Di Ana, gjërat janë të lidhura. Pedofilia, martesa, diferenca e moshës, janë gjëra që kanë lidhje me temën. Nuk duhet të jemi kaq të ngurtë nëpër tema.
xfiles tha se një 50 vjeçare me një 20 vjeçar e quante pedofili, dhe kështu lindi diskutimi.
Di Ana, gjërat janë të lidhura. Pedofilia, martesa, diferenca e moshës, janë gjëra që kanë lidhje me temën. Nuk duhet të jemi kaq të ngurtë nëpër tema.
xfiles tha se një 50 vjeçare me një 20 vjeçar e quante pedofili, dhe kështu lindi diskutimi.
çfare mendimi mund te keme per pedofiline?
nje veprim i shpifur. te shkaterrosh jeten e nje femije eshte e terrshme.
njerez te tille do t'i fusja per gjithe jeten ne burg, por vetem pasi t'i prisja b**et!!!
sa per pjesen e dyte te temes: mendoj se tek ai rasti qe ka perdorur hapesi i temes, personi nuk duhet te shikohet si njerku, por si nje pedofil i shpifur.
njerku mund te sillet mire dhe mund ta doje shume femijen e partneres...
Vasudhaiva Kutumbakam
Kam frike se mos frika nuk i lejon keta femijet tane te flasin Diana. Ne perendim egziston tjeter kulture dhe atje femijet jane ndryshe nga femijet tane. Femijet atje rriten me mire se ketu dhe kulturohen nga familja me mire se ketu te ne. Ndersa femijet tane ne shumicen e rasteve rriten nen tutelen e prinderve. Gjithashtu grate dhe femijet ne Shqiperi jane shtresat me te pambrojtura dhe me te trembura.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
boh, c'a nuk degjon. lol
dora
ky nuk eshte koncepti i pedofilise, po qe vajza mbi 18 vjec dhe mashkulli 50, nuk mund te quhet pedofili sepse vajza nuk eshte me e mitur, kjo edhe sepse ka meshkuj 50 vjecare me mendime shume me te moderuara dhe moderne se sa ca 18 vjecareNje 50 vjecar ,me nje 17 vjecare, per mua eshte pedofil.
17 vjecarja do edhe nje vite , qe ta kapi ligji.
Nuk jam ekstremiste, por nqs dhunon nje te mitur, qe nga ana fizike nuk eshte e zonja te mbrohet , do i shkatrosh jeten, varjen
ti po ngaterron edhe perdhunimin ketu..ky s`ka te beje... per 17 vjecaren dakord por jo me kaq brutalitet.
E di ti qe mosha 18 vjec per vajzat u vu me 2003. Me pare kjo moshe ka qene 16 vjec. Dhe per mua 16 vjec duhet te vazhdonte te ishte. Po ta zeme se do t`i mbushej mendja dikujt ta conte 21 vjec,..ti do ta denonje me varje..
po n.q.s. nje grua ngaterrohet me nje te mitur nen 18 vjec, a konsiderohet kjo pedofili??? A do ta varje ti kete grua?? Nese thua jo, je feministe. (lol)
Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 26-01-2010 më 03:08
Duaje te afermin tend si veten
ligjerisht nuk eshte pedofili...do te ishte e tille nese djali do te ishte i mitur pra nen 18 vjec...xfiles tha se një 50 vjeçare me një 20 vjeçar e quante pedofili, dhe kështu lindi diskutimi.
njera siper i do te varur pedofilet meshkuj...nuk e di nese do te varte edhe femrat pedofile..., po te ishte keshtu do te mbushej vendi me trekembesha
Duaje te afermin tend si veten
Fjala pedofili vjen nga greqishtja "paidophilia", e përbërë nga "pà is" (që do të thotë fëmijë) dhe "philia" (dashuri). Në vitin 1886, psikologu i famshëm Richard von Kraff-Ebing e përkufizoi pedofilinë erotike, interes seksual, drejtuar ekskluzivisht fëmijëve para pubertetit, ose para adoleshencës, pra para zhvillimit seksual.
Sot, psikiatri dhe shumë të tjerë theksojnë se pedofilia është një orientim seksual i pandryshueshëm, i karakterizuar nga këmbëngulja dhe ndonjëherë tërheqja ekskluzive për fëmijët para pubertetit.
Ai që tërhiqet nga adoleshentët nuk është pedofil, por pederast, dhe nuk konsiderohet si i sëmurë!!
Kjo diagnozë psikiatrike tregon vetëm tërheqjen seksuale: jo të gjithë pedofilët abuzojnë me fëmijët, madje shumë prej tyre janë në gjendje të kontrollojnë veprimet e tyre.
Cili është ndryshimi ndërmjet atyre që abuzojnë me fëmijët dhe atyre që nuk abuzojnë?
Si bëhesh pedofil?
Psikiatri është i bindur se kush e shndërron tërheqjen platonike në veprim kriminal ka edhe një formë sëmundjeje, shpeshherë të trashëguar, prekjen, që e bën pedofilinë një mendim fiks, të pakontrollueshëm.
Me fjalë të tjera, pedofilia është forma më shkatërruese mes formave të ngacmimeve seksuale, si mania për t‘u dukur (ai që tregon organet gjenitale) mazokizmi, apo disa forma të ndryshme të seksualizmit të paarsyeshme dhe të pandalshme, të cilat mund të mblidhen me një fjalë të vetme "varësi seksuale".
Pse disa persona bëhen pedofilë?
Janë hedhur hipoteza se në fëmijëri pedofilët kanë qenë viktima të abuzimeve seksuale, por kjo ishte e vërtetë vetëm një në tre pedofilë.
Më pas u mendua për një pengesë në zhvillimin e orientimit seksual, kur truri adoleshent maturohet dhe interesi seksual zhvendoset nga partneri në moshën e para pubertetit, tek ai pas moshës së pubertetit, me karakter të pjekur seksual.
Në këtë rast lind pyetja: nga se shkaktohen këto anomali cerebrale?
"Jemi shumë pak të informuar se si truri e ‘qeveris‘ interesin seksual.
Por dimë se mes pedofilëve ka një numër të madh maniakësh. Më shumë se gjysma janë të shkurtër dhe jo të zgjuar, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë".
Shumë pedofilë kanë edhe shqetësime të tjera të personalitetit (25% kanë sjellje të tjera prej maniaku; 22,5% janë antisocialë; 20% narcizistë; 20% kanë vështirësi të krijojnë marrëdhënie).
Vetëkontrolli "Është e vërtetë, pedofili nuk ka faj, por ka përgjegjësinë të kontrollohet", thotë psikiatri. Por në fakt, jo gjithmonë është i aftë ta bëjë këtë gjë. Kjo shpjegon kërkesën për ndihmë të shumë terapive që nuk ndikojnë mbi tërheqjen seksuale, por mbi shprehjen e saj. Për momentin nuk janë të disponueshme studime të besueshme për terapitë e ndryshme.
"Carpe Diem"
Sipas trajtimit te DI ANA, dalin paqartesi te tjera lidhur me temen. Nqs pedofili quhet marredhenie paraadoleshences, ketu ka probleme per femijet, vajza apo djem qofte.
Nese marrim rastin e vajzave, atehere pedofili quhet terheqje me vajza te papjekura ende seksualisht. Ne nuk e dime se si ka qene vajza ne rastin konkret, qe te themi se i dashuri i nenes ka qene apo jo pedofil.
Persa i perket abuzimit me femije ketu eshte nje problem tjeter pra, qe nuk ka lidhje me pedofiline dhe shtrihet deri ne moshen 18 vjecare, kur cdo marredhenie me nje vajze nen kete moshe quhet "marredhenie me te mitur" dhe per kete me duket se ka dispozita edhe ne kodin penal.
Ne rasti tone kemi vetem ngacmim seksual ( nese qendron pretendimi i vajzes), por jo me siguri edhe "pedofili" (per aresyet e mesiperme).
Keto ne pikepamje ligjore. Vazhdoj te perseris se nuk kemi te bejme me "njerk" nese mes ciftit nuk ka martese apo nje kontrate bashkejetese. Keshtu qe vendimi i gjykates nuk duhet paragjykuar, pasi mund te jete edhe i drejte. Nqs nena nuk bie dakord me kete vendim, mund ta coje ceshtjen ne apel, apo me lart, duke ndjekur te gjitha shkallet e gjykimit.
Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 26-01-2010 më 07:25
Duaje te afermin tend si veten
per mua kur nje 50 vjeçare shkon me nje 17 vjeçare dhe vajza eshte e vetedijshme, ketu nuk ka asgje per t'u denuar. mund te jete diçka e pakeonceptueshme, por s'ka pse te denohet.
pastaj nje person mund te martohet qe ne moshen 16 vjeç... (te pakten ne itali dhe ne shume shtete te tjera). nuk ka nevoje te pritet qe te mbushe 18.
pastaj kur ushtrohet dhuna, duhet denuar kur femra eshte 17 vjeç, ashtu sikur te ishte 30 vjeç. te ushtrosh dhune ndaj femres eshte nje xhest i shpifur dhe nje turp per te gjithe meshkujt...
Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 26-01-2010 më 08:34
Vasudhaiva Kutumbakam
jo jo. eshte nje gabim qe e bejne te gjithe!!! nese nje 60 vjeç shkon me nje 16 vjeç nuk quhet pedofil...
sdq eshte diçka e shpifur edhe nese mund te mos denohet nga ligji...
eshte nen 16 vjeç mosha. nga 16 deri ne 18 vjeç personi mund te jete i "emancipuar" dhe mund te martohet, te kete te ardhura, prona personale etj.
Vasudhaiva Kutumbakam
Krijoni Kontakt