Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 65
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    PD kërkon që Kryqit të Kuq t'i shtohet edhe Gjysëmhëna e kuqe



    PD kërkon që Kryqit të Kuq t'i shtohet edhe Gjysëmhëna e kuqe

    Në konferencën e rregullt për media, në emër të Partisë së Drejtësisë para gazetarëve u paraqit Abdullah Klinaku, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, i cili deklaroi se Partia e Drejtësisë do të parashtrojë në Komisionin parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale amandamentin në Projektligjin për Kryqin e Kuq të Kosovës me të cilin do të kërkojë që në tërë tekstin e këtij ligji krahas sintagmës Kryqi i Kuq të shtohen edhe fjalët Gjysmëhëna e Kuqe, pra që kjo organizatë me rëndësi të madhe shoqërore të quhet: Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Kosovës.

    PD po ashtu kërkon nga Komisioni parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale organizimin e një debati publik përkitazi me këtë projektligj ku do të merrnin pjesë përfaqësuesit e organizatave të ndryshme humanitare të vendit dhe ndërkombëtare si dhe përfaqësuesit e Organizatës së Kryqit të Kuq të Kosovës.

    Klinaku këto kërkesa i arsyetoi se me amandamentin e propozuar do të shtohet mundësia për ngritjen e fondeve dhe ndihmave të tjera edhe nga shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike si dhe do të sigurohet respektimi i lirive, bindjeve dhe ndjenjave fetare të personelit të kësaj organizate me besim Islam.

    “Duke e pasur parasysh strukturën fetare të popullatës së Kosovës duhet mundësuar punëtorëve humanitar të Kosovës të besimit islam që të bartin emblemën që krahas simbolit të Kryqit të Kuq përmban edhe Gjysmëhënën e Kuqe.

    Në këtë drejtim nuk duhet pasur problem të veçantë duke pasur parasysh se Neni 4 i Projektligjit të Kryqit të Kuq të Kosovës: Zbatimi i parimeve themelore, thotë: “Kryqi i Kuq i Kosovës përmbush misionin e vet në bazë të parimeve themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe”.

    Në frymë të njëjtë janë të shkruara edhe Nenet 5,7, dhe 8 të këtij Projektligji që po ashtu thirren në respektimin e parimeve themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe”. Pra nuk ka asnjë arsye që në tekstin ligjor krahas sintagmës “Kryqi i Kuq” të shtohet edhe sintagma “Gjysmëhëna e Kuqe”, deklaroi sekretari Klinaku.

    Në fund të konferencës, Ahdullahu Klinaku njoftoi se Dega e Partisë së Drejtësisë në Zvicërr depozitoi 16.500 franka zvicerane për bashkëkombasit e tyre në rajonet e përmbytura të Shkodrës, në Republikën e Shqipërisë. Në të ardhmen e afërt delegacioni i PD-së do të vizitojë shtabin emergjent shtetëror të ngritur përkitazi me këtë katastrofë natyrore si dhe krerët institucional të Republikës së Shqipërisë. /drejtesia.org/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Gjysem hena e kuqe ekziston si organizate me vete, do ishte shkelje e copyright.

    po kerkesat idiote nuk kane fund thuaj.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-11-2009
    Postime
    113
    a sht qikjo partija e juve qi u thirrshi do her n emen te zotit. a jini ju qata qi 100 her ja kini nrrue emnin ksaj partije, ajini ju qata qi e kini pasun at psikopatin Agani.
    a po munohni me i qit popllit hi syve,a. poplli s i hanger mashtrimet e juve.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-11-2009
    Postime
    113
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Gjysem hena e kuqe ekziston si organizate me vete, do ishte shkelje e copyright.

    po kerkesat idiote nuk kane fund thuaj.
    kta jan qena o dosti jem. me qiso rrensh munohen me i mashtrue hallkun, po poplli jav kallxoj brryllin e ju than mac.

  5. #5
    Po kompanit e huaja qe mund te kene ndonje kryq ne logo? Do duhet te nderrojne logot e tyre qe te bejne biznes ne Kosove?

  6. #6
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Po duhet kerkuar urgjentisht ndryshimi i flamurit Zvicerian Ndryshe s'ka ambasade

    Organizata Gjysemhena e Kuqe as qe u duk fare ne Kosove, pavarsisht se ben te "njejten" pune si Kryqi i Kuq.
    Pse te harxhojne energji e fonde ata kur punen e ben Kryqi i kuq dhe meritat i ndajne bashke bashke
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  7. #7
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga tasjani-ferizaj Lexo Postimin
    kta jan qena o dosti jem.
    Fol për veti.
    A ki najsen me shtu për temen a po vazhdon me leh qysh e paske zanat

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Po bre amo jem kah shkojm kah evropa e jo kah azija ! Kryqi kuq osht organizat nderkombtare perendimore , kosova mund ta ket edhe organizaten nderkombtare te gjysem henes se kuqe mir po siq po shihet ska vullet te shqiptart qe kjo te ndodhe !
    We are all Aliens

  9. #9
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Shpresojmë që në të ardhmen kjo të bëhët sepse është në interesin e qytetarëve llogarit ndihmat e tyre që mund të kontribojnë, pastaj ky është edhe një hap drejtë njohjeve të reja

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-02-2010
    Postime
    136
    Citim Postuar më parë nga tasjani-ferizaj Lexo Postimin
    a sht qikjo partija e juve qi u thirrshi do her n emen te zotit. a jini ju qata qi 100 her ja kini nrrue emnin ksaj partije, ajini ju qata qi e kini pasun at psikopatin Agani.
    a po munohni me i qit popllit hi syve,a. poplli s i hanger mashtrimet e juve.
    C'far mashtrime je ka flet ? Mos ja fut kot se eshte mekat ne vete injoranca. Jo 1oo, por edhe 1'ooo here po t'ia kishin ndryshu emrin kesaj partie, kerkesat e tyre dhe sygjerimet per te miren e popullit kan qen gjithnje : TE NEVOJSHME !

    Gjysëm hena deshmon per popullaten e keti populli, "kryçi i kuç" eshte per ne Haiti e jo ne Kosove. Ndryshe kjo organizat do i ngjante nje organizate misionare.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •