Close
Faqja 44 prej 55 FillimFillim ... 34424344454654 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 440 prej 548
  1. #431
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Seminarist, pse more burre nuk e sheh sa i mire jam ndaj teje. Perhere tentoj te te bej te mendosh gjate dhe mire, para se te gabosh. Ec e ke edhe nje shance tani. Mendo mire para se te futemi ne argumente dhe te me japesh pastaj ashtu e keshtu te drejte. Keshtu i bie qe nderron mendimin ne menyre me decente, pa dhune argumentative.

    Te pres!

  2. #432
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Bujrum,

    jepi argumentet historike e doktrinore, se D.J na qenkan ajo se cfare ka qene krishterimi edhe islami (!!!!) dikur!

  3. #433
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Rri me mire rehat, se nuk e di a e duron te verteten pastaj.

    Une s'kam faj, ti po me detyron te braktise qetesine krishterore qe mbreteron ne mua momentalisht. As nuk jam duke per te marrur parasysh fare, sa i qete qe jam.

    Te nderroj vertete mood-in??



  4. #434
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    ha..! ja qesha per respekt me humorin kinez ku zakonisht qesh vetem ai qe ben humor!

    Tashti, bujrum...!

  5. #435
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    une nje pyetje kisha,
    çfare e ben nje besim te quhet "fe" ose "sekt",
    mbi çfare baze behet ky lloj vleresimi,
    mos valle thjesht numri i pasuesve?

  6. #436
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Deshmitaret e Jehovait jane sot ajo cfare Krishterimi dhe Islami ishin dikur.

    Besimtare, keni kujdes si gjykoni mbi pyetjen!
    Shume pergjigje me vend!...Zakonishte çdo levizje e re, qofte fetare apo politike
    eshte kundershtuare ,dhe eshte pare me sy te keq ,nga ato qe fene duane ta
    kene si monopol ne duarte e tyre!...

  7. #437
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    deshmitaret e Jehovas,ne Gjermani jane nje Sekte e madhe.Kane edhe kishen e vete.Po opinioni nuk i pranon.Une kam koleg tek puna qe jane Deshmitare te Jehovas,por ne nuk i afrojme u rrime large,edhe neper shtepi kur vijne nuk i lene mbrenda.Keni kujdes se njerzit ne shqiperi nuk jane te pregatitur per gjera te tilla.Ato gjejne kollaj fushe veprimi.

  8. #438
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Xfiles

    nje fe zakonisht eshte e bazuar ne nje zbulese, shpallje hyjnore, ndersa sekti eshte ai qe ndertohet mbi baza selektive te nje aspekti te kesaj feje.

  9. #439
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Deshmitaret e Jehovait jane sot ajo cfare Krishterimi dhe Islami ishin dikur.

    Besimtare, keni kujdes si gjykoni mbi pyetjen!
    Rri me mire rehat, se nuk e di a e duron te verteten pastaj.

    Chino, pershendetje dhe rspekte,

    nuk është e vertetë ajo qe thua.

    A para; te krishterët e parë apo siç thua ti; “çfar krishterimi ishte dikurë” ata ishin të perbdjekur, të burgosur, I vranë dhe I masakruan. Nëse lexojmë mbi historinë e krishterimit të parë, atëher ajo qe thua bie poshtë si krahasim jo I drejtë. Te ashtuquajturit deshmitarët e jehovait askush nuk po I vret as nuk po I masakron vetem nëse ata vrasin veten raste keto qe ndodhin. Këta aq janë të lire sa shkojnë edhe derë në derë, I trazojnë të krishterët dhe bëjnë propaganda kunder Krishtit, askush nuk po i vret me gurë, as nuk po I kryqezon as nuk po ua hjekë koken sikurse ua hjeken apostujve dhe etërve – krishterimit te dikurshem – Kishes së shkujve të pare. Prandaj I dashuri chino vlersimi yt nuk është I saktë.

    E dyta; Te krishterët e parë apo siç thua ti; çfar krishterimi ishte dikurë” në besim nuk perngjanë asgjë dhe dallimet janë të mëdha. Krishterimi është Kishë katolike apostolike, qe do të thotë universale e shperndarë nga apostujt. Krishterimi beson në zbulesen e Hyjit dhe është Bes-Lidhje në mes të popullit dhe Zotin. Bes-Lidhja e Vjeter dhe Bes-Lidhja e Re. Ne fillim pati pretendime të mbtet vetem si sekt dhe kjo u kundershtua dhe u difinue qe ne kohen e vet apostujve të pare; Kishë e pergjithshme-katolike e shperndarë, kjo mund edhe te deshmohet me anë të Bibles. Në anen tjter kjo ishte edhe porosia e Jezusit; "..shkoni e bëjini nxënës të mi të gjithë popujt!" Pastaj, te ashtuquajturit deshmitarët e jehovait janë vetem një sekt qe I ka celulat qe ne shekullin e pare, edhe atëher, në qytetet e atëhershme të Lindjes së Mesme, por edhe në vende të tjera, njëjtë, ashtu si deshmitarët e jehovait sot, ka patur gjithmonë sekte dhe kulte fetare si ato që paraqesin literaturën e tyre derë më derë, dhe që promovojnë një interpretim “të ri” mbi Krishtin duke mohuar të vereten mbi të gjë e cila nuk është diçka tjeter pos helem kunder HYJIT të VERTETË.

    Chino, ajo që është interesante dhe qe na bënë të kuptojmë është kur të vëmë re se një formë e hershme, më e butë e gnosticizmit, apo të ngjajshem me D. J të sotem ekzistonte që në ditët e apostujve, dhe për këtë arsye një pjesë e gjërave që janë shkruar në Beslidhjen e Re u adresohej pikërisht këtyre keqprezantimeve të identitetit të Krishtit.

    Prandaj, kur lexojmë Ungjillin te shkruar nga Gjoni, aty takojmë ku Shën Gjoni apostull me guxim e fillon ungjillin e tij me këtë deklaratë që ngre lart hyjninë e Jezusit dhe difinitivisht ai flet per natyren hyjnore dhe njerzore te Jezusit:
    "Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte në Hyjin, dhe Fjala ishte Hyji ...” (Gjn.1)
    ...edhe anën e Tij njerëzore:
    “Fjala u bë njeri dhe banoi ndër ne.” (Gjn.1.14).

    Në ato kohra, ishte ana njerëzore dhe hyjnore e Jezusit ajo me të cilën kishin problem gnostikët, siç e kan edhe sot deshmitarët. Prandaj, kemi Ungjillin e Gjonit që qëllimisht hapet me këtë shpallje se “Fjala (Jezusi) ishte Hyji” dhe se Ai “u bë mish”.

    E vërteta që hedhë poshtë përrallat e vjetra dhe këto të rejat, të sotmet, qendron shumë e qartë se, dishepujt dhe të krishterët e hershëm që nga fillimi e kishin si një besim themelor hyjninë e Krishtit; Krishti Zot dhe njeri. Gjithçka të thuhet pos kësaj është gënjeshtër. P.sh; të shikojmë këtë thënie nga Shën Pali apostull i cili ishte njëri ndër shtyllat kryesore të Kishës dhe që ai, edhe me shokët e tijë, i shperndau Ungjijt e Krishtit në të katër anët e botës, prandja sh Pali thotë:
    “Ai është shëmbëllesa e Hyjit të padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese, sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken .. .të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe për të”. (Kolosianët 1.15-16)
    Në këtë shkrim Apostulli Pal, e përshkruan Jezusin si “shembëllimi” i Perëndisë dhe e identifikon atë si bashk Krijues. Është e rëndësishme të kuptojmë se letrat e Palit u shkruan vetëm dy-tre dekada pas vdekjes së Krishtit dhe këto letra janë fillet e krishterimit; “çfar krishterimi ishte dikurë”.



    Tani dua të postoj dhe të jap shembull edhe nga etërit e Kishes:

    Justini (100 - 165) (kapitulli 1-12). “….Paganet thonin se të krishterët janë ateistë, sepse nuk i nderojnë zotat e tyre, ndersa Justini ju përgjigjet:
    “Të krishterët vërtetë nuk i nderojnë zotat që janë fantazmë e njerzëve, por kjo nuk do të thotë se janë ateistë, sepse ata e nderojnë Zotin e vërtetë….”

    “Në pjesën e dyte autori sqaron përmbajtjen e mësimit të krishterë dhe dëshmon për besimin dhe hyjninë e Jezu Krishtit, përkatësisht se Jezu Krishti është Zot i vërtetë (kapitulli 30-53)”.

    Apo kur thotë: ” Logosi hyjnor u mishërua në Jezu Krishtin dhe na shpalli të vërtetën e plotë”.


    Atenagora viti 177
    Legatio pro Christianis.
    "Kjo ishte një apologji rreth vitit 177 e drejtuar perandorëve Mark Aurelit dhe birit të tij Luciut. I hedh poshtë akuzat që u bëhën të krishtërëve se janë ateistë, antropofagë dhe të pamoralshëm. ......Më së tepërmi përqëndrohet në pjesën e parë, duke thënë se ne nuk jemi ateistë. Ne besojmë në një Zot të vetëm e të amshuar. Për sy të njerzëve ky Zot është i padukshëm. Këtë mund ta kuptojë mendja dhe zemra. Këtë ne e besojmë dhe jetojmë ashtu sikurse do Ai. Ne besojmë edhe në Birin e Tij dhe mos t`iu duket qesharake se si Zoti ka Birin e vet. Ne nuk besojmë dhe nuk mendojmë mbi Atin dhe Birin sikurse mendojnë shkrimtarët të cilët flasin për zota të cilët nuk janë aspak më të mirë se njerëzit. Biri është Logos i Atit në dije dhe fuqi dhe nga Ai çdo gjë u krijua. Ata janë një me fuqi të Shpirtit Shenjt...".

    Pra, nëse lexojmë historinë kuptojmë se ka patur gjithmonë sekte dhe kulte fetare si ato të sotmet që paraqesin literaturën e tyre derë më derë, dhe që promovojnë një interpretim “të ri” të gabuar mbi Krishtin. Me të dalluarit janë ato sektet qe perkrahen Ariun e dikurshem qe I njëjti është edhe sot.
    Ndjekësit e mësimit të gabuar i Arios është nda - ndahen në tri grupe: Grupi i parë mëson se Krishti nuk është as Zot e as që i përngjan Atij. Grupi dytë thotë se Krishti i përngjan Zotit, por nuk është Zot dhe grupi tretë thotë se në esencë Krishti i përngjan Zotit.

    Ariu me mësimet e veta të gabuara kishte helmuar shumë njerëz atëher, gjatë shekujve dhe sot vazhdon këtë helem pemes te ashtuquajturve deshmitarëve te jehovait.

    Prandaj, me plotë pergjegjsi e them se te ashtuquajturit deshmitarët e jehoviat nuk kan asgjë të ngjajshme me te krishterët dhe me Kishen e Krishtit. Kisha është udhëhequr prej Shpirtit Shenjt, i cili i frymëzoi etërit të formulojnë Besojmen, që vazhdon edhe sot dhe deri ne të sosur te botes. Besimi në Krishtin Zot dhe njeri ishte - “çfar krishterimi ishte dikurë”, dhe është sot. Kjo atyre u ka munguar dhe kjo deshmon se ata nuk janë sikurse thua ti; “çfar krishterimi ishte dikurë”.

    Respekte dhe kujdes, edhe nëse hynë me Seminarist bile mos hynë me kusht sepse e humbë kushtin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 14-12-2009 më 21:56
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #440
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ne fakt, kishte me qene mire qe kjo teme tu lejohej per debat vetem deshmitareve te jehovait dhe te krishtereve trinitariste. Te tjeret vecse e mbingarkojne kete teme ne menyre te panevojshme dhe bejne te humbasin pergjigjet qe i takojne temes.


    Nje dallim i madh i fese me sektin, psh katolicizmit/ortodoksise versus sekteve (protestante, DJ etj), jane se sektet kane lindur mbi baza interpretative pas gjoja studimit te shkrimit te shenjte, nderkohe qe katolicizmi/ortodoksia jo mbi keto baza analizash te bibles.

Faqja 44 prej 55 FillimFillim ... 34424344454654 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  2. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  3. Dëshmitarët e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  4. Deshmitarja e Jehovait vret veten ?
    Nga Arrnubi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 22:26
  5. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •