultratingullit jane te dyshimta, pastaj me kan bere lloj lloj teste tjera per tu siguruar se eshte cdogje ne rregull me bebin dhe me cdo test here merrja pergjegje se eshte rrezulltati ne rregull, e me pas merrja pergjegje qe thjeshte me shume me stresonin se sa te me qetesojne ta shijoj shtatzanine deri ne fund. E kam perjetuar ate ankth dhe frike bashke me bashkeshortin tim por perseri te dyte vendosem qe edhe nese femiju ka ndonje problem nuk do ta abortojme por do ta duami dhe do te kujdesemi per te.
Pas gjith atyre streseve jam sot shume e lumtur qe nuk vendosa ndryshe sepse linda nje vajze te shendosh e cila na ka sjell shume gezim ne jete.
Mos harroni se jeta sjell lloj lloj befasi, ka femije qe lindin te shendosh por me pas ndodh dicka, akcident ose ndonje semundje qe i lidh per shtrati, a thua edhe atehere duhet ti vrasim qe mos vuajme ne dhe ata me situaten qe na vjen?
Krijoni Kontakt