Më mirë se më 15 nëntor
Ambasadori amerikan, Christopher
Dell, e ka vlerësuar raundin e dytë të
zgjedhjeve si më të mirë se raundi i
parë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës në Kosovë, Christopher
Dell, të dielën ka thënë se raundi
i dytë i zgjedhjeve ka kaluar edhe më
mirë se ai i pari. Ai në orët e para të ditës
vizitoi disa qendra votimi në Komunën e
Gjilanit, prej nga u largua i impresionuar
me mënyrën e organizimit të tyre. “Me
sa duket, votimet janë të organizuara
shumë mirë. Natyrisht tani janë më të
thjeshta, sepse janë vetëm dy kandidatë
për t’u votuar dhe njerëzit duken shumë
më pak të hutuar rreth procesit. Kështu
që mendoj se ka shenja pozitive se sot do
të ketë zgjedhje të mira”, ka thënë Dell.
Sipas ambasadorit Dell, shteti i Kosovës
e ka kaluar testin e zgjedhjeve të lira dhe
demokratike. “Është e qartë se institucionet
kanë bërë një punë të madhe në
organizimin e këtyre zgjedhjeve. Deri më
tani, në këtë vendvotim të gjitha materialet
votuese kanë ardhur me kohë, qendrat
e votimet janë hapur në orën 7:00, ashtu
siç ishte parashikuar. Jam i impresionuar
me seriozitetin e komisionarëve të secilës
qendër votimi. Mua më duket se ky do të
jetë një test i kaluar për Kosovën”.
Krijoni Kontakt