Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 80
  1. #31
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Fjalen e ke per racën e bardh qe e kemi te njejt me serbin dhe qe sipas kesaj ti po na lidh gjenetikisht me serbet.

    Ateher ne baze te kesaj, gjenetikisht jemi te lidhur edhe me australianet, amerikanet, finlandezet etj.. vetem sepse jemi race e bardh!!!?

    Ky eshte fakti ytë qe na lidh gjenetikisht me serbet a??

    Fundi i fundit sipas ketij faktit tend gjenetik, pajtohem edhe une, sepse si ne ashtu edhe serbet jemi njerez dhe kemi dy kemb dhe dy duar.
    ta dhashe pergjigjen me lart...nese e kupton fjalen studim gjenetik

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Mos u be si femije por gjyko drejt

    Te gjithe e dijm historin ton kombetare dhe te gjith e dijm se turqin e kishim okupator dhe armik kombetar, por ja qe tash kan ndryshu rrethanat dhe sistemet politike dhe sot turqia ne te gjitha format na paraqitet si mik, thjesht mik sikur gjithe shtetet tjera qe i quajm miq.

    Une mendoj se ngjarjet dhe lufterat qe kan ndodh shekuj me pare, nuk pasqyrojn kurrfar analogjie me ngjarjet qe zhvillohen sot.

    Se po te niseshim keshtu duke u kapur pas te kaluares, ateher sot Anglia dhe Franca do i kishin raportet sikur ne qe i kemi me serbin apo siq kerkojm ti kemi me turqin (ta konsiderojm akoma armik).

    Perseri per se treti here po them se sot turqia sulmohet fetarisht mirpo nen petkun e politikes dhe historis.
    Fisnik, ja edhe një argument më shumë për qëndrimin tëndë shumë të drejtë kur janë në pyetje marrëdhëniet vëllazërore dhe miqësore midis Shqipërisë dhe Kosovës me Turqinë. Dhe le të shërbejë shkrimi që postoj më poshtë si mbyllje goje turkofobëve në krye me "Edvinin88" të cilët janë të vërbuar dhe të frymëzuar turpësisht nga propaganda e egër diplomatike e Greqisë dhe Beogradit që bëjnë kundër ndërtimit të marrëdhënieve miqësore midis shqiptarëve dhe turqëve, sepse e dinë mirë se në dëm të kujt shkon forcimi i miqësisë dhe afrisë midis këtyre dy shteteve ballkanike (Shqipëri-Kosovë-Turqi).
    Lexim të këndshëm:

    Kur Turqia mbështeti ndërhyrjen ushtarake te Tiranës për shpëtimin e Kosovës
    Hajro LIMAJ

    (Kujtimet e nje atasheu ushtarak)

    Para 10 vjetësh, me datat 2 dhe 3 Mars 1999, ish kryeministri i Shqipërisë, zt. Pandeli Majko , në krye te një delegacioni qeveritar ,kreu një vizite zyrtare te rëndësishme në Ankara. Delegacioni shqiptar ishte ndarë në dy grupe. Me linjën ajrore Turkish Air Lines : Tirane -Stamboll –Ankara erdhën ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, ministri i Financave, Anastas Angjeli dhe ministri i Ekonomisë Ylli Bufi, ndërsa në orët e vona te kësaj date, po me linjën Turkish Air Lines, por me itinerarin Milano -Stamboll -Ankara mbërritën ne Ankara kryeministri Majko dhe ministri i Punëve te Jashtme, Z. Milo, të cilët kishin marre pjese ne një mbledhje të partive te majta ne Itali.

    Delegacioni u vendos ne hotel “Hilton”, ne qendër te Ankarasë. Te nesërmen kryeministri u prit nga presidenti vendit, Sulejman Demirel , kryeministri Bylent Exhevit dhe shefi Shtatmadhorisë e komandant i Forcave te Armatosura,Gjeneral Armate Kivrikoglu. Ne Shtatmadhori ishin planifikuar te merrnin pjese ne takim vetëm kryeministri Majko, ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga dhe atasheu ushtarak i Shqipërisë, kolonel Hajro LIMAJ.

    Por, kur mbritem ne zyren e pritjes se shefit te Shtatmadhorisë gjetëm edhe ambasadorin e Republikes se Turqisë ne Shqipëri, Z.Ahmet OKCUN, i cili gjate gjithë vizitës se kryeministrit Majko perpiqej te monopolizonte gjithçka dhe te mbante nen kontroll takimet konfidenciale te kryeministrit shqiptar, duke u munduar te shmangte të gjithë autoritetet e tjera shqiptare. Një gjë te tille ai u përpoq të realizonte edhe në këtë takim, i cili në fakt përbënte edhe takimin kryesor dhe më të rëndësishëm të kësaj vizite.

    Për temat që do të diskutoheshin ne kishim punuar dhe koordinuar të gjitha çështjet ,përpara se të vinte delegacioni në Ankara. Kryesore do të ishin rrugët e zgjidhjes së Krizës së Kosovës dhe mbrojtja e sovranitetit të Shqipërisë nga një sulm i mundshëm ushtarak i Forcave të Armatosura të Serbisë, sulm i cili mund të ndërmerrej me justifikimin e goditjes dhe asgjësimit të reparteve dhe njësive ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UCK-së, të cilat stërviteshin në territoret veriore të Shqipërisë, apo me hyrjen në luftë të Shqipërisë për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga genocidi Serb që kishte filluar të zbatohej nga presidenti Miloshevic,variant i cili do të zbatohej nëse NATO nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë.

    Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneral-armate Hysejin Këvrëkoglu, i cili ndiqte me kujdes nëpërmjet të dhënave të zbulimit strategjik zhvillimet në Veri të Shqipërisë dhe brenda Kosovës, i garantoi kryeministrit Majko mbështetjen e gjithanshme ushtarake në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë nëpërmjet rrugëve konkrete që do të aplikoheshin sipas zhvillimeve të ardhshme në terren.

    Gjithashtu, ai e garantoi Zotin Majko, se do ta mbështeste ushtarakisht Shqipërinë, nëse ajo do të detyrohej të futej në luftë me Serbinë për të shmangur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vlen të nënvizohet se nga të gjitha shtetet, të cilave Shqipëria u kërkoi mbështetje politike, diplomatike dhe ushtarake për një ndërhyrje ushtarake të detyruar për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës, i vetmi vend që iu përgjigj pozitivisht ishte Turqia.

    Plus miqësisë tradicionale me këtë vend, një rol shumë të rëndësishëm luajti lobi shqiptar që jeton në Turqi dhe media turke që ishte ngritur e gjitha në këmbë për të shmangur një Srebenicë në Kosovë. Prandaj, Turqia i kuptonte mjaft mirë detyrimet e shtetit Shqiptar në mbrojtje të Kosovës, mbasi ajo kishte përvojën e vetë të vitit 1974 me Qipron. Ajo u detyrua të ndërhynte ushtarakisht në Qipron e Veriut, nga operacioni së cilës u shmang vazhdimi i mëtejshëm i gjenocidit grek ndaj popullsisë turke në këtë ishull mesdhetar.

    Kryeministri Majko, në fund të takimit me emocionet që atë e shoqëronin , kur dolëm nga Shtatmadhoria ju drejtua ministrit të Mbrojtjes, z. Hajdaraga dhe mua se “ Turqia e tregoi edhe këtë herë vehten që është mikia dhe aleatia e vërtetë strategjike e Shqipërisë “.Dhe ai kishte te drejtë për këtë konkluzion. Marrëdhëniet ishin me të vërtetë të shkelqyera dhe Shtatmadhoria me Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë për atasheun ushtarak të Shqipërisë i kishin hapur dyert për 24 orë, veçanërisht gjatë Krizës së Kosovës të vitit 1999.

    Mua në Turqi, atëherë me bëheshin 5 vjet kohë qëndrimi, së bashku me studimet që kisha kryer në Stamboll. Kur erdhi në pushtet qeveria Nano, veçanërisht ministri Jashtëm, Z. Milo kërkoi kthimin tim në Atdhe, por ministria e Mbrojtjes e kundërshtoi atë deri në fund. Shkaku kryesor nuk ishte koha e qëndrimit, por fakti që unë në këtë detyre isha emëruar në fund të vitit 1994 nga qeveria Berisha.

    Këtë ja thash edhe kryeministrit Majko në Ankara, duke i nënvizuar të vërtetën e këtyre makinacioneve e duke i shtuar se “ unë jam i gatshëm të kthehem familjarisht në çdo kohë në Shqipëri”.Por ai menjë herë mu përgjigj : “E di Zoti kolonel që do të kthehesh në Shqipëri dhe nuk do ta besh si kolegët e tu ne Bruksel, Gjermani apo Amerikë, të cilët në vend të Shqipërisë morën strehim politik në këto vende në 1997, por në këto situata ti na duhesh patjetër në Ankara, mbasi jemi përballë me Serbinë dhe Turqia na ka garantuar çdo lloj mbështetje dhe bashkëpunimi strategjik”.

    Dhe menjë herë u nisëm me shpejtësi drejt aeroportit të Esenbogas në dalje ta Ankarasë, nga ku i uruam rrugë të mbarë kryeministrit me ministrat që e shoqëronin. Ata me avion u nisën drejt Tiranës, ndërsa ne me makinat zyrtare u rikthyem në Ankara për të vendosur midis këtyre dy vendeve bashkëpunimin e shpejtë dhe koordinuar një gjendje të jashtëzakonshme, drejt së cilës po shkonte Shqipëria nëse nuk do të ndërhynte NATO për shpëtimin e kosovarëve dhe Kosovës…...

    2009-03-04

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Une mendoj se edhe ne duhet me marre nje mesime nga Armenia sepse ne Turqia ne ka masakruar tri here gjate kohes otomane prejti dhunoj dhe shkatrroj kulturen ton Arebrore dhe se treti marrveshja e turqise me shkinin per t'i zhvendosur dhe pastruar 300 fshatra rrethe qytetit te Nishit ky eshte gjenocid i marrveshjes mase 700.000 shqipetar u debuan nga shtepite e tyre ne drejtim te Turqise ndrrimin'e Emrae dhe mbiemrave . Edhe ne kemi fakte qe te dy shtetet Turqin dhe shkinin Eshte dashtur te ngrisim padi sepse Turqia ka perfituar milejarda dollar nga ku sepasetrim gjenocidale fashiste
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  4. #34
    Duhet ta kemi mire me turqit ata po na ndihmojne kete kohe per camerine
    ku dihet me vone mund te flasim te gjithe turqisht na mbajten 500 he se ska gje jemi te mesuar ne....
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  5. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-11-2007
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga muslimani72 Lexo Postimin

    sipas naserit une jam vella me papaqin ,mistaqin apo jorgaqin ?? asnjehere ... me pare jam vella me erdoganin , gul ose gadafin e libise se sa me keta greke qe ceka me larte
    Mire pra, po mos i kjaj Evropes kur te turret Serbia prape. Thirri jihadistat me bicikleta

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Faktet me te mira se si talibanet flasin pa asnje llloj argumenti!
    Edvin, të kam çortuar edhe më parë për qëndrimet tua përçarëse midis shqiptarëve. Edhe një herë; mos u kyç në temat që nuk ua ke haberin. Ti thjesht bën imitime dhe asgjë nuk fletë nga mendja jote. Gjuha që përdorë ti këtu në Forum është gjuhë helmi, mbjellje urrejtjesh ndër shqiptarët e konfesioneve të ndryshme, dhe mbase je shumë larg me të kuptuarit të politikës, sidomos asaj ndërkombëtare. Çfarë argumenti më të fortë donë ti se ky që po ta sjelli këtu kur janë në pyetje marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore midis Turqisë dhe Shqipërisë, apo ti nuk e kupton gjuhën shqipe?
    Lexo edhe njëherë këtë pasus:

    " Gjithashtu, ai e garantoi Zotin Majko, se do ta mbështeste ushtarakisht Shqipërinë, nëse ajo do të detyrohej të futej në luftë me Serbinë për të shmangur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vlen të nënvizohet se nga të gjitha shtetet, të cilave Shqipëria u kërkoi mbështetje politike, diplomatike dhe ushtarake për një ndërhyrje ushtarake të detyruar për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës, i vetmi vend që iu përgjigj pozitivisht ishte Turqia".?!

    Kaq për ata që marrin vesh politikën.

  7. #37
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Ca ja ka fut kot ky autori.

    Turqia padyshim mbas Amerikes mbetet aleati me i mire i shqiptareve, dhe gjithmon kur kam qene Turqi kur i thoja qe jam arnavut (shqiptar) gjithmon me shikonin dhe veconin nga te tjeret panvarisht cfare feje ishe muslmian apo kristian.

    Mos ngaterroni Turqine me Arabine, se as Turqit nuk i deshirojne arabet apo muslimanet e tjere.

  8. #38
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    Edvin, të kam çortuar edhe më parë për qëndrimet tua përçarëse midis shqiptarëve. Edhe një herë; mos u kyç në temat që nuk ua ke haberin. Ti thjesht bën imitime dhe asgjë nuk fletë nga mendja jote. Gjuha që përdorë ti këtu në Forum është gjuhë helmi, mbjellje urrejtjesh ndër shqiptarët e konfesioneve të ndryshme, dhe mbase je shumë larg me të kuptuarit të politikës, sidomos asaj ndërkombëtare. Çfarë argumenti më të fortë donë ti se ky që po ta sjelli këtu kur janë në pyetje marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore midis Turqisë dhe Shqipërisë, apo ti nuk e kupton gjuhën shqipe?
    Lexo edhe njëherë këtë pasus:

    " Gjithashtu, ai e garantoi Zotin Majko, se do ta mbështeste ushtarakisht Shqipërinë, nëse ajo do të detyrohej të futej në luftë me Serbinë për të shmangur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vlen të nënvizohet se nga të gjitha shtetet, të cilave Shqipëria u kërkoi mbështetje politike, diplomatike dhe ushtarake për një ndërhyrje ushtarake të detyruar për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës, i vetmi vend që iu përgjigj pozitivisht ishte Turqia".?!

    Kaq për ata që marrin vesh politikën.
    Te mbrosh vendin tend nga agresioni talibano-fanatiko-fondamentalisto-krishtere qenka percarje? Dmth te jesh shqiptar i mire do te thote qe te ulesh koken para talibaneve, para prifterinjve pedofile, para fondamentalisteve qe na zene sheshe me kisha e xhamia? JO! Nese ne jemi kundra trafikanteve, pedofileve dhe atyre qe na helmojne shoqerine tone, atehere duhet te jemi edhe kundra ketyre funderrinave qe bejne blasfemi duke bere biznes me emrin e Zotit!

  9. #39
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Te mbrosh vendin tend nga agresioni talibano-fanatiko-fondamentalisto-krishtere qenka percarje? Dmth te jesh shqiptar i mire do te thote qe te ulesh koken para talibaneve, para prifterinjve pedofile, para fondamentalisteve qe na zene sheshe me kisha e xhamia? JO! Nese ne jemi kundra trafikanteve, pedofileve dhe atyre qe na helmojne shoqerine tone, atehere duhet te jemi edhe kundra ketyre funderrinave qe bejne blasfemi duke bere biznes me emrin e Zotit!
    Je shume gabim, mos ekzagjero Edvin se ne Shqiperi dhe Kosove kurr ne 20 vitet e fundit s'ka pasur organizata fetare (gjithat jane nga arabia,pakistani etj), turqit shume kane investuar ne shkolla, ushtri dhe shendetsi si ne Shqiperi ashtu edhe Kosove.

    Dhe njehere mos ngaterro se nuk i din gjerat mire aspak.

  10. #40
    Citim Postuar më parë nga GL_Branch Lexo Postimin
    Je shume gabim, mos ekzagjero Edvin se ne Shqiperi dhe Kosove kurr ne 20 vitet e fundit s'ka pasur organizata fetare (gjithat jane nga arabia,pakistani etj), turqit shume kane investuar ne shkolla, ushtri dhe shendetsi si ne Shqiperi ashtu edhe Kosove.

    Dhe njehere mos ngaterro se nuk i din gjerat mire aspak.
    kush tha qe nuk ka Shoqate Vellazeria ?
    Sekretari i Pergjithshem i Shoqates Vellazeria Turko-Shqiptare, eshte Kamil Bitish
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •