
Postuar mė parė nga
Justiniani
Agjentėt e SHIK-ut nė Polici shkelin ligjin me paragjykimet pėr Bllacėn
Nė vitin 2007, shefi i Shtyllės sė Krimit nė Policinė e Kosovės ishte transferuar nga Shtylla e Krimit nė Logjistikė, pėr shkak se, siē thuhej nė vendim, takohet vazhdimisht me kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli, dhe lėshon informata konfidenciale. Pas publikimit tė CD-sė sė Bllacės, Arifi kishte organizuar konferencė pėr media duke paragjykuar se Bllaca po shpifte, megjithėse me ligj kjo nuk i lejohet njė polici, i cili nuk ėshtė i kyēur nė hetime
Kastriot Jahaj
Prishtinė, 17 dhjetor Nė CD-nė qė ishte shpėrndarė nė Kuvendin e Kosovės pėr media, Nazim Bllaca e kishte pėrmendur emrin e drejtorit rajonal tė Policisė sė Prishtinės, Emin Beqiri, si agjent i Shėrbimit Informativ tė Kosovės, (SHIK). Menjėherė pas publikimit tė kėsaj CD-je kishte reaguar Policia e Kosovės, duke organizuar konferencė pėr media, nė tė cilėn megjithėse ishte theksuar se rastin ėshtė duke e hetuar prokurori i EULEX-it, drejtori i Shtyllės sė Krimit nė Polici, Kadri Arifi, kishte paragjykuar duke i cilėsuar si shpifje deklarimet e Bllacės. Ligji nuk ia lejon atij qė tė japė vlerėsime pėr rastin pa u kryer hetimet. Ai madje pa kėrkesėn e gazetarėve kishte publikuar edhe disa raste, ku Nazim Bllaca akuzohej pėr vepra tė ndryshme penale.
Pas konferencės sė Policisė, ku Kadri Arifi e kishte akuzuar pėr shpifje, Nazim Bllaca i kishte thėnė gazetės se njė ndėr informatorėt e SHIK-ut nė Policinė e Kosovės, pėrveē Emin Beqirit nga Lipjani, ėshtė edhe Kadri Arifi, po ashtu nga Lipjani.
Mirėpo i gjithė ky aktivitet i Arifit duket se ėshtė bėrė me qėllim qė ta mbrojė SHIK-un. Nga burime tė gazetės brenda Policisė sė Kosovės ėshtė marrė vesh se pikėrisht pėr shkak tė lidhjeve tė ngushta me krerėt e SHIK-ut, Kadri Arifit i ishte shqiptuar si masė disiplinore njė transferim nga Shtylla e Krimit nė Logjistikėn e Policisė sė Kosovės. Sipas kėtij burimi, kjo masė disiplinore ishte lėshuar me arsyetimin se Kadri Arifi takohet vazhdimisht me kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli, dhe lėshon informata konfidenciale.
Ky vendim ishte lėshuar nga njė pjesėtar i Njėsitit tė inteligjencės tė Policisė sė UNMIK-ut nė vitin 2006.
I pyetur pėr kėtė nėpėrmjet telefonit, Arifi nuk ka mohuar as nuk ka pohuar asgjė, vetėm ka thėnė se nuk do ta komentojė kėtė nė opinion. Smerrem me ato sende, sdu me i komentu ato nė opinion. Sėshtė problem i joti ky, ka thėnė ai, duke e pėrplasur telefonin. Gazeta ka kontaktuar edhe me Zyrėn pėr media tė Policisė sė Kosovės, tė cilėt kanė kėrkuar qė pyetja nė lidhje me kėtė masė disiplinore ndaj shefit tė Shtyllės sė Krimit tu drejtohet me shkrim, mirėpo pėrgjigjja e vetme e kėsaj zyre ka qenė heshtja.
Gazeta po ashtu ka provuar tė marrė njė pėrgjigje nga Kadri Arifi pėrse i ishte dashur tė organizonte konferencė pėr media pėr ti quajtur shpifje akuzat e Bllacės nė CD, pėrderisa kėto akuza po hetoheshin nga EULEX-i dhe Bllacės i ishte caktuar masa e arrestit shtėpiak. Ai vazhdimisht e ka mbyllur telefonin dhe nuk ka dashur tė jepte shpjegime.
Ndėrkohė zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Brahim Sadria, e ka arsyetuar mbajtjen e konferencės pėr shkak tė kėrkesave tė shumta nga mediat dhe sipas zėdhėnėsit, pėr tė informuar nė lidhje me pozicionin e Policisė sė Kosovės nė lidhje me rastin Bllaca. Ai vazhdimisht ka theksuar se EULEX-i ka udhėhequr hetimet dhe jo Policia e Kosovės, mirėpo nuk ka qenė nė gjendje tė sqarojė se pse drejtori i Shtyllės sė Krimit ka paragjykuar, duke i quajtur shpifje deklarimet e Bllacės nė CD.
PK-ja nuk ka qenė e kyēur nė kėtė rast, sepse ka qenė duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e EULEX-it. Lidhur me kėtė deklaratė mund ti drejtoheni personit tė lartshėnuar, (Kadri Arifi). Nuk kam kompetencė ti i komentoj deklaratat e tij, ėshtė shprehur Sadria.
Aktivitetet e Emin Beqirit dhe tė Kadri Arifit kundėr Bllacės
Nė kėtė konferencė pėr media Arifi, i cili ėshtė akuzuar si agjent i SHIK-ut, pa kėrkesėn e mediave, me vetė dėshirė dhe pa autorizim tė prokurorit special tė EULEX-it, i cili udhėheq hetimet, i kishte shpalosur disa raste sekrete. Faredin Gashi, i akuzuar nė CD si vrasės me pagesė i SHIK-ut, e kishte akuzuar Nazim Bllacėn pėr shantazh dhe kėrcėnime.
Shefi i Shtyllės sė Krimit nė Policinė e Kosovės, Kadri Arifi, madje kishte shprehur besimin se EULEX-i do tė marrė vendim tė arsyeshėm nė bazė tė informatave qė marrin nga intervista. Ai kishte bėrė tė ditur se njėri ndėr personat e pėrfolur nga Nazim Bllaca, Fahredin Gashi, mė 10 korrik tė 2009, ka paraqitur nė Polici, nė Ferizaj, njė rast tė shantazhit nga Bllaca, por, sipas tij, aktualisht nė kėtė fazė tė hetimeve nuk do tė jetė e lehtė qė tė japin informacione, megjithėse kėtė tashmė e kishte bėrė pa autorizim tė prokurorit.
Tregimi i sekretit zyrtar pa autorizim, pėrveēse ndalohet me Ligjin pėr Policinė e Kosovės, ėshtė i sanksionuar edhe me Kodin Penal tė Kosovės.
Pas publikimit tė CD-sė sė Bllacės, ku ishte apostrofuar drejtori rajonal i Policisė sė Prishtinės, Emin Beqiri, si agjent i SHIK-ut, Beqiri kishte preferuar tė mos flasė pėr media, duke thėnė se ia lė drejtėsisė tė merret me rastin, mirėpo ishte angazhuar pėr njė fushatė mediale bashkė me Kadri Arifin. Derisa Arifi nė konferencėn pėr media tė Policisė vetėm i kishte pėrmendur rastet ku akuzohej Bllaca nė vitin 2007, Beqiri ishte angazhuar qė tu japė mediave dokumente tė brendshme tė Policisė pėr rastin Bllaca. Sikur gazeta Koha Ditore, ashtu edhe mediat e tjera, kishin marrė dokumente, ku hetuesit i raportonin Emin Beqirit.
Kėto raportime tė hetuesve rajonalė janė bėrė me kėrkesė tė Emin Beqirit, pas publikimit tė CD-sė. Ai u ka ofruar medieve njė dokument me katėr fleta A4, ku hetuesit i kanė shpjeguar gjithēka nė lidhje me Bllacėn dhe hetimet qė janė bėrė ndaj tij nė vitin 2007, si dhe njė dokument tjetėr po ashtu katėr fleta A4, me tė cilin ai shfajėson veten nga akuzat se nuk e ka hetuar rastin. Nė dokumentin e dytė qė ua kishte dhėnė mediave, ėshtė dokumentuar komunikimi i sektorit tė vrasjeve tė Policisė sė Kosovės me Prokurorinė e UNMIK-ut, pėr hetimet qė kanė qenė duke u zhvilluar kundėr Bllacės.
Gazeta kėto dokumente i ka siguruar nga zyrtarė tė zyrės pėr informim, pasi paraprakisht Beqiri ka negociuar me gazetarėt qė tė mos zbulohet burimi i informacionit. Koha Ditore nuk i ka publikuar ato informata pėr arsye se ato ditė rasti Bllaca ishte i mbėshtjellė nga shumė paqartėsi dhe se dyshonte se Beqiri po pėrpiqej tė shfajėsohej duke i nxitur mediet nė fushatė kundėr Bllacės.
EULEX-i nuk i pranon paragjykimet, Kodi Penal i dėnon
EULEX-i, qė ėshtė duke e hetuar kėtė rast pa Policinė e Kosovės, ka porositur qė askush nuk duhet tė paragjykojė asgjė nė lidhje me njė rast qė ėshtė duke u hetuar, duke iu referuar rastit Bllaca.
Nuk jam nė dijeni pėr atė konferencė pėr media, nė pėrgjithėsi mund tė them se kurdo qė njė rast ėshtė nėn hetime duhet qė tė argumentohet nė bazė tė hetimeve, prandaj drejtėsia duhet tė thotė fjalėn e fundit, ka deklaruar zėdhėnėsja e EULEX-it, Karen Limdal.
Ndėrkohė sipas Kodit Penal tė Kosovės, personat qė publikojnė kėto lloj tė informacioneve pa kurrfarė autorizimi, sipas Kodit Penal tė Kosovės, dėnohen me burgim deri nė 3 vjet.
Sipas nenit 347, pėr zbulimin e fshehtėsisė zyrtare, nė paragrafin e parė thuhet se personi zyrtar, i cili pa autorizim kumton, dėrgon ose nė ndonjė mėnyrė tjetėr i vė nė dispozicion personit tjetėr informacionin i cili pėrbėn njė fshehtėsi zyrtare ose siguron informacionin e tillė me qėllim tė pėrcjelljes te njė person i paautorizuar, dėnohet me burgim deri nė tre vjet. Nėse vepra penale nga paragrafi 1 i kėtij neni ėshtė kryer pėr pėrfitim personal ose me qėllim tė publikimit a shfrytėzimit tė informacionit jashtė Kosovės, kryerėsi dėnohet me burgim prej njė deri nė pesė vjet. Nėse vepra penale nga paragrafi 1 i kėtij neni ėshtė kryer nga pakujdesia, kryerėsi dėnohet me gjobė ose me burgim deri nė njė vit, thuhet nė paragrafin 2 dhe 3 tė kėtij
Krijoni Kontakt