Close
Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 124
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Urime- Pdk

    URIME PDK




    Shampanja e Fitores

    Stavileci: PDK ka fituar 36.80% të votave totale


    Thaçi: Në garën e balotazhit PDK fitoi në 11 komuna

    PDK-ja është fitues në 16 komuna.
    Prishtinë, 13 Dhjetor 2009 (Kosovapress) Koha 23:07

    Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash ka shënuar fitore bindëse në shumicën e komunave si në

    Prizren,
    Gjilan,
    Mitrovicë,
    Klinë,
    Lipjan,
    Kaçanik,
    Malishevë,
    Sharr,
    Viti,
    Vushtrri,
    Rahovec.

    PDK në rrethin e parë të zgjedhjeve më 15 nëntor ka fituar në

    Skenderaj,
    Drenas,
    Ferizaj,
    Shtime,
    Zubin Potok.

    Sipas kësaj del se PDK-ja është fitues në 16 komuna.






    KQZ: PDK prin në 10 komuna, LDK 4, AAK 3


    Nga Express më 14.12.2009 në ora 1:38
    Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet preliminare të balotazhit për kryetar në 21 komuna të Kosovës, sipas të cilave Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në 10 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në 4 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në 3 komuna, SLS në 1 komunë dhe Refki Suma, kandidat i pavarur ka fituar në komunën e Hanit të Elezit.

    Sipas këtyre rezultateve PDK ka fituar në Gjilan, Rahovec, Sharr, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë, Lipjan, Vushtrri, Malishevë, Viti, LDK në Besianë, Burim, Kastriot, Artanë, AAK në Pejë, Junik, Therandë, SLS në Shtërpcë. Sa i përket rezultatit të barabartë të përqindjes në komunën e Prizrenit, kryetarja e KQZ-së

    Nesrin Lushta tha se kandidati i PDK-së Ramadan Muja ka fituar 24.982 vota ose 42 vota më shumë se sa kandidati i LDK-së Hanefi Muharremi që ka fituar 24.940, dhe se fituesi do të dihet pasi të numërohen edhe votat me kusht, të cilat në këtë komunë janë gjithsej 1.602.

    Rezultatet e garës së balotazhit:
    Gjilan — Qemajl Mustafa PDK 51.4 %- Fatmir Rexhepi LDK 48.6 %
    Sharr — Salim Jonuzi PDK 53.3 %- Halim Shemsedini LDK 46.7.%
    Kaçanik — Xhabir Zharku PDK 57.9%-Tahir Çaka AAK 42.1%
    Klinë — Sokol Bashota PDK 56.3%-Enver Berisha AAK 43.7%
    Dardanë — Shaip Surdulli LDK 54.1%- Begzad Sinani PDK 45.9%%
    Mitrovicë — Avni Kastrati PDK 53 %- Nexhmedin Spahiu AKR-LDD 47%
    Lipjan — Shukri Buja PDK 50.5% - Imri Ahmeti LDK 49.5 %
    Kastriot — Mehmet Krasniqi LDK 51.9%- Haki Mjeku PDK 48.1 %
    Rahovec — Qazim Qeska PDK 50.8%-Ibrahim Kryeziu LDK 49.2 %
    Prizren — Ramadan Muja PDK 50% - Hanefi Muharremi LDK 50 %
    Vushtrri — Bajram Mulaku PDK 63.5 %- Muharrem Shabani AAK 36.5 %
    Malishevë — Isni Kilaj PDK 61.8%- Januz Kastrati LDK 38.2 %
    Artanë — Bajrush Ymeri LDK 80.9%-Radovan Deniq SNSD 19.1%
    Burim — Fadil Ferati LDK 70.8%-Naim Imeraj AAK 29.2 %
    Pejë — Ali Berisha AAK 76.7 %- Elmi Berisha LDD-AKR 23.3 %
    Besianë — Agim Veliu LDK 66.5 %-Muhamet Latifi PDK 33.5%
    Shtërpcë — Bratislav Nikoliq SLS 65 %-Beqir Fejzullahu PDK 35%
    Therandë — Blerim Kuçi AAK 52.4%-Ramë Vataj PDK 47.6%
    Viti — Nexhmedin Arifi PDK 55.2%- Sokol Haliti LDD 44.8 %
    Junik — Agron Kuçi AAK 56.7%-Tahir Isufaj LDK 43.3 %
    Hani i Elezit — Refki Suma kandidat i pavarur 53.3%- Mehmet Ballazhi PDK 46.7 %

    Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka thënë se në këto rezultate, të cilat janë sjellë nga Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) nuk janë llogaritur votat me kusht, ato që vijnë me post dhe votat e personave me nevoja të veçantë, të cilat pritet të numërohen brenda dy-tri ditësh, kur edhe pritet të publikohen rezultatet përfundimtare.

    Sa i përket rezultati të barabartë të përqindjes në komunën e Prizrenit, Lushta tha se kandidati i PDK-së ka fituar 24.982 vota ose 42 vota më shumë se sa kandidati i LDK-së që ka fituar 24.940, dhe se fituesi do të dihet pasi të numërohen edhe votat me kusht, të cilat në këtë komunë janë gjithsej 1.602.

    Në komunën e Lipjanit ku epërsia e PDK-së është mjaft e ngushtë janë dhe 430 vota me kusht të cilat do të numërohen. (Kosovapress)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #52
    qun i mir Maska e FREX
    Anëtarësuar
    24-10-2009
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    83
    URIME URIME DHE SUKSESE TE METEJSHME PDK SKA POLITIKAN MA TMIR SE HASHIM THAQI

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Nuk e kuptoj se per cfare fitore e keni fjalen kur ne fakt ne keto zgjedhje keni humbur me shume komuna se ne vitin 2007. I keni dy komuna me pak te fituara.
    PDK me skuadren vrastare te quajtur SHIK, shume shpejte do te fundoset si parti sepse udheheqesit kryesore te PDKs do te burgosen shume shpejte.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne fakt eshte fitore e pdk-se.
    Punuan e fituan.

    Kush lun kamb e dor ha buk e laknor.. thot populli.

    LDK e LDD duhet te mesojne nga pdk se si punohet ne popull.

    Cdo antar i PDK-se mobilizon vehten e familjen e farefisin e katundin e mahallen.. per ceshtjen e partise se vet dhe keshtu shtohen votuesit e mundet kundershtari.

    Nuk besoj se eshte merzitur kryesia e ldk dhe e ldd per kto humbje.
    Kam bindje se keto kryesi kane dhen besen tek shtabi i PDK-se qe ..vec mos na mbani ne qato lista bllacore farukore se kurgja tjeter nuk duam e nuk ju pengojm te fitoni sa te doni e cka te doni..
    bese te tille kan dhen besoj para ktyre dhe veton sorr surroi e bukosh guzica e krejt cka jan ne kosove me kostuma e kravata te shtrenjta..

    urime llap e ishalla po punojn ata shoket e tu..
    le te hajnojne nga pak por dhe ndonji pun per publikun le ta bajne..
    Kjo eshte Kosova sot..





    ..

  5. #55
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Ne fakt eshte fitore e pdk-se.
    Punuan e fituan.

    Kush lun kamb e dor ha buk e laknor.. thot populli.

    LDK e LDD duhet te mesojne nga pdk se si punohet ne popull.

    Cdo antar i PDK-se mobilizon vehten e familjen e farefisin e katundin e mahallen.. per ceshtjen e partise se vet dhe keshtu shtohen votuesit e mundet kundershtari.

    Nuk besoj se eshte merzitur kryesia e ldk dhe e ldd per kto humbje.
    Kam bindje se keto kryesi kane dhen besen tek shtabi i PDK-se qe ..vec mos na mbani ne qato lista bllacore farukore se kurgja tjeter nuk duam e nuk ju pengojm te fitoni sa te doni e cka te doni..
    bese te tille kan dhen besoj para ktyre dhe veton sorr surroi e bukosh guzica e krejt cka jan ne kosove me kostuma e kravata te shtrenjta..

    urime llap e ishalla po punojn ata shoket e tu..
    le te hajnojne nga pak por dhe ndonji pun per publikun le ta bajne..
    Kjo eshte Kosova sot..





    ..
    Eshte interesante ti bejme nje krahasim, votueseve te partive dhe te bejme ndonje komperacion.

    Deri tash kemi pasur elektorat fanatikë, d.m.th votuesi nuk e ka votu nje parti per shkak te programit te asaj partie mirpo zakonisht eshte bere per keto arsye:

    1. Katunar dhe sheherli (PDKja-katunart, ndersa LDKja- sheherlijt)banalitet hesapi

    2. Simpatia ndaj partis apo kryetarit te partis

    3. Per shkak se filani apo mahalla eshte me kete parti, ndersa une du me tjeter parti


    D.m.th realisht deri tash kemi pasur vetem Votues Militantesh.

    Mirpo zgjedhjet e fundit, Militantizmi i LDKs ka ra, ndersa militantizmi i PDKs ka mbetur dhe bile vetem se eshte forcuar.

    Ramja e militantizmi te LDKs ka ra, me shkembimin e karrikeve ne kuvendin e LDKs, ku LDDja u shkeput nga trungu dhe poashtu vdekje e Rugoves ishte faktor i rendesishem.

    Militantizmi i PDKs ka mentalitetin e fort

    Karakteri qe i dallon fanatiket e PDKs eshte ai i perkrahseve te luftes, d.m.th persona qe nuk dorezohen leht dhe jan besnik ndaj partis se tyre, sepse disi kan pershtypjen se akom i konsiderojn luftetar te UCKs dhe i rrespektojn poashtu ne ate menyre. Dhe keshtu elektorati i PDKs vetem shkon duke u rritur.

    Militantizmi i ndar ne Katunar dhe sheherli

    Prishtina eshte nje rast ku na sherben si shembull i kesaj natyre. PDKja ne prishtine konsiderohet si nje produkt katunarie. Prishtinalia e Voton LDKn pershkak se eshte parti kinse me karakter qytetarie dhe anti katunarie.

    Ne prishtine edhe po te konkuron Bill Klintoni ne kuader te PDKs per kryetar te prishtines nuk ka per te arritur as ne balotazh me ndonje kandidat te LDKs.

    D.m.th jemi larg demokratizimit te elektoratit Kosovar.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    eshte mire qe ka fitu pdk-ja
    Ne kohen kur skamja ne popull eshte me e theksuar se ndonjeher me par,ne kohen kur shiku eshte nen hetime,jam shume i bindur qe pdk-ja do shkatrrohet shume shpejt mbrenda permbrenda,pritni vetem edhe pak kur te fillojn te akuzoin njani tjetrin per hajni,krime te ndryshme,pra vetem duhet pas durim

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj se per cfare fitore e keni fjalen kur ne fakt ne keto zgjedhje keni humbur me shume komuna se ne vitin 2007. I keni dy komuna me pak te fituara.
    PDK me skuadren vrastare te quajtur SHIK, shume shpejte do te fundoset si parti sepse udheheqesit kryesore te PDKs do te burgosen shume shpejte.
    mos e kuptosh qe nji fakt

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Rritja e PDK-së për rreth 40.000 vota nga zgjedhjet e vitit 2007, që përbëjnë 36.80% të votave totale, është një konfirmim se PDK mbetet partia më e madhe dhe më e konsoliduar në vend dhe që gëzon besimin e palëkundur të qytetarëve të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #58
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Eshte interesante ti bejme nje krahasim, votueseve te partive dhe te bejme ndonje komperacion.

    Deri tash kemi pasur elektorat fanatikë, d.m.th votuesi nuk e ka votu nje parti per shkak te programit te asaj partie mirpo zakonisht eshte bere per keto arsye:

    1. Katunar dhe sheherli (PDKja-katunart, ndersa LDKja- sheherlijt)banalitet hesapi

    2. Simpatia ndaj partis apo kryetarit te partis

    3. Per shkak se filani apo mahalla eshte me kete parti, ndersa une du me tjeter parti


    D.m.th realisht deri tash kemi pasur vetem Votues Militantesh.

    Mirpo zgjedhjet e fundit, Militantizmi i LDKs ka ra, ndersa militantizmi i PDKs ka mbetur dhe bile vetem se eshte forcuar.

    Ramja e militantizmi te LDKs ka ra, me shkembimin e karrikeve ne kuvendin e LDKs, ku LDDja u shkeput nga trungu dhe poashtu vdekje e Rugoves ishte faktor i rendesishem.

    Militantizmi i PDKs ka mentalitetin e fort

    Karakteri qe i dallon fanatiket e PDKs eshte ai i perkrahseve te luftes, d.m.th persona qe nuk dorezohen leht dhe jan besnik ndaj partis se tyre, sepse disi kan pershtypjen se akom i konsiderojn luftetar te UCKs dhe i rrespektojn poashtu ne ate menyre. Dhe keshtu elektorati i PDKs vetem shkon duke u rritur.

    Militantizmi i ndar ne Katunar dhe sheherli

    Prishtina eshte nje rast ku na sherben si shembull i kesaj natyre. PDKja ne prishtine konsiderohet si nje produkt katunarie. Prishtinalia e Voton LDKn pershkak se eshte parti kinse me karakter qytetarie dhe anti katunarie.

    Ne prishtine edhe po te konkuron Bill Klintoni ne kuader te PDKs per kryetar te prishtines nuk ka per te arritur as ne balotazh me ndonje kandidat te LDKs.

    D.m.th jemi larg demokratizimit te elektoratit Kosovar.
    Koment qe vlen te lexohet dhe te vetedijesohemi!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Urime << P D K >> ja gezofshi Kosoven e Pamvarur dhe suksese te me tejshme

  10. #60
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Urime kosova ,voten demokratike qendror ne nivel per voten e lir nene niveiUrme laliminderit shum faliminderit vezhgues qytetar kosoves te kosoves

Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •