Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 107 prej 107
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    po jane te paftyre ore, nuk e kane problem me e bo te bardhen te zeze. ky personazh tani sulmon duke thene se demokratet jane komunista pastaj thur himne komunizmit. jane proletariat dhe pike. me pak fjale llumi i shoqerise te cilet shoqatat e ndryshme po i mbajne me leke.
    Zoti msus ?
    Hine dhe ti ne ket loje? Edhe ti rren? Kam thone qe jeni plenat e komunizmit edhe pse keni plot komunista mrena.
    Plus une nuk sulmoj po diskutoj.
    Hoj hoj gjith isoj jeni ju.
    Keni shku te gjith ne nje pike qe marrine tuj ta quni sukses te madh. Skeni faj se lete e u rritet ne diktature te dulles e sdini me bo gjo tjeter.
    Albania Uber Alles

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga gjirfabe Lexo Postimin
    Kishte hak Ali Pashai, qe kur filloi zbritjen posht qafes se Muzines, dha urdher te fashonin kembete e kuajve per ti mbrojtur se mos mirnin gje "balte", kur te shkonin Vrizit dhe Bamatatit dhe e perhapnin te keqen dhe ne anet e tjera te pashallekut.

    Kane ndodhur, pa thuhen.

    Prove eshte dhe e tashmja.
    Po pra eshte e vertete prandaj u detyrua Ali Pashai te luftonte me ta , se ishte xheloz se kur ali pashallareve nuk u dihej as fara , bamatati kishte gjimnazet 500 metra larg . Prandaj i hapi ato thashethemet qe shperndan ti .

    E kish zakon dhelpra qe ne lashtesi , se , kur s'i arrinte dot rrushte i peshtynte !

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ai plehu Edi duhet perzene jo vetem nga Shkodra po nga Shqiperia. Kam bindjen se do i vije dita kesaj. Nuk do ta shpetojne dot milionat qe ka vjedhur.....

  4. #104
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Ai plehu Edi duhet perzene jo vetem nga Shkodra po nga Shqiperia. Kam bindjen se do i vije dita kesaj. Nuk do ta shpetojne dot milionat qe ka vjedhur.....
    duket qe nuk e ke nga mendja jote, se ti dukesh çun i squet ... ke pervetesuar tere trute e gomarit qe te kane hedhur ... ose ben sikur ti kane hedhur ...

    ai plehu, nese eshte i tille, nuk duhet perzene, por i duhen nxjerre at meleonat, dhe ti jepet edhe ajo qe meriton - denimi ...

    mirpo nuk jeni te zot ta beni kete, sepse jeni te zhytur ne m*t deri ne grike, dhe lehni si qeni naten ndaj henes ...

    mbetet pra qe ti keni friken se do tia zere karrigen salis-mandates ... kaq shume qenkeni te kapur ne krim?

  5. #105
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Keto kane qene disa militante te cilet jane organizuar nga struktura te PD atje ne ato fshatrat. Ashtu siç kane qene te turpshme dhe mediokre ato qe ka thene Rama ashtu ka qene mediokre dhe pjesmarrja e atyre militanteve. Ne vend qe te meren te shpetojne orendite e tyre dhe te ngrene zerin per te kerkuar demshperblim nga qeveria, meren me pushimet e Rames. Rama mund te jete sjelle ne menyre mediokre dhe te ulet, por edhe ata mos e ulin veten e te meren me te por te meren me problemet e hallet e shumta qe tani u kane rene per pjese.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Një humbje e dyfishtë e Ramës


    Bledi KASMI


    Kryetari i Bashkisë së Tiranës shijoi mbrëmë një humbje të dyfishtë pasi nuk mundi t'i imponojë qëndrimet e tij për Shkodrën, Këshillit Bashkiak dhe rregjistroi një rekord negativ dhe tepër problematik për të ardhmen e tij si kryebashkiak me votat në atë institucion. Me humbjen e besimit të shumicës së anëtarëve të Këshillit do të jetë gjithnjë dhe më e vështirë për Ramën miratimi i vendimeve të njëanshme, që për të qenë të ligjshme, i duhet vota e shumicës së këshilltarëve.

    Rama nuk arriti mbrëmë që të materializojë urrejtjen e tij ndaj Shkodrës, me bllokimin e fondit të solidaritetit, e cila nëse do të ndodhte do të ishte një njollë që do të duhej shumë vite që të shlyhej për Tiranën. Bashkia më e madhe në vend, e cila ka një buxhet prej afro 1 miliard dollarësh dhe mbi 15 mijë biznese të cilave u vjel taksat, nuk kishte dhënë deri atje asnjë kacidhe për banorët e zonave të përmbytura.

    Në rang vendi, ndihmat për Shkodrën kanë ardhur nga më shumë se 120 bashki dhe komuna, të cilat ndonëse kanë buxhete shumë herë më modeste se ai i Bashkisë së Tiranës, kanë dhënë ndihma që shkojnë deri në 150 mijë dollarë. Megjithatë, kjo hartë institucionale ndihmash për Shkodrën nuk është aq e mirë sa do të duhej të ishte.

    Urdhri i Ramës drejtuar të gjithë qeveritarëve vendorë socialistë për të mos dhënë asnjë fond në ndihmë të zonave të përmbytura ka bërë që sot të kemi përveç Bashkisë së Tiranës, edhe Bashkinë e Korçës, atë të Elbasanit, të Gjirokastrës, të Vlorës si dhe disa bashki dhe komuna të tjera që drejtohen nga socialistët, që nuk kanë dhënë asnjë ndihmë për banorët e zonave të përmbytura, duke iu bashkuar kështu hakmarrjes së verbër të Ramës ndaj Shkodrës dhe duke u vënë këtyre qyteteve një njollë aspak njerëzore.

    Mënyra se si Rama ka vepruar me përmbytjet në Shkodër të lë një shije të hidhur. Ai nuk ndërpreu pushimet, megjithëse ishte në dijeni të përmasave të përmbytjeve. Më pas i vizitoi ato zona në udhëtime të tipit të guidave turistike, ku është fotografuar nga agjenci mediatike duke qeshur, ndërsa njerëzit qanin për humbjet që kishin pësuar. Prej ditësh ka bllokuar të gjithë pushtetin vendor që kontrollohet nga socialistët në dhënien e ndihmave dhe kulmi ishte seanca e djeshme e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës.

    Njeriu që ka dhënë gjatë këtyre viteve me miliona dollarë fonde nga paratë e taksapaguesve të kryeqytetit për të festuar të ashtuquajturat "natë të bardhë" dhe "natë të ylberit", "natë të Pezës" dhe "ditë të Prezës", dje kishte urdhëruar këshilltarët e tij në Këshillin Bashkiak që të mos votonin propozimin e këshilltarëve të PD për dhënien e ndihmave për Shkodrën me arsyetimin se nuk janë të programuara në buxhet. Kulmi i mbledhjes së djeshme ishte histeria e një këshilltareje të majtë, e cila këmbëngulte që taksapaguesit e Tiranës nuk mund të paguajnë për atë që i ka ndodhur Shkodrës, pasi e konsideronte absurde dhe se paratë duhet të ruheshin për një ditë të keqe të kryeqytetit.

    Është i kuptueshëm mllefi që drejtuesit e PS kanë për Shkodrën, por është krejt amatoreske dhe vulgare mënyra se si ajo po manifestohet. Shkodra është ndër të paktat qytete që gjatë gjithë këtyre viteve demokraci për asnjë herë të vetme nuk ka votuar për pinjollët e diktaturës së djeshme, që ende nuk kanë kërkuar ndjesë për krimet e etërve të tyre dhe që sot të gjithë së bashku kanë si strehë PS-në. Është një qytet që është në paqe me veten. Kurrë nuk harron vuajtjen e së shkuarës dhe respekton historinë e vet.

    Këto veçanti të Shkodrës e kanë bërë Ramën që t'a konsiderojë atë si një bastion të armiqësisë së tij dhe t'i shohë shkodranët jo si qenie njerëzore, por si vota. Për më tepër, këtë ka kërkuar ta shtrijë në të gjithë "perandorinë" e tij të kontrollit në pushtetin vendor, duke synuar aleanca të këtyre qyteteve kundër Shkodrës në këto ditë të vështira që ajo po kalon. Tirana ishte mbrëmë përballë kësaj sfide përpara së cilës e kishte vënë një qenie politike anormale. Kryetari i PS e humbi këtë sfidë dhe këshilltarët votuan që Tirana të jetë me Shkodrën, duke rrëzuar Ramën dhe duke dhënë një mesazh të qartë edhe për ato bashki dhe komuna të tjera të vendit që ende i binden verbërisht Ramës në projektin e tij të ndasive.

    Rama do të duhet ta lexojë mirë votimin e mbrëmshëm të Këshillit Bashkiak jo vetëm për Shkodrën, por edhe për të ardhmen e marrëdhënieve mes tij dhe besimit të humbur të këshilltarëve. Ai nuk është më shumicë në Këshillin Bashkiak dhe nëse në vend të bashkëpunimit dhe dialogut me mazhorancën do të vijojë me presionet për blerje të këshilltarëve, sikurse ka nisur gjatë ditëve të fundit, atëhere ka shumë pak mundësi që rruga e tij të jetë të vazhdojë, sikurse nuk do të ketë asnjë probalitet që të miratojë një buxhet me mbi 10 milion euro të fshehura.





    rd

    .

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Jo nje humbje e dy fishte por nje humbje e shumfishte e ketij Rames ! Ky eshte problemi ! ATA FAKIRET E SHKODRES, LEZHES ETJ. ETJ. FITUAN !

    SI TE KESH KETE QEVERI DHE TE MOS FITOSH KUNDER RAMES ?

    LUMTURINE E FITORES DO TA LEXONI NE SYTE E SHKODRANEVE ETJ. ! HIDHINI NJE SY !

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •