Close
Faqja 15 prej 41 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 410
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    1. Shqiptaret nuk po prodhojne cimento, greket po prodhojne dhe pervec rojes te dera qe eshte shqiptar, te gjithe punetoret e tjera jane te huaj dhe cimentoja shkon e gjitha jashte.
    2. Une nuk jam as komunist e as i majte; fakti qe dua jeten e perparimin, nuk me ben komunist! Une vij nga nje familje e perndjekur dhe e diskriminuar nga komunizmi, ti me thua komunist! Pse deshiroj te jetoj ne ajer me oksigjen, ne nje vend me male, peme e bar, kjo nuk me ben komunist.
    Ke argumenta koti, pa logjike dhe me shume falsitete!
    Or Edvin, por nese shprehem "Komunistet" kjo nuk do te thote Edvini, por kreret e OJQve, te cielt natyrisht mbledhin rreth vehtes antare pa dallim rracor, politik e fatar dhe aspiraten e tyre te sinqerte,e konsumojne ne interes te preferences politike te tyre.


    Kur njerzit te arijne te kuptojne se qe nga xhesti me i rendomte si ai e hedhjeve te plerave nga ballkoni, hedhja e mbeturinave afer cadres se plazhit e shume vese te keqija qe njerzit kundershtojne ti shikojne si te tilla, ateher mund te vihet ne pune dhe motori per mbrojtjen e mjedisit dhe natyres se vendit.

    Kjo shprehje e Korcarit me kujtoi nje ngjarje ne plazhin e Massa Carares ne itali.Ishim nje grup shokesh nga Elbasani dhe une si durresak rrija bashke me to.Nje dite njeri prej tyre tek poluante letra me pyet : Mor Anest perse nuk behet atje tek ne.Ja deti nje lloj, dielli njelloj, rera njelloj?-Pertova me i dhane pergjigje dhe po rrija duke shijuar hallin qe me brente si nje prind refugjat.Kur pas pak ,prane nesh na vjen nje plake me nje mbesen e saj jo me shume se tre vjec.Tek plaka po vendoste cadren, vogelushja i thote-Nona me jep nje fazolete.Ajo hapi canten dhe ja dha.Vogelushja u fshi me te, hapi njehere syte majtas dhe djathtas dhe me ato hapat e saj , pat,pat, pat ,shkoi derjte tek koshi dhe e hodhi. Tju them sinqerisht se kisha nje muaj qe beja plazh aty dhe nuk e kisha vene re se fare qe prane nesh ndodhej nje kosh plehrash.Ndoshta dhe per faktin se une kurre nuk kisha se cfare te hidhja , skisha as lek.E ne kete moment, ju ktheva elbsansitur shqiepria te prodhoje kete lloje "speie" qe lind me te tille edukim, atehere ajo do te ndryshoje.

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nuk mund te ndahet varferia nga ruajtja e ambjentit. Te dyja jane armiq te rrezikshem dhe nuk mund te nenvleftesohet asnjeri ne favor te tjetrit, as ne Shqiperi qe eshte vendi me i varfer i Evropes. C'leverdi do te kishin fabrikat e cimentos, me ca qindra te punesuar, te cilet do ta linin punen pas ca vitesh nga kalbja e mushkerive, apo per qindra mije te tjere rreth rajonit qe do te helmoheshin. Do te beheshin te paafte per pune dhe varferia do te shtohej, plus paret qe do te duheshin per spitalet dhe plus paret qe do te hidhte shteti per shendetesine ne kete rast, kur keto mund te perdoreshin per zbutjen e varferise ne menyre te shendetshme.
    E mer Ilija por cimento nuk nuk konvertohet me punen e 100 punetoreve , por eshte lenda e pare per zhvillimin jetik.Pra me te kemi ura ndertime, rruge, portee pas tyre kemi dhe politikane si Edi Rama qe e ka shume qef betonin.Me lopate rrin gjithe diten.Ti dashke eliminimin ekonomik te Rames?Si do tja beje opozita, ku do te gjeje nje lakuriq tjeter?
    Nejse une pote beje nje llogaritje te thjeshte vetem per grate shqipetare.Nga transformimi i mineraleve ne lavatrice, grate shqipetare te cilat rrinin 3 ore ne dite minimumi, per te lare leveret me govate, ne 70 vjete jete duke hequr oret e nates, i bie qe 17 vjet ti kalonin ne banjo, ose ne hale, ndersa sot me transformimin e natyres ato kalojne ne kete ambient vetem 3 vjet te jetes se tyre.Pra kane jetuar plot 12 vjet me shume, pa llogarite lodhjen ne stermundim, semundjet pershkak te lageshtires,kimikateve etj.Nje here tjeter po te llogaris ndonje gje per burrat.
    OJQ te merren me plehrat, me zhurmat, me gazrat e duhanit , me duhanpiresit, me gazrat e paisjeve frigoriferike qe tekniket i shkarkojne ne ambjent, me makinat qe perdoren pa kriter nga te rijte, me meshkujt qe shurrojne ne ambjent, me te rijte qe flasin me ze te larte ne lokale e ne rruge orar pa orar, me katunarin qe e ngren rradion ne kupe te qiellit pa pyete per komshiun qe eshte qytetare ose njelloj si ai, me njerzit qe peshtyjne vend e pa vend me jerzit qe nuk mbajne me vete fazolete,etj.

  3. #143
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Zjarri djeg pyjet e Mirdites, nuk mund te ndalohet
    Gjergj Marku, gazeta Shekulli

    Nje zjarr i fuqishem ka perfshire pyjet artificiale te zones se Rubikut duke sjelle nje dem te madh si dhe ndotje ekologjike per tere luginen e Fanit.
    Edhe pse u angazhuan forca qe me shfaqjen e vatres, zjarri u shpernda me shume sot pas ererave te forta. Vatra e pare u shfaq ne pyjet siper ish-uzines se bakrit ne Rubik,dhe me pastaj edhe ne 6 vatra te tjera duke perfshire gjithe kuroren perballe qytetit te Rubikut,ndersa vone ne darke ai eshte zgjatur ne drejtim te Arishtes se fshatit Fang duke bere shkrumb mbi 10 ha pisha te reja.
    Sipas kryetarit te bashkise Mark Ruci, ne biseden me te rreth ores 21.00, ky eshte zjarri me i madh qe ka rene ndonjehere ne kete zone dhe qe ka sjelle dem shume te madh si ne pasurine pyjore ashtu dhe ne ekosistem te kesaj zone, pyje keto qe sherbenin si mushkerite e qytetit dhe tere fshatrave rreze lumit Fan.
    Kryebashkiaku Ruci, tha se forcat tona e kane patur te pamundur te ndalojne perhapjen e shpejte te flakeve te zjarrit per shkak te ererave te forta, ndaj kemi kerkuar ndihmen e ushtrise.
    Gjithashtu kemi angazhuar forca te shumta nga komuniteti si dhe firmat qe punojne ne zhavorrishtet e lumit apo ata te autostrades,nderkohe ai ben me dije se ka njoftuar ministrin e Brendshem dhe vete kryeministrin Berisha per ndihme emergjente pasi zjarri rrezikon te shkrumboje tere kuroren me pishnajen e re 30- vjecare, pasuria e vetme pyjore dhe ekologjike e kesaj zone.
    Ky eshte zjarri i dyte me i madh qe bie ne pyjet e Mirdites ne harkun e 10 diteve. I pari u shenua ne zonen e Oroshit, zjarr i cili perfundoi me bilancin tejet negativ, me 50 ha pyje te shkrumbuara,te dy keto zjarre rane pergjate autostrades se re per Kosove,dhe ky eshte dhe demi me i madh ekologjik per zonen.

  4. #144
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shakaja e fundit mbi mjedisin

    Shakaja e fundit mbi mjedisin
    Ardian Klosi | 09/09/2009

    Emërimi i më i fundit i kryeministrit të rizgjedhur Berisha në postin e ministrit të Mjedisit nuk mund të quhet ndryshe pos shaka, një shaka e hidhur me opinionin publik, me drejtësinë shqiptare dhe me vetë mjedisin: ministri i ri i mjedisit do të quhet Fatmir Mediu.


    Vetiu është e vështirë në këtë fushë zgjedhja e një personi i cili do të kënaqte palët, pra politikën më njërën anë dhe opozitën e saj më anën tjetër, që në këtë rast përfaqësohet nga shoqatat e ndryshme mjedisore, individët e angazhuar me çështje të mjedisit, në përgjithësi gjithë ato pjesë të popullsisë shqiptare të shqetësuara me gjendjen ekologjike te ne.


    Në rastin e Shqipërisë vështirësia theksohet nga dy realitete që përfaqësohen më keq se ndoshta në të gjitha vendet e tjera ish-komuniste: së pari, shkatërrimi i mjedisit ka përparuar në mënyrë galopante në disa aspekte si pasuria pyjore e vendit, vija bregdetare e në përgjithësi resorset turistike, deri në ngushtimin e hapësirave jetike brenda qyteteve tona dhe degradimin e periferive të tyre.


    Së dyti, lëvizja mjedisore vazhdon të mbetet embrionale në Shqipëri, shoqatat dhe individët e ndryshëm të angazhuar këtu ose janë të pafuqishëm, ose të pakoordinuar, ose pa ndikim të fuqishëm në shoqëri. Për rrjedhim janë edhe të papërfaqësuar politikisht dhe nuk kanë ende një parti të tyren me autoritet.


    U tentua për njëfarë kohe që të mbështetej një Agjenci kombëtare e Mjedisit, por shumë shpejt doli se kjo ishte thjesht një zëdhënëse e administratës dhe nuk mund të përfaqësonte asnjëlloj oponenti të besueshëm që disi do ekuilibronte vendimet qeveritare që prekin mjedisin. Atëherë u hoq dorë nga ndërlikime të tilla dhe gjithë oponenca e mundshme në këto vendimmarrje i kaloi ministrisë së Mjedisit dhe ministrit përkatës.


    Duket paradoksale që një qeveri të përfshijë një oponencë në gjirin e saj, por në një vend demokratik kjo s'përbën çudi, ndaj dhe është e zakonshme që qeveritë e vendeve perëndimore marrin në sektorë të tillë personalitete të fushës sikurse presidenti Obama një mbajtës çmimi Nobel.


    Pra në parim do ta pranonim si zgjidhje, në mungesë të një partie ekologjike parlamentare, që kryeministri të afronte në postin e ministrit të Mjedisit pse jo dhe një kundërshtar të projekteve të tij të mëparshme në këtë fushë.


    Jo për demagogji ndaj publikut, por për hir të punës, për hir të gjendjes së rrezikuar ku ndodhen një numër i burimeve natyrore të vendit dhe vetë atij që quhet zhvillim i qëndrueshëm.


    Kush nuk do ta përshëndeste, themi, një njeri si Xhemal Mato, kaq të angazhuar e kaq të ditur në çështje të mjedisit, si ministër të kësaj fushe?


    Të na ndjejë lexuesi që folëm deri këtu për një kryeministër ideal e për një ministër ideal. Kryeministri real i vendit është Sali Berisha.


    Është ky kryeministër që para zgjedhjeve të 2005-s i premtoi popullit të Vlorës se do t'ua largonte TEC-in nga zona e plazhit, por pastaj e inauguroi atë në mënyrë festive pikërisht në plazhin dhe sitin historik të Triportit, bashkë me Petroliferën, pasi i kishte futur në burg drejtuesit e Alencës për Mbrojten e Gjirit të Vlorës dhe sharë gjithë lëvizjen si marksiste e antiglobaliste; është ky kryeministër që po e mbjell gjithë ultësirën e Shqipërisë veriore me fabrika çminentoje dhe deklaron me cinizëm se „Shqipëria ka uri për çimento" kur të gjithë e dinë se uria është e miqve të tij italianë; është ky kryeministër që mburret se do të japë liçenca për 400 hidrocentrale, që ia dhuron Karaburunin një firme siciliane për ta mbjellë me mullinj ere etj. etj.


    Shkurt do ta quaja jo kryeministër ideal por faktor rreziku për mjedisin shqiptar. Ndaj nuk ishte çudi që ministër mjedisi kishte në kryeministrimin e parë Lufter Xhuvelin.


    Tani, detyra e parë e ministrit të Mjedisit është, siç thamë më lart, që ta shohë me dyshim çdo projekt të vogël a të madh që rrezikon ekuilibrat natyrorë dhe shëndetin e banorëve në vendin ku ai zbatohet, që ta hedhë firmën e tij mbi atë që quhet leje mjedisore vetëm pasi të jenë plotësuar të gjitha kushtet që kërkon ruajtja e mjedisit dhe, për projektet e mëdha, pasi të jetë informuar dhe tërhequr në vendimmarrje publiku, siç e kërkon Konventa e Aarhusit.


    Mirëpo ish-ministri jo vetëm që s'e plotësoi këtë detyrë, por nxitonte të hidhte firmën edhe para se të firmoste ministri i Ekonomisë! Po po, lejen mjedisore për Petroliferën e ka dhënë p.sh.


    para se Ruli të firmoste marrëveshjen me z. Ottolenghi. Kështu e ka hedhur firmën mbi çdo projekt TEC-i me qymyr, me naftë, siç do ta hidhte edhe për çdo central atomik që ka miratuar e do të miratojë i zoti.


    E pra, kryeministri ynë e mat ministrin e Mjedisit me shpejtësinë e këtij në nënshkrimin e lejeve mjedisore për projekte që kryeministi i pëlqen.


    Në njëfarë mënyrë populli u mësua edhe me këtë gjendje, pra u mësua me një ministër mjedisi Xhuvel që ndërronte parti, kampe, zotërinj pa asnjë vështirësi dhe një ministër Xhuvel që, jo vetëm nuk bënte ndonjë oponencë për ndonjë projekt të rrezikshëm, por që e hidhte nënshkrimin e tij me shpjetësinë më të madhe nga gjithë ministrat e tjerë. Populli mësohet me shumë të këqija, sidomos populli ynë, sidomos me të këqijat që nuk ia sheh tymin tani.


    Gjendja është e vështirë, gjendja është alarmante. Kush ka ndjekur edhe vetëm hulumtimet dhe intervistat e shkrimtarëve me emër Misha Gleny e Roberto Saviano, ka mësuar se Shqipëria po bije përherë e më shumë në qerthullin e transaksioneve mafioze ku hyn jo pak edhe industria „e uritur" i çimentos, ekomafia e plehrave dhe 100 rreziqe të tjera; të cilat mund t'i pengojnë vetëm personalitete dhe politikanë të ndershëm, vetëm një lëvizje e fuqishme mjedisore.


    Xhuveli sidoqoftë ishte specialist bujqësie dhe drejtonte një parti që quhej agrare. Pra në njëfarë mënyre nuk mund t'i mohohej lidhja me tokën, sadoqë teorike. Ndërsa emërimi aktual i kryeminstrit, Fatmir Mediu, me sa duket do të na bëjë ta kujtojmë me nostalgji epokën kur ministër mjedisi ishte agronomi Xhuveli.

    E quajtëm më sipër këtë emërim shaka të trefishtë.

    Shaka me opinion publik, pasi i madh e i vogël në Shqipëri e di se ky personazh është përgjegjësi kryesor për tragjedinë e Gërdecit.


    Përgjegjësi i vërtetë mund të jetë më lart se ai, por në këtë rast ky përgjegjës i lartë nuk ka lënë asnjë shkresë, tek ai shkon vetëm me kombinimin e rrethanave, ndërsa shkresat e vërteta i ka nënshkruar ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.


    Është ky person që thërriti në Shqipëri në muajin dhjetor 2006 Patrick Henryn për të krijuar me të dhe Delijorgjin firmën Albademil; Delijorgji këtu kishte 2/3 e aksioneve, por Mediu në qeveri e kudo e paraqiti sikur kishte ardhur një firmë amerikane për të bërë zbërthimin e fishekëve shqiptarë.


    Për këtë nxori me ndihmën e kryeministrit të tij vendimin e famshëm 138 të 14 marsit 2007 që e kalonte demontimin e municioneve nga shteti te privati.


    Është Mediu që ka nënshkruar në prill të atij viti urdhrin fatal 550 që vendos ngritjen e pikës së demontimit në Gërdec, pa respektuar asnjë kusht e asnjë distancë sigurie.


    Dhe është po ky person që në shtator dhe në dhjetor 2007 ka nënshkruar urdhra për transportimin e arsenalit të ushtrisë shqiptare në predha të kalibrit të madh (20-152 mm) drejt Gërdecit, për demontim, megjithëse kjo shkelte të gjitha normat e njohura të sigurisë, deri edhe vendimin nr. 138 që lejonte vetëm zbërthimin e fishekëve.


    Edhe vetëm këto tri veprime, dokumente që as ai as kryeministri i tij nuk i kanë mohuar ndonjëherë dhe s'kanë si t'i mohojnë, do të mjaftonin që këtij personi t'i ndalohej lëvizja e lirë prej ditës së shpërthimit, 15.3.2008; kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por ai me partinë e tij arritën të zhvillojnë një fushatë normale elektorale, kryeministri i rishtaszgjedhur bëri me të bisedime normale për qeverinë e re dhe tani e caktoi ministër Mjedisi!


    Shaka me drejtësinë shqiptare, sepse procesi kundër Fatmir Mediut është në vazhdim, madje sapo ka filluar, madje ky person që është në majën e piramidës së përgjegjësve për vdekjen e 26 njerëzve, ende nuk është paraqitur para ndonjë trupi gjykues.


    Akt-akuza e Prokurorisë ndaj tij dhe kolegëve të tij ka plot 180 faqe, ndërsa mijëra faqe përbëjnë dëshmitë e shkruara, të cilat i janë shpërndarë edhe ato disa gazetave në formë elektronike. Në akt-padi Mediu akuzohet plot 6 herë për shpërdorim detyre.


    Duhet thënë se është një formulim shumë i butë, ndërkohë që vartësit e tij Pinari dhe Ngjeçi akuzohen edhe për „vrasje në rrethana të tjera", kur dihet se këta ishin vetëm zbatuesit e urdhrave të ministrit.


    Por edhe sikur të mbeten vetëm akuzat për shpërdorim detyre, ministri i ardhshëm i Mjedisit rrezikon të paktën 30 vjet burg. Kryeminstri Berisha edhe një herë sfidon dhe përbuz drejtësinë shqiptare - ndoshta me të drejtë, kështu siç ka shkuar procesi i Gërdecit deri tani.


    Shakaja e tretë është ndaj mjedisit shqiptar. Personi i emëruar s'ka asnjë lidhje dhe asnjë ndjeshmëri për këtë mjedis. Ai nuk ka asnjë kualifikim ose specializim që do ta justifikonte në detyrën eministrit të këtushëm.


    Me sa dimë në asnjë rast nuk nga ngritur zërin në mbrojtje të mjedisit, përkundrazi ka lejuar depozitimin në det të shumë rrangalleve të ushtrisë, sikurse edhe anijet jashtë përdorimit në gjiret e Karaburunit.


    Në rastin e Gërdecit, kur ishte i detyruar të nxirrte leje mjedisore para se të lejonte ngritjen e asaj qendre demontim-trafikimi, jo vetëm s'e bëri këtë gjë, por i nguti miqtë e tij Delijorgji-Balliu ta kryenin ndërtimin e objektit edhe më parë se të dilnin vendimet administrative për të.


    Ndërsa katastofa e 15 marsit 2008 që veç viktimave, gjymtimeve dhe shkatërrimeve të ndryshme materiale, helmoi edhe terrenin rreth e rrotull mund të quhet e vetmja vepër që në njëfarë mënyre e lidh Fatmir Mediun me mjedisin.


    Së bashku me një grup kolegësh gazetarë kemi nënshkruar një peticion që i kërkon kryeministrit Berisha të prapësojë propozimin e tij për ministrin e ardhshëm të mjedisit. Le të jetë ky prapësim një shenjë që tregon se mjedisin ku jetojmë të gjithë kryeministri ynë nuk e shikon vetëm si terren për realizim projektesh të dyshimta, shtim fitimesh dhe shaka të hidhura si kjo më e fundit.

  5. #145
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Largohen nga Bajza 18 ton pesticide
    Gazeta Shqiptare

    Merr fund “odiseja” e pesticideve toksike ne Bajze. Paraditen e djeshme eshte bere dhe largimi perfundimtar i tyre nga stacioni hekurudhor. Behet fjale per 18 ton lende te rrezikshme, te cilat u vendosen ne kete zone qe ne vitin 1992. Ka qene nje projekt i perbashket i qeverise holandeze ne bashkepunim me PNUD-in dhe qeverine shqiptare, qe ka nisur qysh ne shkurt te vitit 2008 dhe synon pastrimin e plote te zones. Mesohet se fondi i dhene nga qeveria holandeze eshte 2 milione euro. Pesticidet toksike do te dergohen ne Angli, ku dhe do te behet asgjesimi.
    Largimi i pesticideve
    Ne stacionin hekurudhor te Bajzes dje u be ambalazhimi i 18 ton pesticideve. Nga keto, 12 ton jane pesticide toksike dhe 6 ton mbeturina lekurash me ndotje toksike. E gjithe kjo sasi e ambalazhuar eshte nisur drejt Anglise. Ndonese tani zyrtarisht zona mund te konsiderohet e paster, realisht pasojat e lendeve kimike jane me se te dukshme. Specialistet e huaj qe kane marre pjese ne kete projekt kane pohuar se tashme zona mund te konsiderohet e paster, pasi mbetjet jane larguar plotesisht. Por nuk jane dakord me kete pohim banoret e zones dhe punonjesit e stacionit hekurudhor te mallrave ne Bajze.
    Ndotja
    Luigj Isufi, njeri nga punonjesit e stacionit hekurudhor tregon se pasoje e ketyre mbetjeve toksike jane semundjet qe ka ne trup. “Vuaj nga tri semundje. Per cdo muaj me duhen te pakten 4 mije leke per ilace. Problemet e frymemarrjes dhe te tjera probleme shendetesore nuk me lejojne te largohem as 25 minuta larg qendres shendetesore. Kush do te pergjigjet per ne? Si une jane dhe pese punonjes te tjere te stacionit”, - thote Isufi. Ai tregon se mbetjet toksike kane qendruar aq shume ne kete zone, saqe eshte shume e veshtire te pastrohet. “Nje pjese e mbetjeve kane qene te lengshme me bidone, ndersa te tjerat kane qene me thase. Pas kaq vitesh bidonet jane demtuar, jane derdhur mbetjet e lengshme, thaset jane demtuar. Banoret e zones pa ditur rrezikun qe u kanosej, kane marre bidonet dhe i kane perdorur ne shtepite e tyre. Per pasoje nje numer i madh i banoreve jane prekur nga semundje kanceroze”, - sqaron Luigj Isufi. Ne fakt banoret e zones kane kerkuar me dhjetera here largimin e mbetjeve toksike, kane protestuar pasi toka rreth zones nuk jep me asnje prodhim bujqesor. Ata kerkojne qe shteti te marre masa per rimekembjen e zones.

  6. #146
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Forumi i mendimit te Lire dhe korpusi shqiptar i vullnetarise ne bashkepunim me Ambasaden e Shteteve te bashkuar te Amerikes ne Tirane kane zhvilluar diten e sotme ne qytetin e Fierit nje aktivitet nen moton "Ndal! Neser do te jete vone." Ishte Bashkia e qytetit Fier me beshtetjen e posacme te kryetarit te saj Baftjar Zeqaj, ajo qe mirepriti nje projekt-propozim te tille e qe vleresoi punen e bere nga forumi.

    Drejtori ekzekutiv i forumit Mentor Kikia theksoi nder te tjeresa se projekti eshte nje perpjekje serioze e shoqerise civile ne bashkepunim me strukturat e pushtetit vendor dhe pritet te ndikoj fuqishem ne rritjen e ndergjegjes qytetare per mbrojtjen e mjedisit. " Te gjithe jemi deshmitare te nje realiteti shume te rende. Nje shkaterrrim masiv qe vazhdon te behet sistematik. Kjo situate dramatike mjedisore, shkaterrimi i pyjeve, ndotja masive e lumenjve, parqeve e bregdetit, e kalon permasen e nje demi te thjeshte mjedisor. Ne jemi deshmitare te ndotjes se cdo lagjeje e pallati te qyteteve tona.

    Jane njerezit e papergjegjshem ata qe ndikojne ne rritjen e nivelit te ndotjes duke e demtuar rende zhvillimin e turizimit, ndersa te gjithe duket se kemi qene inekzistent perballe nje fakti te tille. Ndaj, mblidhuni te gjthe per te folur ne emer te jetes". Mesazhi i dhene nga Kikia eshte mbeshtetur edhe nga te pranishmit e tjere ne salle, duke theksuar faktin se qyteti i Fierit vazhdon te mbetet nje nder me te ndoturit ne vend. Ne kete projekt perfshihen qytetet Tirane, Vlore, Durres, Lezhe, Shkoder, Fier etj., tek te cilat kerkohet sensibilizimi i shoqerise dhe frenimi i shkaterrimit te pasurive natyrore.

    Sipas te pranishmeve, Shqiperia eshte nje vend me pasuri e resurse te medha natyrore, territor i cili ofron mundesi zhvillimi, por qe ne keto 17 vitet e fundit eshte demtuar seriozisht e shpesh here ne menyre te pariparueshme. Ne kete menyre, projekti ne fjale ka si qellimi ndikimin ne ndergjegjesimin e shoqerise per rrezikshmerine dhe rriskun e madh qe ka per te ardhmen e vendit nje shkaterrim i tille i pasurive natyrore. Fushata sensibilizuese synon gjithashtu edhe apelimin prane strukturave shteterore qe pergjigjen per ruajtjen dhe mbrojtjen e ketyre pasurive.

    Gjate takimit ne video-projektor e prezantua edhe nje dokumentar me imazhe nga demet qe jane shkaktuar si pasoje e shfrytezimit te pasurive natyre dhe ndotjes se plazheve e zonave te tjera turistike.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #147
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Aktivitete te tilla si ai i mesipermi do te zhvillohen ne tetor ne Tirane. Shpresoj qe pas aktiviteteve, shume njerez te fillojne te mendojne se veprime shume te vogla ne jeten e tyre, do te arrijne ndryshime shume te medha ne mjedis dhe shendetin e tyre.

  8. #148
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shqiperia, haleja e Italise!

    Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

    Vendi ynë i zë kutotat e lira mjedisore me projekte italiane, ndërkohë që mund t’i shiste në treg.

    Shqipëria paguan faturën mjedisore të Italisë !

    Italia ka nevojë për të ulur emetimet e CO2-shit, për të arritur objektivin e Protokollit të Kiotos.

    Interesi i Italisë në projektet energjetike që do të ndërtohen në Shqipëri, nuk lidhet ekskluzivisht vetëm me sigurimin e energjisë, ku pjesën më të madhe të saj ajo e importon, por edhe me një faktor kyç, siç është mjedisi. Italia, si vend anëtar në Protokollin e Kiotos, është e angazhuar të ulë niveli e emetimit të gazrave në atmosferë.

    Madje, objektivi i vënë nga ky Protokoll në vitin 1997, e detyron Italinë të bëjë një shtrëngim, për ta ulur këtë nivel 6.5 përqind më poshtë se niveli i vitit bazë 1990, për vitet 2008-2012. Por, ulja e këtyre niveleve për Italinë, nuk do të kalojë pa dhënë efekte në ekonomi dhe punësim dhe blerjen në miliarda euro të krediteve të karbonit. Vetë shteti italian ka ndërmarrë një sërë programesh dhe masash për të përmbushur objektivin e këtij Protokolli.

    Një studim i bërë nga “Global Inside”, në vitin 2003 mbi impaktin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje nga Italia, si dhe reduktimit shtesë të emetimit të gazrave, ku citohet se vlerësimet janë strikte të autorëve, jep një panoramë të qartë me atë që mund të përballet shteti përtej Adriatikut. Qeveria italiane ka publikuar një plan veprimi mbi ndryshimin e klimës.

    Sipas studimit, për të përmbushur objektivin e Protokollit të Kiotos, Italisë do t’i duhet të reduktojë emetimet e gazrave me 17% nga ato që ka projektuara aktualisht nga qeveria në Trend Case-in e saj. “Plani i publikuar nga Italia paraqet një sërë hapash, që janë ndërmarrë nga qeveria.

    Këto veprime, përfshirë edhe mbështetjen tek importet e gazit natyral dhe energjisë elektrike, janë parashikuar të arrijnë në 43% të reduktimit të kërkuar të gazrave, gjatë periudhës së parë buxhetore 2008-2012”, - shkruhet në studimin e Global Insight. Pra, një nga aryset themelore pse kompanitë italiane nuk ndërtojnë dot në vendin e tyre, lidhet ngushtë me masat e ndërmarra nga kjo qeveri për të arritur objektivat e Protokollit të Kiotos.

    Duke ndërtuar në bregdetin shqiptar, në Vlorë e Fier, termocentrale, uzina rigasifikimi, etj., ato bëjnë që ky vend mos të rëndohet më me nivele të larta emetimi të CO2-shit. Por, fatura na kalon ne, megjithëse që nga dhjetori i vitit 2004, kemi aderuar vetë në këtë Protokoll. Praktikisht ,Shqipëria kthehet në një shkarkues barre mjedisore e Italisë. Ky shtet do të ketë nevojë për blerje kreditesh, për të plotësuar nivelet e saj dhe sipas parashikimeve të Global Insight, mund të jetë e detyruar të blejë nga një deri në 20 miliardë euro çdo vit, deri në 2025-n.

    Ndërsa Shqipëria, e cila mund të hyjë pas vitit 2010 në tregun e shitje-blerjes së kutova të krediteve të karbonit, po pakëson shanset për të shitur. Pra, vendi ynë, jo vetëm që nuk do të ketë mundësi për të shitur kutoa të lira, por këto kuota i ka falur me rritjen e ndotjes që do të sjellin këto investime.

    Nivelet e CO2-shit

    Në vitin 1990, i cili është marrë si vit bazë, Italia shënoi 521 milionë ton CO2, në vitin 2000 kjo vlerë është rritur në 546.8 dhe në vitin 2020 parashikohet të arrijë në 597 milionë ton, ndërkohë që objektivi i vënë nga Kioto është vetëm 487. Pra, ky shtet ëshë dëshpërimisht në kërkim të uljes së këtij niveli. Në vitin 1990, vendi ynë, duke pasur parasysh industrinë e rëndë dhe teknilogjinë e lashtë që përdorte, shënonte 2.2 ton/frymë, ndërsa në 2005-n, kjo u ul në 1.2 ton.


    Një studim i bërë nga “Global Insight”, tregon se Italia mund të përballet me taksa dhe frenim ekonomie

    Studimi: Mjedisi, mund të frenojë ekonominë italiane

    Miliarda euro për blerje kreditesh, taksa të reja në shumë sektorë të ekonomisë dhe mijëra vende pune të shkurtuara. Kjo është fatura me të cilën mund të përballet Italia për të arritur objektivin e vënë nga Protokolli i Kiotos. Rasti studimor i Global Insight përfshin impaktin e këtyre masave dhe programeve, të cilat janë projektuar për të parandaluar emetimin e 39.6 milionë tonëve gazra. “Megjithatë, emetimet e mbetura, të parashikuara për t’u tejkaluar në 50 milionë tonë, duhet kompensohen, duke blerë kredite në tregun ndërkombëtar.

    Për këtë analizë, është supozuar se blerja e këtyre 50 milionë tonëve, duhet të financohet fillimisht me një rritje taksash në mbarë ekonominë, sesa me një taksë direkte vetëm mbi energjinë”, - shkruhet në rastin studimor. Sipas Global Insight, kreditet do të kushtojnë më shumë se 5 miliardë euro në 2010-n, nëse çmimi i dioksidit të karbonit rritet në 100 euro për milion ton.

    Ndërkohë që, emetimet pas vitit 2012, janë parashikuar të vazhdojnë rritjen. “Italia do të ketë nevojë për të investuar në programe dhe masa të mëtejshme dhe të blejë më shumë kredite në tregun ndërkombëtar”, - citohet në studim. Global Insight vlerëson që Italisë do t’i duhet të blejë kredite për të konsumuar rreth 150 milionë tonë emetime deri në 2020-n. Sërish, për këtë vlerësim, është supozuar se kreditet do të financohen përmes një rritjeje taksash në mbarë ekonominë.

    Për skenaret e tre çmimeve, Global Insight vlerësoi impaktin mbi perfomancën ekonomike dhe të punësimit në Itali. Rezultatet e rastit studimor, tregojnë se PBB-ja reale do të binte 0.5 gjatë periudhës buxhetore 2008-2012, dhe do të ishte 1.9% dhe 2.9% më e ulët, respektivish në 2020-n dhe 2025-n, nën supozimin se kreditet e emetimeve do të kushtojnë 100 euro për ton. Reduktimet vjetore të punësimit në Itali, do jenë në nivelet e 51 mijë vendeve të punës në 2010-n, duke u rritur në 280 mijë në 2025-n. E. Hoxha


    Çmimet e supozuara nga Global Insight

    1.20 euro/ton të CO2-shit (ekuivalente me 73 euro/ton të karbonit)

    2.50 euro/ton të CO2-shit (ekuivalente me 183 euro/ton të karbonit)

    3.100 euro/ton të CO2-shit (ekuivalente me 366 euro/ton të karbonit)

    Tregtia miliardëshe e kreditit të karbonit

    Niveli i lartë i ndotjes është bërë një nga shqetësimet kryesore të botës në ditët e sotme. Dëmtimi në përmasa të mëdha i shtresës së ozonit, ngrohja globale, ndryshimet klimaterike detyruan më shumë se 10 vite më parë shumë shtete të mblidhen dhe të nënshkruajnë një marrëveshje. Marrëveshja e pagëzuar me emrin “Protokolli i Kiotos”, përmbante angazhimet e shteteve firmëtare për të ulur nivelet e dioksiodit të karbonit në vendet e tyre.

    Pranimi i këtyre kushteve direkt, do të thotë më pak industri dhe, rrjedhimisht, ekonomi e punësim më të tkurrur. Krediti i karbonit është një leje që i mundëson mbajtësit e saj të lëshojë një ton CO2 në atmosferë. Kreditet u dhurohen vendeve ose grupeve që kanë reduktuar gazrat nën kuotën e emetimit. Kreditet e Karbonit mund të tregtohen në tregun ndërkombëtar sipas çmimit të tregut. Ky sistem u ratifikua në lidhje me Protokollin e Kiotos.

    Qëllimi e tij është të ndalojë rritjen e emetimit të dioksidit të karbonit. Për shembull, nëse një grup ambientalist mbjell pemë të mjaftueshme për të reduktuar emetimet me një ton, grupi shpërblehet me një kredit. Nëse një prodhues çeliku ka një kuotë emetimi prej 10 tonësh, por pritet të prodhojë 11 ton, i duhet të blejë këtë kredit karboni nga grupi ambientalist. Sistemi i kreditit të karbonit duket se redukton emetimet, duke bërë që vendet të respektojnë kuotat e tyre të emetimit dhe ofron incentiva për të qenë nën ato nivele.

    Skema e Tregtimit të Emetimit të Bashkimit Europian, është skema më e madhe shumëkombëshe në botë për tregtimin e emetimeve të gazrave dhe është shtylla kryesore e politikës së klimës në BE. Skema, në të cilën ishin përfshirë 25 vendet anëtare të BE-së, nisi operimin më 1 janar të 2005-s. Vetëm në vitin e parë të funksionimit, u tregtuan 362 milionë ton CO2, me një vlerë prej 7.2 miliardë euro. Në këto vite, çmimi për ton ka variuar nga 30 euro, deri në 10 centë të euros, në shtator të 2007-s. Në mënyrë të vazhdueshme, organizatat jofitimprurëse kanë akuzuar qeveritë se po abuzojnë me sitemin nën presionet e industrialistëve.
    Shekulli

  9. #149
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Demtimi masiv i pyjeve, ulet ne 50% shfrytezimi i lendes drusore
    Gazeta Shqiptare

    Shfrytezimi i lendes drusore ne zonat e Shkodres ka rene rreth 50 per qind per shkak te demtimit masiv te pyjeve. Shkaterrimi i siperfaqeve pyjore ne pyjet e zones se Shllakut kane bere qe Drejtoria Rajonale e Bujqesise te marre masat perkatese. Dy grupet e punes te ngritura per te pare situaten nga afer kane bere te mundur vendosjen para ligjit te 19 personave. Nga hetimet e bera, jane perpiluar 35 proces-verbale ne varesi te demeve te konstatuara. Myzafer Kraja, drejtori i kesaj drejtorie ka pohuar se, ne baze te parashikimeve eshte percaktuar qe 5 mije meter kub dru ne vit mund te perdoret per konsum ne dimer. Specialistet e Drejtorise Pyjore bejne vezhgimet ne vend dhe percaktojne se cilet drure do te priten, nderkohe qe demtimet e shumta te ndodhura ne vite kane bere qe sasia e percaktuar ligjerisht per konsum druri te zvogelohet ne 50 per qind. Shqetesimi i banoreve te zones se Shllakut, por edhe i zonave te tjera te Qarkut te Shkodres per sa i perket demtimit te pyjeve, ka nxitur jo vetem strukturat e Drejtorise se Pyjeve, por edhe vete prefektin Maxhid Cungu. Ai ka mbledhur te gjithe drejtuesit e institucioneve perkatese, mes tyre dhe te Drejtorise se Policise te Shkodres. Eshte krijuar nje grup pune i perbashket, postblloqe ne te gjitha akset kryesore, ndersa eshte rene dakord qe te nisin procedimet penale per te gjithe kundervajtesit. Deri tani, pas nje jave pune jane vendosur 19 gjoba. Kane qene vete banoret e zones se Temalit, te cilet kane ngritur zerin ndaj shkaterrimit qe po u behet pyjeve ne kete zone. Sipas banoreve, 500 metra larg majes se ketij mali qar-kullojne me dhjetera makina te tonazheve te ndryshme te ngarkuar me trupa druresh ahu te prere ne kete mal. Targat e makinave jane kryesisht nga Shkodra, Kosova apo dhe Lezha.

  10. #150
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Me dukshem dhe pa doreza shfaqet korrupsioni, kur shikon ndertimet e reja ne proces. Sipas ligjit ato duhet te kene rrjete anash tyre per te pakesuar ndotjet qe vijne prej tyre, kjo sidomos per qytetin e Tiranes, ku ka dhe bum.ndertimesh te reja.

    E verteta eshte qe pothuajse ne asnje rast nuk shikojme rrjeta te tilla, me perjashtim te Katedrales Orthodhokse ne qender te Tiranes.

    E verteta eshte qe propaganda per ruajtjen e mjedisit deri me sot ka qene thjesht demagogji.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 15 prej 41 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •