Close
Faqja 2 prej 23 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 226
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Ka dikush nga katoliket, te me spjegoj rrethe ktij epitetit te krishtit zot...Me çfar kuptimi e thuani kete...?Si nje zot krijus...?Si nje transmetues i fjales se zotit...?Apo si nje zot njeri...!
    Jezu Krishti eshte nderlidhesi i Zotit me njeriun, pra Ai eshte Hyjnor. Nepermjet Jezu Krishtit ne marrim mesazhe hyjnore per te jetuar nje jete te lumtur ne planetin toke ne harmoni me Zotin e gjithesise qe na krijuar kur nuk duhet te harrojme ne asnje moment se jemi qenia me e larte e me e zhvilluar te cdo gjeje qe merr fryme mbi toke.
    Shpresoj te kesh marre nje fare pergjigje ndryshe futju Bibles se aty gjen kuptimin e se vertetes mbi Jezu Krishtin dhe fjaleve qe Ai na transmeton ne njerezve te thjeshte qe cdo dite ndeshemi e tundohemi me mekatin

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Ja dhe nje mesazh nga Shen Ambrozi

    Postuar më parë nga bindi
    Ka dikush nga katoliket, te me spjegoj rrethe ktij epitetit te Krishtit Zot...Me çfar kuptimi e thuani kete...?Si nje zot krijus...?Si nje transmetues i fjales se zotit...?Apo si nje zot njeri...!
    Ja se cfare thote Shën Ambrozi “ Edhe sikur Zoti të kishte lindur një mijë herë në Betlehem, por nuk lind në ty, atëherë ka lindur kot”, e pjesa e Ungjillit të kësaj së diele nga Shën Gjoni pohon:” atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Zotit” (Gjn 1,1-18).


    Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 2-të pas Krishtlindjes.
    Ta hapim zemrën që Zoti të lind në ne!


    (02.01.2010 RV) Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së II pas Krishtlindjes, të ciklit të dytë sipas kalendarit liturgjik të kishës.
    Kjo e diel na fton të vazhdojmë ta jetojmë gëzimin e Krishtlindjes. Jezusi, drita e botës, na propozohet të gjithëve si model jete. Urtia e Zotit e ka vendosur banesën e vet në mesin tonë për të ndarë bashkë me ne jetën tonë dhe për t’i ofruar të gjithë njerëzve mundësinë për t’u bërë si Ai. Pra, Liturgjia e Fjalës Hyjnore e kësaj së diele që e zgjat në ne gëzimin dhe hirin e Krishtlindjes, na ofron mundësinë ta thellojmë misterin e Mishërimit të Zotit, do të thotë ta thellojmë kuptimin e ardhjes së Jezu Krishtit Zot në mesin tonë, me një vështrim drejtuar ndaj historisë sonë aktuale e konkrete. Me fjalë tjera, pas Lindjes së Jezusit, vjen koha e krishtlindjes tonë, sepse siç thotë Shën Ambrozi “ Edhe sikur Zoti të kishte lindur një mijë herë në Betlehem, por nuk lind në ty, atëherë ka lindur kot”, e pjesa e Ungjillit të kësaj së diele nga Shën Gjoni pohon:” atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Zotit” (Gjn 1,1-18).
    Pra, leximet biblike që i dëgjojmë në meshën e kësaj së diele, përsërisin e ilustrojnë në mënyra të ndryshme temën themelore: Zoti ka dashur të vendos me ne një marrëdhënie të thellë miqësie e dashurie, Zoti ka ardhur ndër ne për lumturinë tonë, për shpëtimin tonë, por “Zoti i cili na krijuar pa ne, pa bashkëpunimin tonë, Ai nuk na shëlbon pa bashkëpunimin e pa pjesëmarrjen tonë në veprën e Tij Shpëtimprurëse”, thotë Shën Agostini.
    Në dashurinë e tij të madhe për botën, për njerëzimin, Hyji Atë vërtetë na ka dhuruar Jezusin, Urtinë i cili “dëshiron të ngul e të lëshoj rrënjë në mes të popullit të vet” që jemi je, sikur pohon leximi i parë i kësaj së diele nga libri i Siracidit (Sir 24,1-4.12-16). E leximi i parë nga libri i Siracidit, e lëvdon Urtinë, figurën e të Birit (Dritën) e të Shpirtit. Urtia na fton ta kërkojmë banesën pranë Zotit.
    Secilin prej nesh Zoti e ka pa në një plan të përbashkët kur na ka zgjedhur e dashur që nga krijimi i botës dhe na ka thirrur të formojmë një Familje të vetme në Krishtin, pohon leximi dytë i kësaj së diele, marr nga letra e Shën Palit drejtuar Efezianëve (Ef 1,3-6.15-18). Leximi i dytë na ofron kundrimin e misterit të dashurisë së Zotit.
    Plani i Atit Qiellor zbatohet përmes Jezu Krishtit, i cili vjen për të vendosur banesën ndër ne: Ai është i Njëlinduri që vjen e na zbulon dashurinë e Atit: ”nga plotësia e tij të gjithë ne morën, madje, hir mbi hir”, pohon leximi tretë i kësaj së diele nga Ungjilli i Shën Gjonit. (Gjn1,16).

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2009
    Postime
    92
    Sipas shenimeve te mesiperme tatet se Jezusi eshte Zote, Zotit .Jezu Krishti eshte Zot (Rm.10,9).
    Nders ketu thuhet i je Mesia – Biri i Hyjit të gjallë!» (Mt 16, 16).
    Mos eshte kjo kontraktikt ne parim?
    Apo ka ndonje shpejgim tjeter?

  4. #14
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Ibn Abdu Rrahim Lexo Postimin
    Sipas shenimeve te mesiperme tatet se Jezusi eshte Zote, Zotit .Jezu Krishti eshte Zot (Rm.10,9).
    Nders ketu thuhet: Ti je Mesia – Biri i Hyjit të gjallë!» (Mt 16, 16).
    Mos eshte kjo kontraktikt ne parim?
    Apo ka ndonje shpejgim tjeter?
    Jo nuk është kontraditë sepse çka lind prej Hyjit Hyj është, çka lind prej njeriut njeri është dhe çka lind nga shtaza shtazë është dhe çka lind nga druri dru është etj.

    Krishti është Biri i Hyjit të gjallë - HYJI
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #15
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga gjethplepi Lexo Postimin
    Jezu Krishti eshte nderlidhesi i Zotit me njeriun, pra Ai eshte Hyjnor. Nepermjet Jezu Krishtit ne marrim mesazhe hyjnore per te jetuar nje jete te lumtur ne planetin toke ne harmoni me Zotin e gjithesise qe na krijuar kur nuk duhet te harrojme ne asnje moment se jemi qenia me e larte e me e zhvilluar te cdo gjeje qe merr fryme mbi toke.
    Shpresoj te kesh marre nje fare pergjigje ndryshe futju Bibles se aty gjen kuptimin e se vertetes mbi Jezu Krishtin dhe fjaleve qe Ai na transmeton ne njerezve te thjeshte qe cdo dite ndeshemi e tundohemi me mekatin
    Shume e bukur kjo...Keshtu e perceptoj dhe une...!

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    Wink

    Citim Postuar më parë nga Ibn Abdu Rrahim Lexo Postimin
    Sipas shenimeve te mesiperme tatet se Jezusi eshte Zote, Zotit .Jezu Krishti eshte Zot (Rm.10,9).
    Nders ketu thuhet i je Mesia – Biri i Hyjit të gjallë!» (Mt 16, 16).
    Mos eshte kjo kontraktikt ne parim?
    Apo ka ndonje shpejgim tjeter?
    Ju falenderoj te gjithe qe keni nderhyre ne kete teme. Zoti ju bekofte per dashurine ndaj Krishtit, autorit te shelbimit tone, qe keni deshmuar.

    Per mua, ti Ibn Abdu Rrahim, ke drejte per nje shpjegim, qe ne fund arrin ne ata konklusione ne te cilet ka arritur edhe Toni77.
    Per ty pyetja eshte mbi kuptimin e fjales "Zot". Lexo postimn tim ne numrin 10.
    Ne perkthim te Bibles hebraike ne greqisht, te ahshtuquajtur "septuaginta", kur gjeten ne doreshkrimet nje hapsire bosh, sepse atje duhet te shkruaje emrin e perveqem te pashqiptueshem te Hyjit, Jahveh, kane vene fjalen greke Kyrios (Zot, ne shqip). Ate perkthim ne greqisht e kane perdorur hebrejte ne kultin e tyre ne Sinagogat e keshtu, ne mendje e tyre ngadalengadale fjala Kyrios mori nje kuptim te vecante, si sinonim te fjales Hyj, te fjales Jahveh...Pra ne Rom 10,9, "Jezu Krishti eshte Zot", ka kete kuptim "Jezu Krishti eshte Hyji".
    Keshtu ndodh cdo here qe ne Beselidhkjen e re lexojme kete fjale "Zot" e lidhur me Emrin "Jezusi", apo me Emrin "Jezu Krishti", apo vetem "Krishti". Disa shembuj: Vap 15,26, Vap,11,20,
    Gj 20,25.28, Gj 21,7.12...

    Me nderim.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 05-01-2010 më 04:43

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BESOJ NË JEZU KRISHTIN
    NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT.

    NË QENDËR TË KATEKEZËS: KRISHTI


    «Në katekezë mësohet për Krishtin,
    Fjalën e mishëruar dhe Biri i Zotit,
    dhe të gjitha të tjerat bëhen duke iu referuar atij;
    ...vetëm Krishti mëson,
    ndërsa kushdo tjetër e bën këtë në masën
    që është zëdhënësi i tij,
    duke i dhënë mundësi Krishtit
    që të japë mësim nëpërmjet gojës së tij...
    Çdo katekist do të duhej
    t’ia përshtatte vetvetes
    fjalën e mistershme të Jezusit:
    «Mësimi im nuk është imi,
    por i Atij që më dërgoi» (Gjn 7, 16) .

    Torrkerry

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Shume e bukur kjo...Keshtu e perceptoj dhe une...!
    Bindi ki parasysh edhe dicka tjeter te cilen na e shpjegon Shen Ambrozi. Ja se cfare thote Shën Ambrozi “ Edhe sikur Zoti të kishte lindur një mijë herë në Betlehem, por nuk lind në ty, atëherë ka lindur kot”, e pjesa e Ungjillit të kësaj së diele nga Shën Gjoni pohon:” atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Zotit” (Gjn 1,1-18).

  9. #19
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Jo nuk është kontraditë sepse çka lind prej Hyjit Hyj është, çka lind prej njeriut njeri është dhe çka lind nga shtaza shtazë është dhe çka lind nga druri dru është etj.

    Krishti është Biri i Hyjit të gjallë - HYJI
    E pelqej pergjigjen tane toni.
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BESOJ NË JEZU KRISHTIN
    NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT.

    NË QENDËR TË KATEKEZËS: KRISHTI


    Ai që është thirrur «për të dhënë mësim mbi Krishtin»
    duhet të kërkojë pra, mbi të gjitha,
    atë fitim «të lartë të njohjes së Krishtit»,
    duhet të pranojë të humbasë çdo gjë,
    «me qëllim që të fitojë Krishtin dhe të gjendet në Të»,
    dhe «ta njohë atë dhe fuqinë e ngjalljes së tij
    me pjesëmarrjen në vuajtjet e tija,
    që të bëhet i ngjashëm me Të në vdekjen e tij,
    që në ndonjë mënyrë të mund
    t’ia arrijë ngjalljes së të vdekurve.» (Fil 3, 8-11).

    Torrkerry.

Faqja 2 prej 23 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •