Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 105
  1. #51
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Te dashur antare secili prej nesh ka mendimin e vet dhe duhet respektuar nga te tjeret.
    Mqs jeta me ka ofruar situata te jetoj midis njerezish me probleme po ju them me sinqeritetin me te madh se do beja abort.
    Nuk mund te shikoj femijen tim nje jete te vuaje , te beje fisiotherapies qe te dhemb shpirti per gjithe jeten, ta lash e ta nderrosh , te mos te luaje si gjithe femijet e tjere , mos te dali nje xhiro, mos te kete shoqeri , te dali ne rruge dhe tju japi shpjegime te gjitheve se cfare ka .Ne shtator ne aerodromin e tiranes u njoha me nje nje djale qe kish lindur i semure , biseduam por me veshtiresi sepse fjalet nuk i kuptoheshin mire , shoqerohej nga e jema.Me pelqeu se vazhdonte studimet ne shkollen e larte ne itali.Ne aeroport te gjithe shqiptaret racista na shikonin dhe peshperisnin " Sa gjynaf " nga injoranca.E jema e tij me tha se nje dite ish ndeshur ne rruge me Edi Ramen dhe e shikonte si i cuditur sikur nuk kish pare ne jeten e tij nje njeri me probleme.
    Personalisht nuk me intereson shume opinioni i te tjereve por gjenjda shpirterore dhe fizike e femijes tim sepse e di cdo te thote te jetosh nje jete me probleme.
    Eshte tjeter gje kur pas lindjes peson dicka ose gjate jetes atehere do jem aty shkemb.
    Sipas asaj qe thua ti i bie qe te gjithe te semuret ti vrasim dhe te leme ata qe jane me shendet te mire!!
    Hajde mendje hajde....
    "Carpe Diem"

  2. #52
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Mendimi ime eshte ky: Kurr nuk do kisha zemer ta vras nje krijes te gjalle,ani qe akoma pa dale ne kete bote,ne muajin e pest,si u theksua me lart ai fmi eshte veq i formuar,nese sot ka arrijt mjeksia aq lart do mundohesha me gjithe cka t'i ndihmoj per sherim ose lehtesim te jetes,por kurr nuk do behesha vrastare e nje qenjeje njerezore!Lutem qe askush mos te provohet me marrje te ketij vendimi,(Te vrasjes)nuk dij si do ta ndinte veten pastaj,a do ta brente ndojhere qe eshte ne fakt vrastare?
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    E bukura eshte se ato qe e mbrojne me flake qenien njerezore, pra jane kunder abortit as nuk e kane idene se cdo te thote te jesh nene.
    Sa e veshtire eshte te rritesh nje femije normal, e jo me me probleme. Nje nate e ke femijen pa qejf dhe e gdhin te koka e tij. Jo me ta kesh tere jeten. Ka shume cifte qe jane ndare per shkak te stresit lodhjes , apo fajesimit te njeanshem per jokontributin si duhet te femija me probleme. Keto periudha stresuese dhe momente fajesimi ndodhin dhe te cifte me femije normal, por te ata me femije me probleme jane me te shumta dhe zgjasin tere jeten.
    Dhe njehere po flasim kur femija eshte ne barkun e nenes , dhe jo kur ka ardh ne jete. Edhe kur deshton jo me qellim, nena njesoj ndihet ne nje fare menyre fajtore. Me ka ndodh dhe mua.. Kam deshtuar jo me deshire. Nje shtatezani plot me probleme, dhe si perfundim e humba femijen. Akoma mendoj sikur te kem qene une shkaktarja, edhe pse pritej nje gje e tille. Prape them qe nuk do e mbaja nje femije me probleme. Duke patur parasysh sa e veshtire eshte te rritesh nje femije. Mjekesia ka avancuar, por nuk po ben mrekullira. Nje femije me probleme do ngelet me probleme tere jeten fatkeqesisht.
    Me pelqen qe thoni qe eshte krijese e Zotit dhe do e pranoni, por kam frike se pas lindjes do vini ne dyshim ekzistencen e Zotit kur te shikoni sa shume do vuaje femija dhe ju bashke me te, ndersa moshataret e tij gezojne shendet te plote.
    Mau na shfaqet si baba i mire, ku nuk eshte bere akoma baba besoj.
    Shumica e baballareve Shqiptar as e kane idene si rritet femija, ose kontriubojne shume pak ne rritjen e tij.
    Nese ti Mau do jesh sic thua atehere duhet te shpallesh hero, jo thjesht baba.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 13-04-2010 më 09:47

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anëtarësuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    Pershendetje te gjithve!
    Une parimisht jam kunder abortit (ne kushte normale )me perjashtim kur vihet ne rrezik jeta e nenes dhe mirqenia shendetsore dhe mendore e femijes.
    Ne rastin konkret do ta kisha veshtire te sjell ne jet nje fatkeq,nje femije qe do vinte ne jete per te vuajtur ,dhe do me bente te vuaj gjithe jeten...
    Me profilin e punes qe kam ,jam ne kontakt te perditshem me femije handikapat dhe me familjet e tyre,te dyja palet nuk jetojne vetem marrin fryme e vuajne(sidomos keta femije)nuk jane te afte per asgje,nuk zgjedhin asgje,ju imponohet gjithcka,jane te perbuzur nga shoqeria te braktisur ne fatin e tyre te keq,,,nje jete keshtu nuk eshte jete...Une mendoj eshte krim ta imponosh nje krijese te vuaj te gjitha keto.

  5. #55
    ღ♥ aNtipatrea ♥ღ Maska e Albela
    Anëtarësuar
    16-05-2006
    Vendndodhja
    mEs iLuzionesh te hUmbura
    Postime
    2,718
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    E di qe kjo eshte nje teme shume e ndjeshme sepse shumica ketu jane prinder.



    Ne ditet e sotme me zhvillimin e teknologjise jane shtuar mundesite per te ndjekur zhvillimin e embrionit ne mitren e femres.Rreth muajit te 5 mund te shikohet qarte nqs gjithcka shkon ne rregull.
    Nqs femija ka probleme gjenetike do ishte me mire te zgjidhej aborti apo sjellja ne jete?
    Sa e veshtire do ishte zgjedhja midis ketyre te dyjave?
    ndoshta esht egoizem, po un do kisha zgjedhur abortin,
    per faktin e vetem qe sdua te sjell ne jet nji femij me probleme
    qe do ish plag jo veç per mua po dhe vet jeta e tij me kufizime
    mir sa je vet kujdesesh per te , po me pas kush ?!!!!!!!!!
    per mua zgjidhja esht aborti
    La Femme est le Chef-d'0euvre de Dieu
    sur tout quand elle a
    le Diable au corps...
    ✿⊱╮✿⊱╮ ✿⊱╮

  6. #56
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Sipas asaj qe thua ti i bie qe te gjithe te semuret ti vrasim dhe te leme ata qe jane me shendet te mire!!
    Hajde mendje hajde....
    Kete kuptove ti Diana???????
    Lexoji te gjitha postimet e mia dhe ndoshta do ndryshosh mendje.

  7. #57
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Mia@, e kuptoj qe ti nuk e thua se te pelqen thjesht te abortosh femije sepse mese te dhimbsen ty femijet e tu, asnje tjetri nuk do t'i dhimbseshin. Megjithate, ajo qe une nuk kapercej dot eshte se pse prinderit nuk mendojne qe edhe nqs femija ka probleme, ndoshta nuk do jene probleme te tilla qe do ta bejne te vuaj gjithe jeten. Teknologjia, mjekesia, kurimi i semundjeve sa vjen dhe po perparon. Kura te reja po gjenden. A nuk do mendoje, po sikur?! Pse duhet te jete aborti zgjidhja per kete?! Per mua eshte thjesht hipokrizi nga ana e prinderve sepse nuk duan ata qe te vuajne.


    Kur e hapa temen nuk kisha parasysh probleme te cilat mund te rregullohen .
    As per femijet e verber ,shurdhmemecet .
    E kisha fjalen per raste shume te veshtira .

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    asnjera nga opcionet s'eshte e lehte... por prinderit duhet te kene te drejten te zgjedhin, e vendimi i tyre te respektohet.

  9. #59
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Po sigurisht pajtohem me-Lady Oscar,edhe ne kete teme nuk ka nevoj te bejm akuza as t'i imponojm askujt me citime se si do vepronte!Kjo thjesht eshte nje pyetje qe u shtrua per debat e jo per akuza!Nuk mund t'a akuzoj hapsen e temes qe ka mendim te kundert me mua,s'i qe nuk mund ta perkrahi,por thjesht japim mendimet tona!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  10. #60
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Kur e hapa temen nuk kisha parasysh probleme te cilat mund te rregullohen .
    As per femijet e verber ,shurdhmemecet .
    E kisha fjalen per raste shume te veshtira .
    nese femija nuk i perngjan krijeses njerzore do lejoja abortin
    dhe nese do rrezikohej jeta e nenes

    per te meta tjera edhe nese eshte e smut prej zemre apo ndonje smundje te rend apo me te meta fizike e mentale nuk do lejoja abortin sepse ai qe e ka kriju ai ka edhe mundsi edhe te sheroj
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •