
Postuar mė parė nga
tomaras
Takimi me Bllacėn
Incizimin e CDsė ku flet Nazim Bllaca, e kemi bėrė unė dhe Adem Salihaj, nė shtėpinė e Adem Salihajt, mė 10 tetor 2009. Nėse janė tė vėrteta ose jo dėshmitė e Bllacės, mban pėrgjegjėsi vetė Bllaca, e jo unė. Bllaca ka edhe incizime tė tjera. Ky nuk ėshtė sulm kundėr PDKsė, sepse nė kėtė parti ka njerėz qė i respektoj shumė. Gani Geci flet pėr Express.
Nga Nebih Maxhuni mė 01.12.2009 nė ora 8:05
Express: Kush ju vuri nė kontakt me Nazim Bllacėn?
Gani Geci: Mua mė ka thirrur nė telefon Kryetari i LDDsė i Degės sė Lipjanit, i cili e paska njė lidhje familjare me Nazim Bllacėn. Pak mė vonė mė ka thirrur Nazim Bllaca, tė cilin unė nuk e njihja. Mė tha se e ka njė punė dhe se dėshiron tė takohet, sepse nuk mund tė fliste pėrmes telefonit. I thashė hajde nė Skenderaj. Ka ardhur dhe jemi takuar nė lokalin e vėllait tim. Mė tha se ėshtė punėtor i SHIK`ut dhe se ėshtė i pėrfshirė nė 17 vrasje, tentim vrasje, atentate, rrahje e tė tjera. E kam pyetur menjėherė pėr atentatin ndaj meje, mė ka thėnė se nuk di asgjė pėr kėtė rast. E pyeta se pėr ēfarė rastesh di, mė tha pėr Adem Salihajn.
Express: Nazim Bllaca ju tha se nuk ishte i informuar pėr atentatin ndaj jush?
Gani Geci: Mė tha nuk e di gjė. Mė tha se e kam pėrcjellė njė muaj Adem Salihajn. Si e ka pėrmendur Salihajn, i kam thėnė ndalu. E kam marrė nė telefon Adem Salihajn, i kam thėnė prit se po vij deri nė Ferizaj. Kemi shkuar me makinė time, jemi takuar nė njė kafiteri nė Ferizaj ne tė tre. Rrugės e kam thirrur- Adem, i thashė, se ky djali po e ditka edhe shtėpinė tėnde, sepse tė paska pėrcjellė.
Express: Adem Salihaj ėshtė vetėplagosur, nuk ka pasur atentat ndaj tij?
Gani Geci: Kjo ėshtė mė herėt. Aty Ademit rastėsisht i ka shkrepur revolja. S`po flasim pėr atė rast, po pėr pėrcjelljen qė i ėshtė bėrė atij. Atij iu kanė lidhur faktet se nė kohėn kur ai tregonte se ėshtė pėrcjellė, Adem Salihajt i kujtoheshin pėrcjelljet, veturat, hapja e xhamave nga vetura dhe nxjerrja e revoles. Por revolja nuk u ka shkrepur kėtyre kur kanė dashur tė bėjnė atentat ndaj tij. Adem Salihaj e ka plagosur rastėsisht veten, harrojeni kėtė, kjo s`ka lidhje me pėrcjelljen qė i ėshtė bėrė.
Express: Incizimi nė CD a ėshtė i vjetėr, apo ėshtė bėrė tash sė fundmi?
Gani Geci: Jo, ne e kemi ndėrprerė muhabetin dhe kemi shkuar nė shtėpinė e Ademit. Nė shtėpinė e Ademit ėshtė bėrė incizimi i CDsė.
Express: Nazim Bllaca ndryshe duket nė konferencėn pėr media qė e ka dhėnė nė qendėr tė Prishtinės, e ndryshe duket nė pamjet nė CD?
Gani Geci: Jo, nuk ėshtė e vėrtetė. CDja ėshtė incizuar mė 10 tetor 2009. Unė dhe Adem Salihaj e kemi incizuar. Nuk kemi gjetur kamera. Kemi dalė dhe e kemi gjetur njė kamerė nė kojshi.
Express: Gjatė xhirimit tė CD`sė, Bllacės dikush kohė pas kohe i jep letra dhe ai i lexon ato. Ia keni ofruar ju letrat?
Gani Geci: Unė ia kam dhėnė letrat. Sepse rrugės pėr nė Ferizaj, derisa ai tregonte, unė mbaja shėnime dhe mandej gjatė xhirimit ia pėrkujtoja ato ēka kishte rrėfyer. Ėshtė problem t`i thotė njeriu tė gjitha ato se mund tė ngatėrrohet nė ndonjė moment.
Express: Nė CD, gjatė fjalimit tė Nazim Bllacės ka pasur shumė kontradikta, ngatėrrime emrash, ngatėrrime personash se kanė vrarė njerėz. Thotė se X personi e ka vrarė X personin, njė ditė mė vonė thotė emra tė tjerė?
Gani Geci: Pyeteni Nazimin pėr kėtė. Unė nuk merrem me deklarata tė tij, ato janė deklarata tė Nazim Bllacės. Ai deklaron publikisht pėr gjėrat qė ka bėrė, pėr gjėrat qė di.
Express: Pėr Nazim Bllacėn thuhet se ėshtė i zhytur nė borxhe, se ka kėrcėnuar njerėz, se ka shantazhuar duke iu kėrkuar atyre para. A i dini ju kėto?
Gani Geci: Deri nė atė ditė kur mė ka marrė nė telefon, se kam ditur kush ėshtė ky person, as qė ka borxhe, as qė ka punuar , as qė mė ka interesuar pėr tė.
Express: A ju ka kėrkuar para nė shkėmbim tė daljes sė tij nė publik me ato akuza?
Gani Geci: Nuk mė ka kėrkuar. Unė i kam thėnė se paret e botės sikur t`i kisha, asnjė cent nuk do ta jap. Sikur 10 milionė t`i kisha, i kam thėnė se nuk tė jap centin. Nėse dėshiron, dėshmo, sa prej nesh, asnjė tė mirė nuk do ta kesh.
Express: A ka incizime tė tjera Nazim Bllaca?
Gani Geci: I ka edhe disa biseda tė incizuara me ata personat qė i pėrmend nė CD. Edhe kėtė incizim e ka policia.
Express: Ju, a e keni dėgjuar kėtė incizim?
Gani Geci: Po, e kam dėgjuar. Flitet se ata janė shokė, kanė punuar bashkė, qė ta harrojnė tė kaluarėn. Aty dėgjohet zėri ku thuhet se si shok mund t`i jap 500 mijė euro, por nė mėnyrėn se si po i kėrkon ti, jo. Me gjasė, pėr borxhe janė prishur. Pėr pa u prishur shumė pėr borxhe, njeriu nuk mund ta ēojė vetėn nė burg.
Express: A mendoni se u keni bėrė dėm proceseve nė tė cilėn ėshtė tani Kosova. Dihet se sot fillon seanca nė GJND pėr pavarėsinė e Kosovės. Pse nuk e publikuat CDnė mė herėt apo pse pritėt deri nė kėtė kohė?
Gani Geci: CDnė e kemi qė njė muaj. Se kemi ditur qė mė 1 dhjetor fillon seanca pėr pavarėsi. Nuk mė ka shkuar mendja. Kam dashur tė presim, tė kalojnė zgjedhjet se kjo ka bėrė njė tėrmet politik...
Express: Adem Salihaj nė njė konferencė i bėn thirrje LDKsė qė ta prishė koalicionin me PDKnė. A ka prapavijė politike kjo CD?
Gani Geci: Asnjė prapavijė politike pėr mua nuk ka. Deklarimet e Adem Salihajt janė tė tijat, kurse tė miat gjithashtu janė personale.
Express: Azem Syla i ka hedhur poshtė akuzat. I ka quajtur shpifje dhe akuza qė shkojnė nė dėm tė proceseve. Ju ka pėrmendur juve dhe Salihajn si njerėz tė ligė dhe qė nuk ia dėshironi tė mirėn vendit!
Gani Geci: Jo vetėm me Azem Sylėn, por mė kėdo tjetėr jam i gatshėm tė ballafaqohem. As Azem Sylėn, e as Fatmir Xhelilin nuk i kam njohur kurrė. Unė kam argumente se Azem Syla ka dhėnė para qė tė mė vrasin mua. Shok pas shoku ka shkuar kjo. Kjo ka ndodhur mė 2001. Janė folur 100 mijė marka pėr tė mė vrarė, por pasi qė jam plagosur janė dhėnė vetėm 50 mijė marka. Kanė pasur telashe mes vete.... vetėm mė kanė plagosur. Unė nuk e kam akuzuar askėnd. Nė PDK ka njerėz qė i respektoj shumė.
Express: Kush janė ata qė i respekton?
Gani Geci: Kryeministri, Kryeparlamentari.... Unė kam biseduar me Kryeministrin para se tė publikohet CD-ja. Kam biseduar edhe me deputetė tė tjerė nė Kuvend, qė janė tė PDKsė. Unė nuk e atakoj PDK`nė. Aty ka njerėz tė mirė. Njerėz qė kanė dhėnė gjithēka pėr Kosovėn, por ka edhe tė tillė qė pos qė kanė dhėnė pėr Kosovėn, pas luftės i kanė bėrė dėm vendit. Unė e respektoj Kryeministrin dhe institucionet e vendit. Unė po kėrkoj drejtėsi, jo heqje kokash. A janė tė vėrteta apo jo, ato qė thotė Nazim Bllaca, pėrgjegjės ėshtė vetė Nazim Bllaca.
Marrė nga Gazeta Express
Krijoni Kontakt