Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 107
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga heretikus Lexo Postimin
    Vjen tjetri per te pare nga afer popullsine e demtuar, pjeserisht nga fatkeqesia natyrore dhe teresisht nga paaftesia qeverisese, i thone se perfiton nga fatkeqesia e te tjereve per te bere propagande ( te pakten nje pjese e forumisteve ). Organizon grupe solidariteti vullnetar per te ndihmuar njerezit ne nevoje, hap 2 llogari bankare per te ndihmuar edhe ne te holla nevojtaret e fatkeqesise, i dalin tre cuba qe i krijojne skena te padenja ne nje fatkeqesi te tille.
    Atehere çfare duhet te beje Edi Rama, sipas disa forumistave? Po te mos shkonte direkt ne vend e te interesohej per hallet e ketyre fatkeqeve, do i thonin "nuk i behet vone per njerezit", shkon ne Shkoder, i thone se vjen per propagande. Atehere problemi nuk eshte i tij, problemi eshte i atyre 3 cubave dhe i disa forumisteve, qe nuk i gjendet dermani ne asnje rast dhe asnjehere. Eshte nje proverb qe thote : "Hall me burre, hall pa burre, hall te mos martohesh kurre"
    Tung

    Nuk ka nevoje Shkodra per dhembshurin e edit para kamerave!!

    Shqiperia tani eshte shtet i NATO-s,ka fuqi dhe ka vullnet politik qe te perballon cfaredo katastrofe natyrore!!

  2. #42
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga MemphiS_ Lexo Postimin
    Te vjen inate ty po??
    Kur shikoj gjera te tilla nuk me vjen inat, por gjynaf!

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Boy Lexo Postimin
    Kur shikoj gjera te tilla nuk me vjen inat, por gjynaf!
    Gjynaf per cka?? Se po shpetohen edhe kafshet? Se po ushqehen edhe kafshet??

    Sinqerisht..eshte e turpshme kjo qe po shkruhet ketu..per punen e mir qe po e ben shteti,duke qendruar dite e naten afer ketyre banorve,duke iu ofruar gjith ndihmen e nevojshme!

  4. #44
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Ore, qeveria te respektoje ne radhe te pare ligjin dhe rregulloren, se po ben cfare t'i vije per mbare anembane Shqiperise, perfshire ketu edhe kufinjte qe nuk jane prone e saj por e shqiptarve. Duke respektuar rregulloren nuk do ishte arritur kurre ne nje situate te tille. Pra, miku im, shteti te mos permbyse zonat qe ka permbytur per faj te tij, s'me intereson fare mua se cfare ben mbrapa. Ti shtet me permbyt shtepine mua per afera korruptive qe don te besh dhe une te them faleminderit se ti po me shperngul me force nga shtepia ime? Po ky eshte nje lloje fenomeni qe vetem me injorante nga Shqiperia mund te veresh.

    Do e falenderoja shtetin kur te kishte ndodhur ndonje fenomen natyror, por ky eshte gabim njerezor dhe s'e luan topi!

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Boy Lexo Postimin
    Ore, qeveria te respektoje ne radhe te pare ligjin dhe rregulloren, se po ben cfare t'i vije per mbare anembane Shqiperise, perfshire ketu edhe kufinjte qe nuk jane prone e saj por e shqiptarve. Duke respektuar rregulloren nuk do ishte arritur kurre ne nje situate te tille. Pra, miku im, shteti te mos permbyse zonat qe ka permbytur per faj te tij, s'me intereson fare mua se cfare ben mbrapa. Ti shtet me permbyt shtepine mua per afera korruptive qe don te besh dhe une te them faleminderit se ti po me shperngul me force nga shtepia ime? Po ky eshte nje lloje fenomeni qe vetem me injorante nga Shqiperia mund te veresh.

    Do e falenderoja shtetin kur te kishte ndodhur ndonje fenomen natyror, por ky eshte gabim njerezor dhe s'e luan topi!

    Pse hera e pare eshte kjo qe ndodhi tani ne Shkoder,ndegjova une se banoret thonin se mbajn ne mend se ne vitin 1922 ka ndodhe edhe me keq,bile edhe qyteti i Shkodres ka qen i vershuar nga uji!

    E tani,pse te akuzohet qeveria,cfare ligje e rregullore kerkoni qe te respektohen??

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk eshte dasht te lejohet edvin kristaq rama ta shkel token e shkodres,ju garantoi qe ku shkel ai nuk do ketheheni per se mari kurr.
    Fal zotit ne nuk kemi socialista fare,ua kemi humb faren
    Po po qashtu asht or ti miki ! Sa shkeli ky Roma ne Gerdec , tak plasi Gerdeci , u vrane 31 shqiptare , u plagosen 630 dhe u prishen 4000 shtepia dhe bisnese nga te cilat 350 u rrafshuan pertoke .
    Po qashtu sa shkeli Rama tek rruga e kombit , tak u hudh ne ere tuneli dhe u shketrru krejt dhe po don edhe 100 milione euro te tjera me u riahp dhe dhonte zoti te jete i sigurte ne t'ardhmen .

    Po kshu sa vajti per fushate ne Shkoder , tak hapi portat e Fierzes , Komanit dhe Ulzes , u hudh perpjete Drini e Buna e Liqeni dhe e myten krejt Shkodren se per Lezhen e Zadrimen s'jena tu pyt mo se edhe te dum s'ka mbet gjo prej tyne . U afru edhe Hona me token shume dhe boni baticen knej ka deti . Ne s'po bojm gale per shtepite , te mbjellat dhe bagetite e rrafshume , por ishalla shpetojne njerezit .

    Qamete te mdhoja asht tu ba ky qen ne kurriz te popllit shqyptar !

    Poshte qeveria e Rames !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 11-01-2010 më 20:34

  7. #47
    Do e falenderoja shtetin kur te kishte ndodhur ndonje fenomen natyror, por ky eshte gabim njerezor dhe s'e luan topi!
    cili top,ai topi i topit te topave te chanallave ta tha ty ?...ai topi yte na tha qe edhe ora e bushit u vodhe,por na doli ndryshe halli se.

    ooo ju te vrisni naten e te qani diten more faqezez,por mjer kush s'ju njeh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 11-01-2010 më 20:34

  8. #48
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga MemphiS_ Lexo Postimin
    Pse hera e pare eshte kjo qe ndodhi tani ne Shkoder,ndegjova une se banoret thonin se mbajn ne mend se ne vitin 1922 ka ndodhe edhe me keq,bile edhe qyteti i Shkodres ka qen i vershuar nga uji!

    E tani,pse te akuzohet qeveria,cfare ligje e rregullore kerkoni qe te respektohen??
    Eshte nje rregullore e vitit 1988, pra qe eshte bere shume me vone asaj permbytjes qe ke permendur ti zotrote. Kjo rregullore tregon me shume saktesi si duhet vepruar ne menyre qe te mos ndodhin permbytje te tilla. Rregullora e cila nuk eshte zbatuar dhe kemi arritur ne situaten ku ndodhemi sot e kesaj dite!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 11-01-2010 më 21:28

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga MemphiS_ Lexo Postimin
    Pse hera e pare eshte kjo qe ndodhi tani ne Shkoder,ndegjova une se banoret thonin se mbajn ne mend se ne vitin 1922 ka ndodhe edhe me keq,bile edhe qyteti i Shkodres ka qen i vershuar nga uji!

    E tani,pse te akuzohet qeveria,cfare ligje e rregullore kerkoni qe te respektohen??
    O Memfis , a ke pa ndonji harte te Shqiperise te viti 1937 te bome nga italianet se une kam nji te madhe sa faqja e murrit . Mundohu ta gjesh dhe shiko si ka qene Shqiperia . Per cilin vit 1922 po flet ti ? Apo mos valle po thu se Sqhipnia asht kthy ne 1922 ? Se mbase ke ironi te holle dhe ne robt e trash qe e hame sapunin per djath edhe nuk kuptojme !?

  10. #50
    Ku na ka humb ai barkici i etiopise,me falni,ambasadori i shba desha te them,qe nuk po na qan hallin aspak,as ne keto dite te veshtira sote.

    Ai sikur plaste me na dhen leksione demokracie pothuaj cdo dite ,e se si duhet ber protestat e ku duhet ber ato.Kurse sote na rri strukur diku urithi,duke mos na ngushlluar a'po inkurajuar me ndonje ndihme,qe munde ta bente per ate popull.




    Sikur ambasadori amerikan të kishte treguar për banorët e zonave të përmbytura një grimcë të shqetësimit që tregoi për gjyqtarët dhe prokurorët-vrasës juridikë të diktaturës komuniste

    Written by Gazeta SOT

    E Diele, 10 Janar 2010 00:00
    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Ata që panë angazhimin e madh të ambasadorit amerikan Withers para disa kohësh në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sotëm të cilët prekeshin nga ligji i lustracionit për shkak se në kohën e diktaturës kishin bërë procese politike, duhet të ketë pritur që kur ndodhën përmbytjet këtë vit, ambasadori amerikan të ishte ndër të parët që do të shkonte në zonat e përmbytura për të ofruar solidaritetin e tij, pse jo dhe për të dhënë ndihmë materiale,

    qoftë edhe simbolike. Ne kemi parë se si ambasadori amerikan Withers, kur i është dashur ka shkuar edhe në një kopësht fëmijësh, për të treguar një përrallë, ku bënte aluzion për ligjin e lustracionit (As Mustafa Nano, as Erion Kristo, të cilët kanë shkruar për përdorimin politik të fëmijëve, nuk reaguan në këtë rast), në fund të vitit 2008. Ne kemi parë se si ambasadori amerikan Withers doli edhe në emisionin humoristik “Portokalli” vitin e kaluar, për të bërë paralajmërime kërcënuese në vazhdim të fushatës së tij kundër ligjit të lustracionit.

    Duhej pritur pra që ambasadori amerikan Withers të nisej dhe të vizitonte banorët e zonave të përmbytura, duke afruar një ndihmë sado modeste materiale, ndonëse SHBA duhet të na kishin dhënë një ndihmë shumë të madhe materiale, në përpjestim me angazhimin politik në Shqipëri. Shqipëria është ndër vendet e fundit në listën e atyre që marrin ndihmë ekonomike dhe ushtarake amerikane, krejt në shpërpjestim me angazhimin politik të SHBA në Shqipëri, dhe kështu ka qenë gjatë gjithë këtyre 20 viteve. Shqipëria është shumë larg Armenisë (vendi që renditet i treti në listën e përfituesve të mëdhenj të ndihmës ekonomike amerikane, për frymë të popullsisë), edhe pse kjo është aleate e ngushtë e Rusisë. Kuptohet këtu është influenca e lobit armeno-amerikan, çka është një simptomë e politikës së jashtme amerikane.

    Megjithëse në Shqipëri ka përmbytje të mëdha prej rreth dy javësh, i vetmi reagim i ambasadës amerikane në Tiranë, ka qenë lëshimi në datën 7 janar 2010 i një njoftimi paralajmërues për qytetarët amerikanë që gjenden në Shqipëri, që të mos udhëtojnë në zonat e përmbytura. Me të vërtetë cinike në kulm! Të gjithë banorët e zonave të përmbytura, ose që rrezikohen prej përmbytjes, rreth gjysmë milioni njerëz, nuk paskan vlerë për ambasadën amerikane as sa një grusht kriminelësh të organeve të dhunës së diktaturës komuniste, në mbrojtje të të cilëve ambasada amerikane doli kur ata u rrezikun që të humbin çelësat e gjithë shkallëve të sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë në Shqipëri.

    Kjo nuk ka kuptim tjetër veç atij se dikush në ambasadën amerikane dhe pas të gjithë gjasave edhe në Washington, do të kënaqej shumë nëse do të shpërthenin digat e Drinit, çka do të sillte vdekjen e rreth 500 mijë shqiptarëve. Ç’ kuptim tjetër ka kur SHBA nuk na ofrojnë as asistencë për mbikqyrjen e rrjedhës së lumenjve me anë të satelitëve, gjë të cilën duhet ta sigurojnë nga Italia, kur dihet që SHBA kanë sistemin satelitor më të fuqishëm në botë?

    Amerikanët e dinë shumë mirë se Enver Hoxha e ndërtoi kaskadën e Drinit në një mënyrë të tillë që në rast lufte ta shkatërronte më lehtë dhe të asgjësonte me anë të përmbytjeve masive pjesën më të madhe të popullsisë së Veriut të Shqipërisë, të cilën ai e shikonte si joluaje ndaj regjimit të tij. Kjo është pika e dobët e sistemit të digave të kaskadës së Drinit, të cilën e dinë mirë ata specialistë që dalin në televizione dhe flasin për të. Prandaj sot duhet të qenë amerikanët të parët që do të ofronin asistencë teknike, se ata janë në gjendje ta kuptojnë problemin.

    Është kurioze, se ashtu siç ndodhi në rastin e ligjit të lustracionit, kur ambasadori amerikan dhe ambasadori britanik i kohës qenë më aktivët në mbrojtje të atyre që prekeshin nga ligji i lustracionit, edhe këtë herë, ambasadorja britanike, nuk është bërë e gjallë për këtë çështje. E pra, ambasadoren britanike para pak kohësh e kemi parë deri edhe të dalë në krah të Sami Nezës, kryeredaktorit të gazetës “Standard” në një konferencë për mediat, për një projekt që paska Samiu me ambasadën britanike! Unë në fillim kur e pashë këtë zonjë simpatike bionde në krah të Samiut, mendova se gazeta “Standard” paska sjellë në Shqipëri aktoren e madhe Gwyneth Paltrow, por pastaj na doli se kjo ishte ambasadorja britanike! Çudi e madhe!

    Nuk është bërë i gjallë as ambasadori holandez, vendi i të cilit mund të jepte një ndihmë mjaft të kualifikuar për përmbytjet, posaçërisht për përmbytjet nga deti, se Holanda është vendi që ka më së shumti eksperiencë në këtë çështje. Ne kemi parë një ambasador britanik të shkojë në Veri, në zonat që sot janë të përmbytura, dy vjetësh, por për të pompuar politikisht Erion Veliajn. Nëse Holanda donte të bënte seriozisht diçka të dobishme për Shqipërinë, ajo nuk duhej të kishte si investimin të saj kryesor në Shqipëri Erion Veliajn, por mbrojtjen e tokave nga deti. Por duket se interesi i Holandës në Shqipëri është dekonstruktiv dhe jo konstruktiv.

    Në kohën e fushatës së diplomacisë amerikane kundër ligjit të lustracionit, ambasadori Withers the se ne (SHBA) jemi duke folur shumë qartë. Këtë herë ambasadori Withers është duke folur shumë qartë me heshtjen e tij dhe po kështu dhe ata që qëndrojnë pas tij në Washington. Tashmë është shumë e qartë se ambasadori Withers, një linjë e fuqishme zyrtare në Washington, Soros, do të kënaqeshin shumë sikur në Shqipëri përmbytjet të shkaktonin një Holokaust të vërtetë. Këtë herë krahu antishqiptar në Washington i zbuloi më tepër se kurrë kartat, dhe e rëndoi llogarinë e tij me kombin shqiptar. Ky krah antishqiptar në Washington me këtë i vuri vetes në ballë stigmën e terroristit.

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •