Prishtinė, 2 maj
Derisa Nazim Bllacės i ėshtė vazhduar masa e arrestit shtėpiak edhe pėr 60 ditė, kėtij tė fundit ende nuk i ėshtė caktuar njė avokat mbrojtės. Mėsuesi nga Ribari i Madh i Lipjanit, i vetėshpallur fajtor pėr njė vrasje dhe 17 vepra tė tjera tė tentativė vrasjeve, sulmeve e shantazheve, mund tė pėrfaqėsohet nga njė avokat ndėrkombėtar, ngase Oda e Avokatėve tė Kosovės (OAK) ka hasur nė refuzime tė vazhdueshme tė avokatėve vendorė.
Megjithėse tre avokatė ndėrkombėtarė, njė amerikan dhe dy nga Republika e Shqipėrisė tashmė e kanė kaluar testin e pėrshtatshmėrisė dhe pritet tė licencohen ditėn e martė, ende nuk dihet nėse ndonjėri prej tyre do t’i caktohet Bllacės. Kryetari i OAK-ut, Musa Dragusha, i ka thėnė gazetės Koha Ditore se vetėm avokati amerikan, Linn Clattengren, do tė marrė licencėn pėr ēėshtje penale dhe civile, ndėrsa dy avokatėt e tjerė nga Shqipėria, Sokol Elmazaj dhe Renata Leka, do tė licencohen pėr ēėshtje civile.
Krijoni Kontakt