Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 124
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    7
    Turp te ken Ata qe nuk dolen ne votime,apo nashta skan faj se po e ruajn voten me ja dhan sps_it.A keshtu hyhet ne Evrop ku te gjitha partit moren voten e vetem25% te votave te gjithmbarshme ne Kosov .Per ke po e ruani voten o populli me injorant ne bot.Ju ka mbulu pislleku deri ne kok a po tutni me dal se po ju kercnohni po se kini more milloshin ma po dilni mo votu o njerz. kush punoj fitoj PDK partija me e madhe ne kosov asht me 180 mij simpatizues per 1.300.ooo ne p.dh te sames.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Sekretari i PDK-së për marrëdhënie me publikun dhe njëherit ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj

    Nga Express më 14.12.2009 në ora 18:46

    Zyrtar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), edhe një herë thanë se tashmë është e konfirmuar fitorja e PDK-së në komunën e Prizrenit ka 42 vota më shumë se kundër kandidati nga LDK-ja, ndërsa kanë vlerësuar lartë procesin zgjedhor dhe i kanë falënderuar të gjithë qytetarët dhe partitë politike për pjesëmarrje në zgjedhje.

    Sekretari i PDK-së për marrëdhënie me publikun dhe njëherit ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, të hënën gjatë kësaj konference tha se PDK-ja në këto zgjedhje, ka fituat në 16 komuna të Kosovës dhe në 4 të tjera është në bashkëqeverisje.

    Ndërkaq sa i përket qytetit të Prizrenit, ku edhe LDK edhe PDK pohojnë që janë fitues në këtë komunë, sekretari Hoxhaj tha se fitorja e PDK-së në komunën e Prizrenit mbrëmë veç është konfirmuar edhe nga KKZ-ja, sipas së cilës PDK-ja prinë me 42 vota më shumë se kundër kandidati i saj i LDK-së.

    “E vërteta është se Komisioni Zgjedhor në nivel komunal, ka konfirmuar që Partia Demokratike e Kosovës ka 42 vota më shumë se sa subjekti i dytë politik dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht mbrëmë në mbrëmje dhe më tutje qëndron, ka edhe shumë vota me kusht që duhet të numërohen. Ne besojmë që gjatë ditëve ne vijim do të numërohen votat me kusht, mirëpo aktualisht PDK-ja është parti, e cila thjeshtë e ka fituar pushtetin në Prizren”, tha Hoxhaj.

    Ai ecurinë e procesit zgjedhor si në raundin e parë, ashtu edhe të balotazhit në Republikën e Kosovës, tha se me këtë të gjithë kanë konfirmuar që Republika e Kosovës ka një kulturë shumë të lartë demokratike, që procesi ka qenë i rregullt, që KQZ-ja dhe KKZ-ja, kanë kryer një punë shumë profesionale dhe tërë përpjekjet, të cilat bëhen që ta manipulojnë opinionin publik, realisht janë më tepër justifikim për humbjen që kanë pësuar disa parti politike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deklarate e Kryeministrit të Republikës së Kosovës

    Prishtinë, 14 dhjetor 2009

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vlerëson lartë pjesëmarrjen e qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i cili edhe në këtë raund ka arritur standardet më të larta demokratike.

    Kryeministri Thaçi shpreh konsideratë për angazhimin e subjekteve politikë në këtë garë elektorale, duke i ururar të gjithë Kryetarët e Komunave të Kosovës për mandatin e tyre të marrë nga vullneti i lirë i qytetarëve të vendit.

    Mirënjohje dhe falënderime u drejtohen edhe vëzhguesëve vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët përmbushën detyrat e tyre me përgjegjësi të plotë, duke ndihmuar që procesi zgjedhorë të kalojë në frymën e transparencës së plotë.

    Me këto zgjedhje, Kosova ka kaluar suksesshëm provën e funksionimit të demokracisë dhe përsëri ka dëshmuar pjekurinë e saj shtetërore, duke u bërë shembull i demokracisë në rajon.

    Arritja e standardeve evropiane është meritë e të gjithë akterëvë të përfshirë në këtë proces, por në veçanti e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët me pjesëmarrjen e tyre, mundësuan zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga daja shneq Lexo Postimin
    o zoti po don me i bashku shqiptaret ne nje shtet,po normal keni veshtiresi e nje nga ta po e shoh qe je ti e ne rast se je kunder zotit ti dil perpara ndale bashkimin kombetar
    o daja shneq sa per ty e per Thaqin kurre as mose e shif ne enderr bashkimin komtar sa e quani Rugoven Rugoviq e sa ne drenic njerzit flijn ne ahrije ata njerz skan me i nimu Thaqit as milloshav po kan me u myte neper lumej te evropes.E per ate po thom bone o Thaq pash zoti nese munesh hahahahjahaha.A e din se ne ket demokracin e kosoves nji ka votu per 100 vet ae din apo duhet ta dish se edhe per njerz te vdekur ka her esht votu per ta.a e din se esht votu me kallashnikov .Dhe ae e din pse mbi 70 perqind as qe kan dal ne votime se ndihen te friksuar . po a me morra don me ba bashkimin komtare o daj, po ata morrat e kosoves akoma ishin prej refugjatve te ndjekur nga kosova ,me sa kuptova kure isha per pushime ne sarand e pranonin se esht ba bashkimi i morrave te kos me ata te alb. Kthillne mendjen kosoven po e futni ne vlla vrasje ne luft qytetare se me sdurohet ky shik i *****.sa i japni maqedanit e grekut tok shqiptare se di ke dota bashkoni,veq ne bashkofshi me martesa serbo shqiptare .mose ne ket menyr po doni e kshtu mundeni kure kufizohet shqipria me rumanin .te thoni e bem bashkimin komtar Tradhtar.Sote me ket Thaqin e famshem e ke kosoven krejt gjepa gjepa nga enklava serbe.Afer1 milion kosovar jetojn ne perendim dhe as kush as qe dote kthehet ne nji vend ku ska ligje e rend a mendo se ne do kthehemi ne nji vend ku sundo diktatura qe per fat te mire sesht serbe po shqiptare e kjo pak doren ma te leht doren ne zemer .Kure isha veres ne prizeren me detyruan ta doganoj makinen time edhe pse une se kisha plan ta linja ne kosov .Nuk me shko mendja te investoi ne kosov edhe sikure te me japin pa kthim banka botrore lek pa kthim .Rri shtremt e flas drejt se jom Shqiptar e jo hajn

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga liridoni703 Lexo Postimin
    Urime PDK-se se tani eshte partia e cila ka vizion dhe program te qaret per kosoven dhe popllin e kosoves..
    Po nuk eshte edhe me ta habite fakti se ne mesin e saj Thaqi i ka kokat ne kry te partis duke filluar nga thaqi e deri te i nderuari dhe shume i respektuari ESAT STAVILEVCI e shume e shume te tjer ,dhe nga te gjitha viset e Kosoves e me laret...
    Ah sa hjeshem duket kure kali ngan mas gomari hihihi....
    PO sa i gezohet humbjes se kundershtarit politik ky hashim thaqi i juajk kurre kosova ska me hec para po kan me dal bota e me qesh me goj ne grusht .Serbija te vrau e te preu dhe po hyne ne evrop e ne nese behet mase nja 20 vjet nashta ????????????????????????
    ku e ke thaqin o zotri as gjenazet nuk po ja ep serbija as gje as gje ahhhhhh politik te holl po na ndjek sa edhe po guxojm shum me than jemi te kosoves e tash po na njohin se bota ka vesh ,menji her aju te shikav aha na keni knaq .Ne mendojshim se kosova spo ka kapacitet mej kontrollu kufit se qe na vrasin shikat as qe me ka vajt menja .

  6. #76
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga lola>3 Lexo Postimin
    Ah sa hjeshem duket kure kali ngan mas gomari hihihi....
    PO sa i gezohet humbjes se kundershtarit politik ky hashim thaqi i juajk kurre kosova ska me hec para po kan me dal bota e me qesh me goj ne grusht .Serbija te vrau e te preu dhe po hyne ne evrop e ne nese behet mase nja 20 vjet nashta ????????????????????????
    ku e ke thaqin o zotri as gjenazet nuk po ja ep serbija as gje as gje ahhhhhh politik te holl po na ndjek sa edhe po guxojm shum me than jemi te kosoves e tash po na njohin se bota ka vesh ,menji her aju te shikav aha na keni knaq .Ne mendojshim se kosova spo ka kapacitet mej kontrollu kufit se qe na vrasin shikat as qe me ka vajt menja .
    paske deshte me than diqka e nderuar po bash sen spaske than bash hiqqqq

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Rritja e PDK-së për rreth 40.000 vota nga zgjedhjet e vitit 2007, që përbëjnë 36.80% të votave totale, është një konfirmim se PDK mbetet partia më e madhe dhe më e konsoliduar në vend dhe që gëzon besimin e palëkundur të qytetarëve të Kosovës.
    Llap, mos ja ke shtu nje zero ma shume ketij numrit 40,000 se sipas nje shkrimi qe ti vete e ke postuar ne nje teme tjeter po del qe AAK i ka fituar 40,075 vota me shume e thash mos i ke perzi. LDK ka rritje 23,884 kurse PDK-ja me se paku me 4,219 vota. Tash gjykone vet se kush ka arritur me se shumti sukses ne keto zgjedhje ne krahasim me zgjedhjet e kaluara

    Ja postimi yt komplet pa korigjime ( linku eshte: http://www.forumishqiptar.com/showth...=117930&page=2)

    PDK mbetet e para
    AAK shënon rritjen më të madhe, AKR dhe LDD shënojnë rënie
    PDK mbetet e para, AAK shënon rritjen më të madhe, AKR dhe LDD shënojnë rënie
    Prishtinë, 2 Dhjetor 2009 (Kosovapress) Koha 17:30

    Pas ndryshimeve në skenën politike në zgjedhjet e kaluara, ku PDK nga pozita e dytë mori vendin e parë, duke e lënë LDK-në të dytën, në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, strukturën politike e ka ndryshuar AAK, duke dalë e treta, nga pozita e pestë ku ishte në zgjedhjet e vitit 2007. Pesë partitë që kanë fituar me së shumti vota në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit të prezantuara nga KQZ-ja, kanë këtë rezultat:

    PDK 200.426, ka shënuar rritje për 4219 vota,
    LDK 153.294, ka shënuar rritje për 23.884 vota,
    AAK 94.686, ka shënuar rritje për 40.075 vota,
    kurse dy partitë tjera që kanë shënuar rënie janë
    AKR që ka marrë 53.038, ka humbur 17.127 vota dhe
    LDD ka marrë 45.190, ka humbur 11.812 vota.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Beni-usa : 14-12-2009 më 20:06

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga lola>3 Lexo Postimin
    o daja shneq sa per ty e per Thaqin kurre as mose e shif ne enderr bashkimin komtar sa e quani Rugoven Rugoviq e sa ne drenic njerzit flijn ne ahrije ata njerz skan me i nimu Thaqit as milloshav po kan me u myte neper lumej te evropes.E per ate po thom bone o Thaq pash zoti nese munesh hahahahjahaha.A e din se ne ket demokracin e kosoves nji ka votu per 100 vet ae din apo duhet ta dish se edhe per njerz te vdekur ka her esht votu per ta.a e din se esht votu me kallashnikov .Dhe ae e din pse mbi 70 perqind as qe kan dal ne votime se ndihen te friksuar . po a me morra don me ba bashkimin komtare o daj, po ata morrat e kosoves akoma ishin prej refugjatve te ndjekur nga kosova ,me sa kuptova kure isha per pushime ne sarand e pranonin se esht ba bashkimi i morrave te kos me ata te alb. Kthillne mendjen kosoven po e futni ne vlla vrasje ne luft qytetare se me sdurohet ky shik i *****.sa i japni maqedanit e grekut tok shqiptare se di ke dota bashkoni,veq ne bashkofshi me martesa serbo shqiptare .mose ne ket menyr po doni e kshtu mundeni kure kufizohet shqipria me rumanin .te thoni e bem bashkimin komtar Tradhtar.Sote me ket Thaqin e famshem e ke kosoven krejt gjepa gjepa nga enklava serbe.Afer1 milion kosovar jetojn ne perendim dhe as kush as qe dote kthehet ne nji vend ku ska ligje e rend a mendo se ne do kthehemi ne nji vend ku sundo diktatura qe per fat te mire sesht serbe po shqiptare e kjo pak doren ma te leht doren ne zemer .Kure isha veres ne prizeren me detyruan ta doganoj makinen time edhe pse une se kisha plan ta linja ne kosov .Nuk me shko mendja te investoi ne kosov edhe sikure te me japin pa kthim banka botrore lek pa kthim .Rri shtremt e flas drejt se jom Shqiptar e jo hajn
    me fal qe po te tham po ti koke si ata qe paradite ja kan inati krejt botes e masdite ja marin edhe vetit,se mos haro se lufta e UCKes dhe udheheqsi politik e ushtarak Thaqi jan ata te cilet e mshelen ventillin e zhprazjes se kosoves,se ata nje milion i permend jam edhe une po une kam dal ne vitet e 90 ateher rugoviqi ishte pejgamer ne kosov,e sa per ata 180 mij qe kan votu dije se 180 mij kena votu per PDK en po jena baraz me 2 bilion kinez e 1 bilion indian e bangladesh,kurse po te them PDK e Thaqi jan te vetmit qe qdo shqiptar pa mar parasysh i qfare feje a krahine eshte qe e gjen veten dhe lirin shpirterore ne ket parti dhe levizje kombetare,e ruge te gjat kena perpara po banu e bindur qe me ket PDK si e ke pa qlirimin e Kosoves dhe pavarsin do ta shihesh edhe zhvillimin ekonomik dhe bashkimin kombetar,zoti e ka dergu Thaqin per ket pune edhe e ka perkrahjen e 180 mij shqipatreve qe jan barz me 13 milion jaudi, e jan barz me 2 bilion kinez e jan baraz me 1 bilon e gjyse indi e bangladesh,te faal nga daj shneq ishalla rnon e sheh Kosoven me zona industriale dhe me zhvillime bashkim kombetar

  9. #79

    A e murr vesh dikush ket shkrim me kinez e me bangladesh e me jaudi, nese dikush e ka marr vesh kish ba mire pak me spjegu

  10. #80
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 13 dhjetorit priten brenda 2 – 3 ditësh

    Brenda dy tri ditësh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të japë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve të djeshme. Komuna e Prizrenit ka mbetur kontestuese. KQZ-së ka vlerësuar se procesi zgjedhor në raundin dytë ka qenë i suksesshëm. ...

    Sipas KQZ-së, në qoftë se përfshijmë të dy raundet e zgjedhjeve lokale, të 15 nëntorit dhe të 13 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në 14 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në 7 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu në 7 komuna, Partia Liberale Serbe në dy komuna. Një komunë ka marrë minoriteti turk, një Iniciativa Qytetare Serbe dhe një tjetër një kandidat i pavarur.

    Zyrtarët e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve i japin notë pozitive punës së tyre duke konsideruar se zgjedhjet e rrethit të dytë, janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

    Megjithatë, pjesëmarrja e qytetarëve ishte e ulët. Sipas KQZ-së 38 për qind e votuesve kanë dalë në votime.

    Me gjithë incidentet që janë shënuar në të gjitha komunat dhe ankesat që janë bërë pranë Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së Xhemail Peqani tha se këto nuk e prishin imazhin e procesit zgjedhor.

    Partitë thonë se e kanë të qartë hartën e shtrirjes së qeverisjes së tyre lokale.

    Ndërsa udhëheqësit e vendit, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi kanë vlerësuar se Kosova e ka kaluar testin e demokracisë, ndërkohë që ambasadori amerikan në Kosovë Christopher Dell vlerësoi se balotazhi kaloi më mirë sesa raundi i parë.

    RTK

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •