Per t'ju pergjigjur jo retorikisht pyetjes se theksuar do duhej se pari, te percaktohej ne menyre te kenaqshme se cfare biem dakort te quajme "univers", dhe se dyti cfare kuptojme me "krijesa". A eshte e verteta reale, ose a eshte realiteti i vertete?
Karl Jung mendonte se ekziston nje bazen i ndergjegjes kolektive, ne sensin qe mendjet njerezore nuk kane parametra personale te perdorimit, por te tera shfrytezojne (ose jo

) kete dimension te perbashket ndergjegjesor i cili ruan(?) mendimin e kaluar dhe te ardhshem. Ka te ngjare qe ky dimension te jete mitologjizuar si nenbota ku zbriten herojte si Odiseu, Enea, Aleksandri etj.
A jane heronjt e vdekur krijesa? A/si ruhet memorja e kaluar tyre /memorja e ardhshme qe nuk eshte misheruar ende?
Ne se pranojme kete koncept i cili eshte stad i perpunuar i shume teorive, duke filluar nga ato hermetike, budiste dhe fete, kemi te qarte se truri inividual operon si PC ne WWW. Merr aq informacion sa kerkon nga baseni informacionit, ckycet kur nuk deshiron te marre pjese, lidhet telepatikisht me te tjera PC ose jo. Po ashtu, kjo teori tregon se ky bazen (WWW e marre si shembull) eshte dimensional dhe ne se kontrollohet, kontrollon tere PC/mendjet ne rrjet.
Si erdhi ne ekzistence nje dimesion i tille ndergjegjesor? Si u realizua nderlidhja mes tij dhe qenies fizike?
Krijoni Kontakt