Po jo pra tashti se nuk filloi diskutimi as per Salen as per qeverine. Diskutimi filloi kure dikush tha qe ne termetin e 1979 Enveri ndertoi shtepia per 200 mije te pastrehe.
Ky qe qujta enverist, eshte i tille, se me gojen e vet ka thene qe kemi qen dy here me mire se sot. Mos u merakos se nuk e ka per fymje
Kjo do te jete kerkesa e radhes e SOCIALISTEVE TE CORODITUR... po nuk e ndali Berisha shiun, duhet te largohet.....
Jo në Parlament, nëse nuk hapen kutitë e qiellit e ne të numërojmë retë, dhe Berisha ndalo shiun e reshjet e dëborës ose ik. Kjo është shpikja socialiste e Ramës tani në vitin e ri 2010. Këtë po vë re kur shoh veprimet e të sapokthyerit nga Lindja dhe nisjes së opozitës së re. Partia Socialiste, më saktë Edi Rama dhe Erion Veliaj, ata që së bashku çudisin me ide të shtrydhura nga kotësia, kanë lindur së fundmi një nga shpikjet shqetësuese, Shtabin e Emergjencës të ngritur nga opozita!!!!!!??? Nuk them se njoh me detaje historinë e emergjencave në Shqipëri dhe jashtë saj, por ky shembull është tregues se në grupin politik që ka humbur zgjedhjet, ka probleme serioze me lidershipin. Si gjithnjë me vonesë në ngjarje, i fortmërzitur nga shembja e pallatit të tij e të mikut të vet, organizon televizionet që të turren e të gjejnë dikë që s'paska marrë bukën. Edhe mund të ketë qëlluar ndonjë vonesë orari, momentesh në këtë gjendje të jashtëzakonshme, ku shtabi i PS përpiqet të shpëtojë kombin që dëshiron ta ketë sa më të ndarë, sipas idesë së piktorit që s'ka gërvishtur ndonjëherë telajo për dimrin. Krijimi i një shtabi partiak, kur në Shqipëri gjendet një trupë ndihme e NATO-s dhe e shumë vendeve mike, përveç asaj që ka krijuar me urgjencë që në çastet e para qeveria, është në të vërtetë një ironi që kapërcen mendjen e njeriut. Ramës, duke qenë se ka zënë vendin që kishte Nano, si kryetar partie duket se i ka lënë dhe tersin e janarit, në sjelljen e përgjegjësisë së kryesocialistit. As ish-Kryeministri i fundit socialist nuk u shkul nga pushimet më 9 janar, por shkrihej buzuqeve në vendin fqinj, ashtu dhe kryebashkiaku i tanishëm nuk lëvizi nga Sharm el Sheik pa u përmbytur mijëra hektarë. Fundja, kishte kush kujdesej për qytetarët. Opozita vërtet duhet të gjendet kudo dhe pranë në këtë ngjarje të rëndë e të pazakontë me rrisqe natyrore për banorët e zonave të përmbytura, por vendimi për shtab, ka të bëjë më tepër me urdhërin e bashkiakut për të mbledhur deputetët që kanë nisur me kohë të mendojnë se si të hyjnë në Parlament. Aleatët që vrapuan prapë për t'u punësuar si opozitarë, vështirë se mund të binden për alibinë e re që do të nxjerrë Rama për të protestuar: Jo në Parlament, pa u hapur qielli e pa numëruar retë që janë bërë shi, që më pas të shohim, se a janë shkarkuar liqenet sipas orarit dhe energjia a është prodhuar me ujin tonë, e gjenialitete kiline pa fund. Për këtë do ta ketë krijuar shtabin që të udhëzojë deputetët të mbledhin të dhënat më të fundit për motin, të gjejnë informacion se kur ka nisur shiu i parë në Evropë, kur ka ardhur moti i keq në Ballkan dhe kur kanë rënë pikat e para të reshjeve në Shqipëri. Për këtë ka ndërmend t'i shndërrojë ata në vëzhgues të partisë që më pas të kërkojë me protesta hapjen e qiellit e të digave, që ai të verifikojë se cila nga retë ka rënë në adresën që ka shënuar ai vetë. Tani kutitë janë ndërruar, janë bërë qiellore dhe ai kërkon të hapë kutitë e Zotit që të shohë parashikimin e motit. Do të kërkojë pastaj nga qeveria transparencën e klimës, sepse vetë nuk ka qenë këtu dhe nga të vetët nuk ka pasur vërejtje përse ka rënë dëbora dhe shiu pa e pyetur atë dhe pa votuar ai në Kuvend për këtë gjë, si paketë të ndryshimeve kushtetuese të motit. Kjo dalldi e re politike, e vjetërson shumë shekuj liderin e PS, që po shndërron partinë në një shoqatë, në një OJQ. Sepse të bësh një shtab pa pasur asnjë mundësi ligjore të veprosh për të komanduar, urdhëruar, ose përcjellë veprime në terren në këtë gjendje të rëndë, është shaka e tepruar. Por duhet përgjigjur me urtinë e fjalisë biblike që, "Fale o Zot se s'di çfarë bën". Deputetë me përvojë dhe politikëbërës ekspertë prej vitesh në Partinë Socialiste ndihen jo mirë kur ndonjëherë duhet të shkojnë pas avazit të kryetarit, se mbase vendos të mos bëjë kot e të futet në Parlament. Kur Komiteti i Emergjencës është vendosur në Shkodër, kur qeveria është thuajse e gjitha në kryeqendrën e veriut, kur deputetët e mazhorancës janë në terren në zonën e përmbytur, kur edhe deputetë të PS, janë në këtë krahinë nën ujë, kur NATO gjendet në shtetin e saj për të dhënë ndihmë, kryesocialisti krijon një shtab thjesht për të marrë vesh se çfarë bëhet në Shqipëri, se qëndron shumë pak në kohë rreziqesh. Ka marrë vesh gjithë Evropa se Shqipëria po kalon një situatë të vështirë shumë nga përmbytjet, por ende se ka marrë vesh kryetari i opozitës. Kështu, e vetmja ndihmë që ka dhënë deri tani si "politikë e re" ka qenë kërkesa publike drejtuar Prokurorisë për të nisur hetimet, ashtu mbi ujë, mbi zonën e përmbytur, të mos lërë askënd të shkojë në terren për të punuar. Çuditërisht, bashkiaku që ka përvojë me përmbytjet, ai e ka provuar sa kollaj e mbush Tiranën me ujë, sepse e donte liqenin beton dhe jo ashtu si është, pretendon të thotë se vetëm po qe ai në pushtet, edhe moti ndërron mendje dhe të huajt bëjnë mrekullira për Shqipërinë dhe shtatë ditë më vonë ndodh profecia e Ngjelës, ne marrim vizat.
Ashtu si tha në konferencën e djeshme për shtyp se PS i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet duke filluar me Dritan Priftin, i cili duhet të largohet nga detyra jo vetëm se është përgjegjës për këtë që ka ndodhur, por edhe për t'i dhënë siguri banorëve të përmbytur, edhe të gjithë shqiptarëve se katastrofa të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen". Nuk nxitoi të përshëndesë forcat e ushtrisë dhe policisë që nuk janë aspak parti politike, por bëjnë sakrificë me orë pafund në shërbim të qytetarëve, por kërkon të hapë qiellin që më pas të numërojë retë. As Formula e Pagëzimit nuk të ndihmon që të kuptosh disa reagime politike, por kanë të drejtë të thonë mendimet para kamerave, që në terren hyjnë thellë e më thellë në puseta që të tregojnë mëkatet e qeverisë me sasinë e shiut, e pastaj rendin në selinë roze. Italia, Austria, Franca, Greqia, Sllovenia, e shumë vende të tjera kanë dhënë ndihmë, ekspertë nga Bashkimi Evropian janë në terren dhe shtabi i emergjencës së Ramës nuk po gjen hapësirë të ngulë çadrën. Komisari i Digave italiane, këshilltari i Berluskonit, ka deklaruar se profesionalizmi i ekspertëve shqiptarë, i autoriteteve që kanë menaxhuar situatën është i shkëlqyer. Por prapë këta ekspertë që kanë çertifikuar veprimet qeveritare dhe po japin si gjithnjë ndihmën e tyre, nuk mund të drejtojnë opozitën as të kërkojnë për hatër të Ramës, të hapet qielli e të numërohen retë, se ndryshe ai nuk lejon deputetët e PS të hyjnë në Parlament. Thirrja e re e Ramës mund të jetë: "Berisha, ndalo shiun ose ik nga qeveria!", por çudi lokale mbetet sërish ky si kusht për të hyrë në Parlament.
shekulli
Ne rast se shiu nuk do te pushoje dhe Buna do te fryhet akoma me shume, atehere Saliut i del per detyre te behet istruktor noti ( me qe di te notoje shume mire ) dhe ti mesoje notin te gjithe shkodraneve dhe lezhjaneve ( perfshi edhe fshatrat ) dhe kur ti detyroje te vine ne Tirane nxenesit e shkollave bashke me mesuesit e punonjesit e administrates per antimitingun e rradhes, ti veje ne dispozicion gomone ne vend te autobuzeve.
Tung
Pack sulmon Edi Ramën
Eurodeputetja Doris Pack, një ndër emrat e Bashkimit Evropian më afër zhvillimeve politike në Shqipëri, ka sulmuar kryetarin socialist Edi Rama duke konsideruar se po abuzon duke shfrytëzuar politikisht përmbytjet ndërsa i bën thirrje partisë që ai drejton që të ikë prej tij.
Deklarimet e Doris Pack u bënë në një prononcim për TV Klan në Bruksel, ku është vlerësuar menaxhimi nga qeveria shqiptare i përmbytjeve në veri të vendit.
Në të kundërt, qëndrimi i opozitës shqiptare është kritikuar rreptësishtë edhe për përdorimin e situatës së përmbytjeve për interesa të ngushta personale: “Më kujtohen përmbytjet në Gjermani disa vjet më parë. Këto janë gjëra që ndodhin radhë. Si rrjedhim, mund t’ju them, se janë dy gjëra të ndryshme të jesh i përgatitur për këtë dhe të menaxhosh situatën”, deklaroi Pack.
Parë nga jashtë, vlerësoi ajo, menaxhimi i qeverisë shqiptare ka bërë atë që duhej dhe unë mundem veç t'i përgëzoj për punën që kanë bërë ushtria, qeveria për organizimin e operacioneve dhe aktorët e tjerë në terren.
Kurse i është drejtuar kryetarit të PS: “Nuk mendoj, se zoti Rama s’e ka mësuar mësimin, pasi ai po përdor edhe përmbytjet për diskutime partiake, siç e lexoj edhe në shtyp”.
Gjuha e Pack ndaj Ramës u ashpërsua kur tha: “Është e turpshme, pasi kur kujtoj përmbytjet e mëdha në Gjermani, të gjitha forcat politike u bashkuan dhe nuk akuzonte qeverinë s’ka bërë këtë apo atë. Kjo është një situatë, ku shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar”.
Në këtë pikë, qëndrimi Doris Pack, u bë edhe më i qartë: “Një opozitë që rri në rrugë dhe nuk luan rolin e saj në parlament, përçon një imazh negativ për Shqipërinë, jo vetëm për partinë socialiste. Ata po e përdorin Shqipërinë për interesa të tyre shumë private. I takon Partisë Socialiste, që të kuptojë, se gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu”. /NOA/
Postuar: 2:35 / 14 Janar 2010 | RSS
Spaske as turp me rrejt ne mes te dites ti puro.
Te kam thane qe jeni 2 here me te kqi se komunistet. Ka e gjete ti 2 here me mire se sot.
Qeke fare fare faje jashte kornizave te robit.
Nuk fyhem une nga nje rrenacak si puna jote qe paske mesu heret me i shtu gjonat nga xhepi.
Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 14-01-2010 më 04:52
Albania Uber Alles
ramaik, je dez-informues e mashtrues monumental ... po i ben me shum dem salis
Shekulli, 14/01/2010
Shitja e energjisë, darka sekrete e Fazlliç me Shkëlzen Berishën
Roli i qeverisë si shkaktare e përmbytjeve në Veri të vendit rëndohet edhe më shumë nga zbulimi i një takimi sekret të mbajtur në një prej restoranteve luksoze të kryeqytetit.
Protagonistë të këtij takimi ishin djali i kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, Damir Fazlliç, "miku i familjes" dhe një nga importuesit e energjisë elektrike në vend, si dhe një nga ministrat e kabinetit.
Çdo ditë Shqipëria blen energji elektrike nga kompania "Rudnap" ku është aksioner Fazlliç si dhe kryen veprime shit-blerje me dy kompani të tjera serbe pas të cilave mendohet se qëndron sërish Fazlliç.
Takimi në fjalë është zhvilluar më datën katër janar, vetëm dy ditë pasi ishin hapur portat e hidrocentralit të Fierzës dhe kishte nisur derdhja masive e ujit që po përmbyt çdo ditë e më shumë qarkun e Shkodrës. Rojet e sigurisë të njërit prej pallateve në zonën e ish-bllokut kanë parë serbo-boshnjakun Damir Fazlliç të shoqëruar nga djali i kryeministrit Berisha, Shkëlzenin.
Të dy janë ngjitur në katin e 24-rt të pallatit në fjalë ku ndodhet edhe restoranti luksoz. Pak minuta pas tyre ka mbërritur edhe një nga ministrat e qeverisë Berisha. Sipas burimeve të "Shekullit" në lokalin ku është zhvilluar takimi, gjatë të gjithë darkës është diskutuar vetëm çështja e energjisë elektrike dhe shitja e saj.
Burimet pohuan se "vizita" në restorantin që ndodhet në katin e 24-rt është filmuar nga kamerat e sigurisë të ndërtesës së njohur.
Verifikimi i mëtejshëm ka treguar se Fazlliç ka qenë shumë aktiv muajt e fundit në vendin tonë. Që në tetor të vitit të kaluar, atëherë kur situata hidrike nisi të kthehej në një temë të nxehtë për shkak të rezervës së konsiderueshme të energjisë që kishte krijuar Shqipëria nga fryrja e kaskadës së Drinit. Gjatë të gjithë kësaj kohe ai ka qëndruar në hotel Sheraton në Tiranë. Kjo është konfirmuar edhe nga regjistrat e hotelit në fjalë.
Ndërkohë në postën kufitare të Rinasit janë shënuar të gjitha hyrje-daljet e biznesmenit serbo boshnjak në vendin tonë. Vizitat e tij në Shqipëri janë shpeshtuar sidomos gjatë muajit dhjetor dhe gjithmonë është parë nën shoqërinë e mikut të tij Shkëlzen Berisha.
Damir Fazlliç është një nga njerëzit më të përfolur në Shqipëri për shkak të dhjetëra aferave të dyshimta që ai ka kryer me qeverinë shqiptare.
Ai është favorizuar hapur në të gjitha rastet duke blerë prona me çmim të lirë e më pas duke i shitur ato me çmime shumë më të shtrenjta. Në të gjitha rastet firma që bën konsulencën juridike si dhe përgatit referencat që pranohen nga qeveria është e vajzës së kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezit.
Aferat e Fazlliç me energjinë elektrike janë denoncuar që në vitin 2008 nga ish-drejtori i KESH-it dhe deputeti Andis Harasani. "Miqtë e mikut qeveritar Fazlliç, kompania serbe Rudnap në 2006, shiti energji në Shqipëri me 30 deri në 35 për qind më shtrenjtë.
Arriti të shesë energji, kur ndryshe nga sa thotë ligji i prokurimeve publike, nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në Shqipëri. A thua se konsulenca dhe referencat e shkëlqyera legale të firmosura në zyrën e Argitës, vlenin më shumë se ajo që kërkon ligji",- ka thënë Harasani.
Hetuesit dyshojnë se kompanitë e Fazlliç nuk kanë paguar asnjë detyrim në arkën e shtetit shqiptare
Prokuroria heton aferën e Fazlliç me KESH
Skandali i shit-blerjes së energjisë elektrike nga kompania e Fazlliç apo kompanitë e tjerë të mbështetura prej tij është objekt hetimi i prokurorisë shqiptare.
Në dhjetor të vitit 2008 njësia e task-forcës e Prokurorisë së Tiranës nisi hetimet për atë që u quajt "çështja Fazlliç" dhe më datë pesë zbarkoi në zyrat e prokurimeve publike të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare duke sekuestruar një sërë dokumentesh që kanë të bëjnë me kompaninë austriake "Rudnap" nga e cila shteti shqiptar blen energjinë elektrike.
Sekuestrimi i këtyre dokumenteve, në mesin e tyre oferta dhe kontrata mes shtetit shqiptar dhe kompanisë "Rudnap" janë bërë pjesë e fashikullit të hetimit të dosjes hetimore ndaj serbo-boshnjakut Damir Fazliç.
Me urdhër të prokurorit Besnik Cani hetuesit e çështjes kanë hyrë në zyrën e prokurimeve publike duke kontrolluar dhe sekuestruar të gjitha ato dokumente që mendohet se janë të nevojshme për hetimin e shtetasit Damir Fazliç për kryerjen e veprës penale të "pastrimit të parave".
Burimet nga prokuroria, të pyetur për këto sekuestrime janë shprehur se "meqenëse Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH-i) prej disa viteve importon energji nga kompania austriake "Rudnap" ku dyshohet se edhe personi nën hetim Damir Fazliç është pjesë e aksionerëve të kësaj kompanie, është gjykuar e nevojshme sekuestrimi i disa dokumenteve për të verifikuar denoncimet publike për lidhjet e personit nën hetim për pastrim parash nga shteti shqiptar me këtë kompani.
Janë sekuestruar të gjitha ofertat e kompanisë austriake, të dhënat e ndryshme për këtë kompani dhe kontratat e nënshkruara nga KESH-i me përfaqësuesit e shoqërisë së "Rudnap" që nga viti 2004".
Gjithashtu, sipas akuzës, mësohet se po verifikohen dhe kontrollohen në zyrat e drejtorisë së tatim-taksave për tetë kompanitë që figurojnë nën emrin e personit nën hetim për pastrim parash Damir Fazilç.
"Deri më tani ka rezultuar se në zyrat e tatimorëve asnjë prej tetë kompanive që janë sekuestruar nga Gjykata me kërkesë të prokurorisë nuk kanë derdhur asnjë të ardhur si detyrim tatimor në arkat e shtetit, që kanë lindur dyshimet e shmangies së detyrimeve tatimore, akuzë kjo që pritet të ngrihet në ditët në vazhdim"-thanë burimet.
Asaj qe kam shkru si luj piken pune.
Po nuk do me thane qe une e ti jemi 2 here ma keq.
Se mua te pakten sme ka dhene kurre gje shteti. Do ngordhja si shume shqipo qe jane akoma aty. Ti bon vaki te ka ra ne dore nai kocke prej mafies se shetit e doemos je ma mire.
Po sje ne rregull nga trute me kuptu ca kam dashe me thene jepi se e ke mire.
Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 14-01-2010 më 10:36
Albania Uber Alles
Krijoni Kontakt