Close
Faqja 19 prej 31 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 303
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Tani qe bojkoti ja arriti qellimit qe te nderkombetarizohej kriza politike dhe te dihej realisht problemi shqiptar nga te huajt ska me kuptim bojkoti dhe prandaj Ps do te hyje ne parlament.
    po pra ta "nderkombetarizoje" .... i dha rrugen gjithe atyre burrave dhe i pruri ne Tirane dhe keta pa ia zgjatur shume i thane "Edvino mos bej shume kakerdhi po futu ne Parlament se here tjeter i zgjidh vete problemet pastaj"
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    po pra ta "nderkombetarizoje" .... i dha rrugen gjithe atyre burrave dhe i pruri ne Tirane dhe keta pa ia zgjatur shume i thane "Edvino mos bej shume kakerdhi po futu ne Parlament se here tjeter i zgjidh vete problemet pastaj"
    Dhe te tjereve keshtu do ju thone,e mbarove punen ik per lesh..
    Nga rrE.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    JUANITO, ato qe i the i beson pernjemend? Nese u beson ato qe i the sinqerisht e them se as klinika psikiatrike me e mire ne bote nuk do te mund te te sheron.
    Edvin Rama nuk ja arriti asnje qellimi me bojkot. Me bojkot Edvin Rama jo qe nuk ja arriti ta nderkombetarizoj krizen sic thua ti, por arriti qe te behet i njohur nderkombetarisht si nje krijese e coroditur. Nderkombetaret erdhen dhe secili nga ata i tha se rruga e bojkotit eshte e gabuar. Edvin Rames keta nderkombetaret ja futen dy kembe ne nje kepuce, prandaj u dorezua i corodituri.
    Bojkoti e kishte per qellim hapjen e kutive e jo nderkombetarizimin e qeshtjes Rama-corodia. Mos u gezoni kot me keto marrezira qe po i thuani o JUANITO i coroditur.
    JUANIT0, po te isha ne vend tendin ithtar i dhene verberisht pas edvin rames, pas kesaj katastrofe qe pesoi Edvin Corodia dhe PS, kurre me nuk do te kisha shkruar ne kete forum. Cuditem se si ke fytyre te futesh ketu e te shkruash pas ketij turpi qe e pesuat.
    Aty e ke mendjen ti te klinika psiqatrike.
    Skam faj une qe se kupton lojen e Rames ti?
    Plus qe te shofim qe Rames ja futen 2 kembet ne nje kepuce po Saliut qe sja kane futur akoma do ja fusin se shpejti.
    Pe klinike pqiqatrike jeni bere ju qe spo e mbuloni dot me pushtetin e vjedhur dhe keni kunder gjithe shqiptaret bile edhe Pd vete e keni kunder.
    Ka ngelur gjalle vetem dora e hajduteve si puna jote qe luftoni per ndonje prone te vjedhur qe sa te ike Sala do ta humbisni rrezik dhe burg do hani.
    Kjo ju ka bere kaq te shperfytyruar e agresive . Se ke pare Saline qe nga nervozizmi i mbyllet njeri sy. Realist irrealisti gjeja e vjedhur nuk ju shkon gjate dhe harroje se do ty a fale kush.
    Albania Uber Alles

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Te lumet ne....na shpetoj Shqiperia Ky psikopat duhet t'dergohet ne shiqim teknik

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Blushi:“Do ishte qesharake qe PS te hynte dhe te dilte nga Parlamenti, pasi mendohej te hyej ne Parlament dhe pas diskutimit per kutite te dilej prap”, eshte shprehur Blushi.

    Sipas tij, kthimi ne Parlament eshte vendimi i duhur pasi permes bojkotit nuk u arrit asgje, pervecse daljes se PS kunder faktorit nderkombetar.
    “Ketu s’ka asnje ndjenje triumfi. Keto 6 muaj u harxhuan kot. Ne nuk arritem dot te hapnim kutite me bojkotin, nuk sollem zgjedhje te parakohshme dhe nuk bindem BE qe te ishte perkrah nesh”, ka shtuar Blushi.
    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=176349&ref=fp
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Ke fat,bei propozim ai s'thote jo?
    E sigurte kjo.

  7. #187
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    po per c'fare i mblodhi Edvini keta, apo thjesht per te dale perpara telekamerave dhe gjoja per ti treguar "nderkombetareve" se ketu jemi shume , nuku jam vetem une me Mozin

    une e dija qe ti qenke ne te njejtin livel me Topin .... se i bie qe ta kesh shtepine te rruga elbasanit
    shoki msues, paske mbarue ... thon se atje n'turkie nuk i pranojn msuesat per deshmitar mbas moshes 45 vjeç - nuk e di moshen tende, por te len pershtypjen e ni veterani ish-punist ...

  8. #188
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    SHEKULLI, 25/02/2010

    Fanfara
    VANGJUSH SARO

    Po të lexosh me vëmendje pohimet e partnerëve ndërkombëtarë, mes rreshtave do të kapësh të njëjtat pohime esenciale që janë bërë në vite dhe që mund të përkthehen vetëm me një fjalë: KOMPROMIS.

    E vë vulën Ministri i Jashtëm i Finlandës, Stubb, kur thotë: "Është shumë e vështirë që të gjykosh për këtë, pasi të gjitha vendet e Ballkanit kanë një proces politik e disa prej vendeve janë më shumë problematikë sesa të tjerët, kështu që duhet parë efekti përfundimtar".

    Kjo e fundit më kujton diçka të veçantë nga rrëfimet e një mikut tim, i cili gjatë një misioni në Afrikë, mes një debati, kishte dëgjuar të thuhej pak a shumë: "Të mos e ballkanizojmë çështjen..." Nuk do të ishte mirë të paragjykonim gjithë këto përpjekje të partnerëve, por edhe të Presidentit Bamir Topi, përkundrazi na takon të besojmë që ato bisedime të jenë sa më të frytshme dhe të prodhojnë zgjidhjet më të volitshme për Shqipërinë.

    Por, kjo nuk na ndalon të bëjmë një retrospektivë në përvojat e këtyre viteve të tranzicionit, duke i lejuar kështu vetes një vështrim të dytë mbi ngjarjet e tanishme. Përvoja ka treguar se politikanët, në veçanti lidershipi i demokratëve, rrallëherë kanë denjuar marrëveshjet, kompromisin.

    Përgjithësisht, fanfara (anti)demokrate ka kënduar mosmarrëveshjet. Me fjalën fanfarë, këtu nuk kuptojmë një tufë bandillësh që iu bien veglave (muzikore) plot ngazëllim.

    Fanfara është filozofia e sulmit me çdo kusht dhe në çdo rrethanë, është demagogjia e pandalshme, është "kushtrimi i të parëve" komunistë.
    Nuk do të ishte diçka e pëlqyeshme të risjellim një histori këso me dështime dhe mosmarrëveshje, por më mirë le të kujtojmë cilët jemi dhe nga vijmë.

    (Në se sot a nesër, nuk veprojmë si shumë herë të tjera, aq më mirë për të gjithë.) Gjithsesi, publiku i gjerë s'mund të harrojë se fanfara demokratike që në vitin 1992, kur shqiptarët ende nuk i ishin gëzuar mirë demokracisë, dëboi themeluesit e PD-së, përfshirë Cekën, Pashkon, Imamin, Zogajn, Demetin, etj.

    Në vitin '94, për shkak të mosmarrëveshjeve për Projekt-Kushtetutën e atëhershme, fanfara bëri një luftë të ashpër me PSD-në, çka solli edhe ndarjen e kësaj të fundit në dy parti. (Nuk marrim përsipër të tregojmë se ç'ndodhi dhe s'ndodh me ato parti, mund të flitet shumë pak.)

    Fanfara demokrate vazhdoi me dëbimin e ish-kryetarit Eduard Selami. Pak kohë më vonë, ajo e gjeti veten në konflikt edhe me ish-kryetarin e parë të PD-së, të ndjerin Azem Hajdari, të cilin gjithashtu e përndoqi me sa mundej.

    Më pas, vijnë "mosmarrëveshjet" me "karrigethyerit", pastaj fanfara do të përplasej me Prokurorin e Përgjithshëm që kishte qenë dikur këshilltar i (ish) Presidentit Berisha; konfliktet do të vijonin me ata që sot janë kthyer sërish në qeveri dhe në parti, duke filluar nga Ministri i Shtetit, z. Pollo.

    Fanfara demokrate ishte ajo që zgjodhi president Alfred Moisiun, me të cilin, çuditërisht, pa shkuar ca muaj, ia filloi përplasjeve, si me të gjithë. Fanfara s'la gjë pa thënë kundër kryetarit të parë të socialistëve, Fatos Nanos, por më vonë gjeti akordin me të; po kështu ndodhi me Ilir Metën.

    Lidershipi i demokratëve e gjeti armik edhe të vetmin prej ish-banorëve të Spaçit që lumturisht kishte qenë ca kohë në krye të asaj partie, Spartak Ngjelën; pastaj njeriun që i pret drutë shkurt dhe që rëndom vë pikat mbi i, Dashamir Shehin; kurse më vonë (dhe për të dytën herë) u përplas edhe me Nard Ndokën.

    Fanfara dëboi nga delegacioni shqiptar në KiE një nga më të paktët politikanë shqiptarë që dinë të zotërojnë veten dhe çështjet, Aleksandër Biberajn. Fanfara nuk ia ka përtuar të shigjetojë edhe presidentin aktual, Bamir Topin, ish-nënkryetar i PD-së, ish-Kryetar i Grupit Parlamentar të saj.

    Tani fanfara 'demokrate' gjendet përpara një krize të rëndë, paçka se bëri çmos ta mohonte, ta zhdukte edhe nga rezoluta e KiE; ajo gjendet përpara detyrimit për dialog (të vërtetë), por para së gjithash, përpara një rrëfimi të cilin nuk do që ta realizojë.

    Fanfara 'demokrate', por edhe pjesa tjetër e politikës shqiptare, gjenden në provë. Duhet uruar të mos stonojnë sërish siç kanë bërë gjatë këtij turpi 20-vjeçar.

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Kam gjashtë mua që ju thosha që shikoni të hapim ndonjë kuti konserve po nuk më dëgjonin!

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja hyri opozita ne parlament dhe doli prape.
    Vate djali ne kollos hyri shul e doli llos.
    Asgje nuk u zgjidh.
    Hyri opozita ne parlament Ruci lexoi ato qe ka thene Ps perhere, foli Patozi e u tall, foli Berisha allakacalla dhe u be nje vrime ne uje.
    Le te perplasin duart salistet tani e te ngopen me lugen bosh si perhere se boll na cane menderen.
    Albania Uber Alles

Faqja 19 prej 31 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •