Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 90
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Rama: Nuk duam që Prokuroria të hetojë zgjedhjet, duam hetim parlamentar

    Në fillim ishte fshati Dushk që i dha emrin fenomenit të pandryshueshëm të trukimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Tani, me të gjitha gjasat, një gjë të tillë do ta bëjë Ruzhdija, një fshat i vogël në qarkun e Fierit. Një hetim penal i prokurorisë ka nxjerrë prova befasuese për manipulimin e zgjedhjeve: votues që nuk kanë qenë fare në Shqipëri në 28 qershor 2009 dhe jo vetëm firma të fallsifikuara. Revista MAPO dëshmon misterin e asaj që ka ndodhur tetë muaj më parë. KQZ konfirmon: kemi bashkëpunuar me prokurorinë. Çfarë ka ndodhur në Ruzhdije që është kaq e rëndësishme edhe për Berishën, edhe për Ramën që jua kanë treguar dhe evropianëve?

    Në datën 28 qershor 2009, u duk si një lajm i zakonshëm për terrenin shqiptar të zgjedhjeve, tetë muaj më pas, në shkurt 2010 ka vlerën e një kali të hekurt beteje për opozitën. Një hetim i dyfishtë penal për "kanosje mes komisionerësh" dhe "braktisje detyre nga komisionerë", ka nxjerrë paraprakisht në dritë fakte të jashtëzakonshme për atë çfarë ndryjnë brenda kutitë e mbyllura të votimit. Dhe nëse i besohet aksiomës së vjetër se "nuk duhet pirë gjithë uji i detit për të mësuar që ai është ujë i kripur", atëherë për publikun shqiptar ka një arsye më shumë dhe shteruese për të besuar se kutitë e Lundrës, lundrojnë në një det të pafundëm pasaktësish. Të cilat, nëse zbardhen të gjitha, do të kishin padyshim efektin e një tërmeti politik për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen e politikës shqiptare. Dhe epiqendra e këtij tërmeti është Ruzhdija, një fshat i vogël në qarkun e Fierit, që ashtu si fshati Dushk që vite më parë i dha emrin e tij metaforës së trukimit të zgjedhjeve, Ruzhdija do të jetë metafora e re për atë çfarë mbajnë kyçur kutitë e mbyllura të votimit.

    Hetimi penal i Prokurorisë së Fierit për "qendrën e votimit në Ruzhdie", në mënyrë indirekte provon të shndërrohet, kështu, në shpatën që do të këpusë nyjen e sherreve PD-PS. Individë që ndodheshin jashtë shtetit në datën 28 qershor 2009 dhe që megjithatë kanë votuar, firma të fallsifikuara komisionerësh e "faulle" të tjera elektoralë kanë dalë befas në dritë. Zyrtarisht KQZ pohon se ka pasur një letërkëmbim të disahershëm me Prokurorinë e Fierit dhe se ka vënë në dispozicion të hetimit të saj kutitë e materialeve zgjedhore. Burime të rezervuara konfirmojnë mbylljen e hetimit penal të prokurorisë së Fierit dhe dërgimin e dosjes së gjykatë për gjykim. Por përpara se të ndodhte një gjë e tillë, tani Ruzhdija ishte përmendur nga dy protagonistët kryesorë të politikës, Berisha dhe Rama.

    Politika, Rama përballë Berishës

    Edi Rama, kryetar i PS-së e përmendi emrin e "harruar" të fshatit fierak fillimisht në takimin me delegacionin evropian që erdhi fundjavën e kaluar për të negociuar për zgjidhjen e krizës së rëndë politike në vend. "Hap Ruzhijen time dhe Ruzhdiet e tua dhe të bëjmë transparencë"! Batuta e hidhur e liderit socialist nuk la më shumë për të kuptuar në atë moment të parë. "Kutia brenda ka fakte skandaloze. Kur këto të dhëna ua paraqitëm anëtarëve të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ata u skandalizuan. Dokumentet e shkruara ua vumë në dispozicion mbrëmjen e dy ditëve më parë, (të shtunën e kaluar), ndërsa në takim u vumë përpara provat e faktet", citohet nga Gazeta Shqiptare një deputet socialist, dëshmitar i këtij dialogu, të nesërmen e këtij takimi. Më herët ende, në datën 13 shkurt, emrin e Ruzhdijes e kishte përmendur edhe kryeministri Sali Berisha në tryezën e Presidentit Topi. Pas takimit, zyrtarisht, Berisha tha se "Gjykata e Apelit shpalli të pavlefshme, me kërkesë të PS-së, 512 votat e komunës Rushdije vetëm pse fletët e votimit nuk kishin dy vula, por vetëm një për arsye se njërën vulë e mori komisioneri i Partisë Socialiste që u largua nga Qendra e Votimit gjithë ditës. Dhe, në këtë mënyrë i dha mandatin Partisë Socialiste... Unë nuk kam akuzuar zotin Rama se më grabiti mandatin për Ruzhdijen. Jo! Mandati ju mor Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit, dhe unë e kam pranuar këtë vendim", tha Berisha për mediat.

    Kaq ka mjaftuar që Ruzhdija të bëhej papritur një mister i vërtetë. Dhe në këtë mister, ka peshën dhe vlerën e saj edhe fakti i sekretimit të plotë i gjithë procesit të hetimit për atë çfarë ka ngjarë aty në 28 qershor 2009 dhe sidomos "sinkroni" i pazakontë i Berishës dhe Ramës dhe citimi i atypëratyshëm, njëri pas tjetrit, i emrit të të njëjtit fshat.

    Revista MAPO ka konsultuar një numër të madh burimesh të pavaruara nga njëra-tjetra dhe në fund të tyre, mundi të dallojë një dalje në këtë labirint. Edhe Presidenca konfirmon jozyrtarisht se në takime është përmendur shumë shpesh emri i fshatit, por përtej këtij konfirmimi, selia e zotit Topi qëndron krejt hermetike.

    Si ka nisur historia?

    Pak përpara mesditës së datës 28 qershor 2009 - gjykuar nga ora kur ankesa zyrtare ka mbërritur në KQZ - në selinë e PS-së u dha njoftimi i parë se në fshatin Ruzhije, të qarkut të Fierit kishte pasur një incident. Pak çaste në pas, pothuaj në kohë reale me incidentin në vijim e sipër, stafi politik dhe teknik i PS-së, në selinë e saj qëndrore, përgatiti një ankesë në KQZ. Dhe shumë shpejt edhe një të dytë, konfirmojnë burime nga KQZ-ja. Thelbi dy ankesave ishte se për pak ishte shmangur një përplasje e armatosur: anëtarë të komisionit të qendrës së votimit, që mbronin ngjyrat e PD-së kishin kanosur me armë "kolegët" e tyre socialistë. Edhe rrotull qendrës së votimit ishin verifikuar gjithashtu, lëvizje personash të armatosur, siç thuhet në ankesat e depozituara në KQZ. Tre anëtarët socialistë të komisionit u larguan nga qendra e votimit duke e pezulluar procesin e hedhjes së votës. Një vendim i ndërmjetëm i KQZ në Tiranë lejoi vijimin e procesit, në fund të të cilit, rezultati i numëruar PD-PS për kutinë e Ruzhdijes u fiksua në shifrat 420 me 12. Gjithsej në kuti ndodhen 512 vota, kurse pjesmarrja në votim ishte pothuaj dyfishi i asaj në shkallë vendi: kishin "votuar" rreth 90 për qind e votuesve. Fillimisht, KZAZ, me shumicë të majtë, fletët e votimit me një vulë dhe ato që kishin shënime në pjesën e prapme të tyre i konsideroi të pavlefshme. Në këto rrethana, PD-ja bëri kërkesë në KQZ dhe kërkoi rinumurim dhe rivlerësim të votave të Ruzhdijes. Kryetari i KQZ-së Ristani atëherë kërkoi aplikimin e nenit të famshëm 138, (neni për rinumurimin e votave, me kërkesë të dy anëtarëve të KQZ-së). Mbas debatesh të ashpra, çështja u hodh në votim dhe me rezultat 4 me 3, KQZ-ja vendosi hapjen e kutisë së kësaj qendre votimi. Po me këtë rezultat u vlerësua vlefshmëria e votave të vulosura vetëm me një vulë. Mbas këtij numurimi, rezultati paraprak i shpallur u ngushtua me deri 150 vota diferencë në favor të PD-së, të pamjaftueshme për të mbajtur mandatin shtesë që kjo parti kërkonte në Fier. Më pas, edhe Kolegji Zgjedhor, la në fuqi të njëjtin verdikt - ndërkohë ishte e qartë që mandati i nëntë në Fier ishte për Partinë Socialiste dhe kështu, u konfirmua mandati i deputetit të sapobetuar Piro Lutaj.

    Hetimi i prokurorisë

    Por nuk kishte përfunduar këtu. Ajo që në fillim ngjan si një histori e zakonshme shqiptare zgjedhjesh, në fakt sapo kishte filluar. Komisionerët socialistë bënë një kallëzim penal në Prokurinë e Fierit për "kanosje për shkak të detyrës", të cilës ju bashkangjit kallëzimi tjetër, kësaj rradhe në dëm të tyre "për braktisje të detyrës shtetërore". Që atëherë, në heshtje dhe në fshehtësi të plotë, prokuroria e Fierit ka hetuar ngjarjen e rëndë. Të paktën tre shkresa zyrtare i janë drejtuar nga prokuroria kryetarit të KQZ-së Arben Ristani dhe nënkryetares Dëshira Subashi për t´i vënë në dispozicion të saj, për llogari të hetimit, të materialeve zgjedhore të kësaj qendre. Vetë kryetari Ristani konfirmon për revistën MAPO se një gjë e tillë ka ndodhur dhe se prokurorisë i është afruar kutia e materialeve zgjedhore të Ruzhdijes. Edhe Dëshira Subashi, nënkryetare e KQZ-së pohon të njëjtin fakt. "Po, kemi pasur një letërkëmbim me prokurorinë e Fierit dhe kemi vënë në dispozicion të saj materialet e kërkuara". Që, sipas Kodit Zgjedhor, nuk janë as më pak dhe as më shumë, por listat e zgjedhësve të regjistruar në 28 qershor për të votuar, fletët e votimit, të përdorura dhe të papërdorura dhe kancelari të ndryshme. Ndërsa në kutitë e votimit, po sipas Kodit Zgjedhor, ndodhet procesverbali i rezultatit dhe fletët e votimit të hedhura në kuti nga votuesit. Dhe ka mjaftuar vetëm kjo kuti, që hetimi i prokurorisë të merrte një drejtim krejt tjetër dhe ndoshta të paparashikuar.

    Burime të rezervuara pohojnë për revistën MAPO se nuk mund të japin detaje të hollësishme për hetimin, por disa elementë të tij janë vërtet dramatikë. Një kontroll fare i thjeshtë në sistemin TIMS (verifikon hyrje-daljet e shtetasve në Republikën e Shqipërisë), jep të dhënën e parë: kanë marrë pjesë në votim rreth 80 qytetarë të regjistruar në fshatin Ruzhdie, të cilët në datën 28 qershor 2009 ndodheshin jashtë shtetit. Pra, të paktën 80 vota të fallsifikuara. Por ka dhe më shumë. Ka edhe më keq. Firmat e "votuesve" të supozuar, që gjykuar nga rezultati përfundimtar kanë qenë votues të Partisë Demokratike, janë të fallsifikuara. Dhe këtu hyn në lojë laboratori qëndror i kriminalistikës. Prokuroria ka kërkuar dhe ekspertim ligjor të firmave të hedhura në listën e votuesve. Përfundimi ishte ngjethës: autorët e vërtetë të atyre firmave në listën e votuesve ishin vetë komisionerët e Partisë Demokratike. Elementi i tretë janë mospërputhjet e shumta të numrave serialë të dokumentave të identifikimit, pasaporta apo karta identiteti, që janë përdorur në listën e votuesve. Vetëm një sasi fare e vogël në numrin e votuesve, kanë përputhje, kurse të tjerat janë thjesht inekzistente.

    Zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë për rezultatin e hetimit që tashmë ka mbaruar. Dosja ka përfunduar në gjykatë, nga ku ajo mund të bëhet, sipas ligjit, lehtësisht publike.

    Efekti "anësor"

    Eshtë padyshim efekti i një bombe të vërtetë politike, siç e konsideroi media e shkruar provën për parregullsitë në zgjedhje në zonën e Ruzhdijes. Një provë që tashmë ndodhet përfundimisht në dorë të Edi Ramës. Shtypi ka cituar se kjo dosje i është vënë në dispozicion edhe delegacionit evropian që vizitoi Shqipërinë në fundjavën e kaluar, cili, sipas të njëjtit burim, ka prekur "i skandalizuar dhe me habi" faktet e paraqitura nga Edi Rama. "Për këtë arsye kërkojmë hapjen e kutive, dhe nuk tërhiqemi nga kjo betejë", ka thënë Rama menjëherë mbasi u tregoi bashkëbiseduesve njërën nga provat që ai tashmë disponon.

    Tetë muaj mbas përfundimit të zgjedhjeve dhe me një Kuvend të kompozuar me të dy krahët politikë vetëm këtë mesjavë dhe me një kërkesë konstante të PS-së për transparencë të zgjedhjeve e hapje të kutive të votimit, duket se është prodhuar "padashur" prova që vërteton tezën e socialistëve. Një vendim i mundshëm i gjykatës që legalizon akuzën e prokurorisë, e bën pothuaj krejt të kotë moralisht mbrojtjen e palës tjetër, PD-së, për moshapjen e kutive. Sepse përvoja popullore ka vërtetuar që nuk ja vlen të pihet gjithë uji i detit për të mësuar që ai është ujë i kripur. Çka do të thotë, se mjafton dhe vetëm kutia e Ruzhdijes për të parë sesa pis duhet të jetë "uji" që mbajnë mbyllur kutitë e votimit në Lundër.
    //marr nga shekulli//
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Qendra e votimit ne RUZHDIJE-nje fshat ne Fier-eshte hetuar flete me flete. vjedhje e madhe e votave nga partia komuniste ne pushtet e BERISHES! Prokuroret kane bere nje pune te imet e kane zbardhur vjedhjen.
    Njerez qe nuk kane qene fare ne Shqiperi rezultojne votues! Firmat e tyre jane fallsifikuar-vertetuar nga instituti policise shkencore ne varesi te Lulzim Bashes!
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    njesiti gueril .. i ed rucit..pra prokuroria e ine nevzate hasnedares se rames.. patjater do sajoje gerdeca e ruzhdije..
    kryengritja kanibaliste qe po pergatit selia roze e nexhmijes se ramizit.. i do dhe ca pretekse .. para se te gjakose popullin dhe nji here e me keq se ne 97 ten.

    po kte radhe nuku ka per ti dale aq udh e qeruar me kte revolucionin..

    mileti nuk e harrojn lek cokun..

    vampireve te selise roze ka me i dale kte radhe hundleshi..

    e do thone... cna u desh.. qe u krruajtem..





    ..

  4. #4
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    njesiti gueril .. i ed rucit..pra prokuroria e ine nevzate hasnedares se rames.. patjater do sajoje gerdeca e ruzhdije..
    kryengritja kanibaliste qe po pergatit selia roze e nexhmijes se ramizit.. i do dhe ca pretekse .. para se te gjakose popullin dhe nji here e me keq se ne 97 ten.

    po kte radhe nuku ka per ti dale aq udh e qeruar me kte revolucionin..

    mileti nuk e harrojn lek cokun..

    vampireve te selise roze ka me i dale kte radhe hundleshi..

    e do thone... cna u desh.. qe u krruajtem..





    ..
    Hahahahahahahahahahahahahahaaaaa
    Me kenaqe Brari i madh je per Zotin i madh je.
    Po vetem nje gje do te te them:- Po s'u lodhe me keta komunistet or burr ?!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Votat ne Shqiperi jane vjedhur e perher do te kete vjedhje

    Mund te kete zgjedhje te ndershme ne Shqiperi?
    Kurre,deri sa te mungoje vullneti politik per te denuar manipulimet.Kjo ndodhte me PS,dhe e njejta gje ndodh me PD.

    Nuk eshte problemi per voten,edhe pse moralisht eshte humbje e madhe per shoqerine,te nderrosh kursin e nje votimi me manipulime.

    Problemi i vertet eshte agresioni qe i behet personelit te aparatit shteteror,qe i behet punetoreve,me qellim voten.Ky eshte turp.
    Te humbesh punen me te cilen mban gjalle familjen vetem pse ke votuar nje parti,qe shkon ne kundershtim me punedhenesin,ky eshte skandal.
    Mentaliteti shpellar i klases politike shqiptare poshteron individin deri ne ate pike sa i heq dinjitetin,duke e shnderruar ne nje numer te thjeshte.

    Populli thot nje fjale me mend..nuk mbulohet m me sh o lum miku..kjo per ate mikun siper
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #6
    Kutia e Ruzhdies, sic e permend dhe sterpermend artikulli, nuk ka ndonje gje te re, vec konfirmon faktin qe ajo qe ishte e parregullt qe diten e pare, u kontestua nga te dyja palet dhe jane marr vendime ligjore sipas rregullave. Cfare ka ndonje gje te re ketu?!

    Cdo vend demokratik, ndjek rrugen ligjore. Per Ruzhdijen eshte marre nje vendim dhe eshte proceduar ne baze te asaj cfare ka percaktuar ligji. Zgjedhje perfekte nuk ka askund ne bote, jo ne vendet e rajonit ku eshte Shqiperia, por edhe ne ato qe demokracia eshte e vendosur me shekuj. Ligji i ka percaktuar format e kundershtimit, apelimit dhe te vendimarrjes, ndryshe do shkonin nje pale zgjedhje ne pafundesi duke u kundershtuar nga te gjitha palet pjesmarrese. Partia Socialiste ka rene dakort per rezultatin e zgjedhjeve dhe hapja e kutive, qe kerkohet ne emer “te transparences” perben shkelje te ligjit. Per te evituar keto “Ruzhdije” ne te ardhmen, PS-ja te jete aktive ne parlament dhe te permiresoj ligjin, jo te kerkoj shkeljen e tij.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ti i njeh keta mo kujtim djali..

    jan mjeshtra te sajimit..
    kur i pushkatuan dy poetet athere keta rucet e asaj kohe.. nuk donin ta linin thate akuzen..
    smund te pushkatonin dy njerez me akuzen.. se kan bere poezi per zogj e vjeshta e male e lumenj.. prandaj vune ne pune mendjen e tyre te djallezuar e sajuan se dy poetet kishin sabotuar ura e tynele spinaqet ne are e rendimentet ne grure etjetj..

    edhe priftat katolike ne shkoder dikur.. smund ti pushkatonin me akuzen.. ju jini prifta.. prandaj futen fshehurazi ne kishe spiunin e tyre me ca pushke dhe te nesermen ben kontroll te "befasishem" ne bodrum te kishes.. dhe "ju gjeten agjenteve te imperializmit arme per te permbisur pushtetin popullor"..


    edvin ruci ka nje shtab special te sajimit dhe prodhimit te pretekseve..

    dhe kte shtab e trashegon nga direkt nexho ramizi.. i zylyftar rucit..

    pra ata nuk e kan shum zor me saju "ruzhdije".. e "roskoveca"..
    jan mjeshtra te medhenj..

    nejse..

    ---



    55

    OPINION
    Olta Xhaçka të heshtë për Ruzhdijen, të flasë për lidhjet me Shemsijen
    28-02-2010 / Redaksionale


    Edhe mediokriteti i ka heronjtë e vet. Në një prononcim për mediet, cunami retorik Olta Xhaçka u shpreh duke përqeshur kërkesën se “qeveria duhet të bëjë transparencë” sepse në këtë mënyrë edhe fshati Ruzhdije i Fierit të bëhet si Europa.
    Mirëpo një nga sugjerimet e prindërve ndaj fëmijëve është që të mos pështyjnë kurrë, si tokë, ashtu edhe në ajër. Ashtu sikurse edhe anëtarët e tjerë të grupit parlamentar të PS që bëjnë politikë me konferenca shtypi - kur fare mirë mund ta bënin në institucionin më përfaqësues të demokracisë, parlamentin - edhe Olta Xhaçka nuk është se ndryshon shumë. Ajo s’ngërthen asnjë meritë politike, për dukshmërinë mediatike, përveç kalitjes gjithë kohën në Kullën e Pezës, për t’u shfaqur si baltosëse e figurës së Ministrit të Jashtëm Ilir Meta. Gjithsesi ky është një operacion i njohur për të gjithë, sepse është i sajdisur në atë mënyrën që mediet anglo-saksone e quajnë character assassination, një vrasje virtuale-mediatike, ku shkatërrohet në tavolinë imazhi publik dhe politik, përmes konferencave për shtyp të një politikaneje që nuk ka thënë prova njohurie, por vetëm prova përsëritëse silazhi retorik të egoarkut Rama. Assesi na mbetet të themi se më shumë se për sëkëlldinë anti-Meta, Olta Xhaçka ka një përvojë të hershme në politikë, që para 10-12 vjetësh, kur ajo frekuentonte “sallonet politike”, por jo si e zgjedhura e Edi Ramës, por si e zgjedhura e djalit të Shemsie Kadrisë, “boss”-es së firmës piramidale “Gjallica”, të cilës, deputetja e sotshme e PS-së, i rrinte në krah, si e fejuara e tij.
    Shkurt, pastër, normale sa për informacion për ata që nuk e dinë, Olta Xhaçka, mbesa e Servet Pëllumbit, ka qenë “nuse” me këpucë të kuqe në shtëpinë e “boss”-es së firmës piramidale “Gjallica-s”, gjithsesi përvojë e vyer, e akumuluar nga “konsumimi” i të hollave të konsiderueshme, që ish-vjehrra ia siguronte nëpërmjet mashtrimit, në emër të firmës së vet piramidale.
    Ndërkaq, devijimi politik i PS në shinat e një mediokriteti retorik, ka bërë të mundur që të dalin në sipërfaqe edhe politikane si Olta Xhaçka, që zëvendësojnë në linjën zyrtare (padenjësisht) grimca intelektuale si për shembull Ben Blushin apo ish-presidentit Meidani. Ashensori i ngritjes politike po u vjen në ndihmë veç atyre që u binden, tekave, shtytjeve dhe kërkesave të liderit socialist.
    Mirëpo gjithçka në monarkinë e mediokritetit edhe oborri politik ka pashmangmërisht
    aksidente përfaqësime, ku nuk mund të lihen pa përmendur edhe rasti i Rudina Seserit që ka zëvendësuar Kastriot Islamin, apo që Spartak Ngjela ka zëvendësuar Arben Malajn, Fidel Ylli zëvendëson Ylli Bufin, ku Dash Peza zëvendëson Andis Harasanin, sikurse Saimir Tahiri ka zëvendësuar Ylli Manjanin dhe Erion Veliaj ka dubluar Blendi Klosin... Merret vesh se lista vijon... .

    ...

    Komente

    EDI kristaq rama ka vu kurven depotee vodhi parat epopullit me djalin eshemsjestani pojajep parat e popullit edi rames
    Postuar nga aea ne daten 28-02-2010
    --------------------------------------------------------------------------------

    e sakte fare
    Postuar nga mustafa ne daten 28-02-2010
    --------------------------------------------------------------------------------

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Kutia e Ruzhdies, sic e permend dhe sterpermend artikulli, nuk ka ndonje gje te re, vec konfirmon faktin qe ajo qe ishte e parregullt qe diten e pare, u kontestua nga te dyja palet dhe jane marr vendime ligjore sipas rregullave. Cfare ka ndonje gje te re ketu?!

    Cdo vend demokratik, ndjek rrugen ligjore. Per Ruzhdijen eshte marre nje vendim dhe eshte proceduar ne baze te asaj cfare ka percaktuar ligji. Zgjedhje perfekte nuk ka askund ne bote, jo ne vendet e rajonit ku eshte Shqiperia, por edhe ne ato qe demokracia eshte e vendosur me shekuj. Ligji i ka percaktuar format e kundershtimit, apelimit dhe te vendimarrjes, ndryshe do shkonin nje pale zgjedhje ne pafundesi duke u kundershtuar nga te gjitha palet pjesmarrese. Partia Socialiste ka rene dakort per rezultatin e zgjedhjeve dhe hapja e kutive, qe kerkohet ne emer “te transparences” perben shkelje te ligjit. Per te evituar keto “Ruzhdije” ne te ardhmen, PS-ja te jete aktive ne parlament dhe te permiresoj ligjin, jo te kerkoj shkeljen e tij.
    Shum dakort motra por nese eshte ee vertet se ato vota jane fallcifikuar dhe fallcifikuesit ishin vete perfaqsuesit e PD , duhet te denohen sipas ligjit dhe te thone te verteten para ligjit se ne emer te kujt e bene kete fallcifikim, ne emer tyre personal sepse e duan shume partine apo ne emer te dikujt tjeter qe i kish paguar, per mua nga cila ana qofshin kata individ duhet te cohen para gjyqit dhe te denohen bashke me ata qe i kane paguar per kete pune cilet do qofshin keta me pushtet apo pa pushtet, kryeministra apo presidenta perndryshe ne zgjedhjet e tjera do ndiqet gjithmon kjo praktike , Una ta fus ty ti ma fut mua e te gjith se bashku ja futim vetes dhe njoni-tjetrit.

  9. #9
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    rasti i ketij fshtatit ruzhdie mund te ndodh ne shqiperi edhe ne zgjedhjet e ardheshme. askush nuk mund te garantoj qe lajthitje te tilla nuk mund te kete ne shqiperi. por perse u dashka te hankohet ps-ja kur ajo e ka te fituar mandatin atje me urdher gjykate. le te behet hetimi, te pranohet nga te gjitha partite se atje ka patur shkelje por mandati duhet ti shkoje partise demokratike sepse faktikisht ajo e ka fituar.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Rames i pelqen te flasi per nje fshat te humbur te Fierit qe ka pak votues, por nuk i pelqen te flasi per manipulimet e votave te Rucit e kompani ne Fier, ne mes te qytetit, vjedhje nga me skandalozet, qe i denoncoi i pari deputeti i LSI Dritan Prifti, ministri aktual i energjise ne kabinetin Berisha.

    Nje i majte si Prifti akuzoi hapur perpara mediave se Rama, Ruci e kompani po i numeronin te gjitha votat e LSI si vota per PS, duke i vjedhur keshtu mandatin. Akuze e vecante kjo per historikun e zgjedhjeve shqiptareve, pasi nuk kish qelluar ndonjehere me pare qe nje parti e majte si LSI te akuzonte per vjedhje votash simotren e saj PS.

    Dritan Prifti doli para mediave e tha dy gjera:

    - PS dhe Rama ka vjedhur ne fier votat e LSI dhe kish skenar te pergatitur per vjedhjen e te gjitha votave te LSI ne kete qytet.
    - Dua te falenderoj Berishen dhe komisioneret e PD qe nuk lejuan qe votat e hedhura per mua dhe LSI nuk i lane qe te na i vjedhin komisioneret socialiste.

    Dhe LSI nuk ishte e vetme qe akuzoi PS per vjedhje votash, gjithe partite e vogla ne koalicion me PS bene te njejtat akuza, drejtuar jo partise ne pushtet, por drejtuar partise socialiste dhe Rames, si vjedhes te votave te tyre.

    Pa harruar edhe vjedhjen e votave te cameve ne Fier duke u mohuar atyre nje mandat te dyte deputeti ne kete qytet...

    Nuk e degjon Berishen qe te dali e te kerkoje hapjen e kutive ne Fier, pasi KQZ dhe gjykatat e thane fjalen e tyre dhe ligji nuk le me hapesira per ankesa. Rama si kokeshpelle qe eshte nuk di te pranoje humbjen dhe te respektoje ligjet e atij vendi.

    Albo

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •