Close
Faqja 10 prej 31 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 303
  1. #91

    Berisha: Gjykatat nuk mund të bëhen vegla të ekzekutivit

    Kryeministri Berisha rikonfirmoi dje vullnetin e Partisë Demokratike për të pranuar çdo kërkesë të Partisë Socialiste, përveç diskutimit të vendimeve të gjykatave, një çështje kjo që ka lidhje vetëm me opozitën. Berisha informoi dje deputetët e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike rreth tryezës së takimit me kreun e PS-së, Edi Rama, të thirrur nga Presidenti Bamir Topi në respektim të Rezolutës së Këshillit të Europës. Duke u ndalur gjerësisht tek ky takim, kreu i ekzekutivit shprehu edhe njëherë angazhimin serioz të mazhorancës për të dhënë kontributin e saj në gjetjen e gjuhës së përbashkët me opozitën. "Unë, megjithëse pas takimit në mënyrën më serioze kam bërë transparencë thelbësore lidhur me takimin që kemi pasur tek Presidenti i Republikës, po iu them se në atë tryezë shkova me zotin Patozi. Edhe një herë mund t'ju them se unë e vlerësoj atë si një përpjekje serioze, pozitive dhe se ne shkuam aty të vendosur për të dhënë kontributin tonë më madhor. Ne mbetemi të vendosur për të dhënë kontributin tonë më madhor në zgjidhjen e problemit të krijuar nga bojkoti i Parlamentit", u shpreh Berisha. Gjithashtu, Kryeministri theksoi se në tryezë ai i kishte dhënë opozitës garanci të plotë për të shqyrtuar çdo kërkesë që është mes opozitës dhe mazhorancës, por nga ana tjetër, ai vuri në dukje se në mënyrë kategorike kjo mazhorancë nuk mund të konsiderojë si çështje bilaterale vendimet gjyqësore. Në këtë kontekst, Berisha theksoi se gjykatat kanë vendosur dhe vendimi i tyre nuk mund të bëhet një problem midis palëve, por bëhet problem vetëm me atë palë që e konteston atë. "Ky vend ka një histori zhvillimi 19-vjeçare në këtë rrugë dhe kjo histori zhvillimi është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbahet parasysh. Duke e garantuar opozitën se jam i hapur të shqyrtoj çdo kërkesë që është midis nesh, theksova se kurrë ndonjëherë nuk e kam konsideruar dhe nuk e konsideroj çështje bilaterale çështjen e vendimeve gjyqësore. Gjykatat kanë vendosur dhe do të vendosin sa herë që palët t'i drejtohen asaj, por vendimi i tyre sapo jepet nuk është më problem ndërpalësh, por është problem vetëm me gjykatën", vijoi kreu i qeverisë. Por, gjithashtu, ai vuri në dukje se gjykatat kanë marrë vendime edhe për mazhorancën, në shumë raste të ankimuara këto edhe nga opozita, por mazhoranca në mënyrën më absolute jo vetëm që i ka respektuar këto vendime, por nuk i është drejtuar asnjëherë opozitës për të bërë atë fajtore apo përgjegjëse. "Unë nuk i kam kërkuar asnjëherë, askërkujt, të trajtojë problemet tona me gjykatën. Ju e keni dëgjuar opozitën të citojë 17 vendime kundër qeverisë dhe ne si kemi kërkuar asnjëherë opozitës të bëjmë diçka kundër këtyre vendimeve, sepse ato janë vendime të gjykatave, nuk ka përgjegjësi opozita. Opozita edhe kur na ka paditur ne nuk mban përgjegjësi. Nuk mundem, në asnjë mënyrë, që problemet që opozita ka me gjykatën t'i bëj probleme midis qeverisë dhe opozitës. Kjo nuk mund të ndodhë. Për vendimet e gjykatave opozita i ka problemet me gjykatat. Ka qenë dhe do të jetë kështu, derisa gjykatat janë të pavarura dhe të mos i bëjmë vegël të ekzekutivit, që s'mund të bëhen kurrë", tha ndër të tjera kreu i mazhorancës. RD

  2. #92
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    do te pranoje salis te hapen kutite e votimit, paçka tenton ta shmange problemin me gjykata ...

    transparenca e kutive nuk ka lidhje me asnje vendim gjykate ... kjo eshte gjethja e fikut e salis ...

    ajo gjethe fiku po e çon salis drejt shembjes se pushtetit te tij, i cili nuk ka as baze elektorale, aq me pak morale ...

  3. #93
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ...

    Pyetja ime, qe lindi pernjehere gjate emisionit ishte, eshte atehere kush i dha urdherin qe te terhiqeshin??????????????
    ta thom una ... e ka dhene ustai i salis, fatos etj ... shoki ramiz ...

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ta thom una ... e ka dhene ustai i salis, fatos etj ... shoki ramiz ...
    po edhe ki ishte ne burgo.
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga heretikus Lexo Postimin
    Zgjedhjet e 96-tes, te drejtuara dhe organizuara nga Saliu i Shpelles, jane me te vertete skandaloze, te padenja edhe per nje
    Natyrisht qe ti vet i jep nje pergjigje vetes je HERETKUS KOMUNISTUS

  6. #96
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    po edhe ki ishte ne burgo.
    i burgu, si kafet e nexhit, nuk ishte ndonje pengese per shokin ramiz tia percillte shokit salis, apo shokeve te tjere te ngarkuar sigurimso-punista per te garantuar shkaterrimin e Shqiperise sipas orekseve te beograd-athines ...

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    pse more vlla lejoni 2 persona me shkaterru shqiperine?..enver hoxha ka vdek o vllazni,mos lejoni qe tash 2 envera me ju shkaterru perseri...phii qfar populli jemi.

  8. #98
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    pse more vlla lejoni 2 persona me shkaterru shqiperine?..enver hoxha ka vdek o vllazni,mos lejoni qe tash 2 envera me ju shkaterru perseri...phii qfar populli jemi.
    nga keta dy persona, nje person eshte i pandyshueshem, gjithmone gjenerues sherresh e konfliktesh, shpifarak e zemerak, i etur perhere per pusht-et, deri edhe rolin e pimpit e loz me puthadorizem ... perhere salis eshte protagonist mbrapshtlleku per Shqiperine dhe Shqiptaret ...

  9. #99
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Eksperienca qe po perjetojme na mesoi te kuptojme si duhet moralin e rrefenjes se kutise se pandores...e keqja,si atehere edhe tani,nuk ka ndodhur pasi u hap kutia,por perpara se ajo te hapej...

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Eksperienca qe po perjetojme na mesoi te kuptojme si duhet moralin e rrefenjes se kutise se pandores...e keqja,si atehere edhe tani,nuk ka ndodhur pasi u hap kutia,por perpara se ajo te hapej...
    a mund te na e shpjegosh se c'eshte kjo kutia e pandores shoki tankist
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 10 prej 31 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •