Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 65
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    extreme,leje postin mos e edito shpesh
    nuk e len postimin extreme , se e prijashtojn ....

    ....ma mirë me qit saturnin se sa gjysme hanen
    saturni e ka unazen shum te bukur



  2. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-02-2010
    Postime
    136
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    keta qe po kerkojne lande fetare e shamija neper shkolle dhe hana neper simbole shtetrore jan me siguri pasardhesit e asaj partise islamike qe e pat krijue serbia ktyne here me i shtie Shqiptart llugave e me pase fakte pur me thane qe Shqiptart jan talibancat e evropes.
    Pse a nuk e din evropa a ? Vec mos me thuaj qe jemi duke e mashtruar ter kete kohe ???

    ne Kosove jan 65'ooo shqiptar te besimit Katolik sipas ipeshkis se kishes katolike ne Kosove.

    Kurse total jan 2 milion e gjysm shqiptar, por ne po e zem qe jan 2'o65'ooo shqitpar ne total, kjo i bie qe 97% te jen musliman e 3% te krishter (nese nuk i numrojm serbet).

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga sopra Lexo Postimin
    Pse a nuk e din evropa a ? Vec mos me thuaj qe jemi duke e mashtruar ter kete kohe ???

    ne Kosove jan 65'ooo shqiptar te besimit Katolik sipas ipeshkis se kishes katolike ne Kosove.

    Kurse total jan 2 milion e gjysm shqiptar, por ne po e zem qe jan 2'o65'ooo shqitpar ne total, kjo i bie qe 97% te jen musliman e 3% te krishter (nese nuk i numrojm serbet).
    ka edhe ateista

  4. #34
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-02-2010
    Postime
    136
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    ka edhe ateista
    Ne kosove ka me pak se ne shqiperi.

    Hajde po i heqim edhe 20, 40% ! Prap, nuk eshte e drejt qe kryçi i kuq te jet simbol i nje minoriteti qe s'eshte as 4%.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    keta qe po kerkojne lande fetare e shamija neper shkolle dhe hana neper simbole shtetrore jan me siguri pasardhesit e asaj partise islamike qe e pat krijue serbia ktyne here me i shtie Shqiptart llugave e me pase fakte pur me thane qe Shqiptart jan talibancat e evropes.
    z. Zëu_s,
    në një postim të më hershëm të kam vlerësuar si njeri mendje mprehtë,
    ndërsa rreth kësaj teme, pra, temës për Islamin dhe normat e tij, po tregohesh në një pamje tjetër, të cilën nuk ta kisha dëshiruar!
    Je më objektiv kur trajton tema të kësaj natyre e mos u radhit në taborrin e antiislamistëve shqiptarë, sepse humb shumë. Për atë se çka ka thënë dhe çka vazhdon Serbia të thotë për shqiptarët, mos u merzitë shumë, sepse ideja fashizoide serbe për "shqiptarët dhe UÇK-në talebane" është shpërblyer nga Perëndimi i krishterë me bomba dhe raketa tomahok, tokë-ajër-ajër-tokë....!!
    Pra, t'i lëmë urrejtjet fetare anash, sepse me një frymë të tillë vetëm sa i bëjmë dëm kombit.....

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Miratohet ligji që lejon shamitë në shkolla

    http://www.standard.al/index.php/speciale/3136.html

    Erald Kapri & Ardit Bido

    Dy vjet më parë, Behija dhe Juliani u përjashtuan nga Universiteti i Durrësit për shkak të simboleve fetare që kishin, porse debati që u krijua si pasojë

    E kush do ta merrte me mend se ligji që u diskutua si “ligji për të drejtat e homoseksualëve”, në fakt do të garantonte me ligj që vajzat me shami të mos mund të përjashtohen nga shkolla për shkak të veshjes së tyre. Ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” shkaktoi të qeshura mes deputetëve, kur u miratua në Kuvend, por ndoshta edhe shumë prej deputetëve nuk e kanë ditur që me këtë ligj garantuan plotësisht të drejtën e besimit dhe shfaqjes së tij në jetën publike. Bëhet fjalë për nenin 10 të këtij ligji, i cili shprehimisht garanton lirinë e besimit e duke e kuptuar më qartë, vajzat me shami, djemtë me mjekër, homoseksualët etj. të mos përjashtohen nga jeta publike, institucionet apo nga drejtorët e shkollave, sepse veshja apo sjelljet e tyre nuk u pëlqejnë. “Ne kemi vendosur në ligj atë që përcaktohet aktualisht në Kushtetutë”, - tha dje për “standard” deputeti Tritan Shehu. Porse,
    tashmë, nëse një rektor a drejtor shkolle do të përjashtojë apo do të dënojë një nxënës për shkak të shamisë, mjekrës, kryqit a simboleve të tjera fetare, që ai pasqyron në shkollë, atëherë ai nuk do të krijojë më një debat publik, pasi, sipas ligjit, ai do të dënohet me një gjobë deri në 10 mijë dollarë e ndërkohë që vendimi do të kthehet në nul brenda pak ditësh. Që të përjashtosh një vajzë me shami nga shkolla apo çdo njeri që beson në fe dhe e shpreh në forma të ndryshme, tashmë do të duhet një ligj i veçantë nga Parlamenti. Rregulloret e shkollave që kërkojnë uniforma, nuk do të mund të jenë mbi këtë ligj apo Kushtetutën, ndryshe një komisioner i veçantë do të gjobiste rëndë edhe financiarisht drejtorët e shkollave apo titullarët e institucioneve. Altin Hazizaj, drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri dhe një prej propozuesve të ligjit,
    shprehet për gazetën se në nenin 10 është garantuar e drejta e besimit fetar. Duke iu referuar rastit të vajzave me shami, Hazizaj shprehet se “sa herë që vajzat janë përjashtuar, Avokati i Popullit ka kërkuar kthimin e tyre”. Sipas tij, ligji për mbrojtjen nga diskriminimi është një garanci për të zbatuar më tej legjislacionin, i cili gjithnjë ka qenë në mbrojtje të vajzave me shami. Hazizaj shprehet se neni 10, pika 2 thotë se “ndalohet veçanërisht diskriminimi sa i takon ushtrimit të së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, kur këto të drejta e liri kanë të bëjnë me shprehjen e shfaqjen e tyre në jetën publike nëpërmjet fjalëve ose paraqitjes”. Gjithsesi, Altin Hazizaj shprehet se deputetët ndërhynë në këtë nen në momentin e miratimit. “Presim që ligji të dekretohet nga Presidenti e më pas të shohim botimin në fletoren zyrtare”, - thotë Hazizaj. Shqetësimi i drejtuesit të
    Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve ishte i drejtë, sepse deputetët miratuan një variant të ri. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Punës e Çështjeve Sociale, Tritan Shehu, tha për gazetën se në nenin 10 është vendosur fjalë për fjalë Kushtetuta, konkretisht neni 24 i saj. Shehu pranoi se ka ndodhur një manovër në nenin 10 dhe kjo u bë për të shmangur debatet. “Nuk vendosëm variantin e ardhur nga shoqatat, por vendosëm fjalë për fjalë nenet e Kushtetutës në nenin 10 për të qenë më të sigurt. Kjo do të thotë që të kufizohen të drejta, duhet ligji i veçantë”, - tha Shehu. Duke iu referuar përjashtimit të vajzave me shami nga shkolla, Shehu tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë më, pasi Ministria e Arsimit duhet të kërkojë një ligj të veçantë që të ndalojë vajzat me shami, ligj që duhet të ketë procedura të veçanta për t’u miratuar, siç parashikohet në
    Kushtetutë për kufizimin e të drejtave të njeriut. Ai shtoi se e njëjta situatë është për çdo institucion tjetër, si ushtria, policia etj., të cilat kanë shërbim uniforme, por këto institucione nuk mund të veprojnë më me kokën e tyre, por duhet të propozojnë ligj të ri në Parlament. Këtë ligj e gjen me vend edhe aktivistja e shoqërisë civile Elsa Ballauri, e cila tha se neni 10 kishte ardhur si propozim nga ajo. Ashtu si Hazizaj, edhe Ballauri pret dekretimin e ligjit dhe botimin e tij në fletoren zyrtare. “Unë dua të them se pikësëpari duhet të presim që ligji i miratuar nga Parlamenti të hyjë në fuqi, pasi ky ligj është ende në duart e Presidentit. Por për sa i përket çështjes, - thotë Ballauri, - unë jam tërësisht pro mosdiskriminimit të vajzave me shami apo djemve me mjekër apo çdo lloj shfaqjeje tjetër të riteve fetare të individëve. Ligji i ri e ka parashikuar këtë, duke përfshirë atë
    që thuhet në Kushtetutë e si pasojë duke e bërë më të lehtë ballafaqimin e çdo lloj diskriminimi në gjykatë”. Ligji i ri Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi merr në mbrojtje grupe shoqërore, të cilat për shumë arsye diskriminohen nga shoqëria. Ky ligj vendos standarde të reja, por përcakton edhe penalizime, nëse ndokush tenton të ushtrojë forma diskriminimi, duke mbrojtur një sërë kategorish nga diskriminimi në çdo fushë të jetës, si punësimi, arsimi apo qoftë edhe hyrja në politikë apo për t’u emëruar në detyra të rëndësishme publike. Elsa Ballauri shprehet se shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga reminishenca e së kaluarës komuniste dhe të pranojë zgjedhjet e lira të njerëzve në çdo fushë të jetës pa u paragjykuar. “Këto janë reminishenca të sistemit komunist, ku ndalohej çdo shfaqje e simboleve fetare. Si pasojë e tyre, simbolet fetare bëhen më shumë një “mollë
    e ndaluar” për individët e tjerë”, - thotë Ballauri, - ndërsa shton: “Jam e bindur se nëse lejohen, atëherë nuk do të kenë të njëjtën përhapje të gjerë. Ne, si një komb me traditë në harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, duhet të fillojmë tashmë ta pranojmë tjetrin ashtu siç është dhe jo ta detyrojmë të bëhet siç duam ne, pra ta tolerojmë zgjedhjen e tij dhe kjo vlen për çdo rast, e si pasojë edhe për zgjedhjet fetare”. Institucion në mbrojte të të diskriminuarve Vajzat me shami, homoseksualët e çdokush që ndihet i diskriminuar, ka një derë për t’u ankuar e të gjejë të drejtën. Ligji i ri parashikon ngritjen e një Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë. Nisma ligjore përmban edhe masa në rast se shkelet ligji dhe vërtetohet se personat e këtyre kategorive diskriminohen. Në rast se diskriminimi ushtrohet nga zyrtarët e administratës shtetërore,
    gjoba maksimale e vendosjes është 1 milion lekë të reja, ndërsa gjoba maksimale ndaj bizneseve dhe institucioneve joqeveritare është 10 milionë lekë të reja. Gjoba minimale është 20 mijë lekë të reja. Vendimi për vënien e një mase ndëshkimore me gjobë cakton gjithashtu dhe afatin e arsyeshëm brenda së cilës paguhet gjoba. Legjislacioni Çështja e besimit fetar, shkollës laike etj., etj. ka qenë pjesë debati publik shpeshherë. Vajza me shami janë larguar nga auditorët e shkollave, me argumentimin se shkolla është laike dhe shamia e tyre apo mjekra e djemve shkel laicitetin. Sa herë që një vajzë me shami është përjashtuar nga shkolla, kanë reaguar konstitucionalistët apo organizatat e shoqërisë civile, të cilët e kanë cilësuar si shkelje të të drejtave të njeriut. “Ndalimi i vajzave me veshje fetare është një vendim dhe një veprim i hapur antikushtetues. Çdo veprim që nuk mbështetet në
    Kushtetutë, duhet të dënohet ashpër, në mënyrë që të mos krijohen precedentë që rrezikojnë sovranitetin e Kushtetutës”, - do të shprehej Kreshnik Spahiu, në një prononcim për këtë debat në vitin 2006, para se ai të bëhej nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Drejtuesit e organizatave civile kanë kritikuar edhe drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Arsimit, duke u shprehur se laiciteti po interpretohet si ateizëm nga drejtorët e shkollave që kanë përjashtuar vajza me shami apo djem me mjekër. Duke iu referuar një rasti të veçantë të ndodhur në shkollën “Asim Vokshi”, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ishte shprehur se “ndalimi i një veshjeje që dihet haptazi që mbahet për motive fetare, vlerësimi i saj si e papërshtatshme, mendojmë se formon një rast, i cili shkakton drejtpërdrejt shkelje të dispozitave të rëndësishme për të drejtat themelore dhe të lirive vetjake të
    njeriut, të parashikuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”. E në këto raste, rregulloret e shkollave nuk kanë përfillur për Kushtetutën. Gjithsesi, në heshtje, me një ligj, këtij debati i është dhënë fund... Neni 10 i ligjit të ri, i propozuar nga organizatat joqeveritare Ndërgjegjja dhe feja 1- Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, kur ka të bëjë me shprehjen e tyre individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve. 2- Ndalohet veçanërisht diskriminimi sa i takon ushtrimit të së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, kur këto të drejta e liri kanë të bëjnë me shprehjen e shfaqjen e tyre në jetën publike nëpërmjet fjalëve ose paraqitjes. 3- Diskriminimi lidhur me ushtrimin e së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, ndër të tjera
    ndalohet në mënyrë të posaçme në institucionet arsimore publike e private, të kryerjes së shërbimit ushtarak apo të paraburgimit dhe burgimit. 4- Përjashtime mund të vendosen vetëm me ligj, kur ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Këto përjashtime, në çdo rast, duhet të jenë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar nevojën për diskriminim, nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Nenet e Kushtetutës, që janë përfshirë edhe në ligj Neni 24 1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar. 2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose
    kryerjes së riteve. 3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij. Neni 17 1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. 2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

  7. #37
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Ne kosove ka me pak se ne shqiperi.

    Hajde po i heqim edhe 20, 40% ! Prap, nuk eshte e drejt qe kryçi i kuq te jet simbol i nje minoriteti qe s'eshte as 4%
    Kryqi i kuq nuk ka lidhje me religjion po eshte organizate globale shendetsore ne te gjithe boten,nuk jemi tu jetu ne boten islamike edhe pse shumica jemi musliman shtetin nuk e kemi islamik ate e kemi vetem ne tradite

  8. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-02-2010
    Postime
    136
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    Kryqi i kuq nuk ka lidhje me religjion po eshte organizate globale shendetsore ne te gjithe boten,nuk jemi tu jetu ne boten islamike edhe pse shumica jemi musliman shtetin nuk e kemi islamik ate e kemi vetem ne tradite
    Tradit, tradit,... ajo eshte organizat jo-qeveritare qe s'ka te bej me qeverin, por me popullin : > P O P U L L I N .

  9. #39
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga sopra Lexo Postimin
    Tradit, tradit,... ajo eshte organizat jo-qeveritare qe s'ka te bej me qeverin, por me popullin : > P O P U L L I N .
    vullneti i popullit eshte sherimi i shpejt dhe ndihma e pare e jo simboli

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023


    Kryqi i Kuq i Kosovës
    Ndryshuar për herë të fundit nga busavata : 21-02-2010 më 09:26

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •