
Postuar më parë nga
DYDRINAS
Sponsoret e Albin Kurtit
Abdullah Prapashtica: Një letër pas të cilës qëndron i tërë populli
E Diel, 14-02-2010, 07:54pm (GMT)
Mbi LETRËN e përbashkët të ADEM DEMAÇIT dhe të personaliteteve të larta shkencore, drejtuar EULEX-it dhe institucioneve vendore!
NJË LETËR PAS TË CILËS QËNDRON I TËRË POPULLI
Organizimin i këtij procesit të montuar politike, nga ana e Gjyqit të EULEX-it ndaj Albin Kurtit ka për qëllim eliminimin e Albin Kurtit nga skena politike në prag të zgjedhjeve kombëtare. Plani është që Albin Kurti të mbahet në burg dhe kështu të mos munden të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshëm nacionale në Kosovë! Kur të kryhen zgjedhjet atë do të e lirojnë, që ai prapë të mbetet në opozitë. Me këtë mendohet ti vjedhen disa vite jetë edhe Popullit edhe Albinit, si po ndodh prej 1999 e deri me sot! Mos të lejojmë që të na vjedhin kohën! Koha, që ikë në pa kthim, është vlera më e madhe në jetën e çdo populli dhe në jetën e çdo njeriu!
Nënshkrimin tim ia bashkangjesë LETRËS së drejtuar institucioneve ndërkombëtare dhe vendore me kërkesë për ndërprerjen e procesit gjyqësor kundër Liderit të Lëvizjes Vetëvendose, ALBIN KURTIT, të filluar nga ish UNMIK-u në vitin 2007 dhe që tani po e vazhdon misioni i BE i quajtur EULEX!
Propozoi që kjo Letër të shndërrohet në peticion të cilin duhet përkrahur me nënshkrime nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu propozoi që kjo LETËR të përkthehet edhe në disa gjuhë botërore dhe të ju bëhet thirrje edhe njerëzve të vendeve tjera që të dalin në përkrahje të së drejtës dhe të lirive demokratike. Mërgimtarët me vetë iniciative munde të e përkthejnë këtë LETËR edhe në gjuhët e vendeve ku ata jetojnë, që në nënshkrimin e kësaj letre të marrin pjesë edhe miqtë e shqiptarëve dhe të demokracisë së vërtetë në vendete tjera të SHBA e të Evropës dhe më gjerë.
EULEX-t duhet bërë me dije, se nuk mundet të vazhdoi praktikën e UNMIK-u, i cili burgoste shqiptarë në bazë të akuzave të rrejshme dhe i hapte portat e burgjeve për të ikur kriminelët serb të luftës. Në periudhën 1999 – 20010 shumë krime janë kryer nga të huajt në Kosovë, duke filluar nga bombardimeve e traktorëve me refugjat shqiptar, që ishin detyruar të braktisnin vatrat e veta nga dhuna serbe, e deri te akti terroriste i spiunëve BND ndaj selis së EULEX-it në Prishtinë në nëntorin 2008, e për të cilat nuk është përgjigj penalisht askush. Sepse pa i pastrua krimet e forcave të ndërkombëtarëve të vendosura në Kosovë, pa e marr pëlqimin e popullit vendas, EULEX-i nuk ka të drejtë flas për krimet e tjerëve!
Nëse BE synon që përmes të EULEX-it në Kosovë të demonstron respektimin e ligjeve të bazuara në parimet universale të së Drejtës, atëherë duhet:
1) EULEX-i punën e vet duhet të e fillon me ndriçimin e krimit të parë, gjegjësisht me vrasjet e dy të rive shqiptar me 2 Korrik 1999 në Prishtinë nga ana e KFOR-it, pastaj duhet të vazhdoi me ndriçimin e tëra krimet e më vonshme të KFOR-it dhe UNMIK-ut duke i përfshirë vrasjet masive të 17 e 18 Marsit 2004 e deri me vrasjet e plagosjet, gjymtimet, helmimet me helme kimike dhe rrahjet e burgosjet e demonstruesve të 10 shkurtit 2007 nga ana e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut që vinin nga disa vende të BE, pse ata refuzuan Planin diskriminues të Ahtisarit dhe kërkuan që të respektohet e drejta në vetëvendosje për Popullin Shqiptar të Kosovës!
2) Kur të pastrohet oborri i tyre nga këto krimet që i ka bërë KFOR-i dhe UNMIK-u në Kosovë , EULEX-i duhet të merret me ndriçimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në periudhë 1878 – 1999, dhe me ndriçimin e rolin e fuqive të Evropës së vjetër, të atëhershme në krahun e krimeve serbe kundër shqiptarëve! Me theks të veçanet në periudhën 1998-1999! KFOR-i dhe UNMIK-u munden të lirohet nga këto akuza për krime, kur vrasësit dhe kriminelët nga radhët e veta ti nxjerr para DREJTËSISË me emra e mbiemra! Vetëm kështu EULEX-i mundet të fiton besimin se vërtetë është mision i zbatimit të ligjeve të drejta, nga të cilat nuk ka imunitet as një kriminel, qoftë ai i huaj apo vendor!
3) Vetëm kur të ndriçohen këto krime të lartpërmendura, atëherë duhet me u marr me ndriçimin e të vërtetave dhe të pa vërtetave mbi vrasjet dhe krimet e ndryshme të pandriçuara ndaj shqiptarëve dhe banorëve tjerë të Kosovës pas 1999, për të cilat u fol në parlament edhe në fund të vitit që shkoi. Kriminelët nuk duhet të kursehen, por nuk duhet të kursehen edhe ata që bëjnë krime duke i akuzuar njerëzit e pa fajshëm për krimet që nuk i kanë kryer! Me theks të veçantë ndaj vrasjeve dhe sulmeve fizike ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga ana e policisë Rumune, nga ana e policisë Italiane, nga ana e policisë së Ukrainës etj. si dhe nga ana e SHPK dhe SHIP-it (Shërbimet Informative Partiake – që nuk janë as kombëtare e as të Kosovës) të koalicionit në pushtet (që mendojnë se demokracia mundet të behet pa popullin dhe duke përdor dhunë ndaj atyre që mendojnë ndryshe), ndaj aktivistëve Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë demonstratave të tyre paqësore dhe të pa dhunshme, me kërkesën demokratike për vetëvendosje të Popullit Shqiptar të Kosovës mbi fatin e vet.
4) EULEX-i ka rastin që procesin që e ka fillua UNMIK-u kundër Albin Kurtit, ku drejtësia është vu në kokë për toke, të e kthen mbarë duke e thirr Albin Kurtin si dëshmitar në një proces gjyqësor kundër terrorit gjyqësor të UNMIK-ut për kohën 1999-2008! Përndryshe nëse EULEX-i e vazhdon traditën e UNMIK-ut atëherë Bashkimi Evropian do të e imiton diktaturën të dikurshme të ish Bashkimin Sovjetik në ish Gjermanin Lindore, në Hungari e Çekosllovaki me 1968, si dhe në vendet tjera të ish Bllokut pseudosocialist. BE duhet të përcaktohet çart: ose për alternativën e demokracisë së vërtet ose për (pseudo) demokracinë false!
Pra, EULEX-i, si mision i BE, ose do të zgjedh rrugën diktaturës të ish Bashkimit Sovjetik ose do të e bën të kundërtën, kur ligji mundet me u përdor vetëm për luftë ndaj vrasësve e kriminelëve! Por, Ligjet nuk munden të përdoren për organizimin e proceseve të montuar politike ndaj atyre që mendojnë ndryshe, për ti eliminuar nga skena politike. Si po ndodh me rastin konkret, me të cilin “Ligji” po përdoret që Albin Kurti në procesin e zgjedhjeve e ardhshme të gjenden në burg dhe kështu të mos munden të merr pjesë në zgjedhjet nacionale në Kosovë! Manipulimet e tilla me procese të montuara gjyqësore ndaj kundërshtarëve të opozitës të vërtetë munden të organizohen vetëm nga regjimet e diktaturave të tiranisë ultra fashisoide, por jo edhe nga ana e demokracive të vërteta.
Dëshirojmë të besojmë se EULEX-i nuk do të lejon të përdoret për këso lloj manipulimesh! Institucionet aktuale duhet edhe vetë të angazhohen që të ndërpritet procesi kundër Albin Kurtit, nëse nuk dëshirojnë të jenë pjesëmarrëse dhe përgjegjëse për shkeljen e drejtësisë dhe të interesave kombëtare! Dëshirojmë të besojmë se këto veprime janë veprime grupesh destruktive dhe jo të EULEX-it dhe të tërësisë të institucioneve aktuale.
Misioni i EULEX-it është një mision i huaj, i vendosur në Kosovë pa pëlqimin e Popullit të Kosovës, prandaj si i tillë nuk mundet të jetë legal, nëse ai nuk e merr miratimin nga populli në një referendum! Edhe institucionet aktuale janë pa mandat të rregullt të zgjedhjeve, të cilat u shtyn ilegalisht nga 2008 në 2011. Nuk ka demokraci pa popullin! Prandaj, nëse nuk respektohet procedura demokratike e lartë përmendur, tëra vendimet e përbashkëta të EULEX-it me institucionet vendore, në këto kushte do të janë ilegale!
Abdullah Prapashtica
Krijoni Kontakt