Close
Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 303
  1. #101
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    a mund te na e shpjegosh se c'eshte kjo kutia e pandores shoki tankist
    Si,a nuk ta ka shpjegue berisha,aa?!
    Po ai ka muaj qe cirret se nese hapen kutite,fatkeqsi te paimagjinueshme do ta mberthejne vendin tone,madje edhe henen blu,baticen apokaliptike dhe shkarkimin e baseneve,ai na i ka paraqitur si shenja qe paralajmerojne fatkesite e metejshme qe mund te ndodhin nese ne u japim te drejte punistomafiozeve ne pretendimet e tyre per hapjen e kutive...

  2. #102
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Si,a nuk ta ka shpjegue berisha,aa?!
    Po ai ka muaj qe cirret se nese hapen kutite,fatkeqsi te paimagjinueshme do ta mberthejne vendin tone,madje edhe henen blu,baticen apokaliptike dhe shkarkimin e baseneve,ai na i ka paraqitur si shenja qe paralajmerojne fatkesite e metejshme qe mund te ndodhin nese ne u japim te drejte punistomafiozeve ne pretendimet e tyre per hapjen e kutive...
    he mer daj po i bo tifozllik Edit??

  3. #103
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Jo mer daj,po i boj tifozllik votes time se une ja hodha LSI-se dhe ajo i shkoi Salise...

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Si,a nuk ta ka shpjegue berisha,aa?!
    Po ai ka muaj qe cirret se nese hapen kutite,fatkeqsi te paimagjinueshme do ta mberthejne vendin tone,madje edhe henen blu,baticen apokaliptike dhe shkarkimin e baseneve,ai na i ka paraqitur si shenja qe paralajmerojne fatkesite e metejshme qe mund te ndodhin nese ne u japim te drejte punistomafiozeve ne pretendimet e tyre per hapjen e kutive...
    o shoku tankist ..... mos iu sill muhabetit sec thote Sala, ti a din se c'eshte apo i perserit papagallshe gjerat ....???!!!

    une e di se c'eshte por jam i bindur se ti qe e shkruajte nuk ia din kuptimin ..... ne kete rast mund te perdoresh edhe internetin per te na dhene pergjigje te sakte
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 18-02-2010 më 16:16
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Luti
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    24
    une nuk e kuptoj se cdo te thote hetim parlamentar per zgjedhjet pa hapur kutite.
    cfare hetimi do te behet pa u hapur kutite cfar do te hetoje saliu vulat .
    lum o popull qe kemi kete kryeminister fli se gjumi te ben mire

  6. #106
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Ne qofte se hapen kutite s`do kete kurre te mira. Por kjo s`do jete fitore per Ramen. Kjo eshte humbje per te gjithe. Edhe ne nje vend evropian po te hapesh kutite pas vendimit te gjykates, c`do gje komplikohet, sepse patjeter gjenden gabime te vogla dhe keshtu vihet ne pikepyetje serioziteti i institucioneve shteterore.
    Pra nuk duhen hetuar mangesite e vogla dhe ndoshta normale gjate procesit te numerimit por duhet pare perparimi qe ka bere vendi yne ne zgjedhjet e fundit.
    Rama eshte i bindur qe ka humbur, ai do vetem te sabotoje punet ne Shqiperi.

  7. #107
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    U LODHET DHE U STERLODHET.

    ka kuti me me lesh dhe pa lesh.cilen do zgjidhje ti ?

    A e dini ne kurriz te kujt bien pasojat e kesaj haleje??

  8. #108
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA Online 19/02/2010

    Berisha e ka humbur betejën
    Mero Baze

    Presioni ndërkombëtar në rritje ndaj dy palëve në Shqipëri për zgjidhjen e krizës politike nuk ka në fokus vetëm transparencën e zgjedhjeve, por edhe një klimë normale bashkëpunimi për disa reforma kyçe që nevojiten që Shqipëria të fitojë liberalizimin e vizave dhe t'i pranohet kërkesa për aplikimin si vend kandidat për anëtar në Bashkimin Europian.

    Kjo domosdoshmëri për Shqipërinë, bën të domosdoshme jo vetëm transparencën e thellë të zgjedhjeve, por dhe rikthimin e besimit mes palëve për të punuar secila në vendin e vet për këto reforma.

    Për këtë shkak, përpjekja për ta minimizuar kërkesën themelore të opozitës dhe për të arritur një gjysmë-marrëveshje për të, nuk zgjidh realisht asgjë për shoqërinë shqiptare. Një opozitë e futur në Kuvend për procedurë apo për pazar politik, por refuzuese e egër e qeverisë në çdo nismë ligjore, nuk do t'i sillte asnjë dobi vendit.

    Në momentin që opozita ka pranuar legjitimitetin e zgjedhjeve të 28 Qershorit, me gjithë defektet e tyre dhe ka pranuar se njeh institucionet, ajo ka nevojë për kompromis me qëllim që të rikthehet një klimë bashkëpunimi mes palëve.

    Parlamenti shqiptar ka në procedurë disa ligje që kërkojnë votat e opozitës dhe Bashkimi Europian ka në pyetësorin e tij një bllok të tërë pyetjesh për klimën politike, të cilat nuk mund të plotësohen nga burokratët, por nga drejtuesit politikë të vendit. Për këtë arsye çdo marrëveshje gjysmake apo lojë struci me bisedimet është e kotë. Kjo opozitë de fakto ka hyrë në parlament pasi e ka pranuar atë.

    Që ajo të marrë pjesë aktive atje, duhet, së pari, të plotësohet kërkesa për transparencë zgjedhjesh dhe, së dyti, të jepen garanci për balancime institucionesh me qëllim që të zhduken simptomat e shtetit klasor që po shfaqet pas 28 Qershorit.

    Në këto rrethana çdo përpjekje për të kthyer në qëllim në vetvete çuarjen e opozitës në parlament nuk funksionon, pasi një opozitë refuzuese dhe jo bashkëpunuese është njësoj e dëmshme për demokracinë si të marrë rrogën që thotë Topalli si të mos e marrë.

    Për këtë shkak këndvështrimi i ndërkombëtarëve dhe vëmendja e shtuar e tyre ndaj krizës, është i madh, pikërisht sepse ata nuk duan një zgjidhje mekanike të saj, por një zgjidhje thelbësore dhe një klimë besimi për të demonstruar aftësinë politike për dialog dhe respektim të institucioneve.

    Berisha e ka humbur betejën për ta konsideruar bojkotin e kushtëzuar si problem personal të Edi Ramës. Tashmë të dy palët duhet t'i drejtohen një marrëveshjeje të gjerë që mund të sjellë stabilitet politik dhe institucional në Shqipëri, dhe jo zgjedhjeve të pjesshme apo ngërçit të debatit vetëm mbi hapjen mekanike ose jo të kutive.

    Po aq e rëndë sa mungesa e transparencës së zgjedhjeve, është mungesa e transparencës së qeverisjes, mungesa e debatit mbi krizën ekonomike, mungesa e vizionit për të dalë nga kjo krizë dhe mungesa e perspektivës europiane të Shqipërisë. Kush i merr lehtë këto kriza dhe i vë në një peshore me interesat e veta të përfitimit personal, do të jetë përgjegjës për pasojat e tyre.

  9. #109
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    o shoku tankist ..... mos iu sill muhabetit sec thote Sala, ti a din se c'eshte apo i perserit papagallshe gjerat ....???!!!

    une e di se c'eshte por jam i bindur se ti qe e shkruajte nuk ia din kuptimin ..... ne kete rast mund te perdoresh edhe internetin per te na dhene pergjigje te sakte
    hahah,me zure gafil shoku msus...jam i bindur se ti e di sepse duhet te jesh nga ata mesuesit e afte' qe i shpetuan reformes"

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Rama dhe gomari i Nastradinit

    OPINION
    Rama dhe gomari i Nastradinit
    19-02-2010 / Nga Feti Zeneli


    Edvin Rama doli nga tryeza e Presidentit ashtu siç hyri, si njeri i rrugës dhe jo i institucioneve; pra jo me mendtë e Topit, por të Takut, duke deklaruar para kamerave se, po nuk u hapën kutitë do të vazhdojë protesat në rrugë deri në rrëzimin nga pushteti të kësaj qeverie. Kjo sjellje e çuditshme politike e kreut të PS-së më kujton një anekdotë të Nastradinit, të titulluar: “Sa heq unë nga ky gomar”, në të cilën përshkruhet se si njëherë, Nastradini e çoi gomarin në pazar dhe ia dha një ndërmjetësi. Një blerës duke dashur të përcaktonte moshën e gomarit, i ra në mend t’i shikonte dhëmbët. Por gomari i kafshoi dorën. Blerësi u largua duke sharë. Erdhi një blerës tjetër, ai donte t’i ngrinte gomarit bishtin, por ai e goditi me shqelma në pulpë. Duke çaluar e mallkuar u largua edhe blerësi i dytë. Erdhi tek Nastradini ndërmjetësi dhe i thotë: “Nastradin efendi, askush nuk do që ta blejë gomarin tënd: kush i del përpara ai i fut dhëmbët, kush i afrohet nga pas ai e godet me shqelma”. Dhe Nastradini i përgjigjet: “Po unë nuk e solla këtu për ta shitur, por për ta parë, që ata të besojnë se ç’heq unë nga ky gomar!”.
    Kësisoj, kryeministri Berisha e pranoi tryezën e Presidentit jo se priste ndonjë ofertë të re nga Rama, po për t’i krijuar mundësi edhe kreut të shtetit që ta njihte mirë huqet e kreut të Partisë Socialiste apo t’i tregonte atij se ç’po hiqte nga ky politikan i papërgjegjshëm për momentin historik që po kalon Shqipëria.
    Por ndryshe nga gomari i Nastradinit, kryetari Rama ka dalë me dëshirën e vetë në pazarin e politikës shqiptare, duke u treguar “dhëmbët” atyre që ka përpara dhe “shqelmat” atyre që ka pas. Dhe nga para janë institucionet demokratike, vendase apo të huaja, kurse nga pas deputetët e Partisë Socialiste, kryesisht ata të LMN-së. Kësisoj Rama vazhdon të prish imazhin e politikës shqiptare dhe t’u shkatojë mjaft probleme qytetarëve të këtij vendi, pa i bërë pikë përshtypje. Ishte kjo arsyeja që qysh në ditët e para të karierës së tij politike në krye të Partisë Socialiste, ai u cilësua nga eurodeputetja Doris Pack, si “çilimiu” i politikës shqiptare, jo thjeshtë për shkak të moshës dhe eksperiencës së pakët, por kryesisht për shkak të mendësive uzurpuese. Megjithatë qëndrimi i kohëve të fundit, pas zgjedhjeve të përgjithëshme të 28 qershorit 2009, tregon se veprimet e tij politike nuk lidhen dhe aq me papjekurinë politike se sa me ligësinë njerëzore. Ndërkombëtarët, por edhe shqiptarët po binden, ditë pas dite, për një gjë të tillë, teksa shohin që ai nuk do t’ia dijë fare për interest e popullit dhe të vendit, të cilat në këto moment lidhen me funksionimin normal të Parlamentit dhe institucioneve të tjera të shtetit për t’iu përgjigjur kërkesave të Brukselit, lidhur me liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    Në një rast të tillë, “politika nuk është gjë tjetër veçse pulsi i përbashkët që rreh”, do të thoshte Uendell Filips. Pra, me pak fjalë, kur vihen në lojë interesat e përgjithëshme të vendit, shuhen kufijtë e interesave individuale midis mazhorancës dhe opozitës, qoftë edhe në rast se njëra palë është cunguar pjesërisht në ushtrimin e të drejtave të saj politike. Por rasti i ankesave dhe protestave të Edvin Ramës është thjeshtë një spekullim absurd me të drejtat, që burojnë për këdo në një vend demokratik. Ai në mënyrë fare të pakutimtë i kërkon kryeministrit Berisha të “hap kutitë”, ndërkohë që një kërkesë e tillë mund t’i drejtohet gjykatave, megjithëse edhe për këto institucione gjithëçka është mbyllur ligjërisht dhe në kohën e duhur. Kësisoj Edvin Rama po kërkon një gjë të pamundur, me qëllim që të mos ketë zgjidhje tjetër përveçse zgjidhjeve që diktojnë situatat destabilizuese e të amullta. Një gjë të tillë Rama dhe bashkëluftëtarët e tij pa status deputeti por me kërcënime kiameti e kanë artikuluar drejtpërdrejtë gjatë mitingjeve të ndryshme, duke rikujtuar ’97-ën apo rrëzimin me forcë të qeverisë dhe pushtetit demokratik. Rikthimi tek skemat e vjetra të ardhjes në pushtet do të thotë rikthim tek ideologjia komuniste dhe revolucioni me dhunë, ndërkohë që ekzistojnë të gjithë mjetet dhe mundësitë demokratike për të plotësuar një ambicje të tillë politike. Në demokraci nuk ka rrugë tjetër për të marrë pushtetin, përveçse asaj me zgjedhje të lira e të ndershme. Fatkeqsisht Rama e humbi këtë shans në zgjedhjet e përgjithëshme të 28 qershorit 2009, për shkak se qytetarët shqiptarë, me vullnet tërësisht të lirë, zgjodhën alteranativën e vazhdimit të ndryshimit që qeveria “Berisha” realizoi gjatë viteve 2005-2009.
    Faktikisht Berisha dhe mazhoranca i kanë ofruar gjithëçka kanë në dorë Edvin Ramës, deri tek ngritja e një komisioni parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, ku shumicën ta ketë opozita, me qëllim që deputetët socialist të zënë vendet e tyre në Parlament. Të njëjtën gjë po i këshillojnë kreut të Partisë Socialiste edhe përfaqësuesit e ndryshëm të komunitetit ndërkombëtar, të cilët i kanë cilësuar zgjedhjet e 28 qershorit 2009 “si më të mirat që Shqiëpria ka zhvilluar ndonjëherë në vitet e tranzicionit”. Dikush mund të na kujtojë këtu thënien filozofike se, “e mira s’ka fund dhe e vërteta s’ka mbarim”, por bazuar në realitetin shqiptar, zgjedhjet e fundit parlamentare në vendin tonë përfaqësojnë një zhvillim mbreslënës në kuadrin e reformave integruese drejt Bashkimit Europian. Një gjë të tillë e pohoi edhe vetë Rama në mbyllje të procesit të votimit, gjë të cilën e sigluan të 20 mijë komisionerët e tij në mbyllje të procesit të numërimit. Po kështu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, pasi verififikuan nga pikpamja ligjore ankesat e subjekteve politike i morën vendimet e tyre në unitet të plotë, pavarësisht bindjeve partiake që mund të ketë patur gjithësecili prej tyre. Dhe të gjithë këto që përmendëm pak më lart, me pak fjalë quhen institucione demokratike, disa kombëtare dhe të tjerat ndërkombëtare, të cilat duhen dëgjuar e respektuar nga çdo politikan normal. Por një politikan që nuk respekton interest e popullit dhe vendit të vet, kurrësesi nuk mund të respektojë institucionet. Për këtë arsye, Rama ka krijuar konceptin e “popullit të majtë”, me qëllim që në vend të politikës të bëjë demagogji. Historia na mëson, se populli nuk mund të ndahet në të majtë dhe në të djathtë, siç ndahen partitë dhe inidvidët. Një popull i ndarë është një popull i tradhëtuar në interesat dhe idealet e tij kombëtare. “Në politikë është e nevojshme të tradhëtosh ose vendin, ose elektoratin tënd, Unë parapëlqej të tradhëtojë elektoratin”, thotë Sharl de Gol.
    Mosrespektimi nga një politikan i lartë i institucioneve demokratike, kombëtare apo ndërkombëtare qofshin ato, është shënjë aventurizmi dhe papërgjegjshmërie. Dikush mund të thotë që edhe protesat janë një instrument demokratik për realizimin e të drejtave. Dakord, por ky instrument mund të përdoret në një situatë kur mungojnë institucionet e duhura demokratike apo kur ato nuk janë të mendje, siç i thonë, lidhur me një çështje të caktuar. Por në rastin konkret nuk kemi të bëjmë as me njerën dhe as me tjetrën alternativë. Problemi është se Edvin Ramës nuk i interesojnë zgjidhjet demokratike që ofrojnë këto institucione, të cilat konvergojnë tek respektimi Kushtetutës së Shqipërisë dhe projektrezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të cilat kërkojnë që deputetë e opozitës të ndërpresin bojktoin dhe të zënë vendet e tyre në Parlament. Karriget e Parlamentit shqiptar kanë afro 6 muaj që presin deputetët e opozitës, me qëllim që së bashku me deputetët e mazhorancës të marrin vendimet e duhura për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër karriget e Parlamentit janë për deputetët e opozitës mundësi reale për të bërë detyrën që atyre u takon jo vetëm në raport me popullin dhe atdheun, por edhe në raport me detyrimet që kanë ndaj forcës së tyre politike. Është thënë më se një herë që, kreu i Partisë Socialiste Edvin Rama, duke preferuar veprime jashtëparlamentare, por dëmton në mënyrë të pariparueshme misionin e opozitës në një sistem demokratik. Përveç të tjerash ajo i krijon mundësi qeverisë që të justifikohet para opinionit publik për gabimet që ajo natyrshëm mund të bëjë, duke ia faturuar ato mungesës së bashkëpunimit me opozitën apo mosluajtjes së rolit të saj mbikqyrës e kontrollues. “Asnjë qeveri nuk mund të jetë e sigurt pa një opozitë të fortë”, thotë Benxhamin Dizraeli.

Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •