Jo bre Uvejsa, nuk jane vec keto vargje, por krejt Bibla flet per Krishtin. Tash mos ia nis me pyete per pergjigje te gatshme, se pastaj te vjen keq kur te themi qe po na nguc ne sofren tone.
Kjo sofer nuk e ka per synim me ia mbushe mendjen ndokujt, por vec me i mesu ato gjera qe nuk i dime dhe me e njofte me mire njeri-tjetrin. Per kete arsye i kisha lutur edhe vellezerit Toni e GV_USA qe t'i ulin tonet dhe stilet e shkrimit. Le te ngelemi ne pyetje-pergjigje, se tema te tjera per me tregu se kush e ka te verteten kemi me bollek. E verteta eshte ne Zotin!
Ne jemi bij e bija te Tij dhe nuk na ka hije te replikohemi ne te tilla menyra. Nese i shmangim pyetjet e tipit po si, po pse, po qysh se mua s'po ma rrok logjika, atehere do te mund ta japim edhe frymen e tolerances, e cila ekziston dhe funksionon shume mire jashte ketij forumi. Nuk besoj se do te kishim mundur t'i flisnim njeri-tjetrit keshtu sikur te ishim me te vertete ne nje sofer.
Besomeni vellezer e motra se me dhemb shpirti kur me duhet t'i kthehem ndonjerit ketu me kunderpergjigje vetem per faktin se ngulet kembe qe te merret pergjigjja qe e pret. Nuk do te ishim te krishtere nese do te pergjigjeshim si myslimane. E as ju nuk do te ishit myslimane nese do te na pergjigjeshit si te krishtere. Le ta jetoje secili prej nesh fene e vet ne paqe, pa i nderhyre tjetrit e duke kerkuar gjithmone te verteten. As Krishti nuk e pengon myslimanin qe ta jetoje fene e vet, e as Muhamedi nuk e pengon te krishterin qe ta jetoje fene e vet, pasi nuk jane as njeri e as tjetri qendra e besimit te tjetrit.
Paqe vellezer e motra dhe le ta ngrejme nga nje gote per ate qe ju do me se shumti e bardha zemer!
Paqja me ne!
Krijoni Kontakt