Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 59
  1. #41
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    kane rene dakort ato e ....??!! kane rene dakort ato se c'do bej une ne shtepine time ??!!
    jo mer zoterinj nuk ecen kjo pune duke perdorur dy standarte ne respektimin e Kushtetutes ..... ta provojne njehere ata ti hapin kutite ne shtepite e tyre dhe pastaj kur ti kete dalur shkrumbi mire atehere e bisedojme edhe kete pune.
    Per cilen shtepi e ke fjalen o mesues ?
    Per kete qe e kemi shitur 100 here deri ne tullen e fundit ?
    Leri ato qe thua o mesues edhe femijet e kopshtit e dine qe ketu nuk e bejme ligjin ne, po e bejne ATA

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION

    Ka perënduar tashmë koha e ultimatumeve
    19-03-2010 /

    Nga Luan Myftiu


    Evin Ramës i ka mbetur ora shumë mbrapa. Pinjoll i xhahilëve byroistë, që i dhanë vetes atributet e Perëndisë, mendon se Shqipëría do ta ndjekë pas në marrëzitë e egoizmit të tij të sëmurë. Si i paaftë, nuk pranon zotësínë e të tjerëve. Si dështak, nuk njeh sukseset e kundërshtarit. Si delirant, i duken të gjithë debilë. Si anarkist, synon të shembë themelet e shtetit të së drejtës me anë të patetizmit arrogant të një idealizmi absurd. Ky komunist fanatik, që shitet si liberal, nuk pranon asnjë rregull të demokracisë, ndaj kapet pas një sllogani për të vazhduar aventurën e realizimit të ambiciaes së tij prej mëkatari. Ai po i shembëllen sot vetëm strucit, duke mos parë se shqiptarët ia kanë zbuluar synimet e tij meskine prej një liliputi, të cilit fati i dha shansin të merrte për ca kohë pozat e një gjigandi. Ky donkishot shpirtzí e harbut, shtiret sikur ka zbuluar majánë e gatimit të shtetit ligjor, duke shkatërruar themelet e pavarësisë së institucioneve, pa të cilat dihet që demokracia katansdiset në një diktaturë anarkike, ku s’e merr vesh i pari të dytin. Por Edvin Rama këtë kërkon ! Si hartues i Kodit zgjedhor, në vend që t’u japë llogari shqiptarëve, u kërkon këtyre të ngrihen dhe, nëpërmjet diskreditimit të padrejtë të kundështarit politik, me anë të një “transparence” antikushtetuese e finoke, të marrë pushtetin në tavolinë, duke u shtirur kështu edhe si altruisti më i madh i kohërave. Dhe, duket sikur është një “ufo”, që ka zbritur nga kozmosi për t’u mësuar zgjedhësve shqiptarë, komisionerëve të vet dhe atyre demokratë si dhe të gjithë të dërguarve ndërkombëtarë abecenë e demokracisë. Edhe Enver Hoxha kështu u “afirmua” si diktator. Deklaroi se nuk kishte punë me ata që s’i kishin lyer duart me gjak dhe pushkatoi, torturoi, kalbi në burgje dhe poshtëroi sistematikisht gjatë gati një gjysmë shekulli dhjetra mijë bashkëkombas të vet të pafajshëm. Kështu, pra, ky përbindësh mashtroi Shqipërínë në emër të një ideali, sa utopik, aq kriminal. Pkërisht kështu dhe Edvin Rama synon t’u hedhë hi syve shqiptarëve duke u kapur nga një e drejtë sublime, siç është ajo e votës së lirë. (!)

    Edvin Ramës iu dhanë nga mazhoranca të gjitha mundësitë të largohej nga kjo rrugë e keqe, ku synon t’i fusë shqiptarët. Mirpo ambicia për pushtet, babëzia e pasurimit të paligjshëm dhe frika nga ligji, sidomos nga integrimi në Europë, bashkë me mbrojtjen e klaneve, që ai vetë i ka veselitur duke i blerë me leje ndëtimi nuk e lënë të lëvizë bishtin. Por dhe ajo ligësia e fshehtë, me të cilën synon t’i trembë shqiptarët, duke u kujtuar ndonjë mëkat të vogël, me të cilin komunizmi tentoi t’u blinte shokëve të kallëpit të tij shpirtrat, i jep shpresë dhe e ka mbërthyer për fyti. Ndoshta, prandaj ky sharlatan kërkon ta luajë deri në fund vallen e turpit, në emër gjoja të mbrojtjes së një kauze, që s’është veçse ëndrra e çdo shqiptari me shpirt demokrati. Për të tillë pehlivanë tragji-komikë populli thotë, :”Kur i vjen ngordhja qenit, ndot tek dera e xhamísë!”.

    Taní që po e sheh se “kauza” e tij ka dalë një bllof dhe fundi i tij nuk është i largët, Edvini Rama ka nisur të forcojë presionin. Ulërimat e tij për pushtet me dhunë i ngjajnë vetëm hungëritjes së ujkut, që s’i ka mbetur rrugë tjetër shpëtimi. Dhe duket qartë se kjo është shenja e një paniku, sepse po tenton të hiqet dhe si i qetë, sikur gjoja po bëhet therror i një çështjeje, e cila në fakt mund të zgjidhej fare thjesht në Kuvend, me dialog, konsensus dhe bisedime, si për çdo gjë që ka të bëjë me forcimin e demokracisë nëpërmjet konsolidimit të një pavarësie pushtetesh, që është baza e bazave të çdo pluralizmi politik.

    Po Edvin Rama e sheh se nuk ka të ardhme veçse duke mbrojtur interesat e atyre, për të cilët dje shprehte urrejtje patologjike, por që koha ia provoi se pa ta ishte thjesht një “fundërinë”, ( veç në pendohej, apo pendohet thellë dhe mallkon komunizmin, si dhe të parët e vet të inkriminuar! ). Se koha e ultimatumeve ka perënduar tashmë!...

    ...

    55

  3. #43
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ki autori me siper thote se
    ... Edvin Rama synon t’u hedhë hi syve shqiptarëve duke u kapur nga një e drejtë sublime, siç është ajo e votës së lirë
    kaq mjafton ... eshte jo vetem e drejte sublime, por eshte formesim e pronesim vullneti ...

    me kutite e mbyllura, Shqiptaret jane te "shpronesuar" nga ajo e drejte sublime ...

    kete po bejne salis e ata te verberit qe i vejne prapa ... mbase nuk kane rruge tjater ...

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ki autori me siper thote se


    kaq mjafton ... eshte jo vetem e drejte sublime, por eshte formesim e pronesim vullneti ...

    me kutite e mbyllura, Shqiptaret jane te "shpronesuar" nga ajo e drejte sublime ...

    kete po bejne salis e ata te verberit qe i vejne prapa ... mbase nuk kane rruge tjater ...
    Ku ishe ti Edi Rama kur kutite qene te hapura? Cfare benin komisioneret e tu?
    Kutive ju vjen ora dhe mbyllen ne baze te ligjit. Tani Rama kerkon te pamunduren: Te Hapen Kutite.
    Ku jemi ketu? Hapu Suzam-mbyllu Suzam?Edhe ai vete e di ( se ligjin e gatoi vete) por..duke kerkuar pikerisht ate, te pamunduren sipas kushtetutes, kerkon te frymezoje "popullin " e Zerit te Popullit per te dale ne rruge. Dhe pastaj dihet se cbehet : dalin dhjete dhe 100 te tjere per te pare gallaten. Pastaj..a se di ti o Dajo Isufi se shqiptaret ndjejne akoma kenaqesi kur prishin, kur shkaterojne, kur djegin, kur rrezojne me force. Dhe kjo vjen se qe nga kohe qe nuk mbahen mend kane qene te roberuar dhe e kane ne gen revolten dhe shkaterrimin. Pikerisht kete kerkon Edi Rama me Gramoz Rucin ne keto momente : REVOLUCION per te permbysur ate sistem qe mezi u arrit te instalohet ne Shqiperi dhe ..pastaj ku te vene ish te perndjekurit? Te futen perseri ne Spac e Burrel, te vime perseri ne kohen e Rames ( te vjetrit ) dhe Nexhit ?
    Jo zgjidhje me force - Zgjidhje Kushtetuese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 20-03-2010 më 21:07 Arsyeja: kot mer jahu, kot

  5. #45
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    se ti je salizmatik, nuk eshte problemi im ...

    me ligj kane ndryshuar shume gjera, kushedi sa kushtetuta, deri edhe sisteme ... ja ai sistemi diktatorial ndryshoi me ligj - ishte me diktature, u be pa diktature ...

    ligjin e hartuan komunistet me shumice ...

    mos doni te thoni se komunistet ishin e jane me modernet, me demokratet, me perparimtaret ... ja, edhe kryeministrin, i vetmi ne Europe, eshte nje ish-komunist ...

    por, te kthehemi tek ligji themelor ... qe nuk ndalon shprehimisht kete detaj te zgjedhjeve, ndaj ka nje ligj elektoral ... ose disa ... me raste, sipas shijes salis-tos-edver ...

    as edhe ligji elektoral nuk e ndalon hapjen e kutive per te verifikuar transparencen, dhe jo rezultatin ... mos beni kaq te paditurin, dhe e ulni veten aq poshte ...

    mungon vullneti politik ... ashtu beri salis edhe per zgjedhjet e '96 ... derisa gremisi shtetin ... per ta bere finon kryeminister ... hej medet ...

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Dajo Isufi, a se kupton se kemi te bejme me nje tek kote se koti? Pse ndenji e ndenji Edi Rama dhe pastaj u kujtua per te kundershtuar. Dhe Jooo thote, sdua te ndryshoj rezultatin por thjeshte per studime qe ta kemi parasysh ne te arthmen, thote. Ska zgjedhje te perkryera, ka zgjedhje me te mira se..ose me te dobeta se...
    Sala mund te jete i semur, por dhe me i semure eshte Edi dhe me ujk qimendritur eshte Gramozi qe qendron ne prapaskene.
    O Dajo, ti e di mire si benen zgjedhjet atje ne USA dhe se si mbyllin gojen ata qe shkojne dhe lene Qeverine e re te punoje. Ti e di mire po ashtu si benen demonstratat dhe grevat atje ne USA : me perfaqesi, ne vende te caktuara ku nuk bllokohet as trafiku dhe natyrisht me regull, pastaj shkojne ne shtepi pa pritur te rrezonet patjater qeveria.
    Po me Qeverin.. ckane?
    Eh mor Dajo, ka ikur koha koha jone kur dilnin zgjedhjet 99.99 % , kur nuk mbyllej qendra e votimimit se ishte edhe njeri tuj ardh me autobuz.

  7. #47
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    falemnderit per nofken "dajo Isufi" - nuk e kam iden se perse ben fjale, apo perfaqson ... nejse ...

    behu pak konsistent ne ato qe thua ... pra nuk ka pengese, jo vetem per "transparence, por edhe per "rinumerim" ...

    nese do te ishte ashtu si thua ti, hapja e kutive e zgjidhe problemin ...

    perse ka frike qeveria te hapen kutite ...

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Une skam tager te flas ne ëmër te Qeverise, por ma do menja se eshte pune frike ketu. Qeveria ka dale nga zgjedhjet dhe nuk i takon asaj te hap kutite. Kete e di mire edhe ti edhe une.
    Qe te hapen kutite se do Rama apo Salis ( pagezimi yt..) neser, duhet qe te kemi zgjedhje eksperimentale dhe jo zgjedhje parlamentare.
    P.S : mos e mer me gjithmend per nofken se nuk e them me. Por mu duk si varianti popullor i Duaje Siveten...

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a mundet kush te na sjelle ketu ne video fjalen e berishes ne kuvend ku tregon mes tjerash se cfar genjeshtrash ka cuar ps-ja tek nderkombetaret e ku i verifikon ato me dokumentat origjinale?

    si nuk kan turp ata mor aman..
    kulmi.. kishin genjyer aq haptas sa ..




    -----


    RD



















    Rrugë të tretë nuk ka


    Astrit PATOZI


    Parlamenti i një vendi demokratik nuk mund të marrë në shqyrtim letrat e hapura. Ato na kujtojnë kohëra të errëta, të cilat jo vetëm nuk kemi ndërmend t'i kthejmë, por as na vjen shumë mbarë t'i kujtojmë. Në një kuptim, këto dy ditë na është paraqitur në një formë tjetër letra e hapur e Edi Ramës, ose më saktë, konspekti i saj nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Dhe kjo do të kishte qenë mirë të evitohej.

    Ndërkohë, ky Kuvend mund dhe duhet të trajtojë çdo nismë ligjore të opozitës dhe ne kemi treguar të gjithë gatishmërinë dhe respektin e duhur për to. Por asnjë deputet i mazhorancës nuk mund të detyrohet të marrë në konsideratë e aq më pak të çohet ndërmend se mund të votojë ultimatume dhe kërcënime, pavarësisht se kush është autori i tyre.

    Është një keqkuptim i madh të pretendosh se me vendimin për të ndërprerë bojkotin ju e keni shlyer tashmë detyrimin tuaj dhe na kini futur në borxh. Në qoftëse se keni ardhur në këtë sallë, nuk e keni bërë për ne. Në rastin më të mirë, keni respektuar zgjedhësit tuaj, sigurisht këtu nuk bëjnë pjesë komisionerët. Në rastin më të keq, dhe kam frikë, se jemi brenda tij, e keni bërë me një qëllim të vogël pragmatist, për të shpëtuar mandatet tuaja personale. Mirë keni bërë, por nuk mund t'i kërkoni mazhorancës dëmshpërblim për këtë. As kjo legjislaturë, dhe aq më pak historia e Kuvendit të Shqipërisë, nuk nis me ditën që një deputet apo qoftë edhe një grup deputetësh është kthyer për të zënë karriget e veta.

    Ndaj kthehuni me këmbë në tokë, sepse nuk mund të kushtëzoni qëndrimin tuaj në Parlament me plotësimin e çdo teke apo trilli të një individi, qoftë ky edhe kryetari juaj. Rreth dy javë të shkuara depozituat nismat tuaja. Pavarësisht se provokative, ne nuk u ngutëm t'i hidhnim poshtë menjëherë si të papranueshme, por me durim dhe maturi pritëm gjetjen e një kompromisi, i cili sigurisht që duhet ta gjente formën e vet nëpërmjet shqyrtimit të tyre në Komisionin e Ligjeve.

    Por edhe tani që kemi mbërritur në fazën finale të shqyrtimit të tyre është vendi për të theksuar se qytetarët duhet ta dinë se për gjashtë muaj keni kërkuar diçka të paligjshme, sepse ndryshe nuk do të sillnit projektin për ndryshime në organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore. Qytetarët duhet ta dinë se nuk ka dhe nuk mund të ketë një rast tjetër në botë, kur kërkohet të miratohet një ligj që kapërcen mbi Kushtetutën, siç po ndodh me ju tani. Shqiptarët duhet ta dinë gjithashtu se po kërkohet një ligj për t'i bërë proces 20 mijë komisionerëve dhe numëruesve të Partisë Socialiste, të cilët janë shpallur ndërkohë paradhënie si fajtorë për humbjen. Por si mund të implikohet Parlamenti në një pushkatim pa gjyq të disa qytetarëve të përgjegjshëm, të cilët më 28 qershor kryen me devocion detyrimin e tyre ligjor! Disave prej jush nuk u vjen mirë kur hapet kjo temë, se mbase e quajnë problem të brendshëm të Partisë Socialiste. Por po të ishte i tillë, as ne nuk do ta përmendnim dhe as ju nuk do të sillnit ligjin për t'i bërë gjyqin atyre. Por ju e keni realisht një problem të brendshëm, i cili iu ka tjetërsuar dhe shndërruar, nga një parti të madhe dhe vitale që synon pushtetin, në një repart të hallakatur, por në mbrojtje të kryetarit. Asnjë forcë serioze politike nuk mund të ndryshojë qëllimin e ekzistencës së vet, siç po ndodh me Partinë Socialiste, aq më tepër kur kryetarit nuk i kanoset ndonjë rrezik, porse ai thjesht nuk po kapërdin dot dëshpërimin. Ne jemi vërtetë kundërshtarë politikë dhe mund të mos biem dakord për shumë çështje, por disa vlera ia njohim dhe pranojmë njëri-tjetrit. Ne e dimë se midis jush ka politikanë me eksperiencë dhe me personalitet, por më besoni që kurrë në këtë sallë nuk është parë një prezantim kaq i mefshët dhe pa ngjyrë i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Dhe shpjegimi është i thjeshtë, kur nuk ka kauzë, nuk mund të presësh motivim. Sepse shumica juaj, për të mos thënë të gjithë, nuk e besoni legjendën e transparencës apo përrallën për të vërtetën që gjoja u fshihka në kuti.

    Transparenca është një fjalë e bukur dhe një koncept atraktiv, por që nuk ka asnjë lidhje me lëvizjen apo linjën politike të Edi Ramës. Në fakt, ai po kërkon të kundërtën e saj, turbullirën, kaosin dhe rrëmujën, pasi nuk ka pasur gjë më transparente se sa procesi zgjedhor që Shqipëria zhvilloi më 28 qershor. Ku gjithçka dhe çdo votë u filmua dhe u shfaq në ekrane, ku mjaftonte një vëzhgues të ngrinte dorën dhe vota e kontestuar të kalonte mënjanë dhe ku u votua pa asnjë incident 7 me 0 në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore.

    Për fat të keq, ju thoni transparencë, për të mos deklaruar publikisht që kërkoni të baltosni dhe delegjitimoni institucionet e këtij vendi, vetëm se nuk mund të pranoni që i keni humbur zgjedhjet. Ju thoni të hapen kutitë, sepse nuk mund të deklaroni dot se realisht po kërkoni yshtjen e një konflikti dhe përmes tij rrëzimin e qeverisë legjitime, jo me votë, por në rrugë ekstraparlamentare, sepse një gjë të tillë nuk do t'jua pranonte askush brenda dhe jashtë vendit.

    Përmes këtyre nismave, që po kërkoni në mënyrë të pabesueshme të mos i hiqet asnjë presje, Edi Rama ka dëshirë të jetë edhe Prokuror i Përgjithshëm edhe kryetar i të gjitha shkallëve të gjyqësorit në Shqipëri, madje edhe interpretuesi i vetëm i Kushtetutës. Por kjo natyrisht nuk mund të ndodhë dhe nuk mund të pranohet për asnjë çmim.

    Që në ditën e thyerjes së bojkotit, e deri më sot që po flasim, keni qëndruar gati me pahir në këtë sallë, duke i mbajtur, jo vetëm sytë, por edhe njërën këmbë jashtë derës. Sllogani "vijmë për të mos qëndruar", që duket si i shkëputur nga kohërat e Revolucionit Kulturor në Kinë, ka pasur në thelb një vendim të paracaktuar dhe gjithë koha e gjoja shqyrtimit në komision të nismës suaj ka qenë thjeshtë dhe vetëm hipokrizi. Në rast se ju besonit tek zgjidhja, tek marrëveshja dhe kompromisi, nuk do të braktisnit çdo komision tjetër dhe çdo pikë tjetër të rendit të ditës së Parlamentit. Në rast se besonit tek gjetja e të përbashkëtave, nuk do të linit Komisionin e Ligjeve me pretendimin absurd, se shqyrtimi i projektligjit duhet të fillonte nga neni 4. Është njësoj si t'i thuash një brigadë konstruktorësh që ndërtimin e një pallati ta nisin nga kati i katërt dhe jo nga i pari. Ndryshe, nuk e duam fare pallatin. Të paktën atë gjest mund ta kishit kursyer, në rast se do të bënit pak kujdes për t'i lënë vetes një shteg të vetëm dhe të ngushtë besueshmërie.

    Ju po kërkoni që me ligj të shndërroni pakicën në shumicë, por kjo, përveçse është e pamundur, është edhe shumë kompromentuese. Të paktën këtë mund ta kishit shmangur, se nuk ka qoftë edhe një zë të vetëm në glob që t'ua miratojë. Me këtë logjikë, i bie që në rast se kryetarit tuaj i shkrepet një ditë, mund të thotë se nuk vijmë në Parlament, në rast se nuk na jepni Kryeministrin dhe treçerekun e qeverisë.

    Mendoj se kemi mbërritur në një pikë që paragjykimet nuk shërbejnë për asgjë. Por ju ato i keni pasur që në ditën e parë, kur ngritët pa asnjë fakt dhe provë të vetme pretendimet për gjoja probleme në zgjedhjet e 28 qershorit.

    Por çfarë kemi bërë ne gjatë kësaj kohe? Gjithçka i takon një mazhorance të përgjegjshme që kërkon zgjidhje, ndonëse është fare e qartë se ngërçi politik është krijuar artificialisht. Kemi qenë ofertuesit e vetëm dhe kemi pranuar çdo propozim që na është bërë për të arritur një mirëkuptim. Që nga "dhurimi" i mazhorancës në komisionin hetimor, i cili është rast unikal, tek dakordësia paradhënie e amendimeve të mundshme të Kodit Elektoral, në përputhje me rekomandimet e raportit të OSBE-ODIHR-it, hetimi pa kufizim i institucionit të akuzës, kur ka prova dhe fakte për parregullsi, deri tek marrja në konsideratë e interpretimit të Komisionit të Venecias.

    Po cili është "krimi" ynë, për të cilin po akuzohemi sot e gjithë ditën? Sepse kemi "guxuar" të bëjmë amendamente dhe se kemi një qëndrim që ndryshon nga i juaji për disa nene të projektligjit. Në fakt, para nesh ka vetëm dy alternativa: ose ta lëmë siç është ligjin për komisionet hetimore, ose ta ndryshojmë atë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Rrugë të tretë nuk ka. Dhe ne pikërisht këtë kemi bërë. E kemi përmirësuar nismën tuaj, duke e sinkronizuar me parimin e patjetërsueshëm të ndarjes së pushteteve. Ndërkaq, në mënyrë fare të pakuptimtë ju po përpiqeni më kot të merrni rolin e viktimës dhe po qëndroni pa lëvizur asnjë centimetër nga llogorja e shndërruar në kuti apo kutia e shndërruar në llogore. Por ndërkaq, ky stoicizëm në dukje të parë, nuk është se nuk ka pasur evolucionin e vet.

    Për muaj të tërë nuk keni lënë fjalë pa thënë me pretendimin se rinumërimi ishte një e drejtë që iu takonte, por pastaj përgënjeshtruat vetveten, kur depozituat projektligjin. Do të ishte mirë që të paktën t'u kërkonit falje zgjedhësve të PS-së, që i latë pa asnjë shkak për 6 muaj të papërfaqësuar. Për javë të tëra i dhatë zemër vetes, por edhe garanci votuesve tuaj, se mandatet as digjen, as skadojnë, por pastaj një javë para përfundimit të tyre, u paraqitët pa shumë krenari për të bërë betimin në Parlament. Duke i dëshmuar atyre se zgjidhët hallin e 64 qytetarëve deputetë, por jo përfaqësimin dinjitoz të mbi 600 mijë zemrave opozitare, siç i pëlqen të thotë Edi Rama.

    Dhe po të kemi parasysh këto kthesa të forta në këtë histori të palavdishme, shpresojmë që, mundësisht shumë shpejt, t'iu shohim në një tjetër zbritje në kufijtë e arsyes dhe normalitetit. Uroj me gjithë shpirt që kjo të mos iu harxhojë edhe gjashtë muaj të tjera në boshllëk.

    Do t'iu sugjeroja shumë sinqerisht se nuk është mirë që ju t'i prezantoheni publikut, apo më mirë të themi zgjedhësve tuaj, sikur axhenda politike dhe parlamentare e Partisë Socialiste ka vetëm një pikë, atë të kutive. Sepse ata kanë nevojë dhe vendi ka nevojë që ju të jeni pjesë e debatit politik për shumë tema të ndjeshme dhe të rëndësishme, sidomos të atyre që kanë lidhje me proceset integruese të Shqipërisë. Por në rast se ju ndjeheni mirë të izoluar brenda një të ashtuquajture çështje, ne po u themi paraprakisht se nuk mund të mbyllni në kuti as qeverinë, as Parlamentin, madje qoftë edhe vetëm njërin prej nesh. Ndërkohë, ne iu ftojmë edhe një herë seriozisht që të dilni prej kutisë dhe t'i ndeshim në dritën e diellit të vërtetat, idetë dhe pikëpamjet tona. Duke filluar me këtë projektligj, duke vijuar me ngritjen e komisionit hetimor, që vetë e keni kërkuar me ngulm prej mëse gjashtë muajsh dhe për të cilin ne jemi plotësisht dakord, në një prej dy versioneve të vetme që kemi në dispozicion. Ju takon të zgjidhni.

  10. #50
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    a mundet kush te na sjelle ketu ne video fjalen e berishes ne kuvend ku tregon mes tjerash se cfar genjeshtrash ka cuar ps-ja tek nderkombetaret e ku i verifikon ato me dokumentat origjinale?

    si nuk kan turp ata mor aman..
    kulmi.. kishin genjyer aq haptas sa ..




    -----


    RD



















    .
    Larg qoft edhe ajo na duhet te degjojme Saliun edhe ketu se nuk na del ter diten ne televizor.
    Po eshte kollaj fare per te nxjere "genjeshtrat" e socialisteve mjafton te hapen kutite dhe te dali genjeshtra ne shesh.
    Por jo, jo kutite nuk hapen per te vetmen aresye te thjeshte, shumica e kutive eshte Ruzhdie dhe shume nga ata qe lehin me force ne Parlament per mos hapjen e tyre nuk duhet te ishin fare ne ate salle te nderuar.
    Ky eshte problemi dhe nuk ka tjeter, kete tashme e di i madh dhe i vogel.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •