Close
Faqja 31 prej 31 FillimFillim ... 21293031
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 303 prej 303
  1. #301
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    “Protestë”

    Gazeta Panorama
    Vendosur: 11/04/2010 - 12:34

    • Edmond Tupja

    Po, më e përdorura, më e lakuara, më kërcënuesja, çomagë, topuz e shpatë, këto kohët e fundit, është fjala "protestë", kryefjala e ligjërimit politik të një të majte shqiptare më të etur, më të babëzitur, më makute, më grykëse, më lakmitare, më gopçare se kurrë për pushtet, sidomos që kur zoti Edi Rama kapi - ashtu si e kapi - majën e Partisë Socialiste të Shqipërisë kapitaliste. Strategjia e tij është e qartë: të rrëzojë qeverinë Berisha për të marrë pushtetin; taktika e tij është e lexueshme: të realizojë qëllimin e vet me të gjitha mjetet e mundshme që lejon sistemi demokratik, përfshirë edhe protestat pa fund në rrugë e sheshe. Militantë, të papunë, hallexhinj, por edhe ...serhixhinj marrin pjesë në këto protesta dhe kjo është e drejta e tyre. Tërë aparati propagandistik, publicitar e, detyrimisht, demagogjik i Partisë Socialiste është mobilizuar në kuadrin e këtyre protestave. Filozofi frëng i shekullit XVII, Dekarti, babai i racionalizmit, kishte për devizë shprehjen latine "Cogito ergo sum" d.m.th. "Mendoj, pra, jam", parodia e së cilës për aparatin e sapopërmendur do të ishte "Protestoj, pra, jam". Çka do të thotë që, falë këtyre protestave, Partia Socialiste është, ekziston, gjallon, madje, në njëfarë mënyre, feston. Jo rastësisht fjala "protestë" rimon me atë "festë", aq më tepër që mund të themi, në trajtë aforizmi tejet lakonik: "Protestë, festë".

    Meqë sapo përmenda fjalën "aforizëm", po i kujtoj lexuesit të vëmendshëm e të paanshëm të rubrikës sime të së dielës, se, para disa ditësh, kryetari Rama, Timonieri i Gjatë i Partisë Socialiste (nuk po them "Timonieri i Madh" sepse kjo shprehje është përdorur tashmë nga kinezët para shumë vitesh për kryetarin Mao), lëshoi aforizmin "Çdo shtet ka idiotët e vet", parodia e të cilit në rastin konkret të Partisë Socialiste, por me gjasë edhe të ndonjë partie tjetër, do të ishte "Çdo parti ka idiotët e vet". Në këtë përfundim ka arritur edhe doktori i shkencave të mirëfillta erotike Françesk Armadhi pas një analize pikërisht të fjalës magjike "protestë". Le të më lejohet që, fare përmbledhtas, ta vë në dijeni lexuesin e nderuar për analizën e zotërisë në fjalë.

    Fjala "protestë" ka një ngarkesë të theksuar erotike, çka, mjerisht, me sa duket, nuk u ka rënë deri më sot në sy simpatizantëve, tifozëve, militantëve, kuadrove, eksponentëve, deputetëve dhe udhëheqësve të Partisë Socialiste, madje as ideologëve të saj më në zë. Kjo fjalë të kujton së pari termin farmaceutik "proteks" (protex) që, në kohën Partisë së Punës (nëna historike e Partisë Socialiste), shenjonte sendin që sot njihet me termin "prezervativ" ose "kondom", ose më thjesht akoma "këllëf" (në të folmen tironse "klluf"); mirëpo, tironsit "klluf" quajnë edhe njeriun trutharë, thënë ndryshe, tra*, objekt i një dege të re të sociologjisë, krijuar këto kohët e fundit pikërisht nga Françesk Armadhi dhe që quhet "trapologji". Nga ana tjetër, fjala "protestë", me rrokjen e saj të fundit -test(ë), të kujton edhe shkurtimin e termit mjekësor "testikul", "teste", ose më shqip, më popullorçe "herdhe, koq*, bo*e".

    Kjo është analiza e Françesk Armadhit, jo e imja, ju betohem, të cilën plaku i mençur Aqif Qifa, një lloj Nastradini filozof i kohëve moderne në Shqipëri, e interpreton si vijon: Çdo njeri që i bashkohet turmës në protestë rrezikon të manipulohet, sidomos kur protesta nuk bëhet as për bukë, as për drita, as për ujë, as për punësim, as për të drejta të tjera themelore, por zhvillohet që liderët populistë, sot të iks partie, nesër të një tjetre, të arrijnë synimet e tyre partiake, të cilat, jo rrallë, fshehin synime vetjake. Ky lloj manipulimi e thjeshton, dashur pa dashur, por më shpesh me dashje sesa pa dashje, në "klluf" ose "ko*e" pjesëmarrësin naiv, shpesh të keqinformuar, në protestën në fjalë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 12-04-2010 më 06:31
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #302
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    S H E K U L L I, 12/04/2010

    "Askush tjetër s'ka keqpërdorur kaq ligsht mundësitë e dhëna"
    SHEFQET MEKO

    Më kujtohet një rrëfenjës e thjeshtë nga të moshuarit e fshatit ku fëmijërova. Tregonin për një djalë të ri që sapo ishte martuar, dhe duke iu ëmbëlsuar jetës së rinisë së vet, i tejekzaltuar nga dashuria dhe gruaja e bukur, babai i moshuar në shtëpi i dukej si tmerr i çdo ditë. Gruaja e vet, duke lajkatuar me bukurinë dhe moshën, i murmuriste çdo ditë se si të "shpëtonin nga plaku matuf".

    Ai, i joshur dhe thuajse i dehur nga "pëshpërimat" e saj, vendosi të shpëtonte nga hija e babait. Një ditë të bukur pranvere, i tha se do të shkonin në mal për qejf. I tha se mbase mund edhe të shkonin diku për miqësi. Plaku, që kishte qenë po aq zevzek në rininë e vet, iu gëzua asaj që i tha djali, por edhe e mori me pak dyshim. Ikën larg në male, atje ku njeriu humb dhe zhduket.

    Pas një pushimi në një lëndinë të bukur dhe pasi hëngrën një kafshatë bukë, djali i tha se kishin akoma rrugë. E hipi të atin në gomar dhe vijoi në një rrëpirë të frikshme. Thoshin se njerëzit që binin aty mbeteshin pa nam dhe nishan.

    Me një mëdyshje të madhe, djali i ekzaltuar nga pushteti i gruas së vet, vendosi që ta braktiste babanë pikërisht buzë greminës. "Le të pushojmë sërish baba..." i tha i biri dhe e zbriti nga gomari.

    U përpoq të mos e lëndonte plakun që e kishin lënë fuqitë. "Më prit pak këtu, ja edhe një shishe me ujë..." i tha të atit dhe sërish me një mëdyshje po aq të madhe bëri hapin e parë duke i kthyer kurrizin babait, me mendimin për të mos u kthyer kurrë dhe solli në përfytyrim shtëpinë e vet "pa babanë zevzek", por vetëm e vetëm me gruan e bukur që priste t'i kthehej "pa vjehrrin".

    Dy hapa, jo pa dhimbje tutje dhe i ati foli: "Çfarë po bën more bir?! Më ke lënë po aty ku kam lënë babanë tim 50 vjet më parë... Të paktën më ço nga krahu tjetër i humnerës, se këtu më kujtohet gjynahu që bëra ndaj babait tim, kur isha i ri si ti..."

    Kjo bëri djalin të kthejë kokën pas dhe të pyesë të atin: "Ti kë bërë të njëjtën gjë baba?..."

    Me lot të tharë në faqet e rreshkura fatkeqi plak pohoi: "Po, biri im, madje edhe në ditë me shi, ndaj mos më lerë në të njëjtin vend, se kjo më tmerron..." Mjaftonte ky pohim që ai të kthente mendje. Nxitimthi përfytyroi veten të mplakur dhe të braktisur nga biri i vet... "Jo, kjo nuk duhet bërë..." - tha djali me mendje të ndryshuar dhe u kthye prapë në shtëpi me babanë e vet, duke i premtuar se do kujdesej për njeriun që e solli në jetë...

    Filozofia e rrëfenjës është e thjeshtë: Siç ke bërë, do të ta bëjnë, madje edhe një shkallë më keq. Kontekstin e rrëfenjës së më sipërme, dëshiroj ta diskutoj në hapësirat dhe ngërçet e sotme te shoqërisë dhe politikës shqiptare.

    Dhe mendoj se si komb i moçëm në atë anë të Ballkanit, kemi aq mençuri dhe zotësi sa të dimë të mësojmë më mirë nga e shkuara dhe nga e tanishmja, që në fund të fundit mos të shohim veten si "bishti i kavallit".

    Ata që sot dominojnë me dhunë ose pa dhunë skenën politike shqiptare, duhet një moment të hedhin hapat e pendimit. Dua të kujtoj një të vërtetë se askush tjetër si kryeministri aktual, nuk ka keqpërdorur çdo mundësi që të jep një shoqëri dhe familje demokratike, vetëm e vetëm për synimet e veta personale, vetëm e vetëm për egon e vet kryeneçe.

    Mund të kujtojmë të gjitha momentet e politikës opozitare të zotit Berisha: ato kanë qenë të egra, determinuese dhe shpesh revolucionare (shtatori me arkivol para kryeministrisë)...Ai pra, sikur të kishte edhe 100 baballarë të gjithë do t'i kishte braktisur në pyll, vetëm e vetëm të shijonte karrierën e vet personale.

    E theksoj këtë "personale", sepse të gjithë bashkëthemeluesit e PD-se ose u flakën, ose u pështynë, ose u vranë. Këta ma ka konfirmuar vetë Rexhep Uka, një themelues i PD-së në ILB (sot UBT), i cili publikisht do më thoshte: "Ai është i çmendur... Sa të jetë Berisha, nuk shkohet sërish në PD..."

    Por, siç dihet, zoti Uka shkoi sërish, me sa duket është "flakur sërish", por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka se si do të bëhet e mundur që politikanët shqiptarë të respektojnë "baballarët" e vet dhe të tjerët, pavarësisht se çfarë ide apo pikëpamje kanë mbrojtur.

    Një moment vjen dhe duhet menduar qetë, duke filluar nga e para! Një rifillim i mbarë nuk është kurrë vonë, sidomos për ata njerëz që çdo shpresë dhe të ardhme e kanë tek ai vend me emrin Shqipëri.

    2 KOMENTE
    Replike Shabonit…
    Me behet qejfi shume per perallen qe na prezantove ne kete faqe te Gazetes Shekulli.Nga kjo une dal ne konkluzionin se ne Shqiptaret kemi qene unik ne bote qe nxjerrim si vlere Kombetare nje ide kanibaleske te treguar shume vite me pare,qofte dhe te treguar “ bukur “ nga ty SHEFQET MEKO.Filozofia e refenjes tate eshte me e nderlikuar se sa ti thua,sepse version jot…” Sic ke bere do ta bejne…ka edhe kete domethenie…Sic vodhe sot do ti vjedh une neser…apo ne proteste ti sot edheune atje do te jem neser kur tit e kesh pushtetin bile shume me keq…?!!!Po c’te mesojme ne nga kjo refenje o dite zi qe te hedhim baballaret ne humnere,te realizojme c’do gje qe duam me dhune,te mbajme te ndezur luften mesh Shqiptaresh apo c’fare?!!! Shiko more punen tended he kujdesu per te rritur ekonomine e familjes tende e te jetosh sa me mire ne kete shoqeri edhe pse me te meta eshte shume me e mire nga ajo qe lame pas.Gjerat e tua personale jane si ato te djalit me babane ne refenjen tende dhe per ti zgjidhur ato nuk kerkohet ndihme kolektive sic ben ti.Po ti more Shefqet do te jesh nga ata Shqiptare te “ zgjuar “ dua te them kriminele,sepse nuk ke frike nga kjo tradite.Sic duket ti do ta kesh kuptuar me mire fabulen dhe e ke hedhur djalin tend ne humnere para se ai te te hidhte ty?!!! Ty te paska thene Shaban Uka se Saliu qenka “ i cmendur “?!!!…Pse kur shkohet ne PD kur Saliu te ngre me katapulte e te ben Minister Bujqesie?!!!Jo more jo.Njerez pa karakter si ty dhe Shaban Uka ( ne se kjo qe thua ti qendron ),qe shohin nepermjet karjeres interesat vetiake dhe jo kombetare kane nje destinacion ne koshin e plehrave edhe pse perpiqeni ti jepni kredite indirekte Edvin Kristaq Rames.
    Dardhari
    Dardhari | April 12, 2010 12:07 PM | Repliko

    Shkrim me shume vend Shefqet, asnje presje per te shtuar!
    Faleminderit!
    Laura | April 12, 2010 9:59 AM | Repliko

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Kjo është një përrallë që asnjë nuk e di se në ç'fshat apo vënd ka ndodhur por ja do puna shkruesit që ta çoj në fshatin e tij për ta bërë më të besueshëm!
    Në këto raste nuk di si ta marrësh mesazhin!
    Ka disa "intelektualë" emigrantë që përpiqen ta "duan" Shqipërinë duke postuar që nga larg rrëfenja të tilla a thua jemi aty nga viti 1950!
    Shqipërisë tani i duhen burra të mënçur dhe të urtë.Të mendojnë më parë për vëndin pastaj për pushtet e për para.Unë nuk besoj që ata të mos kenë para por pse duan akoma,këtë nuk kam për ta kuptuar kurrë!!!
    Një njeri quhet i çmëndur kur është i çmëndur dhe nuk ka mundësi që 15 vjet të jetë i pa çmëndur dhe befas bëhet i "çmëndur" pse disa nuk marrin dot ndonjë kolltuk ministri a ku ta di unë!
    Një "udhëheqës" i ri nuk ndihmohet me këto mesazhe por përkundrazi.

Faqja 31 prej 31 FillimFillim ... 21293031

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •