Chino, ajo që është interesante dhe qe na bënë të kuptojmë është kur të vëmë re se një formë e hershme, më e butë e gnosticizmit, apo të ngjajshem me D. J të sotem ekzistonte që në ditët e apostujve, dhe për këtë arsye një pjesë e gjërave që janë shkruar në Beslidhjen e Re u adresohej pikërisht këtyre keqprezantimeve të identitetit të Krishtit.
Prandaj, kur lexojmë Ungjillin te shkruar nga Gjoni, aty takojmë ku Shën Gjoni apostull me guxim e fillon ungjillin e tij me këtë deklaratë që ngre lart hyjninë e Jezusit dhe difinitivisht ai flet per natyren hyjnore dhe njerzore te Jezusit:
"Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte në Hyjin, dhe Fjala ishte Hyji ...” (Gjn.1)
...
edhe anën e Tij njerëzore:
“Fjala u bë njeri dhe banoi ndër ne.” (Gjn.1.14).
Në ato kohra, ishte ana njerëzore dhe hyjnore e Jezusit ajo me të cilën kishin problem gnostikët, siç e kan edhe sot deshmitarët. Prandaj, kemi Ungjillin e Gjonit që qëllimisht hapet me këtë shpallje se “Fjala (Jezusi) ishte Hyji” dhe se Ai “u bë mish”.
E vërteta që hedhë poshtë përrallat e vjetra dhe këto të rejat, të sotmet, qendron shumë e qartë se, dishepujt dhe të krishterët e hershëm që nga fillimi e kishin si një besim themelor hyjninë e Krishtit; Krishti Zot dhe njeri. Gjithçka të thuhet pos kësaj është gënjeshtër. P.sh; të shikojmë këtë thënie nga Shën Pali apostull i cili ishte njëri ndër shtyllat kryesore të Kishës dhe që ai, edhe me shokët e tijë, i shperndau Ungjijt e Krishtit në të katër anët e botës, prandja sh Pali thotë:
“Ai është shëmbëllesa e Hyjit të padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese, sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken .. .të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe për të”. (Kolosianët 1.15-16)
Në këtë shkrim Apostulli Pal, e përshkruan Jezusin si “shembëllimi” i Perëndisë dhe e identifikon atë si bashk Krijues. Është e rëndësishme të kuptojmë se letrat e Palit u shkruan vetëm dy-tre dekada pas vdekjes së Krishtit dhe këto letra janë fillet e krishterimit; “çfar krishterimi ishte dikurë”.
Tani dua të postoj dhe të jap shembull edhe nga etërit e Kishes:
Justini (100 - 165) (kapitulli 1-12).
“….Paganet thonin se të krishterët janë ateistë, sepse nuk i nderojnë zotat e tyre, ndersa Justini ju përgjigjet:
“Të krishterët vërtetë nuk i nderojnë zotat që janë fantazmë e njerzëve, por kjo nuk do të thotë se janë ateistë, sepse ata e nderojnë Zotin e vërtetë….”
“Në pjesën e dyte autori sqaron përmbajtjen e mësimit të krishterë dhe dëshmon për besimin dhe hyjninë e Jezu Krishtit, përkatësisht se Jezu Krishti është Zot i vërtetë (kapitulli 30-53)”.
Apo kur thotë: ” Logosi hyjnor u mishërua në Jezu Krishtin dhe na shpalli të vërtetën e plotë”.
Atenagora viti 177
Legatio pro Christianis.
"Kjo ishte një apologji rreth vitit 177 e drejtuar perandorëve Mark Aurelit dhe birit të tij Luciut. I hedh poshtë akuzat që u bëhën të krishtërëve se janë ateistë, antropofagë dhe të pamoralshëm. ......Më së tepërmi përqëndrohet në pjesën e parë, duke thënë se ne nuk jemi ateistë. Ne besojmë në një Zot të vetëm e të amshuar. Për sy të njerzëve ky Zot është i padukshëm. Këtë mund ta kuptojë mendja dhe zemra. Këtë ne e besojmë dhe jetojmë ashtu sikurse do Ai. Ne besojmë edhe në Birin e Tij dhe mos t`iu duket qesharake se si Zoti ka Birin e vet. Ne nuk besojmë dhe nuk mendojmë mbi Atin dhe Birin sikurse mendojnë shkrimtarët të cilët flasin për zota të cilët nuk janë aspak më të mirë se njerëzit. Biri është Logos i Atit në dije dhe fuqi dhe nga Ai çdo gjë u krijua. Ata janë një me fuqi të Shpirtit Shenjt...".
[SIZE="3"]Pra, nëse lexojmë historinë kuptojmë se ka patur gjithmonë sekte dhe kulte fetare si ato të sotmet që paraqesin literaturën e tyre derë më derë, dhe që promovojnë një interpretim “të ri” të gabuar mbi Krishtin. Me të dalluarit janë ato sektet qe perkrahen Ariun e dikurshem qe I njëjti është edhe sot.
Ndjekësit e mësimit të gabuar i Arios është nda - ndahen në tri grupe: Grupi i parë mëson se Krishti nuk është as Zot e as që i përngjan Atij. Grupi dytë thotë se Krishti i përngjan Zotit, por nuk është Zot dhe grupi tretë thotë se në esencë Krishti i përngjan Zotit.
Krijoni Kontakt