Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 89
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    nuk kan qka i bojm...n`serbi ka pshtu...veq mujn me bo skena palidhje se kurgjo hiq smun i bojn albinit...djali i drejt e shume i meqem veq kush ja ka inati,rrenat n`diell po jau qet ktyne katunarve.

  2. #12
    Shqiptar nga Prizreni Maska e VETON-JURISTI
    Anëtarësuar
    15-07-2008
    Vendndodhja
    Ne Prizren ma te bukurin vend
    Postime
    58

    Peticion kunder perndjekjes se padrejte politike te Albin Kurtit

    http://www.thepetitionsite.com/2/freealbinkurti


    Ne, te nenshkruarit e ketij peticioni, kerkojme ndaljen e menjehershme te perndjekjes dhe gjykimit politik te Albin Kurtit, rifillimin e te cilit EULEX-i (Misioni i BE-se per Sundimin e Ligjit ne Kosove) e ka shpallur per 15 shkurt 2010.



    Tre vjet me pare, me 10 shkurt 2007, Mon Balaj dhe Arben Xheladini u qelluan dhe u vrane ne menyre te paligjshme nga policia e UNMIK-ut ne nje demonstrate paqesore ne Prishtine te organizuar nga Levizja VETEVENDOSJE!. Ne kete demonstrate ne te cilen protestohej kunder kushtezimeve te Planit te Ahtisaarit dhe per te drejten per vetevendosje te popullit te Kosoves, mbi 80 veta u plagosen, duke u qelluar me plumba gome te skaduar prej 12 vjetesh. Qe atehere asnje zyrtar ose polic i UNMIK-ut nuk eshte vene para pergjegjesise.



    Ne vend te kesaj, Albin Kurti, lider i Levizjes VETEVENDOSJE!, ne vitin 2007 eshte mbajtur ne burg dhe arrest shtepiak per 11 muaj, dhe pastaj i eshte nenshtruar nje gjykimi nga UNMIK-u, qe eshte kritikuar gjeresisht nga organizatat e te drejtave te njeriut, si Amnesty International, e cila e ka pershkruar si "te motivuar politikisht". Albini ishte akuzuar per pjesemarrje ne nje turme qe ka bere veper penale (320.2); pjesemarrje ne nje grup qe ka penguar personat zyrtare ne kryerjen e detyres se tyre zyrtare (318.1 and 318.2); dhe thirrje per rezistence (319.1). Ky gjyq u pezullua me 7 shkurt 2008 pasi avokatet e Kosoves respektuan mosnjohjen e gjykates nga Albin Kurti dhe thirrjen e tij per ta refuzuar pjesemarrjen.



    Rifillimi i ketij gjyqi kunder Albin Kurtit nga EULEX-i me te njejtat akuza eshte nje perpjekje per te vazhduar shmangien e ndjekjes penale te policise se UNMIK-ut per krimet qe ata kane kryer, dhe ne vend te kesaj, per te kriminalizuar dhe per te heshtur mendimin kritik dhe zerin e opozites ne Kosove dhe cfaredo kundershtimi ndaj sundimit nderkombetar.



    * Ne i bejme thirrje baroneshes Catherine Ashton, Perfaqesueses se Larte te BE-se per Pune te Jashtme dhe Politiken e Sigurise, qe eshte edhe Zevendes Presidente e Komisionit, e te ciles EULEX-i i jep llogari, te nderhyje per te ndaluar kete perndjekje dhe gjykim politik.



    * Ne u bejme thirrje Kryeministrit dhe Presidentit te Kosoves, dhe Deputeteve te Kuvendit te Kosoves qe te kerkojne nga EULEX-i t%u2019i jep fund perndjekjes dhe gjykimit politik te Albin Kurtit.



    * Ne i bejme thirrje Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se te filloje nje hetim te pavarur dhe transparent per vrasjet e 10 shkurtit

    __________________________________________________ _________
    O sa mirë që jam Shqiptar

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Une jam kunder procesit gjyqesor te Albin Kurtit.

    Albin jemi me ty.ti je i vetemi qe munde te beshe ndryshime rrenjesore ne Kosove.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  4. #14
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Peticion kunder perndjekjes se padrejte politike te Albin Kurtit

    Kame rrespekt te veçant per Albinin dhe levizjen vetvendosja...Sepse jane te vetmit qe veprojne si nje levizje politike ne Kosove ,perkunder shume partive politike, qe jane te zhytura ne afera korruptive dhe pushtetin e shikojne per motive personale dhe klanore...!Kjo fillozofi meskine e te kuptuarit politik i ka futur partite shqiptare ne Kosove ne nje lufte verbele kunder njeri tjetrit duke perçare dhe elektoratin ne kampe patiake...!Duke ia terhequr keshtu vemendjen opinionit ne kahje te kundert ,te asaj qe eshte thelbesore per Kosoven dhe shqiptaret atje...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 13-02-2010 më 18:31

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Procesi gjyqesor kunder Albin Kurtit eshte i montuar dhe ka per qelim qe Kosovaret te ken mendjen me shume ne kete gjykim se sa marrinat qe po ndodhin ne Kosove qe 10 vite pas perfundimit te luftes e sidomos koheve te fundit ,ne Kosove ka kush te gjykohet dhe per qka te gjykohet e jo Lideri i Vetevendosjes Albin Kurti .

  6. #16
    Ne nje shtet ligjor, fajesiene ose pafajesine e percakton ligji dhe jo apelet e peticionet!

    Nese ai eshte i pafajshem atehere pse duhet te behen peticione te tilla, qe te kujtojne kohen dhe mentalitetin e ish-Jugosllavise.

  7. #17
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ne nje shtet ligjor, fajesiene ose pafajesine e percakton ligji dhe jo apelet e peticionet!

    Nese ai eshte i pafajshem atehere pse duhet te behen peticione te tilla, qe te kujtojne kohen dhe mentalitetin e ish-Jugosllavise.
    Per cilin shtet flet o Dydrinas ??

    Nese qdo shtet ne bote ka ligje , vetem Kosova veqohet prej tyre .

    Sepse nuk di me cilat ligje gjykohesh , te Serbis , Unmik-ut, apo te Kosoves ??

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ne nje shtet ligjor, fajesiene ose pafajesine e percakton ligji dhe jo apelet e peticionet!

    Nese ai eshte i pafajshem atehere pse duhet te behen peticione te tilla, qe te kujtojne kohen dhe mentalitetin e ish-Jugosllavise.
    Cili ligj ,cili shtet,??????????????

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    ligji per zyrtare te pangopur
    ligji per femijet qe nuk kane edhe kafshaten e bukes
    ligji qe vritet njeriu ne pike te dites
    ligji qe vidhet aty ku mendohet se ruhet gjithqka -vjedhja ne polici
    e jane dikund edhe nja 2000 ligje tjera ..

  10. #20
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ne nje shtet ligjor, fajesiene ose pafajesine e percakton ligji dhe jo apelet e peticionet!

    Nese ai eshte i pafajshem atehere pse duhet te behen peticione te tilla, qe te kujtojne kohen dhe mentalitetin e ish-Jugosllavise.
    Me vjen keqe, po ti qenke jashte realitetit....Perse çfare faji ka bere Albini ,sipas teje...!

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •