Close
Faqja 74 prej 110 FillimFillim ... 2464727374757684 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 731 deri 740 prej 1091
  1. #731
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Sinqerisht eshte shume e ambsurde ta mbrosh trinitetin me keto shembuj.
    More po sinqerisht qe jeni ju qe jeni shume te habitshem!

    Pyetja more Mjeksia nuk ishte ne lidhje me Trinitetin, POR me ate se si shpjegohet te qenit:

    1. Jezusi Zot
    2. Jezusi Bir i Zotit
    3. Maria Nena e Zotit!


    Une ju pergjigja ketyre tre pikave, qe S'KANE te bejne fare me Trinitetin.


    Qe te kuptosh me logjike dicka presupozohet se pari ta kesh logjiken!

  2. #732
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Vetem nje pyetje kam qe kurre nuk e kam kuptuar,ju her thoni qe Zoti eshte jezusi,dhe njeher tjeter bir i Zotit,dhe se maria eshte nena e Zotit.A mun te ma shpjegoni thjeshte.Me rrespekt

    Ja ku e ke pyetjen, ne postimin 691 te kesaj teme.

    Ku e sheh ti Trinitetin ne kete pyetje?

    EuroStar eshte duke pyetur se si Jezusi qenka edhe Zot por edhe Bir i Zotit, dhe se si nena e tij qenka Nena e Zotit.

    Pergjigja ime eshte ne lidhje me keto pika.

    Hapini syte mire!

  3. #733
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    E po ti je ndricuar ne te madhnueshmin Ramazan, mujin e begative.
    Cfaredo qe te them une, ske per ta marrur vesh..
    O Seminarist ste kuptoj pse ik nga tema ne tem.

    Une vetem te thash qe shembulli qe ke sjell eshte aq i koklavitur qe nuk mirret fare vesh .

    Ose sdin si ta shpjegosh ose vet kjo tem eshte e pakuptueshme per ne jokristinianet ?

  4. #734
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nuk e di nqs keni rene ne kontakt me librin e autores pakistaneze Gulshan Estera
    "Veli i Grisur".
    Ajo sipas deshmive te saj rrjedh nga familja e Muhamedit dhe si pjesetare e nje nga familjeve me fetare dhe te dedikuara ne Islam te Pakistanit.
    Ajo e njeh Krishtin ne nje moment shume te veshtire te jetes se vet, dhe Ai e sheron nga semundja e pasherueshme dhe e drejton ne shpetim.

    Librin mund ta gjeni ketu:
    http://pergjigje.org/deshmi/veli.pdf
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #735
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    More po sinqerisht qe jeni ju qe jeni shume te habitshem!

    Pyetja more Mjeksia nuk ishte ne lidhje me Trinitetin, POR me ate se si shpjegohet te qenit:

    1. Jezusi Zot
    2. Jezusi Bir i Zotit
    3. Maria Nena e Zotit!


    Une ju pergjigja ketyre tre pikave, qe S'KANE te bejne fare me Trinitetin.


    Qe te kuptosh me logjike dicka presupozohet se pari ta kesh logjiken!
    Seminarist po Hija e njeriut qe behet nga drita cfare eshte per krishteret?Une e kam gjetur ne bibel se thuhet se Zoti eshte hija jote.Psalmi 121/5-6

    Ne muslimanet e besojme Hijen si krijese dhe jo si Zot.
    6:48.
    A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu perulur All-llahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz).

    25:45.
    A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga _Mersin_ : 18-02-2010 më 03:41
    "Shoku Mjekesise"

  6. #736
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mjeksia,


    Eshte e qarte qe ne ate varg te Bibles po flitet me ate qe quhet gjuhe antropomorfike, ose, me fjale te tjera, po praktikohet nje menyre te shprehuri me baze te koncepteve njerezore per te shprehur jo ate se cfare eshte Zoti sipas natyres, sepse Zoti, ne ate se cfare eshte ne Vetvete, nuk eshte as hija e njeriut, s'i gjendet njeriut as ne djathte, por ate se si e koncepton njeriu nga ana e vete perkujdesjen e Zotit ndaj tij.

    Ne Bibel ne menyre te vazhdueshme shikojme dy aspekte:

    1. Zoti eshte transhedent, i papercaktueshem, mbi cdo koncept njerezor.

    2. Zoti Zbulohet, komunikon me njeriun. Pra, njeriu ka eksperiencen e vete me Zotin, te cilen njeriu mund ta pershkruaje me forma, koncepte dhe gjuhe njerezore. Ky pershkrim pra nuk percakton ate se cfare Zoti eshte sipas natyres se Tij.

    Gjithe te mirat!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 18-02-2010 më 04:24

  7. #737
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Normal qe Zoti eshte abstrakt per ne ne forme dhe si qenie.Por ne njohim cilesite e Tij.Ne nuk besojme ne meshirimin e ne Njeri ose pellumb sic ju e pranoni indirekt.

    Mynyra se si bibla shprehet per Zotin mua sme duket e pershtatshme.Imagjino sipas bibles Zoti pershkruhet

    Tmeri i Isakut
    Pendohet per krijimin e njeriut
    Nuk e dinte se ku ishte Adami
    Luftoi me Jakobin
    Moisiu i Bertiste Zotit
    Fryma e shenjte u be pellumb
    Nga flagrat e hundes se tij del zjarr
    Gezohet me Vere
    Nuk i denon prostitutat
    Perendia e ketij Shekulli (Fjala shekull)
    Behet njeri ose pellumb ?!

    Sipas kristianeve

    Jezusi ishte Zot
    Ai u lind,
    u Ushqye
    u torturua
    fjeti gjume
    nuk kishte dituri per stinet
    mallkonte pemet
    kryqezohet dhe vritet nga njerzit
    Pastaj ringjallet dhe ha peshk dhe mjalte
    qendron ne te djathten e perendise si Njeri
    quhet bir njeriu, Bir Zoti dhe ndonjehere mer dhe emrin Zot.

    E shikon qe pershkrimi biblik nuk i shkon aspak Qenies se paster te Zotit.

    I Paster eshte Zoti nga cdo e mete i emetojne njerzit.I madheruar dhe i Lavderuar perjetesisht, Krijuesi i botrave.
    "Shoku Mjekesise"

  8. #738
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia
    Normal qe Zoti eshte abstrakt per ne ne forme dhe si qenie.Por ne njohim cilesite e Tij.Ne nuk besojme ne meshirimin e ne Njeri ose pellumb sic ju e pranoni indirekt.

    Mynyra se si bibla shprehet per Zotin mua sme duket e pershtatshme.Imagjino sipas bibles Zoti pershkruhet

    Tmeri i Isakut
    Pendohet per krijimin e njeriut
    Nuk e dinte se ku ishte Adami
    Luftoi me Jakobin
    Moisiu i Bertiste Zotit
    Fryma e shenjte u be pellumb
    Nga flagrat e hundes se tij del zjarr
    Gezohet me Vere
    Nuk i denon prostitutat
    Perendia e ketij Shekulli (Fjala shekull)
    Behet njeri ose pellumb ?!

    Sipas kristianeve

    Jezusi ishte Zot
    Ai u lind,
    u Ushqye
    u torturua
    fjeti gjume
    nuk kishte dituri per stinet
    mallkonte pemet
    kryqezohet dhe vritet nga njerzit
    Pastaj ringjallet dhe ha peshk dhe mjalte
    qendron ne te djathten e perendise si Njeri
    quhet bir njeriu, Bir Zoti dhe ndonjehere mer dhe emrin Zot.

    E shikon qe pershkrimi biblik nuk i shkon aspak Qenies se paster te Zotit.

    I Paster eshte Zoti nga cdo e mete i emetojne njerzit.I madheruar dhe i Lavderuar perjetesisht, Krijuesi i botrave.
    Nderkohe qe ne Islam Zoti eshte shume i larget dhe i panjohur per njerezit. Askush nuk e di madje se perse Zoti e ka krijuar. Di vetem qe duhet ta adhuroje Zotin dhe kaq. Po per cfare?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #739
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Normal qe Zoti eshte abstrakt per ne ne forme dhe si qenie.Por ne njohim cilesite e Tij.Ne nuk besojme ne meshirimin e ne Njeri ose pellumb sic ju e pranoni indirekt.

    Te thuash qe Zoti eshte abstrakt, do te thote ta percaktosh Ate. Zoti eshte i papercaktueshem, Ai eshte TEJ edhe te papercaktueshmes.

    Ne Krishterimin ortodoks behet dallim mes NATYRES se Zotit, ajo cfare Zoti eshte ne VETVETE, e Cila pra eshte Transhendente dhe Veprimit te Zotit (greqisht - energo), pra energjise se Tij, te cilen ne mund ta dallojme, perceptojme brenda koncepteve dhe gjuhes njerezore.

    Ne kete aspekt, psalmisti shpreh se si perkujdesja e Zotit ndaj tij eshte aq e madhe sa gjendet prane po ashtu sikurse hija, qe s'i ndahet ne asnje moment.
    Psalmisti pra pershkruan menyren se si Zoti vepron ne jeten e psalmistit, e cila menyre identifikohet me Zotin, por nuk po pershkruan ate se cfare Zoti eshte ne Vetvete.


    Psh, ne shprehjen "po marr pak diell", jemi duke thene se po marr rreze dielli, veprimin e diellit, e jo se jemi ne kontakt me esencen e diellit.


    Kur themi se Perendia u be njeri, nuk jemi duke thene se Perendia u shnderrua ne njeri, pra se esenca hyjnore u be njerezore.

    Ju duhet te arrini te kuptoni kaq e gje, sepse eshte ne baze te doktrines ortodokse dhe eshte percaktuar tre shekuj para se te lindte Muhamedi, qe ne Nikea e me teper qe ne 431 n Efes e ne 451 ne Kalkedon.


    Ne shprehjen se Fryma e Shenjte u shfaq ne forme pellumbi, pellumbi eshte tregues i dukshem (per Gjon Pagezorin) i prezences se padukshme se Frymes se Shenjte, pra nuk identifikohet aspak me Frymen e Shenjte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 18-02-2010 më 05:51

  10. #740
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Sipas kristianeve

    Jezusi ishte Zot
    Ai u lind,
    u Ushqye
    u torturua
    fjeti gjume
    nuk kishte dituri per stinet
    mallkonte pemet
    kryqezohet dhe vritet nga njerzit
    Pastaj ringjallet dhe ha peshk dhe mjalte
    qendron ne te djathten e perendise si Njeri
    quhet bir njeriu, Bir Zoti dhe ndonjehere mer dhe emrin Zot.

    E shikon qe pershkrimi biblik nuk i shkon aspak Qenies se paster te Zotit.

    I Paster eshte Zoti nga cdo e mete i emetojne njerzit.I madheruar dhe i Lavderuar perjetesisht, Krijuesi i botrave.

    Jezusi pra ishte Zot sipas natyres se Tij hyjnore, e cila as lindet sikurse njeriu, as eshte e krijuar, as s'i pershkruhen veti njerezore. Ne kete aspekt, ne biem dakord me shprehjet kuranore se i madheruar eshte emri i Zotit dhe larg eshte Ai nga cdo pershkrim njerezor, sepse Ai as ha as pi e as fle, as lindet sikurse nga marredheniet njerezore, sepse Ai as ka nevoje per grua e as qe behet fjale te kete kete te tille.

    Kur themi se Jezusi fjeti, hengri etj, e kemi fjalen per ate se cfare Jezusi kreu sipas natyres se Tij njerezore. Per kete ne themi se eshte e pershtatshme dhe e denje qe njeriu te haje, pije e fleje, te lindet brnda kohe, te vdese e te ringjallet.

    Ajo qe ju muslimanet nuk arrini te kuptoni eshte se ne krishterimin ortodoks ne Krishtin kemi BASHKIM te dy natyrave, hyjnores e njerezores, por nuk kemi aspak SHNDERRIM te njeres ne tjetren, as perzierje te njeres me tjetren. Te dyja natyrat bashkohen ne menyre te pandashme nga njera tjetra por edhe te dallueshme.
    Bashkohen ne menyre te pandashme, sepse ato ekzistojne ne NJE person te vetem, qe eshte Bir i Perendise.
    Dallohen, sepse e kunderta do te thosh qe ato jane perzier me njera tjetren, gje qe eshte e pamundur.

    Gabimi qe ju beni eshte pikerisht perzierja e natyrave, duke menduar se kur Krishti psh fle e ha eshte duke vepruar sipas natyres hyjnore te Tij, gje qe per ju SI EDHE PER NE eshte e pamundur.


    Nga ana tjeter, ajo qe eshte e mundur te thuhet eshte se Zoti Krisht fle e ha, gje qe:

    1. Domethene se duke qene se Personi i Perendise Bir kishte marre ne vete, me ane te bashkimit e jo perzierjes, edhe natyren njerezore, KY Person, pra Perendia Bir mund te kryente veprime njerezore brenda natyres se tij njerezore, pa implikuar natyren e vete hyjnore. Keshtu mund te thuhet se Zoti hengri, fjeti etj.

    2. Ajo qe s'domethene aty, eshte se Perendia Bir sipas natyres hyjnore nuk fle as nuk ha, as ben asnje veprim tjeter njerezor. Kjo eshte e pamundur. Nqs do besohej kjo gje, do te ishte idhujtari, sespe Perendia do futej brenda kategorive te krijimit, keshtu qe duke bere krijesen hyjni do bihej ne idhujtari te mirefillte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 18-02-2010 më 06:25

Faqja 74 prej 110 FillimFillim ... 2464727374757684 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •