Close
Faqja 25 prej 41 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 410
  1. #241
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tomor, shkretohet nga firmat e gurit Mali i Perendive
    Gazeta Panorama

    Mali i Tomorit po gerryhet dita-dites nga shfrytezuesit e gurit te tij, duke shkaktuar deme kolosale.
    Asnje mase nuk eshte marre deri tani per te ndalur kete shkaterrim qe po i ndodh malit te Perendive. Ne pamje te pare, mali madheshtor, i permendur edhe ne veprat e shkrimtareve te medhenj shqiptare, nuk ngjan tjeter, vecse si nje gurore gjigante. Firmat perpunuese te gurit dekorativ apo punetore individuale ngjiten ne lartesite e tij cdo dite, duke e shfrytezuar pa asnje lloj kriteri kete dhurate te natyres. Pjesa e zones se Barbullasit, Novajt, brezat e hyrjes se malit sot jane shnderruar ne pllaja te shkretuara . Mesohet se personat e interesuar sigurojne prej shtresave te ketij mali gurin me ngjyre, te njohur me emrin “gushepellumbi”. Me pas, sasi te konsiderueshme te ketij guri ngarkohen me kamione me destinacion vendet e Europes, prej nga perfitimi eshte ne permasa te medha per pronaret qe jane nga te gjitha rrethet e vendit. Specialistet e mjedisit jane shprehur per gazeten se eshte e patolerueshme qe dhjetera firma, me leje apo jo, po e shfrytezojne barbarisht kete zone turistike. “Firmat nuk preferojne qe te kryejne punime ne shtresat e thellesise. Nese e bejne kete, per ta do te thote me shume krahe pune dhe per pasoje rritjen e numrit te personave qe paguhen. Ato shfrytezojne gjatesine e malit, duke germuar ne pjese qe i mendojne si zonat ku guret mund te nxirren me lehtesi”, shprehen specialistet, sipas te cileve askush nuk po merr masa per te ndaluar shkaterrimin e zones turistike. Banoret e zones perreth malit qe ngrihet ne lindje te Beratit, kur i pyet pse eshte krijuar kjo gjendje pergjigjen se jane te pafuqishem perballe pirateve te gurit. Nje prej tyre, Myftar Grepca, pohon se duke pare kete katastrofe ata i jane drejtuar institucioneve te ndryshme, por nuk ka pasur asnje reagim. Mali i Tomorit shkelet nga mijera besimtare bektashinj gjate te gjithe muajve te vitit, e vecanerisht gjate pelegrinazhit qe kruhet prej tyre ne muajin gusht. Por, cdo vit ata konstatojne demtimet qe po i behen malit te Perendive, pasi shfrytezuesit e gurit germojne siperfaqe te medha, duke demtuar plotesisht zonen e gjelber, e cila nuk mund te riperterihet me. Vec vendasve ka dhe shume turiste te huaj qe vizitojne kete zone, pasi kane degjuar te flitet e te shkruhet per bukurite e saj dhe per malin e shenjte. Edhe me pare, mbrojtes te mjedisit jane shprehur publikisht per kete shkaterrim masiv qe po ndodh ne malin e Tomorit, por fenomeni vazhdon te ndodhe, pa asnje mase ndaj autoreve te papergjegjshem.

  2. #242
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    “Green Tirana”

    Një ndër arsyet e ndotjes në qytetin e Tiranës janë edhe plehrat që hidhen pa kriter.

    Sa raste ka të banorëve që hedhin qese me plehra nga dritaret. Disa i shikon duke u përpjekur të bëjnë 3-pikësh, jo nga 7 ose 9 metra, por duke dashur të imitojnë basketbollistët më “të çmendur”, hapin krahun dhe e lëshojnë qesen me plehra nga dritarja e katit të 6-të për te kazani nga një distancë që e kalon dhe gjatësinë e fushës së basketbollit.
    Edhe kur Bashkia vendos kosh të veçantë për hedhjen e kartonave, shikojeni rezultatin...

    Më fantastiket janë ato gra e plaka që shkundin mbulesën e tavolinës nga thërrimet mbas drekës. Natën e kanë dhe më të lehtë të kamuflohen dhe të kryejnë misionin duke u avantazhuar nga errësira, edhe pse tani ndriçimi edhe natën është i bollshëm. Kohët e arta për to, kur nuk kishte drita gjithë lagjja, kanë kaluar.

    Sigurisht që në këtë rast faji nuk është vetëm i strukturave të Bashkisë së Tiranës (po marrim si shembull Tiranën si qyteti më i rëndësishëm në vend, por dhe më problematiku), por edhe i mungesës së ndërgjegjësimit nga ana e qytetarëve. Ata duhet ta kuptojnë se ajo që hedhin jashtë dritares, nuk do të ngelet thjesht jashtë, por në një mënyrë a një tjetër do t’u kthehet përsëri, “në mos brenda shtëpisë, brenda mushkërisë”.

    Kjo është e vërtetë si drita e diellit dhe kjo duhet t’i bëjë ata më të kujdesshëm dhe më të thellë në gjykim, për të analizuar pasojat e çdo veprimi që ata kryejnë.


    Por, për të qenë realist këtë formë ndërgjegjësimi social e qytetar mund ta gjesh vetëm në disa nga vendet më të zhvilluara, si disa nga vendet e Evropës Qendrore, vendet nordike dhe vendet e ulëta. Në këto vende mund të gjesh vërtet qytetarë të përgjegjshëm, që me veprime individuale, kontribuojnë përditë në pastrimin e ambientit dhe mosndotjen e tij. Aty gjen mbledhjen e diferencuar të mbeturinave, në depozita letre, xhami, plastike etj. Ky realitet duhet të jetë synimi ynë si qytetarë të Tiranës, por dhe i gjithë atyre të Shqipërisë. A do të kishte sukses kjo nismë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë sot?

    Kjo ngelet për t’u parë. Një përgjigje do të na vijë së shpejti nga Lezha, ku po zbatohet projekti i diferencimit të mbeturinave nga ana e qytetarëve.

    Dikush nga “shoqnia civile” pati deklaruar në një emision se edhe në Tiranë para disa vitesh u bënë përpjekje në këtë fushë dhe u vendosën depozita të tilla për të diferencuar mbeturinat në disa pika të kryeqytetit, por sipas deklaruesit, kjo nuk rezultoi një nismë e suksesshme, pasi nuk u mbështet nga qytetarët, të cilët nuk e ndiqnin këtë lloj procedure, pra nuk i ndanin mbeturinat që në shtëpi në plastike, xhami dhe letre.

    Sipas mendimit tim, gabimi i deklaruesit qëndron në këtë fakt:

    Deklaruesi në këtë rast ka harruar të përmendë një element, i cili do të luante një rol shumë të rëndësishëm në suksesin e kësaj nisme. Ky element është Promovimi

    Nëse një kompani dëshiron të shtojë mundësitë e suksesit të saj, ajo duhet të promovojë produktet e saj, filozofinë e saj të punës dhe rezultatin që mund të arrihet falë këtyre elementëve. E njëjta logjikë vlen dhe për këtë rast.

    Bashkia është një ndërmarrje e madhe, e cila duhet që të adoptojë të njëjtat ligje ekonomike që përdor çdo ndërmarrje biznesi private apo publike për të pasur sukses në nismat dhe projektet e saj.

    Nëse Bashkia e Tiranës do të kishte zhvilluar një fushatë të gjerë informimi e ndërgjegjësimi të qytetarëve për këtë problem, shanset për sukses do të ishin më të mëdha. Fushata nuk realizohet vetëm me disa minitabela plastike që ka vendosur Bashkia e Tiranës afër disa kazanëve të mbeturinave, por me anë një nisme të gjerë mediatike në radio, TV, gazeta, projekte me shoqatat e mjedisit, takime sensibilizimi e ndërgjegjësimi me qytetarët nëpër lagje etj.

    Kjo e fundit mund të duket e çuditshme, por është fakt se në vendet si Shqipëria, të cilat nuk kanë një demokraci të zhvilluar dhe një kulturë qytetare të lartë këto lloj promovimesh janë rezultative.

    Është për të ardhur keq kur shikon se jemi katandisur deri në atë pikë sa shoqatat e huaja vijnë e na tregojnë se si duhet të mbajmë pastër mjedisin e të mos e dëmtojmë.

    Kjo gjë u vu re në rastin e një shoqate angleze, e cila para disa kohësh mblodhi disa të rinj kryeqytetas, u dha nga një shkop me një gozhdë në majë të tij dhe i vuri të mblidhnin letrat e fushës që ndodhet para teleferikut në Dajt.

    Gjatë kohës që të rinjtë tanë punonin duke ndier në të njëjtën kohë gëzim dhe habi për këtë eksperiencë të re për ta, “Anglezi” jepte një intervistë për një media audivizuale ku shpjegonte rëndësinë e kësaj nisme dhe shpresën që kishte se kjo do të shërbente për të ndërgjegjësuar qytetarët të mbanin pastër ambientin.

    Sigurisht që “Anglezi” (i cili duhet përgëzuar për dashamirësinë e tij) nuk mund të dinte se këto aksione kanë qenë të zakonshme shumë kohë para tij, që në kohën e Xhaxhit Enver.

    Imagjino sa mbrapa jemi kthyer sot, kur si shembull pozitiv duhet të marrim të shkuarën e dhimbshme. Edhe Bashkia e Tiranës, në mos gaboj, ka bërë një apo disa “aksione” të tilla nëpër lagje, para disa vitesh me fëmijët e shkollave.

    Kjo ndoshta ka ndodhur gjatë periudhës së fushatës për kryetar bashkie, për t’u lënë mënjanë më pas.

    Suksesi i një nisme nuk qëndron vetëm tek idetë, por dhe tek vazhdueshmëria konstante e aplikimit të tyre.

    Është pikërisht kjo një nga ato vlera pozitive, të cilat mungojnë në drejtimin aktual të bashkisë. Këtu qëndron dhe faji i “The City Hall - Bashkisë” për dështimin e nismës për diferencimin e plehrave të “Bllokut”, plan ky i ngelur në mes apo i braktisur pa filluar ende mirë. Dhe kryetari i bashkisë është si trajneri i skuadrës së futbollit. Po dështoi me strategjitë e tij, zakonisht largohet ai dhe jo futbollistët e skuadrës apo tifozët e saj. Këtë duhet ta kuptojë dhe deklaruesi mediatik.

    Bashkia e Tiranës duhet të punojë që të marrë fund gjithashtu dhe ndotja e turpshme që i krijojnë njerëzit qytetit me derdhjen e papastërtive të trupit të tyre nëpër rrugë, pemë e mure. Një shënjestër e preferuar e tyre duket se janë këmbët e urave të Lanës. Nuk është e rrallë të shikosh “punëtorë të matrapikut”, pensionistë, jabanxhinj t’i turren me vrap ndonjë ligustre, cepi muri, shkalle pallati ose këmbe ure “për të gjetur shpëtim”. Sikur këmbët e urave të Lanës të kishin zë, do të kishin kënduar me nota vaji vuajtjet e tyre.

    Të tjerë i vërsulen dishezës së Lanës dhe bëjnë “detyrat”, duke i kthyer shpinën rrugës, pa menduar ose pa u interesuar se Lana ka dy brigje dhe ajo që është shpinë për një breg, për tjetrin është pamje ballore. Një ushtri e përditshme, e cila në mënyrë të palodhur dhe konstante si të ishte një “perpetum mobile” përsërit këtë ritual kafshëror.

    Dhe e gjithë kjo ndodh në sytë e nënave dhe motrave tona. Vetëm kjo do t’u mjaftonte qytetarëve ose mediave në një çfarëdo qytet të Evropës për të hedhur nga karrigia cilindo që do të ishte përgjegjës për menaxhimin e qytetit.

    Nënat dhe motrat tona. Pse nuk keni respekt për to?!

    Bashkia prishi para disa kohësh edhe të vetmen banjë publike që e kishim trashëguar nga koha e Xhaxhit Enver. Është përsëri e dhimbshme që si shembull pozitiv marrim një të kaluar jo të tillë, por ja që kjo është e vërteta.

    Është e domosdoshme që bashkia të vendosë pika të këtij lloj shërbimi e me ujë të rrjedhshëm, në gjithë Tiranën dhe të detyrojë qytetarët që t’i përdorin, në vend që të dalin e të plehërojnë parqet e lulishtet. U desh preteksti i një proteste të Partisë Socialiste para Kryeministrisë që në Tiranë të shikonim banja të lëvizshme, që u shërbyen protestuesve të PS-së ato dy net qëndrimi para Kryeministrisë. Kjo u bë sepse logjikisht ata nuk duhej dhe nuk mund të “ujisnin ose plehëronin” pemët apo të “vizatonin” muret aty përreth, pasi kjo do të konsiderohej kafshërore nga pala tjetër dhe nga gjithë opinioni publik dhe për rrjedhojë edhe gjithë nisma e liderëve të tyre do të dëmtohej rëndë.

    Po nëse kjo gjë do të konsiderohej e rëndë dhe pse vetëm në dy ditë, çfarë duhet thënë për atë që ndodh përditë prej vitesh afër dhe poshtë urave të “Lanës Bionde” apo në çdo cep të Tiranës, haptazi dhe fshehtazi.

    Kjo është ajo çfarë realisht duhet të bëjë bashkia, të jetë në shërbim të qytetarëve, duke kuruar çdo aspekt të jetës së përditshme komunitare. Për këtë janë votuar drejtuesit e saj dhe për këtë paguhen, kanë apo jo nevojë.

    Bashkia e Tiranës nuk është krijuar vetëm për të vendosur “kllapa të kuqe” në rrotat e makinave, ndërkohë që qytetarët nuk kanë vend ku t’i parkojnë makinat, pasi bashkia nuk ka punuar fare për krijimin e vendeve të reja të parkimit, ndërkohë që trafiku automobilistik rritet natyrshëm. Kjo është arsyeja kryesore që makinat vijnë vërdallë, duke ndotur dhe më shumë ambientin. Nëse Bashkia e Tiranës nuk ka ndërmend të krijojë vende të reja parkimi për automjetet e reja që matrikullohen përditë e më shumë, pse nuk po punon për krijimin e transportit alternativ, d.m.th. tramvaj, autobus, trolly apo fundja dhe karroca me kuaj.

    Trojka matrioshkash dhe slita me qen Husky në rast se bie bore siberike ose Antarktide.

    Kështu si ka nisur kjo punë, nuk është ndonjë çudi e madhe që të zgjohemi një ditë të bukur, po të bukur shumë, dhe të ndodhemi para ndonjë spektakli apokaliptik.

    Do t’i bjerë të shikojmë makina të parkuara mbi makina alla “Shaolin Soccer” ose makina duke ecur mbi makina, si të ishim pjesë e një kantoni nga Kina.

    Policia Bashkiake e një qyteti evropian nuk shërben vetëm për të kontrolluar tregjet e ligjshme apo të paligjshme të shitësve ambulantë (nuk e di sa i vërtetë është një rast që më kanë treguar, në të cilin një polic bashkie trim, pa asnjë arsye, paska shkelur me këmbë një kokërr shege nga ato që shiste një “none” e vjetër nga katundi i Tiranës.)

    Policia Bashkiake duhet që të kontrollojë dhe sigurojë mosdëmtimin e parqeve, pemëve, luleve, mosndotjen e mjedisit në çdo lloj forme nga njerëzit etj.

    Këtu duket e çuditshme po të përmendësh se në Londër “kalbesh në gjoba” nga ndonjë “Bobbie” - polic londinez - po të pa duke hedhur një “Chewing gum” në tokë, sepse u dashkan 300 vjet që ajo të dekompozohet.

    Të gjitha këto e bëjnë të dhimbshme gjendjen në të cilën ndodhen banorët e Kryeqytetit të Shqipërisë, i cili duhet të ishte motori i ndryshimit dhe i vendosjes së standardeve të larta të jetesës në të gjitha fushat e saj, jo vetëm atë ekonomik.

    Këtë e them pasi kam konstatuar se në Shqipëri, çuditërisht, po instalohet një mentalitet i mbrapshtë, sipas të cilit, i vetmi standard që duhet arritur në jetë, është ai ekonomik.

    Por për çfarë duhet monedha, nëse nuk ekziston mentaliteti dhe infrastruktura që do të bënin të mundur gëzimin e këtyre të mirave materiale.

    Për çfarë i duhet “Ticianit” makina e shtrenjtë në Tiranë, kur ajo i vishet gjithë ditën me pluhur e baltë dhe detyrohet t’i bëjë për çdo ditë nga një “dush 500-leksh ke lavazhi i lagjes” .

    Për çfarë i duhet leku “Kaios” kur nuk del dot në rrugë me një palë këpucë të reja (e mjerë nëse janë të zeza) sepse në kthim do të duken si “galloshe llaçi” nga pluhuri dhe zhuli që i ka mbuluar.

    Me çfarë arsyesh duhen shpenzuar “xhixhat” për blerjen e një shampoje të shtrenjtë, kur në krye të një ore flokët janë bërë gati për një seancë tjetër.

    Mund të vazhdonim gjithë natën e ditën me shembuj të këtij lloji, aq sa do lodheshim.

    Shembujt janë të shumtë, kurse shkaku kryesor është vetëm një.

    Ndotja e rrugëve me pluhur dhe baltë vjen nga mungesa e kontrollit të Bashkisë së Tiranës ndaj firmave të ndërtimit apo atyre subjekteve që i furnizojnë me materiale ndërtimi si dhe nga cilësia e dobët e shtrimit të rrugëve në Tiranë.

    Tirana e fshehur mbas vellos së pallateve të larta pa arkitekturë moderne dhe planifikim urban është për momentin një nga shpresat tona të venitura.

    Shpresë e venitur, pasi mbas viteve ’90, ajo duke qenë pa masterplan urban të zbatuar dhe pa ndonjë trashëgimi kulturore të veçantë, kishte mundësi të ndërtohej nga fillimi, duke krijuar projekte moderne dhe origjinale mbi gjelbërimin e saj, banesat funksionale, objekte shërbimesh moderne, qendra për parkimin e automjeteve, duke ulur në këtë mënyrë trafikun dhe ndotjen.

    Tirana me rrugët që prishen çdo 6 muaj, për arsye të cilësisë së dobët të punimeve dhe mosndërtimit të një sistemi modern dhe eficient kanalizimesh, gjë që sjell në përmbytje të shpeshta, është për momentin një bast i humbur. Tirana me lagjet e mbushura me kafshë ferme të çdo lloji, si: qenë, kuaj, lopë, dele, gomerë, është shumë larg të qenit një qytet me frymë dhe erë evropiane.

    Shumë e zgjidhin duke thënë: “Po pse o budallë, këtu e ke mendjen me jetu ti, po lekët duhen me bo qejf në Francë a në Spanjë, pse pak vila ka Nizza dhe Mallorca. Këtu bojm lekët, atje bojm jetën”. Kurse unë personalisht, edhe pse kam jetuar plot 6 vjet në “Roma - Caput Mundi” ushqej një ndjenjë të madhe dhembshurie dhe dashurie për Tiranën. Ndihem keq që gjendja është e tillë dhe do të bëja çmos, po ta kisha mundësinë për ta ndryshuar. Jam gjithashtu i sigurt se nuk jam i vetmi që e kam për zemër qytetin e Tiranës dhe gjithë Shqipërinë. Ky nuk është një problem që shqetëson vetëm Tiranën, por të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ato vuajnë nga të njëjtat probleme, por që për arsye të mungesës së informacioneve të sakta nuk mundemi sot t’i analizojmë.

    Janë të shumtë ata që do të donin standarde të larta të jetueshmërisë, jo vetëm të jetesës.

    Por vetëm dëshira nuk mjafton, nevojitet ndërgjegjësimi qytetar dhe impenjimi real i institucioneve të pushtetit qendror e lokal për të ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhemi.

    Miq të dashur, nëse ne nuk do të arrijmë që të ndryshojmë situatën ambientale të vendit tonë, e cila aktualisht është në kufijtë minimalë të jetueshmërisë (kjo, nëse u referohemi standardeve të vendeve të zhvilluara evropiane), atëherë pasojat negative do të jenë edhe më të mëdha sesa dështimi ynë moral.

    NGA ENEA SHERIFI, G. Standard

  3. #243
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Eglantina Bardhi | 16/02/2010 | Shekulli

    Ndotja e ajrit mbi normat e lejuara po shkakton situatë alarmante mbi shëndetin e popullatës. Rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit për vitin 2009-të në gjashtë qytete Shkodër, Durrës, Tiranë, Fier, Korçë dhe Vlorë konfirmojnë se nivelet e ndotjes së ajrit janë mjaft të larta. Monitorimi i ajrit është realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe specialistët theksojnë se ndotja e ajrit vazhdon të jetë 3 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE.
    Gazeta publikon raportin e fundit të ndotjes së ajrit dhe qytetet më të ndotura në vend, të cilat i kanë kaluar normat e rekomanduara nga BE-ja.

    Monitorimi
    "Krahasuar me normat e lejuara të vendeve të BE-së, ato janë përgjithësisht 2-3 herë me të larta. Këto vlera vazhdojnë të jenë ndër më të lartat në shifra absolute në krejt vendet e BE-së, duke na klasifikuar pa ndonjë ndryshim sinjifikativ në zonën e rrezikut shëndetësor", - pohojnë specialistët e ISHP-së. Në bazë të monitorimit, qyteti më i ndotur në vend vazhdon të jetë Tirana, pasi normat e ndotjes janë afërsisht 3 herë më të larta se të BE-së.
    "Tirana me ndotjen nga LNP (grimca totale) rezulton me një mesatare 323, ndërkohë që normat e BE-së janë 80, ndërsa ndotja nga PM 10 (grimcat e respirueshme) janë 148, ndërsa normat e lejuara nga BE- janë 148.

    Ndërkohë, Tirana është i vetmi qytet që i ka kaluar normat e BE-së edhe sa i takon ndotjes nga NO2, pasi ka arritur në 52 nga 40 që janë në normat e BE-së", - pohojnë specialistët, duke shtuar se pas Tiranës qyteti më i ndotur është Durrësi i pasur nga Shkodra Fieri dhe Korça.

    Ndotësit
    Problematike për ndotjen e ajrit, sipas specialistëve të ISHP-së, mbetet sidomos grimcat e ngurta. "Ato kapërcejnë dukshëm nivelin më të lartë të kufirit të përcaktuar prej Udhëzimeve mbi Cilësinë e Ajrit të OBSH për PM 10 (grimcat e respirueshme) dhe LNP (grimca totale) si edhe standardet e cilësisë së ajrit të përdorur në vendet e Bashkimit Europian lidhur me këta indekse", shpjegojnë specialistët e ISHP-së. Ndërkohë, ata pohojë se përbërësit e tjerë të ajrit të monitoruar gjatë vitit 2009-të në të njëjtat pika janë përgjithësisht brenda normave të lejuara respektive.
    Vetëm përmbajtja e dyoksidit të azotit NO2 po rritet gradualisht, gjë që shpreh ndikimin vendimtar të shkarkimeve të automjeteve në rritjen e përmbajtjes së tij në ajër. "Me këto ritme rritjeje brenda pak vitesh edhe ky gaz toksik do të kapërcejë normat e BE-së në ajrin urban të qyteteve kryesorë të ne", pohojnë specialistët e ISHP-së, duke shtuar se në Tiranë vlera e tij mesatare tashmë kapërcen normën e BE-së. E njëjta gjë vërehet edhe për përmbajtjen e benzenit C6H6 në ajër, që është një ndotës me veti të njohura kancerogjene.
    Sipas studimeve të ISHP-së, mendohet se jetët e shqiptarëve shkurtohen me rreth 2 vjet dhe sjell rreth 1400 raste të reja me kancer
    Pasojat e ndotjes, kancere dhe vdekshmëri e lartë
    Ndotja e ajrit e ajrit po sjell situatë alarmante në efektet negative që po sjell mbi shëndetin e popullatës. Madje, specialistët e shëndetit publik shpjegojnë se vendi ynë është klasifikuar në zonën e rrezikut shëndetësor. Kancere dhe rritje të vdekshmërisë, këto janë pasojat kryesore që sjellë ndotja e ajrit. Ndërkohë, specialistët shpjegojnë edhe shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit.
    "Kjo ndotje pakëson jetëgjatësinë e banorëve, rrit vdekshmërinë për efekt të sëmundjeve kardiovaskulare, kontribuon për avancimin dhe keqësimin e sëmundjeve kardiovaskulare e respiratore, dhe gravizon frekuencën e ashpërsinë e simptomave astmatike e të sëmundjeve akute respiratore të fëmijëve", - pohojnë specialistët e ISHP-së.

    Pasojat
    Ndotja e ajrit në vendin tonë është mbi normat e lejuara nga BE-së dhe kjo po shkakton pasoja të parikuperueshme mbi shëndetin e si pasojë po ulet jetëgjatësia e njerëzve.
    "Ekspertët që kanë kryer hulumtimin për ndotjen e ajrit në Tiranë, paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë në kryeqytet do të jetë 1- 2 vjet për çdo banor", - theksojnë specialistë të ISHP-së, duke shpjeguar se pasojat negative që shkakton ndotja e ajrit nuk mbarojnë këtu, pasi bëhet fjalë edhe për qindra jetë njerëzish që humbasin çdo vit. Kështu, sipas studimit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregon se, në vendin tonë mendohet të ketë rreth 1400 raste të reja me kancer që shfaqen çdo vit, dhe kjo për shkak të ndotjes së ambientit.
    Kanceret, sipas tyre, janë të llojeve të ndryshme, sidomos ai i mushkërive, lëkurës dhe shumë sëmundje të tjera. "Këto të dhëna, të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, konsiderohen mjaft alarmante dhe nevojitet menjëherë të ndërhyrjet për përmirësimin e situatës", pohojnë specialistët, duke shtuar se plan veprimi për cilësinë e ajrit, do të ketë vëmendjen e duhur në terma ligjorë institucionalë, programorë dhe financiarë.

    Shkaktarët
    Shkaktarët e ndotjes së ajrit janë të shumtë, por specialistët rendisin tre shkaktarët kryesorë, të cilat mbajnë edhe peshën kryesore të nivelit të ndotjes. "Automjetet e vjetruara dhe trafiku i makinave është një ndër shkaqet kryesore të ndotjes së ajrit", pohojnë specialistët, duke shpjeguar se kjo lidhet edhe me rrugët e prishura.
    Ndërkohë, sipas specialistëve, faktor tjetër i ndotjes janë edhe ndërtimet, të cilat nuk zbatojnë kriteret për të evituar ndotjen apo djegia e mbeturinave vend e pa vend.

    Rezultatet mesatare,viti 2009
    LNP PM 10 O3 SO2 NO2 Pb
    Shkodra 230 112 68 15 24 0,25
    Durrësi 250 121 72 18 28 0,27
    Tirana* 323 148 90 21 52 0,4
    Fieri 225 110 74 33 27 0,25
    Korça 221 93 75 12 31 0.24
    Vlora 212 87 91 9 31 0.27


    Norma BE 80 50 110 50 40 0,5

    *************

    Sipas drejtorit të Shëndetit Publik në Ministri, Bejtja, ndryshimet klimaterike sjellin efekte negative mbi shëndetin

    Bejtja: Vendi ynë i rrezikuar edhe nga ndryshimet klimaterike

    Ndryshimet klimaterike do të thotë të ketë më shumë valë të nxehti, pra verë të nxehtë dhe në zona të caktuara, sidomos në vendet mesdhetare nga ku nuk bën përjashtim as vendi ynë. Specialistët e shëndetit publik pohojnë se dhe vendi ynë tashmë do përballet edhe me efekte negative të ngrohjes globale. Drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazment Bejtja, shpjegon efektet negative mbi shëndetin që sjell ngrohja globale.
    "Fenomenet negative, të cilat godasin direkt personat që kanë më shumë sëmundje kardiovaskulare apo të qarkullimit të gjakut", pohon Bejtja, duke shtuar se efekte të tjera negative është edhe elementi ndikimit në prishje të infrastrukturës, prishjes apo rrjedhës së ujërave të zeza, të bardha, pasi mund të kenë përzierje të tyre dhe krijojnë rrezik për epidemi dhe ky rrezik ishte edhe për përmbytjet në Shkodër.
    Sipas tij, çështja e klimës dhe efekti i ndryshimeve klimaterike në shëndet është një nga problemet kryesore të shumë vendeve dhe praktikisht është e provuar, tashmë, nga një plan ndërkombëtar që ndryshimet klimaterike janë evidente.
    "Ne si shëndet publik na takon të marrim sa më shumë masa me politika dhe strategji për të zbutur efektet e ndryshimeve klimaterike në shëndet dhe për të ndaluar efektet e dëmshme", pohon Bejtja, duke shpjeguar se edhe përmbytja që ndodhi në Shkodër në një masë të caktuar i atribuohet ndryshimeve klimaterike aq më tepër që shfaqet në ekstreme.
    Sipas tij, tashmë është vënë re në dekada një ngitje e temperaturës, por në fund të fundit ngritja e temperaturës shoqërohet në luhatje vjetore të shprehura me fenomene natyrore, si përmbytje, thatësira uragan, shira etj. Të gjitha këto shoqërohen me ndikime të tjera negative në faunë, florë, në pyje dhe eurozione të tokës, të cilat shfaqin ndikime negative mbi shëndetin.
    Ndërkohë, ai shpjegoi se aktualisht po realizohet një projekt në vendin tonë për ndryshimet klimaterike, i cili mbështetet nga Ministria e Shëndetësisë në Gjermani me koordinimin e OBSH-së.
    Sipas tij, projekti konsiston në evidentimin e rreziqeve më të mëdha që janë hasur në Shqipëri sa i takon ndryshimeve klimaterike dhe më pas se çfarë masash duhet të marrim që të jemi të përgatitur për këto ndryshime. "Shqipëria është shumë e prekur nga valët e të nxehtit ndaj dhe ne jemi të preokupuar që të dalim me rekomandime", pohon Bejtja.

    Djegiet plastike, burim sëmundjesh
    Mbeturinat plastike duan mijëra vjet të dekompozohen, ndërsa djegia e tyre sjell sëmundje kancerogjene brenda pak vitesh. Kështu shprehen ambientalistët për problemin e mbetjeve plastike, të cilët rekomandojnë se zgjidhje më e mirë është riciklimi i tyre. Sipas specialistëve, djegia e mbetjeve plastike po kërcënon çdo ditë e më shumë njerëzit.
    Ky fenomen vihet re sidomos në qytet e mëdha si Tirana, Durrësi dhe Fieri. "Djegia e mbetjeve plastike çliron në ambient gazra helmuese, të cilat sjellin sëmundje të rënda. Në fakt, kemi të bëjmë me një problem shumë të madh sa i takon trajtimit të mbetjeve plastike.
    Njerëzit nuk e dinë se ato janë shumë të rrezikshme, sidomos kur digjen, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre", - theksojnë specialistët. Ndërkohë, pikërisht për problemin e mbetjeve plastike UNICEF po realizon program në disa shkolla të vendit për sensibilizimin për ndotjen plastike.

    OBSH: Të maten më shumë element ndotës të ajrit
    Ndotja e ajrit është problem për vendin tonë, ndaj kërkohet cilësi më e madhe në monitorimin e ajrit. Sipas nëndrejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë, Vasil Miho, matjes së ndotjes së ajrit duhet t'i shtohet edhe ozoni, benzeni dhe indikatorë të tjerë, pasi kjo do të sillte monitorim më cilësor.
    Madje, ai pohon se ambientalistët kanë hedhur idenë që rezultatet e matjes së ajrit të bëhen transparente për gjithë publikun dhe të ekspozohen çdo ditë në një vend të dukshëm.
    "Është hedhur ideja se në një vend të dukshëm të kryeqytetit të jepen të gjitha të dhënat për ndotjen e ajrit, çdo ditë si të ishte parashikimi i motit", pohon Miho. Sipas tij, për të pasur një monitorim sa më cilësor për ndotjen e ajrit, tashmë OBSH-ja me mbështetjen e Qeverisë Gjermane do të realizojnë blerjen e dy aparaturave moderne për matjen e ajrit.

    PM 10 gjatë pesë viteve të fundit në ajrin urban në Shqipëri

    µg / m3 Viti 2005 Viti 2006 Viti 2007 Viti 2008 Viti 2009
    Shkodra 107 100 101 108 112
    Durrësi 91 93 100 116 121
    Fieri 93 106 102 112 110
    Tirana* 172 163 159 173 148
    Korça 63 82 91 92 93
    Vlora 72 86 89 86 87
    Mesatare 100 105 107 114 112

    Norma BE 50 50 50 40 40

    *Mesatare
    e 4 pikave

  4. #244
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Durrës
    Komunat Katund i Ri dhe Ishëm japin leje edhe aty ku mungon infrastruktura inxhinierike

    Dhënia pa kriter e lejeve të ndërtimit tenton të krijojë vatra të tjera ndotjeje të ujërave të Adriatikut, ndërsa sezoni turistik nuk është larg. Alarmi jepet nga Sektori i Higjienës Komunale që gjatë inspektimeve ka konstatuar se komunat e Katundit të Ri dhe Ishmit, gjatë vitit të kaluar, kanë dhënë leje ndërtimi për shumë subjekte pa një studim paraprak. Lejet janë dhënë për ndërtime në zonën bregdetare të fshatit Rinia dhe Gjirit të Lalzit, ku mungon dhe infrastruktura inxhinierike. Në këtë pjesë të bukur të bregdetit të Durrësit mungon rrjeti i kanalizimeve të ujërave të përdorura, përfshirë ujërat e zeza, rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm dhe energjia elektrike. Ndërtimet e reja, në mungesë të kësaj infrastrukture kthehen në ndotëse të ujërave të Adriatikut dhe në këtë pjesë të tij, që deri më sot është shfrytëzuar për virgjërinë e natyrës dhe ujin e pastër. Inspektorati Sanitar Shtetëror në Durrës deklaron se ka ushtruar kontrolle të shpeshta në këto zona dhe ka lënë detyra e hartuar akt-kontrolle për përmirësimin e situatës, si dhe ka vënë në dijeni për të Ministrinë e Shëndetësisë, Prefekturën dhe Këshillin e Qarkut Durrës. Pavarësisht këtyre, ndërtimet vijojnë, pasi subjektet janë të siguruara nga leja që kanë marrë pranë këshillave të rregullimit të territorit në komunat përkatëse. E ndërkohë derdhja e ujërave të përdorur drejtpërdrejt në det pa iu bërë një përpunim paraprak vazhdon të mbetet problem përgjatë vijës bregdetare të Rrethit të Durrësit në drejtim të Kavajës, duke shtuar ndjeshëm ndotjen e ujërave detare. Inspektorët e Higjienës pranojnë se shumë njësi të shërbimit publik, si hotele, motele, bar-restorante etj., nuk janë të lidhur me rrjetin e kanalizimeve, por përdorin gropat septike, shumica e të cilave është parë se janë nën kapacitet, të dëmtuara dhe aspak hermetike. Problematike janë veçanërisht zonat bregdetare që shtrihen nga Plepat në Durrës deri te Shkëmbi i Kavajës. Këtu është përqendruar një numër shumë i lartë objektesh që ofrojnë akomodim dhe shërbime të tjera për pushuesit. Një tjetër pikë e nxehtë është shëtitorja bregdetare në Durrës, ku ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen pranë murit rrethues të portit detar. Inspektorati i Higjienës pranon se këto zona, si dhe kanali kryesor i derdhjeve të ujërave të përdorur, në hidrovorin e Porto Romanos, Hamallaj, derdhjet e Tarinit e lumit Erzen, kanë krijuar një zonë ndotjeje të rrezikshme për faunën, florën dhe turizmin e Durrësit. Mungesa e tualeteve gjatë sezonit turistik gjithashtu është një tjetër faktor ndotës. Investimet e munguara për infrastrukturën dhe disiplinimin e derdhjes së ujërave të ndotur në det përmes impiantit (një projekt i pambyllur ende në Vrrinë), si dhe ndërtimet pa kriter, me leje ose jo, dhe lejet e tjera që vazhdojnë të jepen për ndërtime në bregdet, kanë zbehur fort burimet që natyra me bujari i ka dhënë Durrësit dhe bregdetit të tij.

  5. #245
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Durrës
    Komunat Katund i Ri dhe Ishëm japin leje edhe aty ku mungon infrastruktura inxhinierike

    Dhënia pa kriter e lejeve të ndërtimit tenton të krijojë vatra të tjera ndotjeje të ujërave të Adriatikut, ndërsa sezoni turistik nuk është larg. Alarmi jepet nga Sektori i Higjienës Komunale që gjatë inspektimeve ka konstatuar se komunat e Katundit të Ri dhe Ishmit, gjatë vitit të kaluar, kanë dhënë leje ndërtimi për shumë subjekte pa një studim paraprak. Lejet janë dhënë për ndërtime në zonën bregdetare të fshatit Rinia dhe Gjirit të Lalzit, ku mungon dhe infrastruktura inxhinierike. Në këtë pjesë të bukur të bregdetit të Durrësit mungon rrjeti i kanalizimeve të ujërave të përdorura, përfshirë ujërat e zeza, rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm dhe energjia elektrike. Ndërtimet e reja, në mungesë të kësaj infrastrukture kthehen në ndotëse të ujërave të Adriatikut dhe në këtë pjesë të tij, që deri më sot është shfrytëzuar për virgjërinë e natyrës dhe ujin e pastër. Inspektorati Sanitar Shtetëror në Durrës deklaron se ka ushtruar kontrolle të shpeshta në këto zona dhe ka lënë detyra e hartuar akt-kontrolle për përmirësimin e situatës, si dhe ka vënë në dijeni për të Ministrinë e Shëndetësisë, Prefekturën dhe Këshillin e Qarkut Durrës. Pavarësisht këtyre, ndërtimet vijojnë, pasi subjektet janë të siguruara nga leja që kanë marrë pranë këshillave të rregullimit të territorit në komunat përkatëse. E ndërkohë derdhja e ujërave të përdorur drejtpërdrejt në det pa iu bërë një përpunim paraprak vazhdon të mbetet problem përgjatë vijës bregdetare të Rrethit të Durrësit në drejtim të Kavajës, duke shtuar ndjeshëm ndotjen e ujërave detare. Inspektorët e Higjienës pranojnë se shumë njësi të shërbimit publik, si hotele, motele, bar-restorante etj., nuk janë të lidhur me rrjetin e kanalizimeve, por përdorin gropat septike, shumica e të cilave është parë se janë nën kapacitet, të dëmtuara dhe aspak hermetike. Problematike janë veçanërisht zonat bregdetare që shtrihen nga Plepat në Durrës deri te Shkëmbi i Kavajës. Këtu është përqendruar një numër shumë i lartë objektesh që ofrojnë akomodim dhe shërbime të tjera për pushuesit. Një tjetër pikë e nxehtë është shëtitorja bregdetare në Durrës, ku ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen pranë murit rrethues të portit detar. Inspektorati i Higjienës pranon se këto zona, si dhe kanali kryesor i derdhjeve të ujërave të përdorur, në hidrovorin e Porto Romanos, Hamallaj, derdhjet e Tarinit e lumit Erzen, kanë krijuar një zonë ndotjeje të rrezikshme për faunën, florën dhe turizmin e Durrësit. Mungesa e tualeteve gjatë sezonit turistik gjithashtu është një tjetër faktor ndotës. Investimet e munguara për infrastrukturën dhe disiplinimin e derdhjes së ujërave të ndotur në det përmes impiantit (një projekt i pambyllur ende në Vrrinë), si dhe ndërtimet pa kriter, me leje ose jo, dhe lejet e tjera që vazhdojnë të jepen për ndërtime në bregdet, kanë zbehur fort burimet që natyra me bujari i ka dhënë Durrësit dhe bregdetit të tij.
    Jepen lejet pa kriter ne mes te qyteteve, e jo me ne fshatra ku nuk ka pike kontrolli.

    Po te shkretet ata rob thuj qe do shkojn ne vere te lahen ne ***

  6. #246
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Jepen lejet pa kriter ne mes te qyteteve, e jo me ne fshatra ku nuk ka pike kontrolli.

    Po te shkretet ata rob thuj qe do shkojn ne vere te lahen ne ***
    PO cilet jane ata rob qe lahen mes eksrementeve qe vete ata i leshojne ne uje...jane pjesa me e varfer e kombit tone, pjese me injorante qe nuk e di qe te lahesh ne uje m*ti nuk te ben mire per trupin, por nuk kane faj, sepse ne jeten e tyre nuk kane prekur ndonje liber me dore...
    Dhe keshtu me injorancen e tyre te thelle, levizin rroten e madhe te shkaterrimit te Shqiperise, duke financuar ndertime e qeveritare shkaterrues.

  7. #247
    Per zonat e plazheve duhet nxjerre nje ligj qe mos lejoje ndertime ne nje distance te caktuar nga bregu i detit. Keshtu nuk u lihet ne dore asgje komunave e bashkive qe te bejn sipas qefit e te shesin bregdetin per 2 lek.

  8. #248
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Per zonat e plazheve duhet nxjerre nje ligj qe mos lejoje ndertime ne nje distance te caktuar nga bregu i detit. Keshtu nuk u lihet ne dore asgje komunave e bashkive qe te bejn sipas qefit e te shesin bregdetin per 2 lek.
    Eshte ligji, bile jo vetem per bregdetin, por edhe per breglumenjte e bregliqenet. Por nga ana tjeter shteti ua legalizon ndertimet qe jane bere jo 200 m larg vijes se ujit, sa e kerkon ligji, por ua legalizon edhe kur jane 0 m larg vijes! Ligji shkel ligjin!

  9. #249
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Eshte ligji, bile jo vetem per bregdetin, por edhe per breglumenjte e bregliqenet. Por nga ana tjeter shteti ua legalizon ndertimet qe jane bere jo 200 m larg vijes se ujit, sa e kerkon ligji, por ua legalizon edhe kur jane 0 m larg vijes! Ligji shkel ligjin!
    Ishalla i grryen deti e te bien brenda atere. Derisa te kujtohet ndonjeri qe te zbatoj ligjin.

  10. #250
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    a i hedhin me plehrat nga ballkoni njerezit? lol

Faqja 25 prej 41 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •