Close
Faqja 26 prej 41 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 410
  1. #251
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ishalla i grryen deti e te bien brenda atere. Derisa te kujtohet ndonjeri qe te zbatoj ligjin.
    Gerryerja ja perparuar goxha, por kur ke konsumatore injorante e idiota qe nuk i dhimbsen leket qe i hedhin ne uje, u lumte spekullatoreve! Te harxhosh dhjetera mijera euro per nje cope beton ne buze te detit qe pas 2-3 vjetesh do te permbytet nga uji, vetem ne Shqiperi shihet!

  2. #252
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin
    a i hedhin me plehrat nga ballkoni njerezit? lol
    Ja dhe pergjigja per pyetjen tende, besoj se nuk ka nevoje per komente, apo jo?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #253
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ndotja industriale rrit numrin e aborteve
    Gazeta Shqip

    Shifra tronditese te aborteve ne rrethin e Fierit. Edhe pse jane kryer me dhjetera fushata sensibilizuese me objekt planifikimin familjar dhe shmangien e aborteve, serish shume te tille kryhen prane Shtepise se Lindjes, ne Fier. Statistikat zyrtare te drejtorise se grupit spitalor Fier tregojne se viti 2009 u mbyll me plot 800 aborte te regjistruara zyrtarisht. Kjo shifer e larte abortesh qe eshte edhe me e larte se nje vit me pare nuk perfshin numrin e atyre aborteve ilegale qe kryhen prane klinikave private te gjinekologeve te Fierit, apo dhe klinikave te ndryshme qe operojne ne kete qytet. Klinikat private nuk japin shifra te sakta te aborteve qe kryejne, edhe per shkak te mungeses se nje kontrolli te rregullt nga autoritetet pergjegjese. Ne analizen vjetore te zhvilluar disa jave me pare ku mori pjese edhe ministri Petrit Vasili leximi i statistikave te ndryshme nxori numrin e ulet te lindjeve dhe alarmin e shtimit te aborteve. Por, ndryshe nga statistikat nuk mund te shprehet edhe shefi i shtepise se lindjes ne Fier, Besnik Ibrahimi. Ai ka pohuar se numri i lindjeve nga viti ne vit bie me disa qindra lindje. “Lindjet e dy viteve te fundit per Fierin kane qene deri ne 2200 te tilla”.
    Mesatarisht pese vitet e fundit regjistrojne nje lindshmeri foshnjore nga 2500 deri ne 3000. Ne fillim te viteve ’90 dhe te vitit 2000 lindjet ne Fier shkonin deri dhe ne 4500-5000. Me gjithe shpjegimet e ndryshme duhet thene se eshte ulur edhe lindshmeria. Nje nga faktoret, por jo shume prezent eshte migrimi, apo dhe emigrimi”, eshte shprehur shefi i maternitetit te Fierit, Besnik Ibrahimi. Ajo qe shqeteson edhe shefin Ibrahimi lidhet me numrin e aborteve. Ai thote se nga 800 te tille gjate vitit te shkuar shume kane qene te kategorise se aborteve te pavullnetshme, pa dashjen e nenes. “Kemi aborte si pasoje e nderhyrjes me deshire, si dhe aborte te pavullnetshme. Ne kategorine e dyte eshte regjistruar nje numer i madh deshtimesh. Shkaku kryesor ka qene ndotja. Nuk ka te beje aspak me paaftesine e nenes per te mbajtur femijen, por me pasojat si shkak i ndotjes. Abortet e pavullnetshme kane ardhur pothuaj te gjitha nga ato gra qe jetojne prane zones industriale, ku dhe niveli i ndotjes paraqitet ne shifra te larta. Permendim ketu zonen naftembajtese dhe naftenxjerrese te Patos-Marinzes, prane Uzines se Naftes, TEC dhe Azotikut te Fierit ne Uzinen e Ballshit etj”, ka shpjeguar Besnik Ibrahimi. Por, gjate kater viteve te fundit numri i aborteve eshte rritur edhe ne lagjet e qytetit te Fierit qe shtrihen pergjate lumit Gjanica, ku ndotja eshte njesoj si ne zonat e naftes. Perparesia e vetme qe kane grate e prirura per abort ne Fier lidhet me lindshmerine e tyre edhe pas kesaj “trauma” qe pesojne.

  4. #254
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Permbytje nga mbeturinat
    Top-channel

    Sezoni i ri turistik eshte thuajse ne prag, e megjithate ai duket se do te gjeje ne gjendje te mjerueshme jo pak zona bregdetare ne vend. Mungesa e vemendjes dhe neglizhenca e strukturave perkatese kane kthyer shume pika turistike ne vend grumbullime plehrash te cilat veshtire se do te jene te frekuentuara te pakten nese nuk nderhyet urgjent per pastrimin e tyre ne kete prag sezoni.
    Stacioni yne i pare eshte Shengjini nje nga destinacionet e hershme turistike te veriut te Shqiperise. Dikur nje bukuri natyrore, sot eshte shnderruar ne nje rrenoje te harruar pa asnje investim. Rrugen mbi te cilen duket se nuk eshte vene dore qe prej kohes se komunizmit do te ishte me e thjeshte ta kaloje me nje makine te larte e ne rastet kur ka shume reshje shiu, vetem me ndonje makine ushtrie.
    “Ketu nuk eshte shqetesimi vetem i banoreve, por edhe i pushuesve qe do te vijne, dmth ne avash avash po humbasim si destinacion turistik”, thote nje prej banoreve.
    E gjithe vija e gjate e bregdetit eshte e ndotur nga inertet dhe mbeturinat, nderkohe qe dora e njeriut nuk ka kursyer vende vende edhe pemet, trungjet e prere te te cilave qendrojne si deshmitare te shkaterrimit qe po i behet cdo dite kesaj zone.
    “Ato qe ne i kemi te trasheguara po i humbasim nuk po i ruajme”, tregon banori.
    Te pafuqishem per te ndryshuar realitetin, banoreve u kane mbetur vetem fjalet, por edhe ato njesoj si rruget duken te huazuara nga komunizmi.
    “Po mua s’me duket normale fare po ca do bejme ne tani. Kjo eshte ne dore te shtetit, te partise. Partia i di keto pune”, thote ai.

    Largohemi nga Shengjini drejt Kepit te Rodonit.
    Gjiri i ketij kepi, dikur nje perle e bregdetit shqiptar, sot eshte ne kete gjendje duke i ngjajtur me shume pikes se grumbullimit te plehrave te Sharres ne kryeqytet. Nje vije bregdetare prej rreth 20 km eshte e perfshire nga mbeturina dhe inerte te shumta. Vizitoret e vetem jane peshkataret te cilet duhet te futen sa me thelle ne det per te shmangur ndotjen ekstreme qe ka pesuar bregdeti.
    “Si mos me keq. Ketu pershembull nuk vijne s’kane ku me ardh, vijne vetem njehere, shikojne vendin dhe pastaj ikin”, tregon nje peshkatar.
    Lumi Ishem u be vite tashme qe shkarkon ne kete zone cdo mbeturine te mundshme qe vjen nga kryeqyteti, duke e kthyer bregdetin ne nje mocalishte. Edhe vete peshkataret duhet te shkojne sa me thelle per te shmangur ndotjen qe ketu ka kaluar cdo nivel te imagjinueshem.
    “Ketu gjate veres vjen uji me fekale, njerezit s’vijne ketu per plazh nga frika mos marrin ndonje infeksion, kete shqetesim kemi ne, ku do te besh plazh ketu”, rrefen nje tjeter peshkatar.
    Shteti mbetet ende nje shprese per banoret dhe peshkataret e zones.
    “Apeli jone eshte te shofi, vetem kaq te shofi se s’po i themi gje tjeter, te shofi dhe nese shef, besoj se do t’i bjere ndermend qe te beje dicka”, thote peshkatari.
    Nga Kepi i Rodonit kapercejme bregdetin dhe zbresin poshte drejt jugut ne Fier.
    Rreth 10 km vije bregdetare e qytetit te Fierit eshte sot ne nje gjendje te mjerueshme. Pervec ndotjes qe ka nga inertet dhe mbeturinat e ndryshme, mbi te gjitha kjo vije bregdetare demin me te madh ekologjik po e peson nga mbetjet e naftes, te cilat kane zaptuar pothuajse te gjithe zonen perreth.
    “Demi ekologjik eshte shume i madh, demi ekologjik eshte edhe tek gjallesat qe duhet te jetojne ne det edhe tek cilesia e reres, cilesia e plazhit ne te ardhmen. Llogarit qe ne vere njerezit kur vijne ketu llogarisin te marrin shishe benzine me vete te pastrojne femijet, te pastrojne trupin e tyre nga nafta, nga ndotja”, thote nje gjuetar i zones.
    Nafta bruto qe vjen nga zona naftembajtese e Patos-Marinzes derdhet ketu nepermjet lumit te Semanit duke e bere kete zone thuajse shterpe nga gjallesat. Perqindja e naftes eshte e larte si ne uje edhe ne rere.
    E gjithe vija bregdetare eshte shnderruar thuajse ne nje varreze gjigande makabre ku mund te gjesh mbetje e skelete kafshesh nga me te ndryshmet.
    “Ketu behet turizem nga e keqja, vijne njerezit ne kasolle, ose vijne njerezit ngaFieri, dmth vijne njerezit me fukarenj e bejne turizem, ne nje kohe qe ketu ka nje vend per te bere turizem masiv sepse duna e reres eshte goxha e madhe, goxha masive, goxha e mire”, thote nje prej banoreve.Ne Shqiperi ka shume pika te tilla ne bregdet apo ne mal, ne veri apo ne jug, dhurata te natyres, por qe po shkaterrohen nga dora e njeriut, e mbi te gjitha nga neglizhenca e shtetit. E teksa flitet cdo vit kaq shume per promovimin dhe rritjen e numrit te turisteve, a nuk duhet te behet dicka edhe per keto zona? Apo sic ndodh rendom ne vendin tone, do te kujtohemi per to vetem kur demi i shkaktuar te jete i pariparueshem. Shqiperia sot eshte ne alarm mjedisor dhe kjo sigurisht nuk mund te ndryshoje vetem me premtim projektesh qe mbeten vetem ne leter, nga dje, 20 vjet me pare, deri sot dy muaj para sezonit te radhes turistik.

  5. #255
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shenjat e para te ndotjes nga fabrika e cimentos ne Fushe Kruje:

    http://bw.balkanweb.com/fotoAlbum/dr...797&IDFoto=797

    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 31-03-2010 më 11:05

  6. #256
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ja dhe pergjigja per pyetjen tende, besoj se nuk ka nevoje per komente, apo jo?
    Kam degjuar se bashkia i ka futur ne kontigjentin e punetoreve te pastrimit edhe qente rrugace,ose me mire,ish qente rrugace,sepse tani fale politikave te ndjekura nga bashkia(politika keto,te diktuara nga BE-ja)ata jane integruar plotesisht ne jeten urbane...

  7. #257
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Shakaja e fundit mbi mjedisin (Ardian KLOSI)
    Emërimi i më i fundit i kryeministrit të rizgjedhur Berisha në postin e ministrit të Mjedisit nuk mund të quhet ndryshe pos shaka, një shaka e hidhur me opinionin publik, me drejtësinë shqiptare dhe me vetë mjedisin: ministri i ri i mjedisit do të quhet Fatmir Mediu.


    Vetiu është e vështirë në këtë fushë zgjedhja e një personi i cili do të kënaqte palët, pra politikën më njërën anë dhe opozitën e saj më anën tjetër, që në këtë rast përfaqësohet nga shoqatat e ndryshme mjedisore, individët e angazhuar me çështje të mjedisit, në përgjithësi gjithë ato pjesë të popullsisë shqiptare të shqetësuara me gjendjen ekologjike te ne. Në rastin e Shqipërisë vështirësia theksohet nga dy realitete që përfaqësohen më keq se ndoshta në të gjitha vendet e tjera ish-komuniste: së pari, shkatërrimi i mjedisit ka përparuar në mënyrë galopante në disa aspekte si pasuria pyjore e vendit, vija bregdetare e në përgjithësi resorset turistike, deri në ngushtimin e hapësirave jetike brenda qyteteve tona dhe degradimin e periferive të tyre.
    Së dyti, lëvizja mjedisore vazhdon të mbetet embrionale në Shqipëri, shoqatat dhe individët e ndryshëm të angazhuar këtu ose janë të pafuqishëm, ose të pakoordinuar, ose pa ndikim të fuqishëm në shoqëri. Për rrjedhim janë edhe të papërfaqësuar politikisht dhe nuk kanë ende një parti të tyren me autoritet.
    U tentua për njëfarë kohe që të mbështetej një Agjenci kombëtare e Mjedisit, por shumë shpejt doli se kjo ishte thjesht një zëdhënëse e administratës dhe nuk mund të përfaqësonte asnjëlloj oponenti të besueshëm që disi do ekuilibronte vendimet qeveritare që prekin mjedisin. Atëherë u hoq dorë nga ndërlikime të tilla dhe gjithë oponenca e mundshme në këto vendimmarrje i kaloi ministrisë së Mjedisit dhe ministrit përkatës.
    Duket paradoksale që një qeveri të përfshijë një oponencë në gjirin e saj, por në një vend demokratik kjo s'përbën çudi, ndaj dhe është e zakonshme që qeveritë e vendeve perëndimore marrin në sektorë të tillë personalitete të fushës sikurse presidenti Obama një mbajtës çmimi Nobel.
    Pra në parim do ta pranonim si zgjidhje, në mungesë të një partie ekologjike parlamentare, që kryeministri të afronte në postin e ministrit të Mjedisit pse jo dhe një kundërshtar të projekteve të tij të mëparshme në këtë fushë.
    Jo për demagogji ndaj publikut, por për hir të punës, për hir të gjendjes së rrezikuar ku ndodhen një numër i burimeve natyrore të vendit dhe vetë atij që quhet zhvillim i qëndrueshëm.
    Kush nuk do ta përshëndeste, themi, një njeri si Xhemal Mato, kaq të angazhuar e kaq të ditur në çështje të mjedisit, si ministër të kësaj fushe?
    Të na ndjejë lexuesi që folëm deri këtu për një kryeministër ideal e për një ministër ideal. Kryeministri real i vendit është Sali Berisha.
    Është ky kryeministër që para zgjedhjeve të 2005-s i premtoi popullit të Vlorës se do t'ua largonte TEC-in nga zona e plazhit, por pastaj e inauguroi atë në mënyrë festive pikërisht në plazhin dhe sitin historik të Triportit, bashkë me Petroliferën, pasi i kishte futur në burg drejtuesit e Alencës për Mbrojten e Gjirit të Vlorës dhe sharë gjithë lëvizjen si marksiste e antiglobaliste; është ky kryeministër që po e mbjell gjithë ultësirën e Shqipërisë veriore me fabrika çminentoje dhe deklaron me cinizëm se „Shqipëria ka uri për çimento" kur të gjithë e dinë se uria është e miqve të tij italianë; është ky kryeministër që mburret se do të japë liçenca për 400 hidrocentrale, që ia dhuron Karaburunin një firme siciliane për ta mbjellë me mullinj ere etj. etj.
    Shkurt do ta quaja jo kryeministër ideal por faktor rreziku për mjedisin shqiptar. Ndaj nuk ishte çudi që ministër mjedisi kishte në kryeministrimin e parë Lufter Xhuvelin.
    Tani, detyra e parë e ministrit të Mjedisit është, siç thamë më lart, që ta shohë me dyshim çdo projekt të vogël a të madh që rrezikon ekuilibrat natyrorë dhe shëndetin e banorëve në vendin ku ai zbatohet, që ta hedhë firmën e tij mbi atë që quhet leje mjedisore vetëm pasi të jenë plotësuar të gjitha kushtet që kërkon ruajtja e mjedisit dhe, për projektet e mëdha, pasi të jetë informuar dhe tërhequr në vendimmarrje publiku, siç e kërkon Konventa e Aarhusit.
    Mirëpo ish-ministri jo vetëm që s'e plotësoi këtë detyrë, por nxitonte të hidhte firmën edhe para se të firmoste ministri i Ekonomisë! Po po, lejen mjedisore për Petroliferën e ka dhënë p.sh.
    para se Ruli të firmoste marrëveshjen me z. Ottolenghi. Kështu e ka hedhur firmën mbi çdo projekt TEC-i me qymyr, me naftë, siç do ta hidhte edhe për çdo central atomik që ka miratuar e do të miratojë i zoti.
    E pra, kryeministri ynë e mat ministrin e Mjedisit me shpejtësinë e këtij në nënshkrimin e lejeve mjedisore për projekte që kryeministi i pëlqen.
    Në njëfarë mënyrë populli u mësua edhe me këtë gjendje, pra u mësua me një ministër mjedisi Xhuvel që ndërronte parti, kampe, zotërinj pa asnjë vështirësi dhe një ministër Xhuvel që, jo vetëm nuk bënte ndonjë oponencë për ndonjë projekt të rrezikshëm, por që e hidhte nënshkrimin e tij me shpjetësinë më të madhe nga gjithë ministrat e tjerë. Populli mësohet me shumë të këqija, sidomos populli ynë, sidomos me të këqijat që nuk ia sheh tymin tani.
    Gjendja është e vështirë, gjendja është alarmante. Kush ka ndjekur edhe vetëm hulumtimet dhe intervistat e shkrimtarëve me emër Misha Gleny e Roberto Saviano, ka mësuar se Shqipëria po bije përherë e më shumë në qerthullin e transaksioneve mafioze ku hyn jo pak edhe industria „e uritur" i çimentos, ekomafia e plehrave dhe 100 rreziqe të tjera; të cilat mund t'i pengojnë vetëm personalitete dhe politikanë të ndershëm, vetëm një lëvizje e fuqishme mjedisore.
    Xhuveli sidoqoftë ishte specialist bujqësie dhe drejtonte një parti që quhej agrare. Pra në njëfarë mënyre nuk mund t'i mohohej lidhja me tokën, sadoqë teorike. Ndërsa emërimi aktual i kryeminstrit, Fatmir Mediu, me sa duket do të na bëjë ta kujtojmë me nostalgji epokën kur ministër mjedisi ishte agronomi Xhuveli.
    E quajtëm më sipër këtë emërim shaka të trefishtë.
    Shaka me opinion publik, pasi i madh e i vogël në Shqipëri e di se ky personazh është përgjegjësi kryesor për tragjedinë e Gërdecit.
    Përgjegjësi i vërtetë mund të jetë më lart se ai, por në këtë rast ky përgjegjës i lartë nuk ka lënë asnjë shkresë, tek ai shkon vetëm me kombinimin e rrethanave, ndërsa shkresat e vërteta i ka nënshkruar ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.
    Është ky person që thërriti në Shqipëri në muajin dhjetor 2006 Patrick Henryn për të krijuar me të dhe Delijorgjin firmën Albademil; Delijorgji këtu kishte 2/3 e aksioneve, por Mediu në qeveri e kudo e paraqiti sikur kishte ardhur një firmë amerikane për të bërë zbërthimin e fishekëve shqiptarë.
    Për këtë nxori me ndihmën e kryeministrit të tij vendimin e famshëm 138 të 14 marsit 2007 që e kalonte demontimin e municioneve nga shteti te privati.
    Është Mediu që ka nënshkruar në prill të atij viti urdhrin fatal 550 që vendos ngritjen e pikës së demontimit në Gërdec, pa respektuar asnjë kusht e asnjë distancë sigurie.
    Dhe është po ky person që në shtator dhe në dhjetor 2007 ka nënshkruar urdhra për transportimin e arsenalit të ushtrisë shqiptare në predha të kalibrit të madh (20-152 mm) drejt Gërdecit, për demontim, megjithëse kjo shkelte të gjitha normat e njohura të sigurisë, deri edhe vendimin nr. 138 që lejonte vetëm zbërthimin e fishekëve.
    Edhe vetëm këto tri veprime, dokumente që as ai as kryeministri i tij nuk i kanë mohuar ndonjëherë dhe s'kanë si t'i mohojnë, do të mjaftonin që këtij personi t'i ndalohej lëvizja e lirë prej ditës së shpërthimit, 15.3.2008; kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por ai me partinë e tij arritën të zhvillojnë një fushatë normale elektorale, kryeministri i rishtaszgjedhur bëri me të bisedime normale për qeverinë e re dhe tani e caktoi ministër Mjedisi!
    Shaka me drejtësinë shqiptare, sepse procesi kundër Fatmir Mediut është në vazhdim, madje sapo ka filluar, madje ky person që është në majën e piramidës së përgjegjësve për vdekjen e 26 njerëzve, ende nuk është paraqitur para ndonjë trupi gjykues.
    Akt-akuza e Prokurorisë ndaj tij dhe kolegëve të tij ka plot 180 faqe, ndërsa mijëra faqe përbëjnë dëshmitë e shkruara, të cilat i janë shpërndarë edhe ato disa gazetave në formë elektronike. Në akt-padi Mediu akuzohet plot 6 herë për shpërdorim detyre.
    Duhet thënë se është një formulim shumë i butë, ndërkohë që vartësit e tij Pinari dhe Ngjeçi akuzohen edhe për „vrasje në rrethana të tjera", kur dihet se këta ishin vetëm zbatuesit e urdhrave të ministrit.
    Por edhe sikur të mbeten vetëm akuzat për shpërdorim detyre, ministri i ardhshëm i Mjedisit rrezikon të paktën 30 vjet burg. Kryeminstri Berisha edhe një herë sfidon dhe përbuz drejtësinë shqiptare - ndoshta me të drejtë, kështu siç ka shkuar procesi i Gërdecit deri tani.
    Shakaja e tretë është ndaj mjedisit shqiptar. Personi i emëruar s'ka asnjë lidhje dhe asnjë ndjeshmëri për këtë mjedis. Ai nuk ka asnjë kualifikim ose specializim që do ta justifikonte në detyrën eministrit të këtushëm.
    Me sa dimë në asnjë rast nuk nga ngritur zërin në mbrojtje të mjedisit, përkundrazi ka lejuar depozitimin në det të shumë rrangalleve të ushtrisë, sikurse edhe anijet jashtë përdorimit në gjiret e Karaburunit.
    Në rastin e Gërdecit, kur ishte i detyruar të nxirrte leje mjedisore para se të lejonte ngritjen e asaj qendre demontim-trafikimi, jo vetëm s'e bëri këtë gjë, por i nguti miqtë e tij Delijorgji-Balliu ta kryenin ndërtimin e objektit edhe më parë se të dilnin vendimet administrative për të.
    Ndërsa katastofa e 15 marsit 2008 që veç viktimave, gjymtimeve dhe shkatërrimeve të ndryshme materiale, helmoi edhe terrenin rreth e rrotull mund të quhet e vetmja vepër që në njëfarë mënyre e lidh Fatmir Mediun me mjedisin.
    Së bashku me një grup kolegësh gazetarë kemi nënshkruar një peticion që i kërkon kryeministrit Berisha të prapësojë propozimin e tij për ministrin e ardhshëm të mjedisit. Le të jetë ky prapësim një shenjë që tregon se mjedisin ku jetojmë të gjithë kryeministri ynë nuk e shikon vetëm si terren për realizim projektesh të dyshimta, shtim fitimesh dhe shaka të hidhura si kjo më e fundit.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #258
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Qeveria merr në fshehtësi vendimin për shkatërrimin e Karaburunit
    Postuar nga alisat
    Marrë nga Gazeta TemA
    Nga Balkan Insight
    Pak javë përpara zgjedhjeve kyçe për Shqipërinë, qeveria ka miratuar në heshtje ndërtimin e atij që ndoshta mund të jetë parku eolik (për energjinë me anë të erës) më i madh në Europë, një projekt për të cilin ambientalistët kanë paralajmëruar se mund të shkatërrojë një nga brigjet e virgjëra, ndërsa të tjerë thonë se mund të jetë një shkelje e hapur e ligjit.

    Qeveria i ka transferuar më shumë se 97 hektarë tokë kompanisë italiane Moncada Energy përfshirë dhe një kilometër zonë mbrojtje, në të cilin nënkontraktori shqiptar Enpower Albania synon të ndërtojë një park eolik me fuqi 500 megawatt, në jug të vendit.

    Një investigim i BIRN në dhjetor të vitit 2008 tregonte se projekti rrezikon të shkatërrojë një prej zonave më të paeksploruara në Europë duke lejuar ndërtimin e parkut eolik në një rezervat natyror dhe mbi territorin e një parku kombëtar.

    Vendimi për të dhënë tokën dhe leja mjedisore janë të paligjshme sipas ligjeve shqiptare që synojnë mbrojtjen e rezervateve natyrore.

    Grupet ambientaliste janë të tërbuara me vendimin e Ministrisë së Mjedisit për të lëshuar një leje për parkun eolik në gadishullin e Karaburunit- një park natyror- dhe një nga vendet më të bukura në gjithë Mesdheun.

    Projekti përfshin ndërtimin e një linje transmetimi që do të kalojë nga porti i Vlorës për në portin italian të Brindizit.

    Kablli me fuqi 400kV do të shtrihet në thellësinë 900 metra për rreth 145 kilometra dhe do të mundësojë kalimin e energjisë për në vendin fqinj. Linja e interkonjeksionit dhe parku eolik do të kenë një vlerë të përafërt prej 1.25 miliard euro. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2010.

    Ekspertët e konsiderojnë gadishullin e Karaburunit, që ka një hapësirë prej 62 kilometrash katrorë, afër qytetit të Vlorës, së bashku me parkun e Llogarasë, si një nga parqet natyrale më të rëndësishme të Mesdheut.

    Ndërsa momentalisht ajo është një rezervë natyrore, një seri studimesh sugjerojnë që e gjithë zona të kthehet në park kombëtar.

    Kjo sugjerohet nga projekti MedWetCoast në vitin 2006, Plani për Veprim Strategjik për Biodiversitetin në vitin 2002, Plani për Aksion në Zonat e Bregdetit në vitin 1996 dhe një raport për aktivitetet në zonat me mbrojtje speciale që daton në vitin 1996.

    Genuario Belmonte, Profesor për Biologjinë Detare në Universitetin e Salentos në jug të Italisë e përshkruan Karaburunin si një parajsë të pazbuluar.

    “Karaburini është një vend mitik, një kartolinë për të ilustruar atë se çka duhet të jetë Mesdheu,” tha Belmonte për Balkan Insight. “Gadishulli është një nga pasuritë më të mira të rajonit për të tërhequr turistë nga Bashkimi Europian.”
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #259
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    1. UNEP-i përcaktoi si "pika të nxehta" pesë nga pikat e vizituara në terren:

    Uzinën kimike, Durrës

    Ndërmarrjen e PVC-së, Vlorë

    Puset e naftës, Patos

    Rafinerinë e naftës, Ballsh

    Pikën e shkarkimit të mbeturinave, Sharrë
    Në këto pika nevojitet vëmendje e menjëhershme, me qëllim që të parandalohet
    rreziku i madh për shëndetin dhe mjedisin përqark. Bashkësia ndërkombëtare
    duhet të ofrojë ndihmë emergjente për këto zona përparësore.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #260
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Studimi: Problem cilesia e ajrit neper shkolla
    Studimi: Problem cilesia e ajrit neper shkollaTIRANE- Mbipopullimi i klasave me nxënës, shkumësi i dërrasës, mungesa e luleve në shkollë, mospajisja e shkollave me oborre të shtruara, bën që nxënësit të thithin dioksid karboni në nivele të larta, i cili është edhe shkaktar për sëmundjet e tyre. Ajri i brendshëm në shkolla shkakton në masivitet sëmundje si bronkit, alergji dhe kollë tek fëmijët.

    Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka realizuar monitorimin dhe analizimin e cilësisë së ajrit në mjediset e brendshme të disa shkollave në qytetet Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Studimi është pjesë e një procesi rajonal të kryer njëkohësisht në të gjitha shkollat e Hungarisë, Italisë, Sllovakisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.

    Rezultatet e këtij monitorimi, i kryer për herë të parë në Shqipëri, janë paraqitur në Konferencën e pestë të Ministrave për Mjedisin dhe Shëndetin në Evropë, mbajtur në Parma të Italisë në muajin mars.

    Studimi tregon se në klasat e shkollave shqiptare hapësira që i takon një nxënësi është 1.26 m2/nxënës - shumë e ulët në krahasim me vendet e tjera të përfshira në studim.
    Po kështu shfrytëzimi i klasës 200%, nëpërmjet mësimit me dy turne, ndikon ndjeshëm në rritjen e ndotjes së ajrit të brendshëm në klasa.
    Mungon tërësisht sistemi qendror i ngrohjes dhe sistemi i ventilimit, të nevojshme për ajrosjen e mjediseve dhe përdorimi i sobave me gaz dhe furnelave elektrike, janë faktor ndikues në shtimin e elementëve ndotës në klasa.

    Ekspertët rekomandojnë ndërtimin e shkollave në vende ku të mos ketë trafik të rëndë apo afër stabilimenteve që ndotin ajrin; zvogëlimin e numrit të lartë të nxënësve në klasë; vendosjen e një regjimi të përshtatshëm ventilimi natyral gjatë gjithë orëve të mësimit në shkollë, si dhe të bëhet një instruktim i sanitareve të shkollave mbi praktikat e pastrimit të klasave dhe mjediseve të brendshme të shkollës.
    (s.g/GSH/BalkanWeb)

Faqja 26 prej 41 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •