E pra, ky shembulli yt me jep te drejte. Ky ne te kuqe. Po mendoj, nese ke te drejte, kur thua se te dy fjalet shkruhen njejte. Jo qe dyshoj gje ne njohurite tua, por per shkak se nuk kam njohuri te mjaftueshme, te te them pozitivisht se ke te drejte.
Ekziston mundesia qe nje fjale te jete e shkruar ne menyre identike edhe si ndajfolje, edhe si mbiemer. Prandaj pas ketij shembullit tend kam edhe me shume te drejte, kur them se do ishte me mire te mos behet ky dallim ne asnje vend. Edhe argumenti yt i morfologjise, i shqiptimit (a e gjate, a e shkurte) nuk eshte aq bindes. Sepse edhe pas ketij rregulli (morfologjik) ekzistojne vleserimet e njerezve (gjuhetareve). Ata kane mundur te thone: Te mos kete as dallim morfologjik. Per hir te lehtesise se Shqipes (te njerezve si Chino).
*
Eh chino, më bëhet qejfi. Mirë qenke me morfologjinë. Ani se janë pyetje provokative këto, por po më pëlqen dhe me këtë po dëshmon se e njeh mirë lëndën e morfologjisë. Edhe pse u bë vonë, po përpiqem shkur ttë të jap përgjigje për emrat.
Të gjithë emrat në gjuhën shqipe ( këta që përmende ti ) duhet të përdoren në trajtën e pashquar, p.sh. Afërditë Demaku, Violetë Kukaj ( këto i shkruajnë saktë emrat e tyre), por ta zëmë: Valbonë Mema ( dhe jo Valbona Mema ), Meritë Halili ( dhe jo Merita Halili ), Luizë Xhuvani ( dhe jo Luiza Xhuvani ) etj etj...., sepse kështu siç përdoren ka mundësi në trajtën e shquar pastaj të dalin: valbona - Valbonaja, Merita - Meritaja etj etj.
Problem më vete paraqesin disa emra të gjinisë femërore, si: Fitnet, Ganimet, Shyhret, etj etj.
Se u lodha, por të falënderoj dhe u kënaqa që më në fund fola me një që ka njohuri nga gramatika.
Të faleminderit mik i dashur.
Hyra kot sot dhe mbeta. Se nuk ia vlen në Forum të flasësh për këso gjërash.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
E di si është puna? Më duket pak patetike kjo tema, megjithë qëllimin e mirë që mund të ketë. Anëtarët janë shumë heterogjen dhe "background"-i i tyre po kështu. Duhet të dish shumë mirë, që shumë nga ne, kanë emigruar të vegjël jashtë, e mundësinë për të mësuar shqip si duhet nuk e kanë pasur; të tjerë kanë braktisur shkollën e kështu më rradhë. Në vend që të korrigjosh postimet tona, do bëje mirë të shkruaje rregullat e shqipes sonë. Ja psh, unë shkruajta sonë, e jo tonë. Pse vallë? Askush nuk fiton asgjë, se iu korrigjuan postimet, përsa kohë nuk i sqarohet edhe arsyeja pse nuk shkruhet ashtu si ka shkruar.
Me t'mira!
Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 12-12-2009 më 20:47
Elegance is an attitude.
Me cilin rregull shpjegohen keto gjera?
Me duken pak sa arbitrare. E vetmja menyre t'i pervetesosh, eshte t'i mesosh "per mendesh". Ndersa mesimi per mendesh i nje gjuhe, kinse eshte gje, te cilet gjuhetaret kane si qellim te evitojne. Prandaj ekzistojne rregulla, norma te pergjithesuara (kryesisht te bazuara ne rregullsi, ne logjike, kuptueshmeri).
*
e po nuk i thonë kot gramatikës - matematikë, o chino. Ka ca rregulla, por ato një herë mësohen dhe më mbesi ashtu përjetë. Ta zëmë nuk është rregull i vështirë nëse e mëson se emrat e gjinisë femërore që në trajtën e pashquar dalin me "ë", në trajtën e shquar dalin me "a", p.sh: bank/ë-a, shkoll/ë-a, moll/ë-a, vajz/ë-a etj etj.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Eeeeeh kur jemi tek gjuha e shtrenjte, s'ka meshire, punohet sipas motos: Fjalia forumiane ka tri pjese perberese: Kryefjalen, kallezuesin, dhe ne rast te meritimit pyetjen provokuese.![]()
Haha pak shaka. Apo te pakten tentim per te.
Ti ne te vertete me duket e jape edhe nje cike sqarim per parregullsine, te cilen shoh une tek perdorimi i emrit dhe mbiemrit tek meshkujt dhe tek femrat. Sepse ka emra femerore, te cilet jane te papershtatshem. Keta qe i permende me lart. Per hir te Ganimeteve, Shyhreteve e tjera, duhet te perdoren te gjithe emrat femerore te shquar (ne formen e tyre themelore). Pra per te mos thene Ganimetê, Shyhretê e keso keqardhjesh tjera.
Flm per bashkebiseden. Mire u shkrofshim.
Me ne fund u kuptuam. Me vjen mire.
*
Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 12-12-2009 më 21:01
Përshëndetje dhe respekt për ty angelina. ANi se pyetjen e ke bërë në mënyrë të papërcaktuar, po i jap vetes të drejtë të të përgjigjem shkurt.
Në rastin që ke përmendur ti "postimet tona " dhe "shqipes sonë", d.m.th. tonë, sonë kemi të bëjmë me përemrin pronor : jonë. Dhe përemrat janë pjesë të ndryshueshme të ligjëratës, që d.m.th se lakohen nëpër rasa ( te tjerat nuk po i permendi). Gjatë lakimit në bashkëvajtje me një emër ja si duken:
emërore: shqipja jonë ( njëjës) , postimet tona ( shumës, nga jonë)
gjinore: i, e shqipes sonë i,e postimeve tona
dhanore shqipes sonë postimeve tona
kallëzore shqipen tonë postimet tona
rrjedhore: prej shqipes sonë postimeve tona
kështu "postimet tona" e ke përdorur në rasën dhanore shumës, ndërsa e shqipes sonë në gjinore. Kjo ishte e tëra.
AJo që më shtyri për t'u përgjigjur qe rasti që the:Pse vallë? Askush nuk fiton asgjë, se iu korrigjuan postimet, përsa kohë nuk i sqarohet edhe arsyeja pse nuk shkruhet ashtu si ka shkruar.
Shumë të faleminderit angjelina.
Tek tash ka rënë tema në binar.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Krijoni Kontakt