Close
Faqja 15 prej 31 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 303
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    SONI12,

    Nuk eshte aspak e ndershme dhe e arsyeshme qe te akuzoni te dy politikanet. Kesaj here shume haptas po dihet dhe po shihet se fajtor i vetem eshte Edvin Corodia i cili po kundershton haptas edhe te derguarit e KiE.
    Kur je i ndershem hap kutite,perse tutesh kur i ndershem je?
    Lere Kienjse tive....
    Pa keqkuptime se kam per Edin,per te tjeret po.

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Lajmet Kryesore
    Rama s’pranon ofertat e KiE, kushti i vetëm Bashkia e Tiranës

    Berisha pranon të ndajë Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e lartë dhe Komisionet Parlamentare

    Ka dështuar edhe përpjekja e tretë e bisedimeve mes Ramës dhe Berishës për zgjidhjen e ngërçit politik në vend, që do të kurorëzohej me kthimin e opozitës në Kuvend megjithëse i pranishëm në këtë takim ka qenë vete presidenti i delegacioni i KiE, Mevlut Çavusoglu. Këtë herë ndërkombëtarët e kanë shprehur formulën tyre për zgjidhjen e ngërçit politik, por ato janë refuzuar nga Edi Rama. Sakaq, Kryeministri Berisha i ka pranuar të tre opsionet e delegacionit,

    ku PS të kthehej në Kuvend. Së pari delegacioni i KiE ka propozuar që opozita të futet në Kuvend dhe bashkë me maxhorancën të hartojnë një kërkesë drejtuar Komisionit të Venecias në mënyrë që të interpretojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me objektin e komisionit hetimor. Kjo është refuzuar nga Rama, pa asnjë argument. Rama vetëm ka kërkuar hapje kutish. Më tej delegacioni ka bërë ofertën ed dytë, ku ka kërkuar që të balancohet drejtimi i Komisioneve Parlamentare në mënyrë që opozita të drejtojë një numër të barabartë komisionesh me maxhorancën. Kjo gjithashtu është pranuar nga Berisha, por është refuzuar nga Rama. Së fundi delegacioni ka propozuar si zgjidhje për kthimin e opozitës në Kuvend balancimin e institucioneve të pushtetit gjyqësor duke nënkuptua zgjedhjen me konsensus të gjerë të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Mirëpo edhe kjo është kundërshtuar nga Rama. Kurse Berisha ka qenë plotësisht dakord. Kështu edhe tryeza e djeshme u mbyll pa asnjë rezultat. Pas dështimit të dy raundeve të para, siç ishte paralajmëruar në agjendë, delegacioni i KiE ka bashkuar sërish Ramën dhe Berishën në presidencë, për të zgjidhur përfundimisht krizën politike në vend. Kundërshtitë e Ramës kanë qenë të një pas njëshme duke lënë të kuptohet se asnjë nga ofertat e servirura nuk i afroheshin pazarit të tij për të ruajtur sërish drejtimin e bashkisë së kryeqytetit. Një kërkesë kjo që nuk është shprehur publikisht nga Rama por që disa herë është lënë të kuptohet nga bashkëpunëtorët e tij. Këtë herë ka ardhur vetë presidenti i APKiE-së, Mevlut Kavushoglu, për të propozuar një formulë konkrete zgjidhjeje, ku palë me ose pa dëshirë duhet ta pranojnë. Kështu, pas një takimi paraprak me të trija palët, përkatësisht Presidentin Topi, Berishën dhe Ramën, delegacioni i ka mbledhur të gjithë palët së bashku në Presidencë. Rreth orës 17:00 Kryeministri Berisha ka hyrë për herë të tretë në Presidencë i shoqëruar nga kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Astrit Patozi. Nga ana tjetër, kryesocialisti Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i Asamblesë së Gramoz Ruçi, ka mbërritur në presidencë pesë 10 minuta me vonesë. Takimi ka zgjatuar rreth 2 orë dhe 30 minuta, ku të gjithë përfaqësuesit kanë dalë bashkërisht nga dera kryesore e presidencës. Raundi i tretë i bisedimeve ka mbaruar fiks në orë 17 e 30 minuta. Të parët që kanë dalë nga presidenca kanë qenë anëtarët e delegacionit të Asamblesë së Parlamentit të Këshillit të e Evropës. Më pas ka dalë Berisha me Patozin dhe Rama me Ruçin. Ndryshe nga herë të tjera, asnjëra palë nuk është ndalur për të dhënë ndonjë prononcim për shtyp. Media e ka pasur shumë të vështirë të ndiqte bisedimet, por megjithatë është mësuar se tryeza është shoqëruar nga debate të ashpra. Mësohet se menjëherë bisedimet janë zhvendosur të kriza politike në vend, e cila është shkaktuar nga bojkoti i opozitës. Delegacioni është munduar të gjejë disa pikëtakime të përbashkëta, për t’i dhënë fund krizës, por pa sukses. Ndërkaq, mësohet se tryeza është karakterizuar nga debate të ashpra mes Ramës dhe Berishës, për çështjen e kutive.

    Agjenda e delegacionit
    Delegacioni i Komisionit Evropian, i kryesuar nga Mevlut Çavusoglu, ka pasur një agjendë teje të ngjeshur ditën e djeshme, ku në kuadër të zgjidhje së krizës politike, ato kanë zhvilluar takime me të gjithë personalitet më të rëndësishme të poetikës sonë, duke e mbyllur më një seancë maratonë e të përbashkët në presidencë. Kështu para takimit përmbyllës në selinë e Presidencës, Delegacioni i Komisionit Evropian, i kryesuar nga Mevlut Çavusoglu, do të zhvillojë një takim përmbyllës në selinë e Presidencës, pas takimeve intensive të zhvilluara dje në Tiranë, me krerët kryesor, si Berisha, Topalli, Topi dhe Rama


    Opsionet e Delegacionit të KiE

    1- Opozita të futet në Kuvend dhe bashkë me maxhorancën të hartojnë një kërkesë drejtuar Komisionit të Venecias në mënyrë që të interpretojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për komisionin hetimor

    2- Të balancohet drejtimi i Komisioneve Parlamentare në mënyrë që opozita të drejtojë një numër të barabartë komisionesh me maxhorancën

    3- Të balancohen institucionet e pushtetit gjyqësor duke nënkuptua zgjedhjen me konsensus të gjerë të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë


    Topi, i gatshëm për vijimin e dialogut
    Gjatë takimit me delegacionin e Asamblesë së Parlamentit të Këshillit të e Evropës, Topi pohoi se pavarësisht rezultateve të deritanishme, ai ishte i gatshëm të vijonte procesin e dialogut mes Ramës dhe Berishës, deri në gjetjen e një zgjidhje konstruktive në shërbim të shqiptarëve. “Kryetari i Shtetit theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij në këtë drejtim, duke përdorur të gjithë mekanizmat kushtetuese dhe institucionale për arritjen e një rezultatit pozitiv. Presidenti Topi vuri në dukje gjithashtu se gjatë takimeve dhe diskutimeve në kuadër të tryezës politike, palët u janë referuar në mënyrë të veçantë pikave të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KiE-së”, thekson zyra e presidentit në njoftimin e saj. Gjithashtu presidenca informon se Topi dhe Kavushoglu ka në shkëmbyer ide të ndryhem për zgjidhjen e përfundimtare të ngërçit politik, që do të kurorëzohet me kthimin e opozitës në Kuvend. “Më pas Presidenti Topi dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Presidencial shkëmbyen mendime dhe pikëpamje rreth mundësive të gjetjes së pikëtakimeve mes mazhorancës dhe opozitës dhe zgjidhjes përfundimtare të ngërçit politik që ka mbërthyer skenën politike dhe disa institucione të vendit”, thekson Presidenca.

    Adriatik Doçi

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sonush.. po cpate o bilbilush..

    shko mer cucllen e shko ne krevat baj nina..

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    edin as socialistet si honeps dot .....

    po ka 20 vjet demokraci dhe per ke votojme e kush e merr voten nje zot e di


    ndaj them qe hapja e kutive mund te jete gjeja me e mire qe si ai si saliu duhet te bejne

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    SYSTEMA, a nuk e kupton o i shkrete se kutite nuk mund te hapen nga Sali Berisha? kutite mund te hapen vetem nga gjykatat. Pse kerkoni me ngulm qe te shkelet kushtetuta nga Sali Berisha? Ne nje ane kerkoni qe Sali Berisha ta zbatoje ligjin kurse ne anen tjeter kerkoni qe Sali Berisha ta thyeje ligjin. A nuk jeni ne gjendje ta kuptoni?

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Edin Rama po e demton rende Shqiperine

    Edvin Rama-Corodia, po e demton rende imazhin e Shqiperise me kerkesat plotesisht te coroditura.
    Ai shkon aq larg, sa qe Presidentin e Asamblese Mevlut Cavusoglu e quan "musafiri turk".
    Ja pjese nga deklarata e Rames: " Dua ta theksoj fare shkoqur, se as në bashkëbisedimet e sinqerta dhe as në deklaratën e tyre zyrtare dhe as në përgjigjen e mysafirit turk, nuk dëgjova të mohohej e drejta jonë për hapjen e kutive" -Edvin Rama-Corodia.

    Me shume mund te shihet edhe ne lajmet ne vazhdim.
    TURP TURP TURP per Partine Socialiste qe lejon te kete nje kryetar perbindesh.

    http://www.tvklan.tv/lajme_edicioni.php

  7. #147
    Para_Siempre
    Anëtarësuar
    20-02-2010
    Postime
    99
    Epo plera te tilla po e mbajne nje shqiperi peng te idiotsive injorances se tyre , njerez te paarritur ne jeten e tyre qe shyqyr qe kan ren ne karrige e duan ti nxjerrin ujin e zi ....
    Mjere ky popull qe bie nga shiu ne bresher ..

  8. #148
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    TemA Online 19/02/2010

    Berisha e ka humbur betejën
    Mero Baze

    Presioni ndërkombëtar në rritje ndaj dy palëve në Shqipëri për zgjidhjen e krizës politike nuk ka në fokus vetëm transparencën e zgjedhjeve, por edhe një klimë normale bashkëpunimi për disa reforma kyçe që nevojiten që Shqipëria të fitojë liberalizimin e vizave dhe t'i pranohet kërkesa për aplikimin si vend kandidat për anëtar në Bashkimin Europian.

    Kjo domosdoshmëri për Shqipërinë, bën të domosdoshme jo vetëm transparencën e thellë të zgjedhjeve, por dhe rikthimin e besimit mes palëve për të punuar secila në vendin e vet për këto reforma.

    Për këtë shkak, përpjekja për ta minimizuar kërkesën themelore të opozitës dhe për të arritur një gjysmë-marrëveshje për të, nuk zgjidh realisht asgjë për shoqërinë shqiptare. Një opozitë e futur në Kuvend për procedurë apo për pazar politik, por refuzuese e egër e qeverisë në çdo nismë ligjore, nuk do t'i sillte asnjë dobi vendit.

    Në momentin që opozita ka pranuar legjitimitetin e zgjedhjeve të 28 Qershorit, me gjithë defektet e tyre dhe ka pranuar se njeh institucionet, ajo ka nevojë për kompromis me qëllim që të rikthehet një klimë bashkëpunimi mes palëve.

    Parlamenti shqiptar ka në procedurë disa ligje që kërkojnë votat e opozitës dhe Bashkimi Europian ka në pyetësorin e tij një bllok të tërë pyetjesh për klimën politike, të cilat nuk mund të plotësohen nga burokratët, por nga drejtuesit politikë të vendit. Për këtë arsye çdo marrëveshje gjysmake apo lojë struci me bisedimet është e kotë. Kjo opozitë de fakto ka hyrë në parlament pasi e ka pranuar atë.

    Që ajo të marrë pjesë aktive atje, duhet, së pari, të plotësohet kërkesa për transparencë zgjedhjesh dhe, së dyti, të jepen garanci për balancime institucionesh me qëllim që të zhduken simptomat e shtetit klasor që po shfaqet pas 28 Qershorit.

    Në këto rrethana çdo përpjekje për të kthyer në qëllim në vetvete çuarjen e opozitës në parlament nuk funksionon, pasi një opozitë refuzuese dhe jo bashkëpunuese është njësoj e dëmshme për demokracinë si të marrë rrogën që thotë Topalli si të mos e marrë.

    Për këtë shkak këndvështrimi i ndërkombëtarëve dhe vëmendja e shtuar e tyre ndaj krizës, është i madh, pikërisht sepse ata nuk duan një zgjidhje mekanike të saj, por një zgjidhje thelbësore dhe një klimë besimi për të demonstruar aftësinë politike për dialog dhe respektim të institucioneve.

    Berisha e ka humbur betejën për ta konsideruar bojkotin e kushtëzuar si problem personal të Edi Ramës. Tashmë të dy palët duhet t'i drejtohen një marrëveshjeje të gjerë që mund të sjellë stabilitet politik dhe institucional në Shqipëri, dhe jo zgjedhjeve të pjesshme apo ngërçit të debatit vetëm mbi hapjen mekanike ose jo të kutive.

    Po aq e rëndë sa mungesa e transparencës së zgjedhjeve, është mungesa e transparencës së qeverisjes, mungesa e debatit mbi krizën ekonomike, mungesa e vizionit për të dalë nga kjo krizë dhe mungesa e perspektivës europiane të Shqipërisë. Kush i merr lehtë këto kriza dhe i vë në një peshore me interesat e veta të përfitimit personal, do të jetë përgjegjës për pasojat e tyre.
    Na i bej te fala Meros Na ka mare malli shume i thuaj.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #149
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    08-06-2004
    Postime
    105
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    sonush.. po cpate o bilbilush..

    shko mer cucllen e shko ne krevat baj nina..
    hajde me kendo ti nje ninull brari,se ketu ne forum te can menderen ne artopolantin e prishur qe ta ka ngec ne dore salija apo ndonje tjeter.

    ps.brari ti je mami me i mire i botes.

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Edvin Rama ofendon Presidentin e Asamblese Evropiane

    Edvin Rama-Corodia, po e demton rende imazhin e Shqiperise me kerkesat plotesisht te coroditura.
    Ai shkon aq larg, sa qe Presidentin e Asamblese Mevlut Cavusoglu e quan "musafiri turk".
    Ja pjese nga deklarata e Rames: " Dua ta theksoj fare shkoqur, se as në bashkëbisedimet e sinqerta dhe as në deklaratën e tyre zyrtare dhe as në përgjigjen e mysafirit turk, nuk dëgjova të mohohej e drejta jonë për hapjen e kutive" -Edvin Rama-Corodia.

    Me shume mund te shihet edhe ne lajmet ne vazhdim.
    TURP TURP TURP per Partine Socialiste qe lejon te kete nje kryetar perbindesh.

    http://www.tvklan.tv/lajme_edicioni.php

Faqja 15 prej 31 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •