
Postuar më parë nga
heretikus
Ne Prill te 1979-tes ne zonen Shkoder-Lezhe ra nje termet i fuqishem qe rrafshoi krejt ate zone, pati disa dhjetra te vrare, mijera te plagosur dhe rreth 200 mije te pastrehe. Sistemi monist i kohes (Enver Hoxha ishte gjalle ne ate kohe dhe ne krye te sistemit) organizoi dhjetera mijera njerez, nga te gjitha anet e vendit, si vullnetare, dhe ne nje kohe rekord (para hyrjes se dimrit te atij viti) arriti ti fuse njerezit ne shtepi te reja, me te mira se ato qe kishin pasur. Sistemi monist i kaluar , per mua ka pasur shume te meta, por zhdukja e pasojave te atij termeti shkaterrues, eshte nje nga veprat me madhore qe mund te kete bere, pare ne planin e organizimit, ne ate ekonomik dhe ate social. Ne Italine fqinje kane rene shume termete dhe njerezit zvarriten me vite te tera neper baraka, nje pjese e tyre edhe gjithe jeten. Prandaj me duket pak infantil citimi i mesiperm. Drini eshte lumi me prurje me te medha ne Shqiperi dhe qe nuk shteron edhe ne periudha thatesire te tejzgjatur, dhe kjo eshte arsyeja qe ishin planifikuar shume hidrocentrale ne kaskaden e tij.
Tung
Krijoni Kontakt