po te ishte burre i zgjuar Edi Rama do ishte fut me kohe ne parlament dhe do te na jepeshin ato te shkreta vizash
po te ishte burre i zgjuar Edi Rama do ishte fut me kohe ne parlament dhe do te na jepeshin ato te shkreta vizash
Opozita ndërpret bojkotin. Vendimi zyrtarizohet në orën 18:00
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka vendosur te nderprese bojkotin. Pasdite rreth ores 18:00, ai do te mbledhe deputetet socialiste per t’i komunikuar vendimin. Interesant do te jete justifikimi dhe arsyetimi i kryesocialistit Edi Rama pas 6 muajsh premtimesh bojkot per antaresine socialiste. Vjen i papritur ndryshimi i politikes se partise me te madhe ne opozite, kur ne mbeshtetje te bojkotit simpatizantet socialiste qendruan pa ndalim per 3 dite rresht ne proteste. Të njëjtët simpatizantë votuan alternativen e bojkotit te premtuar gjatë fushatës së Edi Ramës brenda PS me një mbështetje mbi 90%.
Në anën tjetër per 5 muaj me rradhe deputetet socialiste te Levizjes per Mendimin Ndryshe i keshilluan Edi Rames te mos merrte rrugen e bojkotit, si nje rruge pa krye. Data 6 mars, dita e fundit e vlefshmerise se mandatit te deputeteve bojkotues merr ne kete rast nje rendesi vendimtare.
Vec presionit të afateve ligjore, ndërkombëtarët për 6 muaj me rradhë kërkuan ndërprerjen e bojkotit.
Thirrja më e fortë erdhi një ditë më parë nga brenda selisë rozë, përmes Hanes Svobodës, nënkryetari i grupit socialist në Parlamentin Europian.
Gjatë drejtimit te Partise Socialiste, kryetari i saj Edi Rama, ka zevendesuar deputetet e vjeter me ata te rinj, duke qenë i kritikuar shpesh, ne veçanti për strategjitë e hartuara nga kjo opozitë. E megjithatë një ditë më parë kryesocialisti Edi Rama siguroi se kjo opozitë ka parashikim të saktë të politikave të saj: “Është çështje e një plani të mirëmenduar që ecën sipas parashikimit tonë”.
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Askujt nga klasa politike shqiptare nuk i digjet barku per transparence.Aq me pak per antarsimin e Shqiperise ne BE.Imagjinoni sa leke humbasin politikanet tane ne nje rast te tille nga trafiqet,pazaret e vizave,kontrabanda.per te mos folur per monitorimin e hekurt qe do u bente me pas europa se kur te behet fjale per portofolin e saj,sigurisht qe do behet shume me e vemendshme se per kete punen e kutive.
Rama ka tjeter inat me Berishen dhe i bie kutise gjithe nerva..Ai beri marveshje parazgjedhore me Berishen qe te vidhnin te vegjlit dhe te ndanin votat ne mes tyre por Berisha ne vjedhje e siper,mori edhe ca "ne menyre te pavetdijshme" nga ana e PS-se.
Rama e di shprehjen se ne mes hajdutesh nuk ekziston ndershmeria por i vjen inat gjithsesi..edhe eshte per te ardhur inat...hajde popullin se ju eshte bere ves ta vjedhin edhe populli mo,nuk ndihet i shkreti mo...marcin nga ditet tona..po te vjedhin njeri tjetrin dhe me e keqja ta mohojne nje gje te tille...kot nuk i tha rama berishes ne presidence: -shikome ne sy kur te flas!
Valla jane keta dy (Sali Berisha dhe Edi Rama), si dy femije te vegjel. Kur isha i vogel perlahesha me motrat ose me vellaun, nderhynte babai dhe e qetesonte situaten. Do te ishte mire te ekzistonte nje ligj, ku presidenti te kishte te drejte ta shperndante krejt parlamentin, per 2 vjet ta kishte kontrollin absolut kur ka kesi bllokada nga partite. Ecni ne shpi krejt, mesonu te punoni per popullin e jo per vete.![]()
Sa na e paska fyer turkun more. Po i thuhet byrazerit "mysafir"? Turku ketu eshte ne shtepi te vet.
Nuk thoni, shyqyr qe hyri ne parlament hajvani dse na cau tajaren.
-
PS nesër në Kuvend
Pas 6 muajsh mungesë në Kuvend, deputetet socialiste do të rikthehen pasditen e nesërme në sallën e Kuvendit. Deklarata erdhi nga kreu socialist Edi Rama pak përpara se të zhvillohej mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
“Nesër ne do të jemi në Parlament, por jo për të ndenjur pa u hapur kutitë”, theksoi kryesocialisti ndërsa tha se vendimi i opozitës për të njohur rezultatin e zgjedhjeve tregon qartë se opozita ka dhënë sinjalin për zgjidhjen e krizës.
“Nuk e kemi përjashtuar dhe as e përjashtojmë dialogun si instrument për të zgjidhur krizën, madje kemi qenë ne që kemi dhënë sinjalin e kompromisit në të mirë të të ardhmes së vendit duke njohur rezultatin e zgjedhjeve. Nuk duam rinumërim për të ndryshuar rezultatin, nuk duam fitore në tavolinë, por transparencën e plotë të zgjedhjeve”, theksoi Rama
Kreu socialist zyrtarizoi faktin se nga ky moment deputetët socialistë do të thyejnë bojkotin për të hapur kutitë e votimit.
“Ne nesër do ti japim një zgjidhje të qartë krizës, kemi gati çelësin e kthimit të opozitës në Parlament, por i takon mazhorancës, të vendosë nëse e do apo jo opozitën në Parlament”, u shpreh kryesocialisti.
Ndërkaq Rama shtoi se në rast se në parlament nuk do të hetohen zgjedhjet atëherë, siç tha ai Marsi do të jetë muaji i ngritjes së popullit opozitar në protesta.
Në fund të mbledhjes së sotme do të ketë një deklaratë zyrtare, në lidhje me çfarë projekti do të shkojnë nesër deputetët socialistë në sallën e Kuvendit. /BW/
Krijoni Kontakt