ME GJITH AT PDK KA FITUaR KUNDE Te R GJITHVE Dhe Ja URoJ FITOREN EDHe CD-JA E GANI GECIT ME BLLACEN NUK FUNKCOJNIoJ ASD PAK URIME
ME GJITH AT PDK KA FITUaR KUNDE Te R GJITHVE Dhe Ja URoJ FITOREN EDHe CD-JA E GANI GECIT ME BLLACEN NUK FUNKCOJNIoJ ASD PAK URIME
URIME-PDK
[/QUOTE]
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
PDK fiton shumicën e komunave
Hënë, 14 Dhjetor 2009 18:43
Bekim Kabashi
Shkëlzen Dragaj
m_sheshi 21 pdk ballotazh foto petrit prenaj 2Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të qeverisë edhe për katër vjet shumicën e komunave të Kosovës. Kandidatët për kryetarë të komunave nga radhët e PDK-së, në raundin e parë dhe të dytë të zgjedhjeve kanë fituar në gjithsejtë 16 komuna të vendit, 5 komuna në raundin e parë dhe 11 sosh në balotazh. Lidhja Demokratike e Kosovës, parti e dyta në vend, ka fituar në 7 komuna, dy më 15 nëntor dhe 5 të tjera në raundin e dytë të zgjedhjeve. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar gjithsejtë në 5 komuna, dy në raundin e parë të zgjedhjeve dhe tri të tjera në garën e balotazhit. Nga një komunë kanë fituar partia serbe SLS dhe kandidati i pavarur Rufki Suma, i cili do të drejtojë Komunën e Hanit të Elezit. Fitoren e PDK-së në garën e balotazhit në 11 komuna, më me peshë e bënë edhe fakti se ajo ka shënuar fitore në tri komunat më të mëdha në vend në këtë garë, si Prizreni ku udhëheq me një rezultat të ngushtë, Gjilani dhe Mitrovica.
As në këto zgjedhje lokale, partitë parlamentare AKR dhe LDD nuk kanë arritur të fitojnë në asnjë komunë të vendit. Në garën e balotazhit AKR kishte arritur të kalojë në Mitrovicë, po pa arritur të fitojë në fund, ndërsa kandidati i LDD-së, i cili në raundin e parë printe në komunën e Vitisë, në balotazh humbi garën me kandidatin e PDK-së.
Fitore e koalicionit PDK - qytetarë
Kryetari i PDK-së, njëherit edhe kryeministër i vendit, Hashim Thaçi, ka kumtuar fitoren e PDK-së në një festë të organizuar në "Sheshin 21". Fitoren e PDK-së në shumicën e komunave në vend, Thaçi e cilësuar si referendum për qeverisjen e mirë në vend.
Sipas kryeministrit, në këto zgjedhje ka fituar koalicioni i PDK-së me qytetarët e Kosovës. "Sonte u konfirmua bindshëm fitorja e PDK-së në shumicën e komunave të Kosovës, fitoi koalicioni i madh PDK me qytetarë të Kosovës", është shprehur Thaçi, duke shtuar se fitoi partia e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
Fitoren e PDK-së në shumicën e komunave të vendit, sipas kryetarit të saj, e ka sjellë angazhimi me investime konkrete në të gjitha fushat. "Ne bëmë investime rekord si asnjëherë më parë, në arsim, rrugë, shëndetësi. Qytetarët u përgjigjën dhe i dhanë edhe një mandat PDK-së në shumicën e komunave të Kosovës".
Zgjedhjet lokale të mbajtura të parat në shtetin e Kosovës, nën organizimin ekskluziv të vendorëve, kryeministri i vendit i vlerësoi si test të demokracisë, të cilin, sipas tij, e kaloi vendi. Ai tha se qytetarët e Kosovës me pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje i treguan botës se në këtë vend çmohet liria dhe demokracia.
Kryeministri ka uruar kryetarët e porsazgjedhur të komunave të vendit, duke ua bërë të ditur se përveç besimit të qytetarit, ata kanë marrë edhe përgjegjësinë për të qenë të përkushtuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kreu i ekzekutivit i ka siguruar të gjithë kryetarët e komunave, siç ka thënë ai, pa dallim partie e etnie, se do të jetë bashkëpunues me ta për të mirën e qytetarit. Ai në fund është shprehur se në këto zgjedhje mbi çdo parti ka fituar shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj.
Kryetari i PDK-së ka uruar një nga një të gjithë kandidatët e partisë që ai drejton, të cilët kanë arritur të fitojnë në garën zgjedhore për kryetarë të komunave, duke filluar me Ramadan Mujën në Prizren, Qemajl Mustafën në Gjilan, Avni Kastratin në Mitrovicë, Sokol Bashotën në Klinë, Shukri Bujën në Lipjan, Xhabir Zharkun në Kaqanik, Isni Kilajn në Malishevë, Salim Junuzin në Dragash, Nexhmedin Arifin në Viti, Barjam Mulakun në Vushtrri dhe Qazim Qeskën në Rahovec.
LDK pretendon për fitore në Prizren e Gjilan
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, në konferencën e saj të fundit për media të ditës së diel, ka falënderuar qytetarët e vendit për mbështetjen e dhënë këtij subjekti politik. Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, ka kumtuar rezultatet e zgjedhjeve në disa nga komunat ku ata pretendojnë se kanë dalë fitues. Sipas Hazirit, rezultatet e fundit që ata kanë marrë nga shtabet komunale dhe vëzhguesit, sipas së cilëve LDK ka shënuar fitore në Prizren, Istog, Podujevë, Novobërd, Obiliq dhe Kamenicë. Ai ka thënë se partia e tyre është duke prirë me rezultate të konsiderueshme të votave edhe në Komunat e Gjilanit dhe Lipjanit.
Rezultatet preliminare nga KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rreth 1 orë e 20 minuta pasmesnate ka dalë me rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetarë në 21 komuna në garën e balotazhit. Sipas këtyre rezultateve, PDK ka fituar në 10 komuna, LDK në 5 komuna dhe AAK në 3 komuna, ndërsa nga një komunë kanë fituar partia serbe SLS dhe një kandidat i pavarur. Kurse, Komuna e Prizrenit është ndarë në dysh në mes të PDK-së dhe LDK-së, me rezultat 50 për qind me 50 për qind, por një epërsi në vota prej 42 sosh në favor të kandidatit të PDK-së. Në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara. Këto vota mund të kenë ndikim në rezultatin përfundimtar, veçanërisht në ato komuna ku rezultati është i ngushtë në mes kandidatëve. Në Komunën e Prizrenit ku të dy kundërkandidatët nga PDK dhe LDK, kanë marr nga 50 për qind të votave, numri i votave me kusht është 1 mijë e 602, vota të cilat janë vendimtare se kush do të udhëheq me këtë komunë në katër vitet e ardhshme.
Rezultatet preliminare të raportuara nga KQZ: Gjilani - PDK 51,4 %, LDK 48,6 %, Dragash - PDK 53,3 %, LDK 46,7 %, Istog - LDK 70,8 %, AAK 29,2 %, Kaçanik - PDK 57,9 %, AAK 42,1 %, Klinë - PDK 56,3 %, AAK 43,7 %, Kamenicë - LDK 54,1 %, PDK 45,9 %, Mitrovicë - PDK 53 %, AKR 47 %, Lipjan - PDK 50,5 %, LDK 49,5 %, Novobërdë - LDK 80,9 %, SNSD 19,1 %, Obiliq - LDK 51,9 %, PDK 48,1 %, Rahovec - PDK 50, 8 %, LDK 49,2 %, Pejë - AAK 76,7 %, LDD 23,3 %, Podujeve - LDK 66,5 %, PDK 33,5 %, Prizren - PDK 50 %, LDK 50 %, Suharekë - AAK 52,4 %, PDK 47,6%, Viti - PDK 55,2 %, LDD 44,8 %, Vushtrri - PDK 63,5 %, AAK 36,5 %, Malishevë - PDK 61,8 %, LDK 38,2 %, Junik - AAK 56,7 %, LDK 43,3 %, dhe Hani i Elezit - kandidati i pavarur Refki Suma 53,3 %, PDK 46,7 %.
Rezultatet preliminare sipas "Demokracia në Veprim"
Edhe koalicioni i Organizatave Joqeveritare "Demokracia në Veprim" ka dalë me rezultate preliminare në garën e balotazhit për kryetarë të komunave. Për dallim nga KQZ, "Demokracia në Veprim", si fituese në Prizren ka shpallur LDK-në, e jo PDK-në.
Sipas këtij koalicioni të OJQ-ve, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Gjilan, Mitrovicë, Klinë, Kaçanik, Dragash, Lipjan, Rahovec, Viti, Vushtrri dhe Malishevë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në Prizren, Istog, Podujevë, Kamenicë, Obiliq dhe në Novobërdë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka fituar në Pejë, Suharekë dhe Junik.
Partia serbe SLS ka fituar në Komunën e Shtërpcës.
Ndërsa, në Han të Elezit, fitore ka shënuar kandidati i pavarur Refki Suma.
Gjilani PDK 51 %, LDK 49 %, Dragash PDK 53.4%, LDK 46.5%, Istog LDK 71,1 %, AAK 28,9 %, Kaçanik PDK 58,4 %, AAK 41,6 %, Klinë PDK 55,4 %, AAK 44,5 %, Kamenicë PDK 45,7 %, LDK 54,3 %, Mitrovicë PDK 52,7 %, AKR 47,3 %, Lipjan PDK 50,9 %, LDK 49,1 %, Obiliq PDK 47,4 %, LDK 52,6 %, Rahovec PDK 50,7 %, LDK 49,3 %, Pejë AAK 76,8 %, LDD AKR 23,2 %, Prizren PDK 49,8 %, LDK 50,2 %, Viti PDK 54,5 %, LDD 45,5 %, Suharekë AAK 52 %, PDK 48 %, Vushtrri PDK 63,4 % AAK 36,6 %, Malishevë PDK 61,9 %, LDK 38,1 %, Junik AAK 53,8 %, LDK 46,2 %, Hani i Elezit - Refki Suma 53,6 %, PDK 46,4 %, Shtërpcë SLS 64,6 %, PDK 35,4 %, Podujevë LDK 66,8 %, PDK 33,2 %, Novobërdë LDK 82,6 %, SNSD 17,4 %.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Fillon verifikimi i votave me kusht
Nga Express më 15.12.2009 në ora 13:51
Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve gjatë ditës së sotme e fillon procesin e verifikimit të votave me kusht, ka konfirmuar koordinatori i kësaj qendre, Burim Ahmetaj.
Për hir të transparencës së procesit, të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe përfaqësuesit e partive politike, do të jenë të pranishëm gjatë procesit të verifikimit, ka thënë Ahmetaj për Radion Evropa e Lirë.
Numërimi dhe verifikimi i votave me kusht është vlerësuar të jetë përcaktues për rezultatin përfundimtar për komunën e Prizrenit, ku edhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe Partia Demokratike e Kosovës, pretendojnë se kanë arritur fitore.
Përfaqësues të organizatave joqeveritare, të cilët e kanë monitoruar ecurinë e rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvilluan të dielën, kanë njoftuar se janë afro 1600 vota me kusht.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Në Prizren ka fituar Hanefi Muharremi?
Lajmet e fundit që vijnë nga Prizreni thonë se kandidati i Lidhjes Demokratike për kryetar të kësaj komune, Hanefi Muharremi ka fituar ndaj kandidatit të PDK-së për këtë post, Ramadan Muja.
Siç raporton RTV21, duke iu referuar deklaratës së Nysret Bytyçit, shef ekzekutiv i KKZ në Prizren, atje ka fituar LDK-ja. Bytyçi ka thënë se gjatë futjes se materialit në të dhënat e votimeve në kompjuter janë bërë disa gabime teknike.
Në vendvotimin 04/2 LDK ka pasur 164 vota kurse PDK 146, në vendvotimin 2042 LDK ka pasur 65 vota më shumë, kurse PDK 35. Në vendvotimin 2006/3 LDK ka pasur 154 vota kurse PDK 152 vota. Dhe, sipas Bytyçit, me ndryshimin e këtyre gabimeve, LDK-ja del fituese në Prizren me 78 vota më shumë.
Këto dhëna, sipas Bytyçit, iu kanë dërguar edhe KQZ-së në Prishtinë.
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Zafir Berisha i hedh poshtë këto të dhëna duke e quajtur Bytyqin "të afërt me LDK-në". Berisha, siç raporton portali Koha, ka akuzuar shefin ekzekutiv të KKZ-së të Prizrenit, Nysret Bytyçin, se po përpiqet të manipulojë rezultatin preliminar, të shpallur nga KQZ-ja, sipas të cilit Ramadan Muja kishte 42 vota më shumë se Hanefi Muharremi, pa rezultatin e votave të kushtëzuara.
Nysret Bytyçi ka mohuar këto akuza dhe thotë se ka ndodhur një gabim gjatë numërimit dhe plotësimit të formularëve me rezultatet e votimeve.
Një tjetër rezultat prezantoi LDK-ja përmes zëdhënësit të Shtabit të vet Zgjedhor, Haziz Hodaj, i cili tha se Hanefi Muharremi ka 192 vota më shumë se Ramadan Muja.
Situata në Prizren, se kush doli fitues në balotazhin për kryetar të komunës, vazhdon të jetë konfuze, të cilën pritet ta qartësojnë 1602 votat e kushtëzuara.
Ndërkaq siç raporton Radio Evropa e Lirë, Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve gjatë ditës së sotme e fillon procesin e verifikimit të votave me kusht. Këtë e ka konfirmuar, koordinatori i kësaj qendre, Burim Ahmetaj.
Ahmetaj shpjegoi se për shkak të transparencës së procesit, KQZ-ja dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike, do të jenë të pranishëm gjatë procesit të verifikimit. /Telegrafi/
Postuar: 14:17 / 15 Dhjetor 2009 | RSS
Thekse nga deklarimi i sotëm i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim
Thaçi lidhur me mbarëvajtjen e raudit të dytë të zgjedhjeve, që u mbajt 13 dhjetor
Sovrani ka folur dhe ka vendosur, ka shprehur vullnetin e vet të dielën.
Tash ai proces është përmbyllur. Është me rëndësi që procesin që jemi duke kaluar tani, të ankesave, parashtresave të ndryshme, assesi të mos politizohet dhe të mos ketë ndikime apo pretendime ndikuese.
Por, t’i besohet punës së shkëlqyeshme, të cilën e ka bërë edhe Komisioni Qendror Zgjedhor edhe KZAP-i dhe kemi marrë një vlerësim shumë të lartë prej të gjitha autoriteteve ndërkombëtare se në Kosovë ka ndodhur një mrekulli e organizimit të shkëlqyeshëm të zgjedhjeve të lira.
Prandaj, ka fituar shteti i Kosovës, partitë, të gjithë kandidatët që janë fitues dhe në këtë drejtim ne duhet të punojmë maksimalisht që të respektohen standardet profesionale të përmbylljes edhe të këtij procesi.
Duhet të respektohet profesionalizmi dhe assesi të ndodh ndikimi politik në këtë proces, as ndaj KQZ-së dhe as ndaj KZAP-it.
Ju i dini vlerësimet edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendorë për një organizim tepër të mirë të zgjedhjeve, prandaj mesazhi im është përgëzime për të gjithë.
Të gjithë duhet ta pranojnë vulën dhe vullnetin e sovranit. Zgjedhjet e së dielës kanë fitues, por kanë edhe renditjen e partive të dytë, të tretë, të katërt... Unë ndihem tepër mirë që udhëheqë partinë numër një në Kosovë.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
o tokmak po kush te ka faj ty qe nuk kupton
ne zgjedhje per kryetar komunash PDK ka pas rritje ne krahasim me zgjedhjet e 2007 per 40.000 dyzetmi pa shtue as o as pik as pres
e per keshilltar komunal ka pas mbi 4.000 kater mi qishtu balit
po kuj po i tregoi se nji njeri qe ska lidhje as me perqindje as me politik
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Zgjedhjet e forcuan legjitimitetin e Qeverisë
Zgjedhjet lokale të përfunduara
të dielën, sipas analistëve Haqif
Mulliqi e Leon Malazogu, në thelb
ishin të pranueshme. Ato sipas tyre
konfirmuan se ndryshimet e pritura
në qeverisjen qendrore nuk kanë
qenë reale. Sipas Mulliqit, PDK fitoi
e vetme përballë disa koalicioneve
joparimore. Ai tha se këto zgjedhje
fuqishëm kanë ndikuar që të mos
mendohet fare për zgjedhje nacionale
në kohë të para afatit të paraparë.
Ato i kanë dhënë edhe më shumë
legjitimitet kësaj qeverie
Bekim Kabashi
P r i s h t i n ë , 1 4 d h j e t o r
Gara dymujore e zgjedhjeve lokale
u përmbyllë të dielën e javës që
lamë pas, pa dhënë ndonjë tendencë
ndryshimi të theksuar në
skenën politike në vend. Ndërsa,
ky proces zgjedhor i pari në shtetin
e pavarur të Kosovës dhe gjithashtu i
organizuar për herë të parë nga vendorët,
e që konsiderohej si test për shtetin e ri,
u vlerësua si i rregullt nga vëzhguesit
ndërkombëtarë dhe vendorë të zgjedhjeve.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve edhe pse të
nivelit lokal, sipas analistëve politikë,
nuk ka sjellë ndonjë tendencë, e cila në
një të ardhme të afërt do të mund të reflektonte
për ndryshime në rrafshin qendrorë
të skenës politike në vend. Ndërsa,
procesi edhe pse me disa parregullsi të
paraqitura nga subjektet politike, por
edhe disa të evidentuara nga vëzhguesit
e pavarur të zgjedhjeve, vlerësohet si
pacenueshëm në thelb.
Analisti Haqif Mulliqi e vlerëson procesin
me notë të lart, duke e parë si fitore
të madhe për qytetarët dhe shtetin e
Kosovës. Një proces i tillë sipas tij mund
të jetë shembull për vendet e regjionit, të
cilat aktualisht vetëm mund ta pretendojnë.
Kurse, për analistin Leon Malazogu,
kushtet bazike të procesit janë të
pranueshme, por me probleme të cilat
duhet të zgjidhen para certifikimit të rezultateve
nga ana e Komisionit Qendror
të Zgjedhjeve, që sipas tij, legjitimiteti i
kryetarëve të jetë i plotë. “Nuk kisha thënë
nëse këto probleme e cenojnë apo jo
procesin zgjedhor, por nëse ato kanë ekzistuar
duhet të evitohen, se përndryshe
del se procesi ka qenë i cenuar. Ata që
kanë fituar zgjedhjet, duhet të kenë legjitimitet
të plotë, e jo të shkohet me legjitimitet
gjysmak”, ka thënë Malazogu.
Konfirmim i mbështetjes për Qeverinë
Zgjedhjet lokale të 2009, përveç zgjedhjes
së përfaqësuesve komunalë dhe
drejtuesve të komunave, janë pritur me
interes edhe për të parë ndryshimin eventual
për mbështetje të partitë politike.
Rezultatet e 15 nëntorit dhe 13 dhjetorit,
sipas analistëve Mulliqi e Malazogu, nuk
kanë sjellë ndonjë risi në skenën politike
në vend. Ato rikonfirmuan PDK-në
si partinë më të madhe në vend, ndërsa
partnerin e saj të koalicionit LDK-në, sikurse
në zgjedhjet e kaluara të vitit 2007
e rendisin parti të dytë. Këto zgjedhje
nuk kanë qenë në anën e atyre që kanë
pritur për zgjedhje të parakohshme të
nivelit qendror.
“Këto zgjedhje fuqishëm kanë ndikuar të
mos mendohet fare për zgjedhje nacionale
në kohë të para afatit të paraparë. Ato
i kanë dhënë edhe më shumë legjitimitet
kësaj qeverie”, ka thënë analisti Mulliqi.
Për analistin Malazogu, të paktën deri
në vjeshtën e vitit tjetër nuk pritet
ndonjë ndryshim në nivelin qendror të
qeverisjes. Ndërkaq, ky proces dymujor
i zgjedhjeve, sipas Mulliqit, ka dhënë
edhe disa elemente për analizë, për faktin
se përkundër tendencave me mjete
politike e jo politike, nga një anti fushatë
e paparë ndonjëherë, PDK arrti të ngelet
partia më e madhe në vend. Mulliqi këtu
vlerëson se elektorati i Kosovës ka arritur
një shkallë të pjekurisë, për të mos u ndikuar
nga tendenca irracionale.
Konkurrenca e fortë i bënë mirë
demokracisë
Në anën tjetër, rezultatin e ngushtë zgjedhor
në mes kandidatëve në disa komuna
të vendit, analisti Mulliqi, e sheh si rezultat
i disa koalicioneve që në raste të
caktuara ishin edhe joparimore. “Rezultati
i ngushtë zgjedhor në disa komuna,
kur krahasohet me rezultatet e raundit të
parë, ku PDK kishte avantazhe mjaft të
ndjeshëm, për mendimin tim ka ardhur si
rezultat i koalicioneve, që në shumicën e
rasteve ishin joparimore”. Sipas Mulliqit,
megjithatë demokracia tregon vullnetin
e shumicës dhe për këtë, sipas tij,
duhet ta dijë edhe humbësi se rregulli i
demokracisë është respektimi i vullnetit
të shumicës. Kurse, për analistin Malazogu,
ky rezultat i ngushtë në disa komuna
është shenjë e mirë për demokracinë,
pasi sipas tij, jep të kuptohet se aty ka
pasur konkurrencë, ku janë angazhuar
të gjitha palët të mobilizuara fuqishëm.
“Jo shpesh ndodhë që të kemi rezultat të
ngushtë për numër tejet të vogël votash,
por raste të tilla ka pasur edhe në vende
të mëdha siç është SHBA, ku presidenti
Xhorxh Bush fitoi për një numër të vogël
të votave”, ka thënë Malazogu, duke
shtuar se kjo përkundrazi është shumë e
rëndësishme, ngase herëve të tjera i mobilizon
edhe më shumë qytetarët, duke
ua bërë të qartë se çdo votë është shumë
e rëndësishme dhe e ka peshën e vetë.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt