Close
Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 226
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    BESOJ NË JEZU KRISHTIN
    NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT




    LAJMI I MIRË: ZOTI KA DËRGUAR BIRIN E VET
    422 «Por, kur erdhi koha e caktuar, Hyji dërgoi Birin e vet, të lindur prej gruaje, të nënshtruar Ligjit, që t’i shpërblente të nënshtruarit e Ligjit, që ne ta fitonim bijësinë në shpirt» (Gal 4, 4-5).
    Ja Lajmi i Mirë në lidhje me «Jezu Krishtin, Birin e Hyjit» (Mk 1, 1):
    Zoti e pa dhe e shpërbleu popullin e vet ,
    i ka plotësuar premtimet e bëra Adamit dhe pasardhësve të tij ;
    dhe ka shkuar përtej çdo pritjeje: ka dërguar «Djalin e dëshirit» (Mk 1, 11).

    Torrkerry

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BESOJ NË JEZU KRISHTIN
    NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT

    Ne besojmë dhe dëshmojmë se Jezusi i Nazaretit, i lindur hebre nga një bijë e Izraelit, në Betlehem, në kohen e mbretit Herod i Madh dhe të perandorit Cezar Augustit, me mjeshtërí zdrukthëtar, i vdekur i kryqëzuar në Jerusalem, nën Prokurorin Ponc Pilatin, kur ishte në sundim perandori Tiber, është Biri i amshuar i Zotit, i bërë njeri, i cili «erdhi prej Hyjit» (Gjn 13, 3), «zbriti nga qielli» (Gjn 3, 13; 6, 33), ka «ardhur në trup» (1 Gjn 4, 2); në të vërtetë «Fjala u bë njeri e banoi ndër ne. Ne e pamë lavdinë e tij, atë lavdi që prej Atit i përket Birit të vetëm plot hir e të vërtetë... Vërtet, prej plotësisë së tij të gjithë ne morëm, madje, hir mbi hir» (Gjn 1, 14. 16).

    Torrkerry

  3. #3
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Po terrkerry, Jezu Krishti asht Zoti. Kjo asht rruga jeta dhe e VERTETA. Dhe "The truth shall set you free..." (Apostulli,Pal)
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  4. #4
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ka dikush nga katoliket, te me spjegoj rrethe ktij epitetit te krishtit zot...Me çfar kuptimi e thuani kete...?Si nje zot krijus...?Si nje transmetues i fjales se zotit...?Apo si nje zot njeri...!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Si nje Zot gjithcka!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Ka dikush nga katoliket, te me spjegoj rrethe ktij epitetit te krishtit zot...Me çfar kuptimi e thuani kete...?Si nje zot krijus...?Si nje transmetues i fjales se zotit...?Apo si nje zot njeri...!
    I nderuar, lexo temen: Jezu Krishti eshte Zot (Rm.10,9).
    Me nderim.
    Torrkerry

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BESOJ NË JEZU KRISHTIN
    NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT.


    Të nxitur nga hiri i Shpirtit Shenjt
    dhe të tërhequr nga Ati,
    në lidhje me Jezusin,
    besojmë dhe rrëfejmë:
    «Ti je Mesia – Biri i Hyjit të gjallë!» (Mt 16, 16).
    Mbi shkëmbin e kësaj feje,
    të rrëfyer nga Shën Pjetri,
    Krishti ka hedhur themelet e Kishës së vet .

    Torrkerry

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BESOJ NË JEZU KRISHTIN
    NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT.



    «TË SHPALLET ... PASURIA E PASHQYRTUESHME E KRISHTIT» (Ef 3, 8)

    Transmetimi i fesë së krishterë
    është mbi të gjitha Lajmërimi i Jezu Krishtit,
    me qëllim që të çohen njerëzit te besimi në të.
    Që në fillim, nxënësit e parë kanë qenë
    të pushtuar nga dëshira e zjarrtë për të kumtuar Krishtin:
    «Ne, veç, nuk mundemi që të mos flasim
    për çka kemi parë e dëgjuar!» (Vap 4, 20).
    Ata i ftojnë njerëzit e të gjitha kohëve
    që të hyjnë në gëzimin e bashkimit të tyre me Krishtin:
    "Çka ishte qysh në fillim,
    çka dëgjuam,
    çka pamë me sytë tanë,
    çka soditëm dhe duart tona prekën,
    në lidhje me Fjalën e jetës,
    – po, Jeta u shfaq,
    ne e pamë dhe dëshmojmë
    dhe ju kumtojmë Jetën e pasosur,
    që ishte te Ati dhe na u shfaq neve –
    çka pamë e dëgjuam
    po jua kumtojmë edhe juve
    që edhe ju të keni bashkësi me ne.
    E bashkësia jonë është me Atin
    dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin.
    Po ju shkruajmë këto
    që gëzimi ynë të jetë i plotë. (1 Gjn 1, 1-4)

    Torrkerry

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BESOJ NË JEZU KRISHTIN
    NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT.



    NË QENDËR TË KATEKEZËS: KRISHTI


    «Në qendër të katekezës ne gjejmë në thelb një person:
    personin e Jezusit të Nazaretit, birin e vetëm të Atit...,
    i cili ka vuajtur dhe ka vdekur për ne
    dhe tani, i ngjallur, jeton përgjithmonë me ne...
    Prandaj, të katekizosh,
    do të thotë të zbulosh në personin e Krishtit,
    të gjithë planin e Hyjit...
    Do të thotë të përpiqesh
    të kuptosh vështrimin e gjesteve
    dhe të fjalëve të Krishtit,
    të shenjave që ka bërë ai» .
    Qëllimi i katekezës:
    «Të vërë... në bashkim... më Jezu Krishtin:
    vetëm ai mund të çojë te dashuria e Atit në Shpirtin
    dhe mund të na bëjë
    të marrim pjesë në jetën e të Shejtërueshmes Trini» .


    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 04-01-2010 më 04:07

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Ka dikush nga katoliket, te me spjegoj rrethe ktij epitetit te Krishtit Zot...Me çfar kuptimi e thuani kete...?Si nje zot krijus...?Si nje transmetues i fjales se zotit...?Apo si nje zot njeri...!
    Shpesh here ne Beselidhjen e re Emri "Jezu Krisht", bashkohet me fjalen Zot, qysh prej dites e Rreshajeve, 50 dite pas Ringjalljes se Krishtit.
    Ne Biblen Hebraike e perkthyer ne greqisht ne Aleksandrine e Egjiptit afershisht 100 vjet perpara Krishtit, tetragrami Jvh apo hapsira e lire ne vendin e tij ne Biblen hebraike, ishin zevendesuar nga fjala greke Kyrios, qe do te thote Zot.
    Ai perkthim grek ishte perdorur zakonisht edhe ne Sinagogat e diaspores dhe ne Palestine ne kohen e Krishtit, sepse te gjithe e njihnin gjuhen greke qe quhet koine. Per kete arsye nje besimtar hebre e i zellshem, duke shqiptuar apo duke degjuar fjalen Kyrios (Zot) kishte ne mendjen e vet ate qe hebrejte besimtare kishin ne mendjen me fjalen Javeh.
    Duke ia atribuar Krishtit kete titull, krishteret e pare e identifikonin ate me Javeh, edhe pse e dinin mire se kjo ngjashmeri me Jahve, ia jepte edhe nje mundesi per nje dallim: Jezu Krishti eshte Hyji-Zoti qe u be njeri, e qe shprehet si person nepermjet fjaleve dhe veprave te Jezusit.

    Pra cdo here qe ne Beselidhje e Re shkrimtari i frymezuar prej Shpirtit Shenjte ia jep titullin ZOT Krishtit, ai e shpall bindjen e vet, besimin e vet, qe Jezu Krishti eshte Hyj.


    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 04-01-2010 më 04:54

Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •