Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 90
  1. #11
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    HAhahahaha
    Per bese teta Ruzhdije meriton te shperblehet me klaunin e arte! Hahhha
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    -

    Tirania e pakicës

    » Vendosur: 28/02/2010 - 09:13



    • Edmond Arizaj

    Për çfarë mbahen mend shumica e tiranëve të historisë botërore? Gjithçka e bënin në emër të popullit, kanë qenë shumicë, ngriheshin në bazë të ligjeve dhe përfundonin duke i shkelur ato Në Shqipërinë e vockël, natyrisht që nuk mund të flasim për tiranë, por për tiranucë, që sillen si tiranë, por me ndryshime thelbësore. Në emër të popullit flet gjithë ditën nga selia e tij edhe tiranuci i Tiranës, por për çudinë e madhe nuk është shumicë, madje nuk është pjesëtar as në pakicën e tij ligjvënëse. Bëhet fjalë për kryetarin e një partie politike (siç thotë statuti), por që këmbëngul prej vitesh që vetë nuk është politikan (diçka duhet korrigjuar këtu, ose nga partia, ose nga kryetari). Është ngritur në karrierë në bazë të ligjeve, por i ka ndryshuar këto ligje kur i kanë interesuar, madje ka vënë dorë edhe në ligjin themeltar të shtetit shqiptar, I votuar masivisht nga ai për të cilin përgjërohet, populli. Muajt e fundit as nuk i interesojnë, jo vetëm ligjet, por madje as populli në emër të të cilit flet dhe po në emër të të cilit (duke e cilësuar opozitar) kërcënon me protesta masive, të vazhdueshme, deri në rrëzimin e një shteti legjitim. Gjithçka në emër të abstraktes kuti të pa(ri)numëruar. Kryetari jo politik, por në "mision" për popullin e tij, është duke kërkuar në mënyrën më të hapur pushtimin e shtetit dhe marrjen e pushtetit vetjak, duke shfrytëzuar çnjerëzisht përkatësitë politike të një pjese të elektoratit shqiptar. Duke dhënë ultimatume hapur për plotësimin e kërkesave të tij, s'ka rëndësi se kujt i drejtohen ato dhe a kanë lidhje me institucionin të cilit i drejtohen, ose përndryshe "do të plasë dyfeku" që do të largojë shtetin e dalë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, të njohur legalisht edhe nga vetë kryetari politik, të certifikuar nga çdo organizatë ndërkombëtare dhe të pranuar e firmosur nga mijëra komisionerë.
    Kryetarit jo politikan i folën me anë të firmave në proces-verbale, njerëzit më të besuar të Partisë Socialiste, ai u errësua. Kryetarit jo politikan, i folën miqtë e tij, dikur njerëzit që u besoi shumë, ai u egërsua. Kryetarit jo politikan, i foli Evropa e djathtë, ai ironizoi. I foli Evropa e majtë, ai devijoi. I foli Evropa e Bashkuar, ai vazhdoi në rrugën e tij të mosdashjes së të kuptuarit, apo mosmundjes së të pranuarit të të vërtetës që është humbës. Ai del kundër Presidentit, del kundër Gjykatës zgjedhore. Ai nuk do Gjykatë Kushtetuese dhe as Komision të Venecias. Ai nuk pranon të bisedojë, e as të negociojë. Ai nuk pyet nëse Shqipëria ka krizë ekonomike, nëse vendi ka nevojë për investime, nëse ka nevojë edhe për mendjen e opozitës, jo. Ai do kutitë. Atij nuk i intereson liberalizimi i vizave (shumicës së shqiptarëve i intereson më shumë se kutitë e kryetarit në mision për të hapur kutitë), jo dhe jo. Asnjë fjalë për këtë, por shumë fjalë për protesta. Atij nuk i intereson jeta parlamentare, ku vetë nuk është figura qendrore dhe rreth nuk ka figurinat e tij të dashura. Jo, asnjëherë jo, ta harroni. Ai vendos për hyrjen në Kuvend, ndërsa grupi prej 64 burrash e grash me një barrë mend e shkollë, mblidhet 20 minuta më pas dhe diskutojnë për vendimin e kryetarit jo politikan, por nuk mjaftoi kjo; u jep shansin të betohen si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, i detyron të dalin pas vetëm një ore. Sërish në emër të kutive. Kësaj me pak fjalë i thonë tirani e një njeriu ndaj të besuarve, por edhe të përzgjedhurve të tij. Kësaj I thonë edhe tallje e një njeriu të vetëm me elektoratin jo të vogël socialist, të cilit i premton se nuk ka hyrje pa hapje, ndërsa tani i thotë, ka hyrje-dalje, nëse s'ka hapje. E në emër të tiranisë që ushtron ky njeri jo politik ndaj një grupi të madh politik deputetësh, këta të fundit tiranizojnë gjithë popullsinë, megjithëse betohen në emër të tyre. I vendosin caqe shumicës, kërkojnë shkatërrimin e atij pak shteti ligjor dhe vendosjen tërësisht të shtetit politik në vend dhe ç'është më e keqja, liberalizimi i vizave, një ëndërr jo e vogël e shqiptarëve, është ajo që e lë pa ëndrra kryetarin jo politikan, e pikërisht për këtë ai duket se shpreson t'ia prishë këtë ëndërr këtyre njerëzve, duke ia faturuar shtetit dhe pushtetit. Pas kësaj edhe kutitë mund të kalojnë në plan të dytë e të tretë. Humbja është e tij. Pambarimisht e tij. Ekskluzivisht e tij. Ai është projektuesi i PS-së mediokre të ditëve të sotme. Ai është njeriu që po e kthen Shqipërinë në kohën e Vranickit. Atij mund t'i atribuojmë pa frikë ekstremizmin e thellë që ka përfshirë shoqërinë shqiptare. Në dorën e tij ka mbetur dhe tirania më e çuditshme, ajo e pakicës dhe e antiligjit. Ka dhe një gjë që i duhet lënë në dorë, sepse ai nuk beson tek askush; jepjani atij të gjitha kutitë, le të qëndrojë me to, t'i hapë dhe t'i numërojë një e nga një.



    ---




    kush e njeh kte edmond Arizajn ??

    Eshte nje talent i rralle ne publicistike.

    e kam lexuar dhe ne shkrime tjera.

    Urime kesaj pende te arte!!!


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 01-03-2010 më 01:22

  3. #13
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kush e njeh, mor kush e njeh, kush e njeh edmonda harizaj,
    pend e art, moj pend e art, kur shgarravit per shokin salias ...
    thote ki me la, se tiranucet mbahen mend te vepronin ne emer te popllit ... qeveria ime ... theksoj ... domosdosmerisht ... ne asnje menyre ... absolutisht ... garantoj ... sigurisht ... i theksova ... kushtet atmosferike ... ngrij ... shkarkoj ... tuneli ... inauguroj ... martesa brenda gjinise ... kalores-kavalier ... sjell vajza te bukura ... nuk e di ku bie Gerdeci ...

    sipas ketij bandillit me siper, Shqiptareve iu interesokan me shume liberalizimi i vizave, sepse pas njezet vjet demokraci, tiranuci don qe edhe ata qe kane mbetur te ikin, e ta lene rehat te klepto-qeverise ... e ato vizat e liberalizuara do te jene shpetimi i Shqiptareve ... sepse tani do te levizin neper Europe, ngaqe nuk eshte e mjaftueshme hapesira ne Shqiperi ...

    kutite nuk do te hapen, thote tiranuci ... sepse ka frike ... gerdallier-mushkatari eshte ideatori e instruktori i klepto-elektoralizmes, eshte protagonist i neveritshem dushkar, tani ruzhdikar ...

    poppulli ka nevoje te ruaje sovranitetin e vet, te dije se vota shkon atje ku e ka nisur, dhe jo ku tiranuci i kia degdisur ... populli kerkon transparence, dhe jo erresire mashtrimesh, shpifjesh e kulisash tiranucesh ...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Kutia e Ruzhdies, sic e permend dhe sterpermend artikulli, nuk ka ndonje gje te re, vec konfirmon faktin qe ajo qe ishte e parregullt qe diten e pare, u kontestua nga te dyja palet dhe jane marr vendime ligjore sipas rregullave. Cfare ka ndonje gje te re ketu?!

    Cdo vend demokratik, ndjek rrugen ligjore. Per Ruzhdijen eshte marre nje vendim dhe eshte proceduar ne baze te asaj cfare ka percaktuar ligji. Zgjedhje perfekte nuk ka askund ne bote, jo ne vendet e rajonit ku eshte Shqiperia, por edhe ne ato qe demokracia eshte e vendosur me shekuj. Ligji i ka percaktuar format e kundershtimit, apelimit dhe te vendimarrjes, ndryshe do shkonin nje pale zgjedhje ne pafundesi duke u kundershtuar nga te gjitha palet pjesmarrese. Partia Socialiste ka rene dakort per rezultatin e zgjedhjeve dhe hapja e kutive, qe kerkohet ne emer “te transparences” perben shkelje te ligjit. Per te evituar keto “Ruzhdije” ne te ardhmen, PS-ja te jete aktive ne parlament dhe te permiresoj ligjin, jo te kerkoj shkeljen e tij.

    E reja eshte qe kane votuar edhe emigrantet,qe ne te njejten kohe kur votuan ndodheshin me "pushime " jashte shtetit.Do jene dyfishuar naten.

    Zgjedhjet perfekte nuk ezistojne ne asnje vend,por qe te vjedhesh me 40 duar ndodh ne pak vende,e midis ketyre vendeve eshte Shqiperia.
    Tani problemi qendron se disa njerezve nuk i interesojne zgjedhjet e lira,mjafton qe te fitoje partia e zemres
    Eh e shkreta zemer..sa larg eshte nga truri
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Unë mendoj se asnjëherë nuk duhet fajësuar vetëm një parti për manipulim votash.Mirpo natyrisht,duke qënë përkrahës të njërës dhe të tjetrës,përfshihemi nga emocionet dhe "akuzojmë " njëri tjetrin sikur të kishim vjedhur ne!!!
    Jo pa qëllim kjo "luftë politike" shtrihet deri poshtë tek ne.Ata e dinë që ne,populli,jemi të ndjeshëm në këtë drejtim dhe ata me shumë mënçuri e "sponsorizojnë" ndershmërinë tonë.
    E kam thënë edhe në një temë tjetër.Në çdo rast,në çdo revolucion,në çdo anarshi,digjen shtëpitë tona,vriten fëmijët tanë.Ju kujtohet 1997-ta?Kujt politikani i ikën lekët?Kujt politikani ju dogj shtëpia?Kujt politikani ju vra ndonjë fëmijë?(kjo nuk do të thotë se jam dakort të vriten fëmijët e tyre ashtu sikurse nuk jam dakort për asnjë fëmijë,për asnjë njeri)Ndaj them që bëni kujdes.Mos shkoni të notoni më në ato ujra!Janë ujra të pista.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    sapo ishte shtruar rruga ne nje fshat te myzeqese po kaloja aty dhe i thashe nje fshatari aty, jua shtroj rruget saliu , drita keni, uji keni çfare doni me tani? dermani ma ktheu 'po skemi uje 24 ore, nuk jetohet me keshtu me çisterna, dhe me tregoj shtepine e tij 3 kaçe qe e kishte stolis pér bukuri me mercedes perpara, dhe filloj duke share Saliun. Dhe un po mendoja nuk kane faj keta lloj fshataresh duan Enverin keta, ai ishte ilaç per ta. fytyra dyll te verdh si misri qe hanin, floket shélliré te pjekur nga dielli, kur zbrisnin ne qytet duhet ti largoheshe se vinin era bajgé. Ramésesi e di per ke kane votuar keta bujkrober te Rruzhdijes prandaj ben kete zallamahi, si thoshte Balzaku 'kur njeriu lodhet nga mundimet e jetes ja heqin mendimit forcen per te pastruar shpirtin'.

  7. #17
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Shum dakort motra por nese eshte ee vertet se ato vota jane fallcifikuar dhe fallcifikuesit ishin vete perfaqsuesit e PD , duhet te denohen sipas ligjit dhe te thone te verteten para ligjit se ne emer te kujt e bene kete fallcifikim, ne emer tyre personal sepse e duan shume partine apo ne emer te dikujt tjeter qe i kish paguar, per mua nga cila ana qofshin kata individ duhet te cohen para gjyqit dhe te denohen bashke me ata qe i kane paguar per kete pune cilet do qofshin keta me pushtet apo pa pushtet, kryeministra apo presidenta perndryshe ne zgjedhjet e tjera do ndiqet gjithmon kjo praktike , Una ta fus ty ti ma fut mua e te gjith se bashku ja futim vetes dhe njoni-tjetrit.
    Askush nuk po kundershton penalizimin ligjor te atyre qe kane shkelur rregullat, perkundrazi te merren masa te mos kete parregullsi te tilla.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    E reja eshte qe kane votuar edhe emigrantet,qe ne te njejten kohe kur votuan ndodheshin me "pushime " jashte shtetit.Do jene dyfishuar naten.

    Zgjedhjet perfekte nuk ezistojne ne asnje vend,por qe te vjedhesh me 40 duar ndodh ne pak vende,e midis ketyre vendeve eshte Shqiperia.
    Tani problemi qendron se disa njerezve nuk i interesojne zgjedhjet e lira,mjafton qe te fitoje partia e zemres
    Eh e shkreta zemer..sa larg eshte nga truri
    E ''reja'', nuk eshte ndonje "e re". Jo vetem emigrant, por edhe nga ata qe nuk jane me ne jete, "kane votuar" me pare. Zgjedhjet nuk ishin perfekte, por me te mirat nga ato qe jane zhvilluar deri tani. Aty ku kishte parregullsi u raportua dhe u procedua sipas rregullores dhe ligjit. Prandaj kane komisioner perfaqsues, per te vene ne dukje keto parregulltesi, prokurori per te poceduar, gjykate per te vendosur... apo jo?!

    Partia ime e zemres nuk eshte krijuar akoma lol. Mua me intereson ligji, qe mbetet baza e nje shteti demokratik. Nese monotonia perseritese e Rames "hapni kutite" te ka bere te besosh se PS nuk ka ''mekatuar'' ne zgjedhje, nuk do te thote qe eshte e verteta Rama me veprimet e tij kerkon vetem destabilizim dhe shkelje te ligjit per interesat e veta. Nese kete mendon si me te miren per ate vend, mos me ler mua apo ndonje tjeter te te ndryshoj kete vizion lol
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #19
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    E reja eshte qe kane votuar edhe emigrantet,qe ne te njejten kohe kur votuan ndodheshin me "pushime " jashte shtetit.Do jene dyfishuar naten.

    Zgjedhjet perfekte nuk ezistojne ne asnje vend,por qe te vjedhesh me 40 duar ndodh ne pak vende,e midis ketyre vendeve eshte Shqiperia.
    Tani problemi qendron se disa njerezve nuk i interesojne zgjedhjet e lira,mjafton qe te fitoje partia e zemres
    Eh e shkreta zemer..sa larg eshte nga truri
    e pra miku jem, nuk asht partia e zemres, por asht partia e kleptomanise ...

    e sa per zemren, ajo asht zavendesue me kuleten ... kjo komandon trunin ... shukat e pareve te fituem jo me djerse, kan erresuar ndergjegjen, kan rrafshuar rudhat e trunit ...

    a i shihni keto gjekundi ... apo nuk bajne ma pershtypje ...

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e mo e o skrok a si e ke at nick te ngaterruar sic ke dhe mendjen pleh e bizhdila..







Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •