Thaçi e Kermabon, përkushtim për ndriçimin e fatit të pagjeturve

Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur përkushtimin institucional për zbardhjen e fatit të 1 mijë e 862 personave të pagjetur që nga përfundimi i luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999.


Në mbledhjen e Qeverisë, Thaçi ka thënë se kjo ditë është brengë e madhe për familjarët e të pagjeturve dhe për gjithë qytetarët e Kosovës, ndërkaq mbetet brengë e vazhdueshme edhe për Qeverinë e Kosovës dhe institucionet tjera të vendit. Ai shtoi se bashkërisht me komunitetin ndërkombëtar, do të ketë angazhim serioz dhe të vazhdueshëm për ndriçimin e fatit të të pagjeturve.

Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, tha se zbardhja e fatit të të pagjeturve në Kosovë mbetet një detyrë vendimtare, të cilën EULEX-i, e konsideron si prioritetin më të madh. /RTK/