Close
Faqja 10 prej 23 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 226
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.

    ZËNIA E PAPËRLYER




    Këto «shkëlqime të një shenjtërie krejt të veçantë»
    me të cilat Maria «është hijeshuar që në çastin e parë të zënies së saj»
    i vijnë krejtësisht nga Krishti:
    ajo është «shëlbuar në mënyrë aq të madhërishme
    në parashikim të meritave të Birit të vet».
    Më shumë se çdo person tjetër të krijuar
    Ati e ka «bekuar me çdo bekim shpirtëror, në qiell në Krishtin» (Ef 1, 3).
    Në Të e ka zgjedhur «para krijimit të botës»,
    që të jetë e shenjtë dhe e papërlyer «para Tij në dashuri» (Ef 1, 4).

    Torrkerry

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.

    ZËNIA E PAPËRLYER



    Etërit e Traditës lindore
    e quajnë Nënën e Zotit «Tërësisht e Shenjta» («Panaghia»),
    e nderojnë si «të paprekshme nga çdo njollë mëkati,
    gati të formuar nga Shpirti Shenjt
    dhe bërë një krijesë e re».
    Maria, për hir të Zotit,
    ka mbetur e pastër nga çdo mëkat personal
    gjatë gjithë ekzistencës së vet.

    Torrkerry

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.


    «MË NDODHTË SI THE TI...»


    Pas lajmit se do të lindte
    «Birin e Hyjit tejet të lartë pa njohur burrë,
    nëpërmjet fuqisë së Shpirtit Shenjt,
    Maria është përgjigjur me «dëgjesën e fesë» (Rom 1, 5),
    e sigurt që «s’ka gjë të pamundshme për Hyjin!»:
    «Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!» (Lk 1, 37-38).
    Kështu, duke dhënë pëlqimin e vet për Fjalën e Zotit,
    «Maria është bërë Nëna e Jezusit
    dhe, duke përqafuar me gjithë zemër
    dhe pa qenë e penguar nga asnjë mëkat,
    vullnetin hyjnor të shëlbimit,
    i është kushtuar tërësisht... personit dhe veprës së Birit të vet,
    duke u vënë në shërbim të Misterit të Shëlbimit,
    nën të dhe me të, me hirin e Zotit të gjithëpushtetshëm».
    Siç thotë shën Ireneu,
    «duke dëgjuar u bë shkak për shpëtimin e vetvetes
    dhe për të gjithë gjininë njerëzore».
    Së bashku me të nuk janë të pakët Etërit që pohojnë:
    «Neni i mosdëgjesës së Evës
    pati zgjidhjen e vet me anë të dëgjesës së Marisë;
    atë që virgjëra Evë kishte lidhur me mosbesimin e vet,
    Virgjëra Mari e ka zgjidhur me fenë e vet»,
    dhe, duke bërë krahasimin me Evën,
    e quajnë Marinë «Nëna e të gjallëve»
    dhe shpesh pohojnë:
    «Vdekja nëpërmjet Evës, jeta nëpërmjet Marisë».

    Torrkerry

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.


    AMËSIA HYJNORE E MARISË

    Maria, e quajtur në Ungjijtë «Nëna e Jezusit» (Gjn 2, 1; 19, 25)
    përpara lindjes së Birit të vet brohoritet,
    nën ndikimin e Shpirtit,
    «Nëna e Zotit tim» (Lk 1, 43).
    Në të vërtetë, Ai të cilin Maria e ka zënë si njeri
    nëpërmjet veprës së Shpirtit Shenjt
    dhe që është bërë me të vërtetë Biri i saj sipas mishit,
    është Biri i amshuar i Atit,
    veta e dytë e të Shejtërueshmes Trini.
    Kisha rrëfen se Maria është
    me të vërtetë Nënë e Zotit [«Theotokos»].

    Torrkerry

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.


    VIRGJËRIA E MARISË


    Që në formulimet e para të fesë ,
    Kisha ka rrëfyer se Jezusi është zënë në kraharorin e Virgjërës Mari
    vetëm për virtyt të Shpirtit Shenjt,
    dhe ka pohuar edhe aspektin trupor të një ngjarjeje të tillë:
    Jezusi është zënë «pa farë, nëpërmjet veprës të Shpirtit Shenjt».
    Në zënien virgjërore Etërit hetojnë shenjën
    se kemi të bëjmë me të vërtetë me Birin e Zotit,
    i cili ka ardhur në një natyrë njerëzore si jona:
    Kështu, shën Ignaci i Antiokisë
    në fillim të shekullit II shkruante:
    «Ju jeni të bindur plotësisht në lidhje me Zotin tonë
    që është me të vërtetë nga trungu i Davidit sipas mishit ,
    Bir i Zotit sipas vullnetit dhe fuqisë së Zotit ,
    i lindur vërtetë nga një Virgjër, ...
    me të vërtetë ka qenë gozhduar në kryq për ne,
    në mishin e vet, nën Ponc Pilatin...
    Ka vuajtur me të vërtetë, ashtu siç është ngjallur me të vërtetë».

    Torrkerry

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.


    VIRGJËRIA E MARISË




    Tekstet ungjillore e quajnë zënien virgjërore
    një vepër hyjnore që tejkalon çdo kuptim
    dhe çdo mundësi njerëzore :
    «sepse foshnja që është zënë në të,
    u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt»,
    i thotë engjëlli Jozefit në lidhje me Marinë,
    të fejuarën e tij (Mt 1, 20).
    Kisha sheh në këtë plotësimin e premtimit hyjnor
    të bërë nëpërmjet gojës së Isaisë profet:
    «Ja, virgjëra do të ngjizë e do të lindë një djalë».

    Torrkerry

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.


    VIRGJËRIA E MARISË



    Heshtja e Ungjillit sipas shën Markut
    dhe e letrave të Besëlidhjes së Re
    për zënien virgjërore të Marisë, n
    ganjëherë është bërë shkak dyshimi.
    Ka pasur mundësi të bëhen edhe pyetje
    mos ishte fjala për legjenda
    ose pë rpunime teologjike
    pa pretendime me karakter historik.
    Kësaj i duhet dhënë kjo përgjigje:
    Besimi në zënien virgjërore të Jezusit
    ka ndeshur në kundërshtime të forta,
    sarkazma dhe moskuptim nga ana e jobesimtarëve,
    judenj dhe paganë:
    ajo nuk gjente motivim në mitologjinë pagane,
    as në ndonjë përshtatje ideve të kohës.
    Kuptimi i kësaj ngjarjeje është i kapshëm vetëm për fenë,
    e cila e sheh në atë «pikëlidhje
    që bashkon në mes tyre misteret e ndryshme»,
    në tërësinë e Mistereve të Krishtit,
    që nga Mishërimi i tij deri te Pashka e tij.
    Shën Ignaci i Antiokisë tashmë e dëshmon një lidhje të tillë:
    «Zotëruesi i kësaj bote
    nuk e ka njohur virgjërinë e Marisë
    as lindjen e saj,
    po ashtu as vdekjen e Zotit tonë:
    tre Mistere të larta që u kryen në heshtjen e Zotit».

    Torrkerry

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176


    Torrkerry

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.

    MARIA «GJITHMONË VIRGJËR»



    Thellimi i fesë në amësinë virgjërore
    e ka çuar Kishën të rrëfejë virgjërinë
    reale e të përhershme të Marisë
    edhe në lindjen e Birit të Hyjit të bërë njeri.
    Me të vërtetë lindja e Krishtit
    nuk e ka pakësuar tërësinë e saj virgjërore,
    por e ka shuguruar».
    Liturgjia e Kishës e nderon Marinë
    si «Aeiparthenos», «gjithmonë Virgjër».

    http://www.youtube.com/watch?v=Bq2Sr0ZirWs&NR=1

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 22-04-2010 më 05:42

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.

    MARIA «GJITHMONË VIRGJËR»





    Në lidhje me këtë kundërshtohet se Shkrimi bën fjalë për vëllezër e motra të Jezusit .
    Kisha ka menduar gjithmonë se pjesë të tilla të Shkrimit Shenjt
    nuk flasin për bij të tjerë të Virgjërës Mari:
    në të vërtetë Jaku dhe Zefi, «vëllezër të Jezusit» (Mt 13, 55)
    janë bijtë e një Marie nxënëse e Krishtit ,
    e cila tregohet në mënyrë kuptimplote si «Maria tjetër» (Mt 28, 1).
    Është fjala për farefis të afërm të Jezusit,
    sipas një shprejhjeje jo të pazakonshme në Besëlidhjen e Vjetër.


    http://www.youtube.com/watch?v=2bosouX_d8Y


    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 22-04-2010 më 05:47

Faqja 10 prej 23 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •